E shtune, 27.04.2024, 11:28 AM (GMT+1)

Faleminderit

Eduard M. Dilo: Prof. Dr. Safete Sophia Juka

E enjte, 02.12.2010, 11:00 PM


Prof. Dr. SAFETE SOPHIA JUKA

      

Nga Eduard M. Dilo

 

Pese vjet me pare,  nje dite te tille Nendori pushoi se rrahuri zemra e nje gruaje te rralle te kombit tone, Shkencetares, Piktores, Studjueses, Poetes,   Puntores se pa lodhur te Shqiptarizmes Prof. Safete Sophia Juka.

Ishte Ajo qe me studimet e saj, punen e saj te pandaleshme dhe me shume pasion, la nje enciklopedi te madhe ne dobi te ceshtjes sone kombetare.

 

Ishte Ajo qe, plot pasion e perkushtim, tere jeten e saj ja kushtoi ceshtjes se madhe dhe shume te koklavitur te barbarizmave dhe padrejtesive te  Kosoves martire qe ishte  pasioni i saj i panderere.

Rritur dhe edukuar ne nje familje me taban te forte kombetar, ushqyer nga Prinderit me nje dashuri te pa kufi per krejt trojet tona, Ajo, por jo vetem Ajo, por dhe tre femijet e tjere te Ciftit shembellor Musa e Sadete JUKA,ngelen te perkushtuar per Kombin dhe me nje dashuri qe duhet marre si shembell.

Ishin ata veprimtare  te dalluar, shembell ne bisedat, pershendetjet e leksionet e dhenies per dashuri ndaj Shqiperise sone te shtrenjte.

Cfletoj gazetat e ndryshme te dala ne Diaspore, e nuk ka gazeta ku te mos shkelqejne shkrimet brilante te tyre, shkrime qe jane      

             HOMAZHE TE VERTETA SE SI DUHET TE JEMI: TE DUHEMI E TE JEMI TE BASHKUAR NJERI ME TJETRIN!

 

Nga  shenimet e mbajtura ne kohe te ndryshme  nga Prof. Lume M. Juka, bije e denje e kesaj familjeje patriote, me duken te nevojshme dhe te domosdoshme  ti lexojme gjithe bashke  se kemi  cfare mesojme e perfitojme prej tyre. 

 

Deshiroj te ve ne dukje keto qe vijojne:

 

ZONJES LUME M. JUKA I KUJTOHEN...

 

Si nji dege qe shkeputet nga pema dhe e merr era edhe e con andej -kendej- keshtu u shkeputem prej Atdheut.  Vjetet e para te mergimit t'one te gjate qe kalum ne Stamboll kjene nder ma te veshtirat. Me 1947 shkuem n'Aleksndri-Egjipt.  Ishin  vjetet ma te ambalat  te mergimit.

Aty Shqiptaret i duen dhe i nderojne-na u duk njifije si me u kthye n'Shqipni.

 

Rastesisht njofta Zonjen Marianne Burckhardt  - SvicerIane qe banonte ne Aleksandri.

Kishte shume  kulture e ishte e pasun financjarisht edhe shpirtnisht. Bante shum te mira.

U interesue jashtezakonisht per Shqipnin sidomos kur i fola per familjen.  Me ndigjoi me vemendje.

Qe dhurate e papritur dhe e mrekullueshme nga Zoti njoftja me te.

 

 I kallzova dhe per poziten qe kishte pase Baba .

Ne bisede e siper i diftova dicka qe kishte ndodhe ne Stamboll.

      "Ishte shtetrrethim. Vllau i vogel u semund naten. Thirrme nje mjek qe banonte afer. I dha nji recete, nji bare qe u donte marre sa me pare.

Baba shkoi me te shpejte. Vetem nji farmaci ishte e hapun e ishte pak larg. Por Baba u vonue me u kthye. Ishim shume ne kujdes. Sidomos Nana. Me ne fund erdhi.  Nana s'kishte kurr zakon me i ba pyetje porsa Baba vinte.

Vllau e piu barin, u qetesue. Edhe na gjithashtu. Mandej e pyeti: "Pse u vonove? A te ndodhi gja rruges?"

                -Jo, por njeni m'u vue mbrapa.

                -A desht me t'ba ndoj t'keqe?

                -Jo, jo, por me thonte: me ke shpetu jeten, dua me te falnderue!

                - Si? si? e pyeti Nana.

                Po u kthejsha n'shpi kur pashe dy vete tue ba shamate e tue u kacafyte. U ndala i shiqova, mendova me nderhye e me i pajtue se m'u dhimbten. Kur njeri prej tyne nxorri thiken e desh me ia ngule tjetrit. Atehere bertita "NDAL JAM I POLICISE SEKRETE "e vuna doren n'bel si me dashte me  marre revolverin. (Baba s'kishte as pushke e as revolver).  Ai qe kishte thiken n'dore iku ne pike te vrapit-mirpo ky tjetri nuk m'u nda :"kam grue e kam fmij, e me shpetove jeten".

Due me te shperblye e t'a shprehe mirenjohjen teme. I thojshe :"Ik shko tek familja jote. E prap m'u vente mbrapa. Oh

c'ka hoqa...! Dersa me ne fund i thashe : "Deshi Zoti e qellova aty. Une s'bana gja. -Zoti t'a shpetoi jeten e ATE falnderoje".

 

  (Baba e fliste turkishten ne menyre te persosun edhe me nje elegance te rralle sa u habitshin dhe turqit vete.)

Vemendjes se Zonjes Burckhardt sikur i ishte shtue edhe nji emocion dhe admirim i vertete, dhe  tha: "Baba i juej kenka njeri jo vetem shpirt madh, por i madhenueshem, por plotesisht i perkushtuemt detyres njerezore.

Rrezikon vedin e gjithe familjen e djalin e semunde per me ndihmue dy te huej qe si njihte fare?

Shpeton jeten e nje njeriu te familjes se tij, e parandalon nje krim te shemtuet. Tashti e kuptoj se si e ka mbajte qetesine ne mbare Shqipnine- Burre shteti i rralle e i vertete."

 

Pak nga pak -me kohe- u krijue nji miqesi qe vazhdoi tane jeten ndermjet dy familjeve. Ishte Zonja Burckhardt qe e zbuloi dhe e vleresoi  talentin e motres per pikture.

I dha per detyre, si porosi me i pikturue ne akuarel lulet e kopshtit te saje. 300 lloj lulesh nga mbare bota, ne nji kopesht te  pambarim. Kjo Zonje e jashtezakonshme, e rralle dhe e nderume, ishte e pasun financjarisht e shpirtnisht. Knaqsija e saj ishte me ndihmu te tjeret sidomos ata qe e meritojshin. Kishin shume gjana te perbashketa me Nanen tone e u bane shoqe. Kje  per ne si nji Nane e dyte.

  

 Motres i tha:  "Deshiroj  te baj nje herbarium qe te mbesin ne familjen Burckhardt si trashegimi per brezat qe do vijne".

 

 Me droje e ndermori Safetja, por besimi qe kishte Zonja Burckhardt ne te i jepte shprese e guxim. Shkonte gati perdite ne kopshtin e saje, e i gjente te pregatitura nga kjo Zonje lulen ose lulet qe ajo dishironte t'i pikturonte.

 Pak nga pak Safetja i pikturoi te gjitha e kjo Zonje jo vetem mbet me se e kenaqun por i tha:

"Piktoret ma te njoftun t'Aleksandrise organizojne nji ekspozite  me teme "Peme e Lule" e due pa tjeter te marresh pjese edhe ti.  Ke me pa.

 Do keshe shum sukses. Edhe  Piktoret vete do t'ju vleresojne."

Ashtu si e parashikoi Zonja Burckhardt, suksesi kje i jehonshem jo vetem ne ket ekspozite por edhe ne nji tjeter ne Kairo. Nga kritike arti te ndryshem

SAFETE SOPHIA JUKA u cilesua si "Piktorja e Luleve". Gati te gjitha pikturat e saja u vleresuen dhe u shiten. Keshtu edhe gjendja ekonomike e jona disi u permiresue.

 

Cdo gja qe ne fillim motra  ndermerrte me ba ishte me droje. E parandjente e parashifte persosmenine me te cilen donte e dishironte t'a perfundonte dhe e pyeste vedin:" A mundem me ia merri?"

 Ashtu si Baba i saj Ajo  kur i hynte punes ishte me vetmohim, aftesi, vendosmeni, vazhdimesi, perkushtim e disipline te pa thyeshem.

 

*****************

 

Shkoder, 25 Nandor - 2005, mbas varrimit...                   

 

Nuk me bahet me besue se nuk e kam ma motren, shoqen, keshilltaren e afte, mprojtesen t'ame te perhereshme, largpamese, me horizont te gjane, me kulture mendore e shpirtnore te thelle, me nji miresi e pervujtni te rralle e te  pafund.

Jo, jo nuk mundem me e besue.

Si nji drtite qe fiket, papritmas u fik e syte e saj te bukur,plot ndricim e gjalleni u mbyllen.

Nga lodhja mendova, por jo. Buzeqeshjen tanden te ambel e ato rreze hyjnore ne fytyre, si mund ti harroj?

Do ta kujtoj perhere. Por disa ore ma pare, mbasi kishe ndeje gjate ne tavoline mbushe me libra e shenime the :

 "Oh ! kur po e mbaroj ket liber per Kosoven?"  Perseshpejti -tu pergjegja- por ke punue mjaft gjithe diten.

Sonte mos prek as liber as shkrim. "Mire" - m'u pergjegje- po a me kendon nji kange?" me za te ulet ia kendova mandej kerkoi nji tjeter, edhe nji tjeter.

  U knaqme te dyja. "Sa mire ke bo qe ke ardhe"-  me tha dhe u perqafuem.

Ket ma ka thane sa here qe kam shkue por ksaj here ma shpesh e sikur ma asht shendue ma fort se heret e tjera.

        Kam banue ne N.Y. 30 - vjet por kto 10 vjetet e fundit i kam kalue pothujse ne Shqipni,  e ne N.Y. kam shkue sa me u pa me vllan, motren, nipin, mbesen e femijte e tyne.

       Sonte po e perkujtoj at nate te tmerreshme -  E si at nate, shpirti po me shkyhet nga dhimbja.

E si at nate po e shof veten tue shkue e tue ardhe n'apartamentin tand te vogel por te mobiluar me shije e dashtni e ku ne cdo vend e send u shifte dora e jote, personaliteti i jot, pikturat t'ueja, biblioteka e jote me libra te shumte te cilet ti i kishe lexue, ne gjuhe te ndryshme e sidomos libra per Kosoven, pasioni i jetes t'ande.

E si ate nate po e ndigjopj zanin tem te shqerrun  nga vuejtja e disprimi tue thane: "Perse o Zot, perse O Zoti madh nuk e lejove Safeten ta mbaronte te pakten librin per Kosoven? Perse e more ate e jo mue? Do ti jepsha jeten t'eme e gjithshka kam vetem qe ajo te jetoje"-

 E si at nate lotet po ma mbulojne fytyren.

         N'at apartament ka me m'u dashte me u kthye perseshpejti - Ty nuk kam me te gjete. Ti s'ke me kene aty me me thane""mirseerdhe" me m'i hape krahet -me me perqafue- kam me perqafue teshat t'ueja, jastekun ku ti ke fjete, karrigen ku je ule me shkrue, kolltukun ku rrijshe me lexue, c'do gja tanden, edhe ma te voglen kam me e puthe.

Pa ty e ndjej vehten te humbun- krejt te humbun, te shkrete e si pa jete.

         Nje nye po m'a shterngon fytin. S'po mundem me marre as fryme-apartamenti asht me qera n'emen tand. A ka me ma lane pronari, te cilin s'e njof fare- me ndejte te pakten sa te rregulloj doreshkrimet e t'uja, librat, pikturat? Ti  s'me ke lane asnji porosi....

Asnjena prej nesh ate nate  s'mund te mendonte se do ta kalojshe pragun e ksaj jete per at tjetren ...

Ishim fare te papregatituna- vllau edhe kunata gjithashtu.

         O Zot, te lutem me ndihmo, me jep forcen e mundesine me veprue e me ba cdo gja sikurse do te kishte dishrue Safetja vete.

       Forca e Zotit asht ma e madhe se cdo vuetje. Ne ket forc duhet te mbahem,  mbeshtetem, e me te te qendroj.

E kam ndie edhe ne dashtnine e miqsine e farefisit e te popullit te Shkodres. U jam secilit thellesisht mirenjohese . Me ket rast te trishtueshem, zbulova gjithashtu se populli shqiptar vazhdon t'i mbaje gjalle vlerat morale e shpirtnore trasheguar gjate shekujve. Ky fakt per mue asht jo vetem ngushellues por dhe Shpresdhanes. Nji popull i tille do te jetoje dhe do te mbijetoje gjate shekujsh.

 

*********************

 

Me mirenjohje e dashtni Safetes, Motres t'eme (New York, Nandor 2010):

 

Kur kam kene ne terr,

Ti me ke pru drite,

Kur kam pase nevoje per Ty,

Ti me ke ndihme me Shpirte,

 

Kur guximi me ka mungue

Je Ti qe m'a ke dhane

E gjithmone e per cdo gja

Me je gjinde prane.

 

Engjull nga Zoti Vete

Dergue, me te vertete,

S'dij si t'A falnderoj

Qe nji Moter si ti me dhuroi.

 

*******

 

Me gjith at dije e kulture,

Asnji here nuk je mburre.

Kur Zoti te thirri, ne New York kje

Por n'Shkoder, prane gjindve tone tani je,

 

Me ty n'arkivol, n'avjon tue fluturue,

At emocion kurr s'mundem m'e harrue,

Vecse nji lloj paqe me shoqnonte,

E dhimbjen disi m'a lehtesonte,

 

Deshira jote n'atdhe me pushue,

M'u prehe, ishte tue u plotesue.

 

Pese vjet u bane, ku shkuen pese vjete?

Qe ti u ndave nga kjo jete,

N'zemren t'eme sikur ma shum afrue,

Je aty, te gjej, vazhdon me jetue.

 

Aty te kam si me kene gjalle,

Por, oh!Cka asht ky ny n'fyt?...ky malle?

 

N'ket bote, gjithkund, lulet i ke kerkue

Me dashtni e art i ke pikturue.

"PIKTORJA E LULEVE"te kane quejte

Delikate, e mendshme dhe e urte.

 

Ne lule u reflektoje ti vete

Ishe, n'mbrendsi, LULE me t'vertete.

 

Kah po i shprehi kto ndjenja ne fjale,

Lote rrjedhin nga syte pa u ndale.

Lotet e mi ne "LULE" po shendrrohen

Me LULET E SHPIRTIT TAND po bashkohen.

 

Ku Zoti ty t'ka cue?...kjofsh shend' e vere

Si ne ma te bukuren pranvere!

 

*************

 

Aleksandri, Egjypte, 13-nandor-1955....  E premte, 13 nandor 2009, N.Y.

 

Pervjetori i Babes; mu kujtue cdo gja si me pas ndodhe dje. Spitali Moassad.

  Ishte mbas dite. Ishim prane tij te tria Nana,motra dhe un. Shikimin e Tij si mund t'a harroj? Na shikonte here njenen, here tjetren: NANEN , SAFETEN, MUE,gjate, thelle,si me dashte me na marre ne fotogragfi secilen prej nesh, me butesi, amelsi e miresi te pashoqe. Na puthte doren tue thane:" Faleminderes".

M'u  dukt cudi. E pyeta:"Po pse Babe po na puth doren? Buzqeshi, nuk tha asnji fjale.

Duhet te ishte nji komunikim zemrash e shpirtrash ndermjet nesh -ne heshtje te plote.

Nana i kishte ndenje prane, nate e dite - mu duk e  lodhun, e pashe shum t'emocionueme. Safetja ia shtini krahin -"Eja, Nan t'ecim nji fije ne korridor- e te dya dolen nga oda. Un iu afrova ma teper .... Baba me shikonte dhe e shikojshe tue mbajt doren e tij ne duert e mija.

N'at moment qetesisht hyn  infermjerja gjermane Elisabeth  Sackman  Blaicher  e cila u kujdeste per te - por u ndal te dera e po na shikonte-.

Ajo punonte vullnetare ne spitale te ndryshme ne bote, qyshse i shoqi mjek i ishte zhduke ne lufte. Baben e ka pase Kryetar Bashkije gjate 25 vjeteve ne Freudenstad.

   Si me e marre nji gjume i ambel, baba i mbylli syte. Kujtova se fjeti. Atehere Sackman Blaicher u afrue....mendova se po i mati tensionin....kur e ndigjova qe tha:"BABA I JUEJ DUHET TE KETE QENE NJERI SHUME I MIRE....TASH SA VJET PUNOJ NEPER SPITALE  NUK KAM PA VDEKJE MA TE BUKUR - e me perqafoj me lote ne sy. Tash duhet te kujdeseni per Nanen t'uej....po shkoj prane saje dhe Safetes".

 

Un nuk leviza fare, ndeja prane Tij tue iu lut Zotit e prekun thelle nga shprehja engjellore qe kishte ne fytyre.

Lotet e mij, si pika vese te fresket.

 

 Dikush erdh te dera. U cova me e mireprite. Ishte nji mik i familjes:" Kenka tue fjete, me tha, s'po e trazoj, po pres ne salon deri sa t'i dalin gjumi- me dy fjale i kallzova c'ka kishte ndodhe.

S'kam pa burre te forte si ky zotni me kja  aq shume(shkojshin lotet si rreke, u afrue me respekt me dhembje e me emocion me e perqafue e me e puthe ne balle, ne faqe, ne duer, s'u ndalte dhe aty pashe sa shume e kishte dashte MUSA JUKEN.

 

Vdekja e Babes na tronditi persetepermi, E kena dashte e respektue si Babe e si njeri me vlera te nalta.

Te neseme me te shpejte  Gamal Abdel Nasri, President i Egjyptit, na con fjale se dishironte t'iu bante nji funeral zyrtar, ashtu si do t'a kishte pase ne Shqipni. Shume te prekun nga nji gjest i tille, e fare i papritun

, e falnderuem me mirenjohje te thelle por i bame me dijte se edhe ne Shqipni, me emnin dhe poziten qe ka pas do te kishte dishirue edhe atje nji funeral te thjeshte.

 

 Mbas dy-tri ditesh shkova  me u pa me Dr. Adli Kotri-n drejtorin e Spitalit Moassat. E falnderova per sherbimin e mrekullueshem qe i ishte ba Babes nga mjeket e gjithe te tjeret. I bana me dijte se fatkeqesisht nuk ishim ne gjendje me pague shpenzimet, se vllaznit s'kishin shume qe kishin shkue n'Amerike, do te na i dergojshin dhe pak nga pak do te ua paguejshim.

U cue ne kambe, u ul prane meje, ma mori doren ne duert e tija dhe me tha:

 "Do te kisha deshirue qe Baba i juej te delte shendosh e mire nga spitali...Por mjerisht nuk kje thane. Dhimbjen tuej te madhe e ndjej edhe un. Jeni ne mergim. Larg Atdheut, larg gjindve t'uej, dy vllazen larg n'Amerike... Ju te trija vetem. Por me lejoni te ju them, ne se mund te thuhet, ne kete rast :KA KENE NDERE ME PASE BABEN T'UEJ NE SPITALIN T'ONE.  Mjeket, infermieret, te gjithe ata qe kane sherbye thone: "ZOTNI ME GJITHE KUPTIMIN E FJALES".

Dashtnija vetmohuese e Nanes t'uej, tue i ndeje prane nate e dite e gjithashtu edhe jueja dy motrave do te mbeten ne kujtese te gjithe atyne qe ju kane njofte ne kete spitale. Do te jem ne dispozicionin t'uej ne se mund te baj gja per ju. Me bani me dijte.

Sa per shpenzime mos i mendoni fare. Nuk keni me pague asgja..."

 

 Ma se e emocionume, sikur u dridhshe e nji nye m'ishte lidhe ne fyt, mezi pershperita:"Ju falnderoj me gjith zemer".

U cova ne kambe . Ai gjithashjtu. Me percolli deri tek dera. Ne heshtje u shikuem.  Syte na ishin mbushe me lot. Thellesisht te prekun i dhame doren njani -tjetrit ne heshtje.

 

 

********************

 

Per familjen t'one mergimi ka kene fort i veshtire me perjashtim t'Egjyptit i cili ka kene vend i bekuem per ne e per mergimtaret e tjere . ATY GJETEM , MIQE, PERKRAHJE E STREHIM.

 

Mbreti Mohammed Ali, Shqiptar,(1760-1841) i ka pase ba shume te mira Egjiptit.

Ai zhvilloi mbjelljen, kultivimin e tregetine fitimprurese te pambukut  me Europe dhe ka lane kujtime te shkelqyeshme ne historine e mendejen e cdo egjiptiani.

Mjaftoje te thojshe :"Jam Shqiptar" e u hapte dera e zemres e te shtepise se tyne.

 

Mundet te tham sinqerisht e me mirenjohje se kujtimet ma te ndritshme e te bukura te jetes t'eme i kam nga Egjypti, kjo toke e bekume.

 

LUME  M. JUKA



(Vota: 26 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora