E shtune, 27.04.2024, 07:04 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Agim Sopi

E merkure, 08.12.2010, 10:58 PM


AGIM SOPI

 

Nga Halit Bogaj

 

Pasiqë kishte studjuar në Zagreb, ku ekzistonte një traditë e dëshmuar e kinematografisë së një republike të zhvilluar ish jugosllave, Agim Sopi u kthye në vendin e tij për t’i sjellur përvojat e fituara atje.

 

Vitet ’80-ta filluan të bëhen të padurueshme për shqiptarët e Kosovës, ngase regjimi  dhe politika hegjemonste  serbe e filloi’’gjuetinë e shtrigave’’ndaj shqiptarëve në të gjitha poret dhe sferat  e jetës sonë. Në këtë drejtim në shënjestër u gjet edhe regjisori i ri dhe perspektiv  Agim Sopi , i cili bashkë me regjisorin dhe skenaristin tjetër, Fadil Hysën, e kishin realizuar filmin tonë antologjik’’Njeriu prej dheut’’.Pra, menjëherë pas shfaqjes dhe arritjes së suksesit të madh,filmi filloi të anatemohej, ndalohej dhe bunkerizohej ngase prekte në plagën më të madhe të shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre të lashta për  në Turqi.

 

Filmi për pushtuesin serb të viteve tetëdhjeta paraqiste rrezik të madh ngase shfaqej në kohën kur kishin ndodhur demostratat e rinisë studentore të cilat ia dridhën themelet e kalbura Jugosllavisë postitiste dhe pasqyronte njërën ndër periudhat më të errta të historisë shqiptare dhe të këqiat më të mëdha që i ishin bërë këtij populli  të privuar edhe nga jeta dhe ekzistenca në trojet e veta. Agim Sopi sillte një frymë të re në jetën kulturore shqiptare, por përballej edhe me rreziqe të mëdha pas realizimit të projekteve të veta filmore dhe teatrore të cilat i kishte filluar me ambicie të mëdha në Kosovë, por siç thamë, në një kohë kur nisi të sulmohej  gjithaçka që ishte arritur gjer atëherë, e mos të flasim për krijimet e tjera që pretendoheshin të arriheshin në ato vite.Nga kjo rezulton edhe fakti  se pas krijimit të filmit’’Njeriu prej dheut’’ Agim Sopi dhe Fadil Hysa u morën në pyetje nga udbashët e kohës të cilët përpiqeshin që ‘’ta zhbënin’’edhe atë që ishte krijuar gjer atëherë në Kosovë. U morën në pyetje por shpëtuan disi  ngase akoma’’kishim diçka në dorë në pushtetin tonë kosovar’’deri në vitin e kobshëm kur na u morën të gjitha autorizimet tona qeverisëse dhe shtetërore.Ato ishin vitet e tmerrshme të cilat na sollën në’’breg të varrit’’në çdo drejtim. Pra duke e përjetuar fatin e njejtë të Kosovës, edhe  kultura jonë ra në nivelin më të ulët , ndaj edhe kinematografia si pjesë e saj.

 

Agim Sopi,  i  cili promovohej si një regjisor që premtonte shumë, qysh në fillim të karierës së tij të suksesshme u sakatos dhe u ndërpre nga regjimi i egër ideologjik serb i cili donte të shfaroste gjithçka shqiptare.Pra akoma pa i bërë hapat e vetë të parë në kultivimin e vlerave të vërteta artistike të popullit tonë, ai u ndërpre shumë shpejtë dhe u përfshi në Grupin e ‘’të padëshiruarve’’për pushtetin e atëhershhëm, i  cili përpiqej që të gjithë popujve t’ua impononte kriteret e veta hegjemoniste.Agim Sopi dhe Fadil Hysa, duke pasur prirje dhe potencial të mjaftuar për të bërë mrekullira të tilla,me filmin’’Njeriu prej dheut’’për herë të parë e njohtonin botën se çka kishte ndodhur me popullin tonë  në periudhat e kaluara historike..Me realizimet e tij kulminante artistike ai na bënte krenarë dhe ishim të bindur se botës shqiptare vërtet i vinte një talent që do t’i dhuronte shumë më tepër në të ardhmen. Përkitazi me këtë film duhet evidencuar edhe faktin se edhe zgjedhja e aktorit kryesor/ Abdurrahman Shala/ ishte e qëlluar ngase ai e shkriu rolin deri në përmasat e jashtëzakonshme duke na lënë përshtypje të paharruara deri në ditët e sotme, ngase aktori i ndjerë qëndronte në nivel të lartë artistik, i dëshmuar edhe dhjetra herë gjatë punës së tij jetësore..

 

Mes tjerash mund të thuhet se Agim Sopi , sikur ta realizonte qoftë vetëm filmin’’Njeriu prej dheut’’, do të mbetej ndër figurat më të shquara në kulturën kosovare.Përveç filmit të lartshënuar ai ka realizuar edhe projektin’’Anatema’’/2006/ me të cilin ka shprehur sërish talentin e tij të brendshëm dhe përvojën e krijuar gjatë viteve kur na ishte ndaluar çdo gjë, por që kineastët tanë punonin ilegalisht për të bërë diçka më tepër dhe për ta vazhduar atë që e kishin filluar në vitet tetëdhjeta me të cilat filloi tatëpjeta jonë kombëtare e cila zgjati deri në ditën e çlirimit tonë definitiv nga forcat barbare serbe. ‘’Anatema’’trajton çështjet të ndryshme nën okupim.

 

Regjisori ynë i njohur , gjatë atyre viteve realizoi edhe disa projekte të tjera filmore dhe dokumentare, duke pasur përherë parasysh gjendjen në të cilën ishim dhe përpjektet tona për liri dhe pavarësi nga okupatori ynë i pashpirtë.

 

Përveç kinematografisë ai u mor edhe me dhjetra shfaqje teatrore anembanë Kosovës.

 

Në fund po i japim edhe veprat tjera artistike: Pritja/1981/ - film dokumentar /regjisor/ Pelerina/1982/ - film artistik sipas novelës omonime të Dino Buzatit /regjisor/, Njeriu prej dheu/1984/ - film artistik/regjisor/, Lulepjeshkat e dashurisë/1988/ - dramë televizive /regjisor/’’Kulla’’/1990/ - dramë televizive /regjisor/, Përtej vdekjes/1999) - film dokumentar /regjisor/, Vjeshta e trëndafileve/2000/ - film artistik /regjisor/,Anatema/2006/ - film artistik /regjisor dhe skenarist/.



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora