E shtune, 27.04.2024, 09:47 AM (GMT+1)

Faleminderit

Gjon Neçaj: Sfidat e mjekes në malësitë e tropojës

E diele, 12.12.2010, 08:58 PM


Pamje nga Nikaj Merturi
Pamje nga Nikaj Merturi

SFIDAT E MJEKES NË MALËSITË E TROPOJËS

 

(Ndonëse në moshë,Farfuria erdhi me dëshirë dhe pasion në zonën e thellë të Nikaj Merturit ,ku shërben me nostalgji ndaj profesionit,sikur të ishte në hapat e para të karierës së saj si mjeke ).

 

Nga Gjon NEÇAJ

 

PAK HISTORI…

 

Në skajin më të largët të Alpeve,atje ku mbi 70 përqind  e banorëve janë larguar nga viset e tyre,shtrihet krahina  Nikaj Mertur ,juridikisht komuna Lekbibaj.Dikur kjo zonë e mbipopulluar me  12 fshatra dhe   9000 banorë,ku shquhej si zona me lindje më të mëdha në Tropojë,sot fshatra të tërë janë braktisur dhe ferrat kanë mbulura rrugët,arat dhe kullat e mbetura shkret…

Në vitin 2007 i vetmi mjek që shërbente në atë zone të largët kishte ikur drejt zonave urbane .Pacientët edhe për një vizitë të thjeshtë drejtoheshim në Fierzë apo Bajram Curri  mbi 3-4 orë larg.Me ndërhyrjen dhe kërkesën e kryetarit të komunës,Gjovalin Gjeloshaj dhe me ndihmesën e minsitrit të atëhershëm të mjekësisë,u emërua mjeke Farfurie Zijai,më tepër edhe me dëshirën e saj,që atë kohë sherbente në Rrëshen…

Ajo tashmë ishte mësuar rrugëtimeve malore.Që në vitin 1975 kur ishte realizuar edhe një film dokumentar për Farfurinë,mjeken nga fshati,disa vite lkishte shërbyer fshatrave të Shqipërisë

 

Ne vitin 1975 eshte realizuar nje film dokumentar që i kushtohet mjekes Farfuri Zijaj, me titull “Mjekja e fshatit”.Në ato vite ajo shërbente fshatrave si mjeke e dalluar.
Ne vitin 1975 eshte realizuar nje film dokumentar që i kushtohet mjekes Farfuri Zijaj, me titull “Mjekja e fshatit”.Në ato vite ajo shërbente fshatrave si mjeke e dalluar.
FAMILJARIZIMI I MJEKES ME LEKBIBASIT

 

Shumëkush që dëgjonte për mjeken e Nikaj Merturit bënin çudi dhe nuk u besohej.Ajo kishte ardhur në zonën më të thellë të atdheut,kishte lënë qytetin e Rrëshenit ku sherbente, e së bashku me djalin e vetëm,vinte mes maleve,ndërkohë kur banorët iknin çdo ditë në zonat urbane për një jetë më të mirë.

Bijtë dhe bijat e lekbibasve që mbarojnë studimet e larta,  nuk kthehen në vendlindje.Po si ka mundësi që një grua ,mjeke ,duke mbushur të gjashtëdhjetat shpreh dëshirën dhe shërben në krahinën më të largët të atdheut? Asnjë mjek nga Tropoja nuk kishte pranuar të shërbejë në Lekbibaj.Por kjo falë zemërgjerësisë dhe humanizmit të doktoreshë Farfurisë, ajo  për 2-3 muaj u familjarizua me të gjithë,me doket,zakonet e krahinës,madje edfhe me vallet e saj,e cila sot i ka për zemër dhe në dasma,festa apo aktivitete  ajo nuk mungon asnjëherë,merr pjese dhe interpreton sit ë ishte bijë e zonës.

Ajo nuk njeh orar,por në çdo kohë,ditën dhe natën është në shërbim të pacientëve të saj ,sa në një fshat,në një tjetër,nga

Elvisi,djali i vetem i mjekes
Elvisi,djali i vetem i mjekes
Brisa,Bëtosha,Curraj,Peraj,Salcë kudo,kudo në Nikaj Mertur.Ajo tashmë është identifikuar me banorët .

Jo vetëm unë,por edhe djali,thotë Farfuria ,jemi  tropojanizuar.Banorët ndonëse të varfër,por janë shumë mikpritës,të besës dhe të respektuar,vazhdon ajo.Para se të vija më kanë bërë presione nga më të ndryshmet të afërm dhe të njohur që mos të shkoja në Lekbibaj,po unë e kisha vendosur.Dhe në fakt nuk doli ashtu siç më thoshin.Banorët e këtyre anëve janë malësorë me tipare karakteristike shqiptare,nga të cilët duhet mësuar .Ndaj jo pa qëllim kam edhe djalin,Elvisin 20 vjeçar me vete dhe vazhdon këtu shkollën,në filialin e universitetit “Kristal” më degën e mjekësisë.

Jeta në Lekbibiaj është shkollë e veçantë për  mua dhe djalin,mbyll bisedën Farfurie Zijai.

Kam edhe një brengë që nuk më shqitet asnjëherë nga mendja,mbyll bisedën mjekja Farfurie : të martoj djalin tim,Elvisin me një çikë nga Nikaj  Merturi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora