E enjte, 28.03.2024, 07:19 PM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Vllaznia, Skuadra e Vitit 2007

E diele, 30.12.2007, 10:01 PM


Bledar KUKA - Korrieri

Behet fjale per futbollin dhe ky eshte perfundimi statistikor I vitit qe sapo u mbyll. Per here te pare, qe nga viti 2002, kur gazeta “Korrieri” ka nisur te nxjerre skuadren e vitit ne baze te shifrave, Tirana zbriti nga froni, zevendesuar nga sjellesit e futbollit ne Shqiperi, shkodranet e Vllaznise. Ndonese ne perqindje suksesi (pike te marra ne krahasim me ato te mundshmet), me e mira e 2007-es eshte Dinamo (Vllaznia zbret e katerta), serish kuqeblute merituan kuroren, perderisa mblodhen me shume pike se te tjeret.

Ata moren 34 pike ne pjesen e dyte te kampionatit 2006-2007, 28 pike ne pjesen e pare te kampionatit aktual, 2 pike ne kupen e kaluar, 6 pike ne kete te tanishmen dhe 3 pike ne Kupen Intertoto. Natyrisht mund te luhet me fortesine e ndeshjeve te tyre ne kupen me te parendesishme, pasi Tirana, Besa e Teuta luajten ne kupa me te forta, por ne keta 6 vjet kemi marre per baze thjesht shifrat e thata, pa krahasime.

Partizani eshte I dyti, po ashtu eshte ne shkallen e dyte te podiumit per perqindjen e suksesit dhe kjo per here te pare qe nga viti 2003. Nese do te kishte pasur renditje me te mire kampionatin e kaluar, si rrjedhoje edhe pjesemarrje ne kupa, te kuqte e Xhanit dhe Likes mund te pretendonin tani vete kuroren, por kjo nuk ndodhi.

Tirana, me e mira e pese viteve radhazi, provon shijen e hidhur te zbritjes ne vend te trete. Por, c’eshte me e keqja, bardheblute kane mbledhur kete vit 26 pike me pak se vjet, 23 me pak se parvjet dhe madje 33 pike me pak se ne 2004, kur ata ishin ne formen e tyre me te mire (jo me kot desh dolen ne turin e trete te Liges se Kampioneve, ne duelin me Ferencvaroshin, 2-3, 1-0).

Tirana duket shume e plakur edhe kur hedh syte nga golat e shenuar, madje ka ardhur ne renie per disa vjet. 107 pike shenuan tiranasit me 2003, 111 ne vitin e tyre me te mire pra ne 2004, vetem 92 me 2005 dhe 86 me 2006. Por me 2007 arrin kulmi me 61 gola. Mesatarja e golave per ndeshje eshte 1.55, kur me 2004 ishte 2.27. Krahasimi per keq vijon edhe me numrin e ndeshjeve te luajtura, qe me 2004 ishte 49 dhe kete vit vec 40. Kjo sepse Tirana eci me keq ne Kupen e Shqiperise dhe ne Ligen e Kampioneve. Nuk thuhet kot qe shifrat nuk kane nevoje per komente …

Disa fjale duhen thene per Besen e Kavajes, skuadren qe fitoi Kupen dhe kaloi nje tur ne Kupen UEFA. Kur takati eshte I vogel edhe oreksi duhet te jete I tille dhe ne shqiptaret detyrohemi te kenaqemi me pak. Pra, Besa na kenaqi me 2007 … me perjashtim te 45 diteve te fundit. Per here te pare, kavajasit e presidentit Nexhat Bizhdili jane ne vend te peste mes skuadrave me te mira te Shqiperise. Ndersa Teuta vazhdon te jete enigma e vertete e futbollit tone, nga (thuajse) majat ne gjysmen e pare te vitit, ne katastrofe te plote ne 6 muajt e fundit.

Gjithsej 2007

1. Vllaznia 41 ndeshje, 20 fitore, 13 barazime, 8 humbje, golat: 61-44, 73 pike

2. Partizani 39 ndeshje, 20 fitore, 11 barazime, 8 humbje, golat: 54-23, 71 pike

3. Tirana 40 ndeshje, 21 fitore, 8 barazime, 11 humbje, golat: 62-41, 71 pike

4. Dinamo 37 ndeshje, 21 fitore, 6 barazime, 10 humbje, golat: 58-30, 69 pike

5. Besa 45 ndeshje, 20 fitore, 8 barazime, 17 humbje, golat: 60-55, 68 pike

6. Teuta 42 ndeshje, 16 fitore, 11 barazime, 15 humbje, golat: 53-57, 59 pike

Perqindja e suksesit

1. Dinamo 62.2%, 2. Partizani 60.9 %, 3. Tirana 59.7%, 4. Vllaznia 59.4%, 5. Besa 50.5%, 6. Teuta 46.8%

Kampionati 2006-2007

Tirana 16 ndeshje, 11 fitore, 2 barazime, 3 humbje, golat: 26-11, 35 pike

Teuta 16 ndeshje, 11 fitore, 3 barazime, 2 humbje, golat: 24-14, 36 pike

Vllaznia 16 ndeshje, 10 fitore, 4 barazime, 2 humbje, golat: 24-11, 34 pike

Partizani 16 ndeshje, 10 fitore, 0 barazime, 6 humbje, golat: 24-10, 30 pike

Dinamo 16 ndeshje, 7 fitore, 2 barazime, 7 humbje, golat: 22-20, 23 pike

Besa 16 ndeshje, 8 fitore, 1 barazime, 7 humbje, golat: 21-20, 25 pike

Shkumbini 16 ndeshje, 7 fitore, 1 barazime, 8 humbje, golat: 21-28, 22 pike

Elbasani 16 ndeshje, 2 fitore, 8 barazime, 6 humbje, golat: 17-22, 14 pike

Kampionati 2007-2008

Dinamo 17 ndeshje, 11 fitore, 4 barazime, 2 humbje, golat: 29-6, 37 pike

Partizani 17 ndeshje, 8 fitore, 6 barazime, 2 humbje, golat: 24-10, 31 pike

Elbasani 17 ndeshje, 8 fitore, 6 barazime, 3 humbje, golat: 15-9, 30 pike

Vllaznia 17 ndeshje, 7 fitore, 7 barazime, 3 humbje, golat: 25-17, 28 pike

Tirana 17 ndeshje, 8 fitore, 4 barazime, 5 humbje, golat: 22-17, 28 pike

Besa 17 ndeshje, 8 fitore, 3 barazime, 6 humbje, golat: 19-13, 27 pike

Shkumbini 17 ndeshje, 6 fitore, 6 barazime, 5 humbje, golat: 18-15, 24 pike

Teuta 17 ndeshje, 3 fitore, 3 barazime, 11 humbje, golat: 11-25, 12 pike

Kupa 2006-2007

Besa 5 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime, 1 humbje, golat: 10-8, 8 pike

Teuta 5 ndeshje, 1 fitore, 3 barazime, 1 humbje, golat: 10-8, 6 pike

Tirana 2 ndeshje, 0 fitore, 1 barazim, 1 humbje, golat: 3-4, 1 pike

Dinamo 2 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 1 humbje, golat: 2-3, 3 pike

Partizani 4 ndeshje, 0 fitore, 4 barazime, 0 humbje, golat: 2-2, 4 pike

Vllaznia 2 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime, 0 humbje, golat: 1-1, 2 pike

Shkumbini 4 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime, 0 humbje, golat: 10-5, 8 pike

Kupa 2007-2008

Tirana 2 ndeshje, 1 fitore, 1 barazim, 0 humbje, golat: 6-4, 4 pike

Dinamo 2 ndeshje, 2 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 5-1, 6 pike

Teuta 2 ndeshje, 1 fitore, 1 barazim, 0 humbje, golat: 4-2, 4 pike

Partizani 2 ndeshje, 2 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 4-1, 6 pike

Vllaznia 2 ndeshje, 2 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 9-3, 6 pike

Besa 2 ndeshje, 2 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 6-2, 6 pike

Shkumbini 2 ndeshje, 2 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 8-5, 6 pike

Kupat e Europes 2007-2008

Tirana 2 ndeshje, 0 fitore, 0 barazime, 2 humbje, golat: 1-3, 0 pike

Besa 4 ndeshje, 0 fitore, 2 barazime, 2 humbje, golat: 2-8, 2 pike

Vllaznia 4 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 3 humbje, golat: 2-12, 3 pike

Teuta 2 ndeshje, 0 fitore, 1 barazim, 1 humbje, golat: 4-8, 1 pike

Superkupa e Shqiperise

Tirana 1 ndeshje, 1 fitore, 0 barazime, 0 humbje, golat: 4-2, 3 pike

Besa: 1 ndeshje, 0 fitore, 0 barazime, 1 humbje, golat: 2-4, 0 pike



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora