E enjte, 28.03.2024, 08:42 AM (GMT)

Sport » Futbolli Shqiptar

Lorik Cana: Na bashkon kombëtarja

E merkure, 28.11.2007, 12:11 AM


Na bashkon kombëtarja

Nga Lorik Cana

Të nderuar lexues!

Marr shkas për t’iu drejtuar gjithë sportdashësve anembane trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi pas dy ndeshjeve të fundit, që për fat të keq i humbëm, një luftë e paprecedent ka nisur kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive.

Lorik Cana qe kur ka vendosur te veshe fanellen kuqezi ka dhene maksimumin per ekipin dhe do te vazhdoje te jape per kete fanelle. Per mua eshte nder dhe krenari te perfaqesoj ngjyrat e kombit tim. Siç eshte nder dhe krenari per mua, besoj gjithashtu se eshte nder per secilin nga ne qe perfaqeson kombetaren mbareshqiptare. Gjithkush e njeh shume mire kontributin dhe sakrificat e mia ne çdo ndeshje te kombetares sone. Jam munduar gjithmone qe ne fushen e lojes te mbroj te drejtat e kombetares sone nga vendimet e padrejta te marra ne shume raste.

Nuk me duket aspak e arsyeshme qe keto dite disa media te shkruara sportive kane hedhur balte mbi ekipin tone kombetar. Nese disa individe te caktuar kane mision perçarjen dhe diferencimet ne kampin kuqezi, kjo s’ka per te ndodhur kurre nepermjet meje. Per ne lojtaret qe vijme nga Kosova kombetarja eshte endrra e çdo shipetari qe jeton jashte trojeve, per te bere bashkimin. Keta pak individe nuk duan te perdorin dhe te njollosin vetem emrin tim personal, por ata duan te bejne diferencimin dhe ndarjen e madhe, qe kurre nuk ka per te ndodhur. Une e kam thene dhe perseri e them: Lorik Cana dhe te gjithe bashkelojtaret e tjere jane dhe do te jete per: NJE KOMB, NJE KOMBETARE. Keta elemente perçares te distancohen nga ofendimet te cilat nuk i perkasin gazetarise profesioniste. Kjo nuk i sherben zhvillimit te futbollit tone dhe shpenies perpara te tij. Eshte rasti i pare qe permendet emri im dhe shpresoj qe te jete edhe i fundit. Une ne gjithe karrieren time nuk jam marre me deklarata dhe kunderdeklarata, por ne kete moment nuk dua te hesht per faktin e vetem, pasi dua te informoj mbi te verteten tifozerine e zjarrte kuqezi.

Nga ana ime dua te sqaroj te gjithe bashkekombasit e mi per problemet per te cilat po permendet ekipi kombetar ne shtypin sportiv te diteve te fundit.

Eshte shkruar qe une kam propozuar emra te perveçem per postin e trajnerit. Une nuk kam propozuar dhe nuk kam ndermend te propozoj trajner, sepse nuk eshte kjo detyra ime. Une nuk njoh dhe nuk kam asnje kontakt me ata trajnere qe po lakohen ne shtyp.

Une bashke me ekipin do te luftojme te jemi nje trup i vetem qe te nderojme kombin dhe te ngrejme imazhin e Shqiperise ne arenen nderkombetare. Eshte e papranueshme dhe shpresoj qe personat qe bejne shpifje te tilla te kene kujdes, sepse regimi im ne te ardhmen nuk do mbetet vetem me nje deklarate.

Nuk dua qe interesa personale te individeve te caktuar te njollosin kombetaren dhe per me keq te fusin perçarjen apo ta ushqejne ate. Une personalisht do te angazhohem qe nje fenomen i tille te mos ekzistojë kurre më ne kampin kuqezi.

Une jam një lojtar i ekipit dhe do te luaj me mish e me shpirt per ekipin e kombit tim shqiptar. Kombetaren e shoh dhe do ta shoh si ekipin e kombit SHQIPTAR

Ne jemi nje KOMB, kemi nje FLAMUR dhe do te kemi gjithmone vetem nje KOMBETARE qe do te perfaqesoje shqiptaret anembane trojeve tona. Do te kontribuoj qe te gjithe ata talente qe kane deshire te mbrojne ngjyrat kuqezi te afrohen ne kombetaren e te gjithe shqipetareve.

Me nderime për të gjithë
LORIK CANA



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora