E diele, 13.10.2024, 04:55 AM (GMT+1)

Sport » Futbolli Shqiptar

Lista e “zeze” e Bariçit me “VIP”-at e Kombetares

E premte, 02.11.2007, 11:23 PM


Dash Frasheri

INTERVISTE EKSKLUZIVE - Eshte i çliruar. Ra parimisht dakord per te firmosur kontraten e dyte me Federaten Shqiptare te Futbollit (edhe pse shume te reduktuar) dhe per “Albania”-n i thote te gjitha. Nuk kursen asgje. Asnje detaj. Ndaj askujt. Edhe levdatat ndaj lojtareve, por edhe kritikat cinike. Edhe synimet, por edhe pakenaqesite. Edhe keshillat e gruas, por dhe mosbindjen ndaj saj. Pasi eshte dashuruar me Shqiperine. Eshte dashuria e tij e fundit ne boten e futbollit. Per te mbetur me pas nje legjende, pasi me 77 vitet e tij, kur teorikisht do te mbaroje edhe kontrata e tij e re, do te mbetet ne historine e futbollit si trajneri me i moshuar ne bote. Dhe “Guinnes” e ka nje vend per te. Kot nuk e mbiquajne “Oto Maksimale”...

Z. Bariç, nje “Po” e madhe e juaja ndaj ofertes se Federates Shqiptare te Futbolllit ne lidhje me kontraten e re.
Kjo do te thote se une do te jem edhe dy vjet trajner me Shqiperine. Kjo ishte edhe deshira ime. Bashkebiseduam ne menyre shume korrekte me presidentin Duka. Dua te theksoj nje fakt se Dinamo e Zagrebit deshironte me çdo kusht te me bente drejtor sportiv te klubit, por tashme, me pergjigjen e dhene, eshte e pamundur te ulem ne dy karrige njeheresh. Tani (dje rreth ores 09:30) duhet te telefonoj patjeter drejtuesit e atij klubi per t’u ndare perfundimisht me ta. Perpara se te vija ne Shqiperi, u thashe atyre se ndoshta une do te pranoja oferten e tyre (Dinamos), por tani me duhet t’u percjell me telefon vendimin tim perfundimtar, qe eshte nje “Jo”.
Sa te veshtira ishin bisedimet me presidentin Duka?
Per te qene te sinqerte, nuk kane qene te lehta. Te pakten te tilla i perjetova une ato dy ore, dje mbasdite (te merkuren). Trajtuam detaje te kontrates, per te ardhmen e kombetares dhe fiksuam edhe nenshkrimin zyrtar te kontrates kur une do te vij ne Tirane perpara ndeshjes me Bjellorusine.
A do te jete i pranishem edhe avokati Skender Fani ne nenshkrimin e kontrates?
Jo, perse? Ai nuk ka asnje lidhje me kontraten time. Sigurisht, eshte njeri prej te njohurve te mi dhe ruaj marredhenie te mira. Kontrata ime eshte ne rregull dhe vetem ka mbetur pa u fiksuar data e nenshkrimit. Natyrisht, ai do te vije ne Tirane, por per problemet e tij ne lidhje edhe me bashkepunimin qe mund te kete me federaten.
Eshte folur shume se pranuat te nenshkruanit kontraten per nje shume me te vogel financiare?
Kontrata ime ka te njejtat kushte si ne ate te paren. Duhet te kuptoni nje gje thelbesore. Une nuk jam bere trajner per shkak te parave, por se e dua futbollin. Nuk ka as ulje dhe as ngritje te parave qe une do te perfitoj. Thjesht eshte nje kontrate e mire qe une e kam pranuar.
A do te beni ndryshime ne stafin tuaj teknik te ri?
Jo. Asistenti im i deritanishem, Sklavo Kovaçiç, eshte nje trajner shume i mire dhe nje pjese e rendesishme e suksesit tim i dedikohet dhe atij. Normalisht qe do te jete. Edhe Shpetim Duro gjithashtu do te jete ne staf. I vetmi ndryshim ka te beje me stafin mjekesor, por keto jane gjera qe nuk perbejne problem dhe i perkasin se ardhmes.
Nje bilanc i shkurter i sezonit te pare?
Une mendoj se kemi kaluar nje vit shume te mire. Se pari, kemi krijuar nje ekip shume stabel dhe tani e dime saktesisht ku jemi ne, çfare duhet te bejme, por edhe se çfare duhet te bej une personalisht brenda disa muajve, veren e ardhshme dhe me gjere, ne kualifikueset e ardhshme. Une besoj se ne kualifikueset e reja do te jemi me te pjekur, me te zote sesa nje vit me pare.
Edhe dy ndeshje nga kontrata juaj e pare.
Kerkoj me çdo kusht te fitojme me Bjellorusine, duke dhene edhe maksimumin tone dhe te mos humbasim natyrisht me Rumanine. Kjo do t’u sillte kenaqesi te gjitheve. Tani na duhet te zhvillojme me shume ndeshje miqesore, qe, ndryshe nga sezoni im i pare, kur kerkoja kundershtare me te lehte, tashme i dua me te forte, pasi keshtu ka mundesi edhe ekipi te testohet me mire.
Shqiperia ka bere perparime te medha ne nivelin europian qe askush tjeter me pare nuk i ka arritur. Ku qendron sekreti i suksesit tuaj?
Une punoj si trajner prej me shume se 40 vjetesh dhe pervoja e fituar vit pas viti vlen gjithmone per te ardhmen. Ishte e natyrshme qe tre-kater muajt e pare me Shqiperine te kisha veshtiresi, derisa une vendosa perfundimisht edhe per grupin e lojtareve me te cilet do te perballoja edhe ndeshjet kualifikuese. Une besoj se do te kishim edhe me shume sukses nese do te kishim Beqirin (Elvin) apo Berishen (Besart) ne menyre konstante me ne.
Lojtaret e rinj jane dhe dashuria juaj e perhershme
Po, dhe tani me duhet te kerkoj e te sjell lojtare te tjere ne Kombetare. Une besoj se lojtare te tille si Curri, Vangjeli, Kapllani, edhe pse nuk eshte ende ne forme – une pashe ndeshjen e fundit te tij, ku pati shume shanse, beri gjithçka super, por i mungoi goli. Tashme, pas perfundimit te Europianit, ne kemi thuajse nje vit kohe per te zhvilluar ndeshje miqesore dhe testuar lojtare te rinj qe te shprehen me mire, por edhe te mbeshteten nese do te gabojne fillimisht. Shtypi dhe shikuesit mund te ndihmojne shume ne kete çeshtje, pasi tashme ne mendojme per te ndertuar nje ekip te ri.
Sa e vleresoni punen tuaj
Nese fillimisht mendoja se do te beja diçka mesatare, tani them me bindje se kam bere mbi mesataren. Them se kam bere 75 per qind mire dhe shpresoj se brenda nje viti do te bej me shume. Besoj se do te kemi lojtare me te pjekur, do te shenojme me shume gola dhe do te pesojme me pak. Por kjo do te vije dalngadale. I bindur jam se do te bejme te tjera hapa perpara. Edhe gazetaret mund te me ndihmojne.


Bogdani, i rrezikuari i pare; Cana i, paralajmeruar

Pas gati 17 muajsh pune - i ka mbetur vetem muaji nentor nga perfundimi i kontrates se pare – tekniku eshte njeriu qe e njeh me mire se kushdo tjeter skuadren e tij, me te cilen ka marre 11 pike ne 10 ndeshje, duke vendosur edhe nje rekord barazimesh (5).
Por, si i vlereson repartet kroati?

PORTA
“ Perpara se te filloja zyrtarisht pune ne Shqiperi, pashe statistikat e ekipit qe do te merrja ne dorezim. Thuajse ne çdo ndeshje pesonim gola, nje apo me shume. Kjo ishte perpara nje viti. Tani kemi gjetur nje portier shume te mire (Beqaj) dhe kemi nje zevendesues te zot (Hidin). Une besoj se e kemi zgjidhur per shume vite porten. Por ne liste kemi edhe dy-tre portiere te mire qe luajne me Kombetaren U-21 (Saimir Ujkani, Palermo dhe Enea Koliqi, Iraklis). Une i kam pare ata dhe jam i bindur se ata do te shkelqejne me Kombetaren kur te luajne me te.
MBROJTJA
“Reparti qe kam me shume besim. Kemi Deden, i cili nuk ishte ne Kombetare para meje. Ai ka nje personalitet te madh si lojtar dhe une gjeta fjalet e duhura per te folur me te. Ai ka probleme te Tirana, por te Kombetarja ai eshte ne super forme. Vlerat e Currit njihen nga te gjithe. Beqiri gjithashtu tregoi forme te mire ne ato pak ndeshje qe luajti ne kohen time. Dallku, nga ana tjeter , eshte nje lojtar qe mund te luaje disa role, edhe ofensive. Edhe Kristi Vangjeli eshte shnderruar ne nje lojtar te rendesishem. Me te ardhme eshte edhe Rrustemaj, edhe pse nuk luan ne kampionat. Edhe Andi Lila me pelqeu shume ne ndeshjen Besa-Partizani”.
MESFUSHA
“Ketu ndertohet edhe strategjia ime. Pasi aty nis e mbrohesh dhe i ben presion te hapet kundershtarit. Lala vazhdon te jete konstant ne lojen e tij. Skela eshte ne gjendje shume te mire. Humbi penalltine me Bullgarine, por kjo nuk eshte asgje me ate qe ai i ka dhene ekipit. Cana eshte nje lojtar i rendesishem, por nuk duhet te harrojme se ai na ka sjelle jo pak shqetesime. Bylykbashi eshte gjithashtu nje lojtar interesant. Une e thirra ate dhe me la pershtypje te mira. Eshte e natyrshme qe duhet te vazhdoj te mendoj edhe per Hyken dhe Bakajn. Mendoj se duhen edhe dy-tre te tjere. Nese do te kisha Sotir Ninin, do te ishim akoma me te forte, por kjo nuk vlen me tani”.
SULMI
“Eshte problemi im me i madh dhe kryesor. Une vazhdoj te besoj te sulmuesit qe kam ne dispozicion, por ne nuk arrijme te shenojme shume gola nga sulmuesit, kur ata duhet te jene te paret. Une besoj te rritja e Salihit, une shpresoj qe dhe Kapllani ta rigjeje formen e tij dhe natyrshem pres akoma me shume nga Bushi dhe Bogdani, dy nga golashenuesit me te mire te Shqiperise. Bogdani, 10 ndeshje pa gol? Shikoni, ai po kalon momente te veshtira edhe me Livornon, qe eshte e fundit ne ligen italiane. Une shpresoj qe ai te shenoje, pasi do te me duhet te gjej lojtare te tjere. Kjo eshte logjike”.

Mesazh i ashper per Canen

Trajneri e vlereson shume rolin e kapitenit Altin Lala. “Eshte duke bere nje pune shume te mire”. Por nje tjeter mendim ka per zevendesin e tij, Lorikun. “Çmoj natyrisht edhe Canen, i cili nuk ka dhene ndonjehere shume per ekipin, por ne disa raste ka qene edhe ne konflikt me trajnerin e portiereve te Kombetares. Mesa di, te tilla situata po perjeton edhe me Marsejen. Duhet te kuptohemi, nuk kam asgje me te, ai eshte nje lojtar i madh, por, natyrisht, une kerkoj gjithmone alternativa te reja”.

“Nuk ka lojtare ne Shqiperi”

Trajneri Bariç ndryshe nga paraardhesi i tij, gjermani Bariç, i cili nuk para besonte shume te lojtaret e kampionatit shqiptar, i ka pasur te shumte ne perfaqesuesen e tij. Por a ka ndryshuar mendim? “Shikoni ,ne kampionatin shqiptar nuk ka shume lojtare per Kombetaren. Me te miret une i kam thirrur. Dede, e perserita, eshte stabel ne lojen e tij. Duro eshte solid, Muka ka rene pak. Hyka eshte duke u rritur, por edhe Lila eshte nje figure e pelqyeshme”, - thote Bariç. Ai shton: “Lojtaret, te cilet luajne ne kampionatet e huaja, jane dukshem me te forte fizikisht”.

“Vetem Rumania me mire se ne”

“Organizimi i lojes, vendosja taktike e duhur, jane dhe gjerat me te rendesishme per nje skuader. Humbasim me shume veshtiresi dhe pesojme me pak gola. Ne mund te luftojme dhe te perballojme çdo kundershtar”, - thote Bariç. “Me perjashtim te Rumanise, qe eshte ne krye te grupit, asnje kundershtar nuk e ka pasur te lehte me ne, perfshire dhe Holanden. Me skuadrat e tjera ne ose kemi qene te barabarte ose me te mire, ose dukshem me te mire. Ne kemi gjetur shume lojtare te rinj, te cilet jane dalluar dhe shpresoj se do te bejne me te miren ne kualifikueset e dyta”

Gruaja Zdenka kunder Bariçit

Gruaja e tij, Zdenka Bariç ,nuk ka ardhur kurre ne Shqiperi per ta shoqeruar Oton apo per te ndjekur nje ndeshje te burrit te saj ne drejtimin e Kombetares. Perkundrazi, djali dhe femija i tij i vetem, Oto Bariç Junior, nje nga arkitektet me te mire te Kroacise dhe nder me te njohurit ne Europe, ka qene i pranishem ne Tirane per te ndjekur ndeshjen Shqiperi-Luksemburg (2-0). Bariç, disa vjet me i ri se Zdenka, komunikon shpesh ne telefon. Por, çfare i tha ajo Otos perpara se te nisej per ne kryeqytetin shqiptar per te biseduar me bosin e FSHF-se? “Djali im, i cili eshte nje arkitekt i zoti dhe gruaja ime deshironin qe une te qendroja ne Zagreb. Por, kur une shikoj qe te gjithe besojne te mua, atehere une deshiroj te bej diçka me shume. Une deshiroja te filloja pune te Dinamo e Zagrebit, atje do te isha ne nje super-pune, pa stres, pasi do te isha drejtor sportiv, klubi eshte i mire dhe do te isha shume mire i paguar. Por zgjodha Shqiperine, pasi dua te luftoj per vendin e dyte. Kjo eshte normale tani. Ne kemi nje grup te mire lojtaresh”.

“Dua Angline ne Boterorin 2010”

Pas 24 ditesh do te hidhet ne Afriken e Jugut shorti i Kampionatit Boteror 2010. Shqiperia i ka te gjitha shanset per te qene ne vazon e katert (ku ndodhet edhe aktualisht). Bariç, i cili do te jete i pranishem ne ceremoni, ka deshirat e tij. “Me secilin grup do te isha i kenaqur, por do te me pelqente te kisha ne grup te pakten nje nga keto ekipe: Angline, Gjermanine ose Francen. Keto sjellin edhe shume para nga te drejtat televizive dhe do t’i bejne mire edhe Federates. Gjithsesi, kjo eshte pune fati. Nuk duhet te harrojme edhe nje fakt: para mund te vijne edhe nga ndeshjet miqesore, kur gjen nje kundershtar te nivelit te larte europian qe pranon te vije ne Tirane”.

Bariç per...

... Rumanine
“Eshte ekipi me i mire i grupit tone. Kam bindjen e plote per kete, ia doli edhe me Holanden”.

... Holanden
“Me nje gjyqtar korrekt, do t’i kishim marre kater pike, te pakten nje ndeshje nuk do ta kishim humbur”.

... Bullgarine
“Ndaj tyre kemi zhvilluar ndeshjet me te mira, meritonin nje fitore, por mbetet ekip i madh”.

... Sllovenine
“Eshte nje ekip normal. Duhet te fitonim te pakten nje ndeshje. Them me bindje se ne jemi ekip me i mire”.

... Bjellorusine
“Nje ekip qe luan shume mire ne fushen e saj. Pres nje ndeshje jo te lehte ne ndeshjen e kthimit”.

... Luksemburgun
“Ka bere nje paraqitje te kendshme dhe shume me i pergatitur sesa e kane menduar te gjithe ekipet”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora