E shtune, 27.04.2024, 10:30 PM (GMT+1)

Kulturë

Gani Qarri: Këndona një Këngë or Agim Gashi

E hene, 01.11.2010, 10:57 PM


Gani Qarri

 

Këndona një Këngë or Agim Gashi

 

Këndona një këngë or Agim

  shoqëruar me Sharki

një kushtuar  gurbetëqarve

Këngë për pleq edhe të ri

 

Këndo  për vuajtjet e mërgimtarëve

  në gurbet kanë përjetuar

Rrugëve të botës rininë tretur

Përgjithmonë të perënduar

 

Se ato askush më mirë

Si Rapsodi s`mund ti dijë

Ndaj Përjetësoj ti përgjithmonë

Me këngë që mbeten në Histori

 

Këndoju trojeve që e kemi  lënë

Dhe të afërmit zemërthyer

Se ne që erdhëm, këtu dhe mbetëm

Kurrë atje  për t`mos u kthyer

 

Këndoi vendlindjes Agim Gashi

Këndoi Atdheut dhe shoqërisë

Të cilat do ti shohim gjithnjë e më rrallë

  ditët tona të  pleqërisë

 

Këndo Agim ti si gjithmonë

Siç do Kombi dhe Shqiptaria

Dhe për këto kurrë mos ndalo këngën

Sa të rreh teli dhe jehoi Sharkia

 

Cyrih 1. Nëntor 2010



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora