| E hene, 01.11.2010, 10:57 PM |
Gani Qarri
Këndona një Këngë or Agim Gashi
Këndona një këngë or Agim
Të shoqëruar me Sharki
një kushtuar gurbetëqarve
Këngë për pleq edhe të ri
Këndo për vuajtjet e mërgimtarëve
Që në gurbet kanë përjetuar
Rrugëve të botës rininë tretur
Përgjithmonë të perënduar
Se ato askush më mirë
Si Rapsodi s`mund ti dijë
Ndaj Përjetësoj ti përgjithmonë
Me këngë që mbeten në Histori
Këndoju trojeve që e kemi lënë
Dhe të afërmit zemërthyer
Se ne që erdhëm, këtu dhe mbetëm
Kurrë atje për t`mos u kthyer
Këndoi vendlindjes Agim Gashi
Këndoi Atdheut dhe shoqërisë
Të cilat do ti shohim gjithnjë e më rrallë
Në ditët tona të pleqërisë
Këndo Agim ti si gjithmonë
Siç do Kombi dhe Shqiptaria
Dhe për këto kurrë mos ndalo këngën
Sa të rreh teli dhe jehoi Sharkia
Cyrih 1. Nëntor 2010