Kulturë
Engjëll Koliqi - Poezi të 4 tetoritt 2010
E hene, 01.11.2010, 09:54 PM
KUR TË SHOH TY...
Mrekullisht
Pa humbur asnjë çast
E lumja dashuri
Troket në zemrën time
Hapet derë e shpirtit
Dhe rrjedhshëm
Vazhdon vallja e kënaqësisë
-
Gjithçka shkon drejt kënaqësisë
Duke ruajtur vlerat themelore
Të njerëzisë
-
Kur të shoh ty
Krejt bota
Dhe historia e dashurisë
Mua më takojnë!
Stubëll, 4 tetor 2010
N’ATO KTHINAT E HESHTURA
Kur askush s’ka pritur
Ka shpërthyer dritë e fortë e dashurisë
Ylberët e shenjtë kanë hyrë në valle
Të gjitha pëtrrallat
Duke kaluar nëpër ëndërra dashurie
Janë shndërruar në realitet
Stubëll, 4 tetor 2010
NË GJUMIN E QETË
Të shoh o mbretëresha ime
Natën edhe ditën
Më vjen krenare
Në marshim
Duke kënduar fuqishëm
Dashurinë duke lulëzuar
Në të bukurat ëndërra
Dhe në realitet
Stubëll, 4 tetor 2010
KËTU JEMI NE
Andej edhe mund të bëjnë ç’të duan
Edhe stinës drejtimin t’ia ndërrojnë
...
Këndej jemi ne
Me dashuri
Dhe vetëm me dashuri komandojmë
Stubëll, 4 tetor 2010
NË EMËR TË DASHURISË
I hyjnë udhës së re
Por me të arritur në semaforin e parë
Barrikada interesesh takojnë
Dhe habiten
...
Në emër të dashurisë
I thërrasin në të majtë
Edhe në të djathtë
...
Takohem me ta
Dhe pa humbur kohë
Bashkë nisemi
N’udhën e drejtë
Vetëm përpara shkojmë
Shumë mrekulli na ndjekin
Në emër të dashurisë
Gjithçka ndryshon
Në dobi të mirësisë!
Viti, 4 tetor 2010
NË TË SHTATËDHJETESHTATË DËSHIRAT
Sdhtatëdhjeteshtatë dashuri janë vulosur
Me vulën e përhershme të besnikërisë
Unë me mbretëreshën
Jemi protagonistë të parë
-
Lartë ngrisim flamurin e shenjtë të dashurisë
Viti, 4 tetor 2010
HALLE TË FSHEHURA
Shumë halle kanë
Dhe problemin
Në botën e tyre
Jashtë realitetit
E fshehin
Kodrinave të gënjeshtrave
...
Asgjë nuk shihet
Relieveve të tyre
As halle
As probleme
As kënaqësi
As dashuri
...
Viti, 4 tetor 2010
NË VALLEN E SHPRESAVE
Të palodhur jemi gjithmonë
Në të gjitha stinët marshojmë
Drejt të vetmit cak
-
Drejt fronit të shenjtë
Të dashurisë!
Viti, 4 tetor 2010
PESHË KOHE
I marr të gjitha stinët e mia
Dhe i vëj kujdesshëm
Në peshoren e dashurisë
Sepse
Kështu më kërkon shpirti
Dhe koha
Që kurrë nuk kohon pa mua
-
Gëzuar!
Viti, 4 tetor 2010
NË ZEMËR TË VUAJTJES
Duke menduar se kanë gjetur strehim
Janë futur në vijën e zjarrit
Dhe rrezikojnë shumë seriozisht
Shekullin
Regjimin
Dhe dashurinë
Aty janë moti
Të mallkuar
Dhe nga Zoti të paparë
...
Viti, 4 tetor 2010
NËN HIJE T’ËNDËRRËS
Ajo më kërkon vetëm kënaqësi
Për qenien e saj
E sipas tekeve të kokës së saj
Unë jam i kujdesshëm
Që gjithçka të rrjedhë
Në vijën karakteristike
Dhe të pranueshme
Të së lumes dashuri
Për ta shijuar kënaqësinë
Tërë njerëzit
Dhe ne të të dy
...
Viti, 4 tetor 2010
OPTIMIZËM DHE DASHURI
Këtu në të shenjtërueshmin fron
Dhe në mbarë regjimin tonë
Shohim vetëm bardh
Edhe stinët e ardhshme i thërrasim
Vitet dhe shekujt
Vetëm në emër të dashurisë
-
Gëzuar
Dhe përpara!
Viti, 4 tetor 2010
NJAJ ZOG I PLAGOSUR
Edhepse me shumë plagë
Edhepse me krahë të thyer
S’e ndal fluturimin
...
Lartë e më lartë shkon
Qiejve të dashurisë
Vulë të pashlyeshme
I vë historisë
...
Cicërimat i shndërron në këngë
Që dashuri mbjellin
Në shpirtin tim
...
Viti, 4 tetor 2010
RRUGËVE TË KËNGËS
Më të bukur duken
Dhe shihen gjithnjë e më të fortë
Gjithnjë e më të këndshëm
Në dritën e dashurisë
Me tinguj të ëmbël
Në të gjithë relievet jehojnë
Ofshamat tona të dashurisë
Viti, 4 tetor 2010
N’ATË RËRË DASHURIE
Shtrihem me mbretëreshën
Në plazhin e ëndërrave
Bëhemi brum i pashmangshëm
I përrallave të kënaqësisë
Si argatë të devotshëm
Në kështjellën e bekuar
Të dashurisë
...
Viti, 4 tetor 2010
DUKE KËRKUAR TË VËRTETËN
Me fuqi mrekullie
Kam ecur në çdo pëllëmbë të tokës
Dhe kam fluturuar
Në çdo kënd të qiejve të dashurisë
Kam gjetë mbretëreshën
Dhe në fronin e dashurisë
Kemi filluar
Me të shenjtat akte
...
Gëzuar!
Kabash, 4 tetor 2010
RRËMIHTAR SHPRESASH
Ai andej
Herë i shtyrë nga të tjerët
Herë me vullnet të vet
Rrëmih shpresa
Në të gjithë relievet e tyre
Plagosë dashuri
Dhe bën kërdi
Deri në pikën e vdekjes
Që quhet tragjedi
-
Medet!
Kabash, 4 tetor 2010
NJAJ DIELLI YT
Që në mëngjes
Shumë të nxehta i ka rrezet
Përkëdhelje përvëluese më bën
Duke më shtyrë
Me imponim
Në valën e nxehtë të dashurisë
Kabash, 4 tetor 2010
NË ËNDËRRAT QË NA I VRANË
Edhepse jemi ndjerë të rrezikuar
Gjithmonë kemi qenë të bindur
Dhe të sigurtë
Në mjaltin historik
Të dashurisë
Faqet e epokës
I kemi lulëzuar
Me lule besnikërie
T’ujitura
Me ujë të bekuar dashurie
Kabash, 4 tetor 2010
NJË RRUGË KA DASHURIA
Vetëm kjo që po e shihni këtu
Është rrugë e dashurisë
Kalon këtu nëpër fronin tonë
Dhe shkon deri në parajsën e amshuar
Të ëmbëlsisë së dashurisë
Këndej rrjedhin edhe mrekullitë
...
Binçë, 4 tetor 2010
ANDEJ DHE KËNDEJ
Marrin udhë
Shumë përralla
Dhe duan
Historisë t’i imponojnë
Shumë të vërteta
Shumë ngjarje
Edhe nga ato të fëlliqtat
Duan t’i vulosin
Me vulën e pluhurit
Të hiçit
...
Binçë, 4 tetor 2010
FAKTET TONA...
Nuk kemi nevojë të mbajmë ligjërata
As të flasim shumë në biseda të lira
Këto puthje t’ëmbëla
Dhe gjestet e shijshme
Nën kurorën e bukur të pemës së dashurisë
Janë të pakontestueshme
Pika vendimtare
Të kushtetutës historike
Të dashurisë
-
Gëzuar!
Binçë, 4 tetor 2010
NGA FILIZAT E RI
Degë të reja dalin
Dhe lulëzojnë
Në të gjithë relievet e regjimit tonë
Atmosfera mbushet
Me aromë të këndshme dashurie
T’ëmbëla bëhen
Frytet shekullore të mbretërisë sonë
Dashuria bën ligjet
Gëzueshëm
Kënga e dashurisë jehon!
Binçë, 4 tetor 2010
MES FJALËVE T’ËMBËLA
Del një lule e bukur
E këndshme
Që kënaqë sytë tanë
Duke zbukuruar deri në pafundësi
Kopshtin e mrekullive të dashurisë
Aty është ngritur froni ynë
Dhe botës i ka dhënë kuptim dashurie
Aty rrjedh mjalti i bekuar
I regjimit tonë
...
Stubëll, 4 tetor 2010
MË BESO
O mbretëresha ime e dashur
Më beso
Këtu jam
Me ftesë speciale të historisë
Të jemi bashkë
Protagonistë të parë
Dhe drejtues
Të fronit të mrekullueshëm
Të dashurisë
Më beso o mbretëreshë
Dhe eja
Të fillojmë me aktin e parë
Nën vezullimat e kurorave mbretërore
Më beso o mbretëreshë
Dhe eja
Buzët e mia presin gojën tënde
Stubëll, 4 tetor 2010
NËN RREZET E MËNGJESIT
Lëshohemi krejtësisht
Në shtratin e përrallës së dashurisë
Jemi të rregullt
Me mbretëreshën e lume
Protagonistë të parë
Dhe aktorë në rolet kryesore
Të çdo shfaqjeje
Dhe të çdo akti
-
Gëzuar
Dhe përpara!
Stubëll, 4 tetor 2010