E diele, 14.04.2024, 05:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Kodet qe ligjeron Formula e Pagezimit

E merkure, 19.12.2007, 05:26 PM


Behar GJOKA

Dokumenti i pare i shkruar ne gjuhen shqipe eshte Formula e Pagezimit. Ky dokument eshte shkruar prej te quajturit Pal Engjulli. Deshmia shkrimore me e hershme gjendet ne nje qarkore priftenore te Kryepeshkopit te Durresit. Qarkorja eshte shkruar me 8 nentor 1462 ne nje tubim, kuvend priftenor te mbajtur, siç thone dokumentet qe gjenden ne arkiva, ne Kishen e Shen Trinise se Matit. Vete qarkorja priftenore, qe mban firmen dhe vulen e hartuesit, si tekst teresor eshte shkruar ne latinisht, eshte perfshire edhe dokumenti zyrtar - fetar, i mbiquajtur Formula e Pagezimit. Ne kete qarkore, qe lidhet dhe sugjeron realizimin e pagezimit, Formula mbart dhe shpreh vete thelbin ekzistencial te qenies njerezore dhe te besimit fetar. Permbledhja tregon se Formula ngerthen ne vetvete gjithe sipermarrjen e dobise fetare, por edhe te shenjimit gjuhesor. Shprehja e vetme shqipe, me germa latine, e nderfutur ne tekstin e qarkores, shkruar ne latinisht, thote: “Unte paghsonte premenit Atit et birit et spertit senit”, duke shenuar thelbin dhe vete ekzistencen e fese se krishtere, si trinitet pagezimor, si dhe menyren e kryerjes se ketij akti jo vetem nga prifti, por prej kujtdo i krishtere qofte, ne mungese te priftit. Fraza e qarkores, ne numerimin formal te ketij teksti, perbehet gjithsej nga nente fjale, por realisht, nese do te numerohet fjalia si lexim semantik dhe morfologjik-sintaksor, kemi te shkruar gjithsej njembedhjete fjale, nga te cilat shtate jane kryesore dhe kater jane lidheza dhe fjale mbeshtetese. Prej leximit semantik dhe morfologjiko-sintaksor te kesaj fraze, te shkurter dhe te thjeshte ne strukture, por te plote ne aspektin gjuhesor, buron qartesia e mendimit dhe veprimit per ta kryer pagezimin edhe ne rrethana specifike. Ne pamje te pare, kjo fraze e sherbeses se fese katolike, ne kuptimesi dhe shenjim, perfaqeson me teper se nje fjali te zakonshme, me shume se nje mesazh fetar. Fraza e qarkores, kuptimplote per aktin e pagezimit, permbledh dhe shpalos njerin prej veprimeve me themelore te shugurimit te besimit katolik. Megjithate, ne esencen e kumtit te qarte dhe te thjeshte, fraza e drejtperdrejte per te mbaruar sakte pagezimin kryen rolin e nje kodi, duke sanksionuar qartesisht nderkomunikimin me Krijuesin dhe qeniet njerezore edhe ne kushte te veshtira. Pikerisht, kjo fjali e zakonshme nga formesimi vjen si model dhe formulim i pagezimit te qenies njerezore, pra si perdorim i zakonshem i ritit fetar. Vjen si nje model i papritur i pagezimit, ne kushte te skajshme. Nga kodet dhe shenjat, qe ngerthen teksti i kesaj formule, qe permblidhet ne nje fjali me disa fjale, si shtyse dhe motivim, fryme dhe ngacmim, prekje dhe adresimi, shenje dhe veprim, mund te veçohen: A) - Gjurmet e pastra fetare, te cilat rrokin mbi vete thelbin e ketij akti, shugurues dhe shkrimor, te fese katolike dhe te gjuhes shqipe si shkrim dhe per pasoje deshmi e ekzistences se saj. Artikulimi i treshes kryesore te besimit kristian, pra i trinise ekzistenciale, qe perbehet prej Atit, Birit dhe Shpirtit te Shenjte, tregon shkallen me te larte te nivelit shugurues. Shenje e fetaritetit te kulluar eshte vete hartimi i formules, me kete formesim dhe strukture fjalie, si nevoje dhe dobi e qenies, si shtytje dhe norme, si fryme dhe akt i domosdoshem, rrezikuar nga ardhja e pushtuesit osman dhe prej synimeve te fqinjeve. Pra, Pal Engjulli, per realizimin e Formules se Pagezimit, si tekst dhe udherese, si shenje dhe urate, pati si ngacmim kryesor arsyet fetare, padyshim te bashkelidhura edhe me arsyet e tjera, po kaq madhore si ato kulturore, gjuhesore, atdhetare dhe historike. Kjo lidhet ngushtas edhe me detyren e larte qe mbante per kohen doravete Pal Engjulli, si Kryepeshkop i Durresit, çka e ben formulen vepruese per kohen dhe me gjere se kaq. Mbivendosja e shenjezimeve kryesore fetare, te kuptueshme dhe jetedhenese, per lartesine e detyres dhe te pergjegjesise se Imzot Pal Engjullit, nuk ka se si te zbehe pranine e gjurmeve te tjera te pranishme ne hapesiren qe posedon kjo fraze, por qe thellohet dhe pasurohet ne periudhen e Mesjetes se vone, sidomos me shenjat gjuhesore dhe letrare qe prodhoi formati i letersise se hershme, ku perndritet vepra e Buzukut, Matranges, Budit, Bardhit dhe Bogdanit. Prania e rrafsheve fetare, si nder shkaqet kryesore te shkrimit dhe shugurimit pagezimor, e atij kumti te pergjithshem, utilitar dhe jetelindes, frymues dhe veprues, qe percjellin fjalet e perzgjedhura, i jep Formules se Pagezimit nje permase tjeter, te nje komunikimi gjithnjerezor. Akti i shprishjes se normave apo i riformulimit te doktrinave fetare mbi pagezimin, si forma e vetme qe e lidh njeriun me Krijuesin per te patur nje jete te lumtur ne amshim, bart edhe kahjet reformuese te besimit katolik, si nje fakt qe anon nga mevetesia shpirterore, e cila do te kerkohet qartesisht ne dhjetorin e vitit 1622 prej Pjeter Budit, ne tubimin me disa nga prifterinjte shqiptare, ku vendoset qe ceremonite fetare ne kishat e vendit te kryheshin vetem prej prifterinjeve arbenore, çka pruni edhe zhdukjen e tij, aspak aksidentale ne valet e lumit Drin.
B) – Tregues te tjere, madje thelbesore te Formules se Pagezimit, jane edhe shenjat historike. Kjo fraze realizohet ne vjetin 1462, pra jemi nen harkun e qendreses se arbenoreve nen udheheqjen e Gjergj Kastriotit, te mbiquajturit Skenderbe. Ne kuptimin historik dhe dokumentar qendresa morale, si perpjekje per te penguar konvertimin fetar te synuar, por edhe si gjurme e shkrimit te gjuhes shqipe, i ka rrenjet pikerisht me 8 nentor te vitit 1462, pra ne kohen kur shkruhet Formula e Pagezimit. Jane keto ngjarje, te nje rendesie jetike per mbijetesen e gjenit shqiptar, qe perbejne sfondin dhe parakushtet e rrethanave historike, te cilat nxiten dhe mundesuan hartimin e formules, me rendesi jetike per fene katolike, per gjuhen shqipe, vetem te folur deri te ky moment, si dhe per banoret e ketyre trojeve te viseve perendimore te Gadishullit Ilirik. Sfondi historik i qendreses shqiptare, me beteja dhe rrethime te shumta, ne shek. XV, me hartimin e Formules se Pagezimit, zgjeron hapesirat ndikuese dhe frymemarrese, sepse ne te perfshihet natyrshem edhe rezistenca shpirterore, e cila formesohet realisht dhe institucionalisht nepermjet aktit shkrimor te Formules, qe ne ate trajte shkrimore mundeson rrugen e lidhjes me Zotin ne te gjitha rrethanat. Prania e tekstit te shkruar ne gjuhen shqipe, me teper se gjithçka tjeter konfirmon dhe verteton ekzistencen dhe mbijetesen e nje popullsie te hershme ne keto troje, madje me deshiren dhe aspiraten qe te ece krahazi me popujt e tjere te Europes, madje duke sakrifikuar per t’i mbrojtur ata. Rrenimi i trojeve arbenore, sidomos i trevave te qendreses se paepur ndaj osmaneve, ku padyshim bente pjese edhe krahina e Matit, te perfshira ne luften heroike, kishte sjelle shkaterrime te medha ne ekonomi, veçanerisht ne prodhimin blegtoral dhe bujqesor, ne zejtari dhe tregti. Mjerimi, ardhur prej sulmeve te panderprera te pushtuesit, ishte ca me i dukshem ne jeten shpirterore. Per shkak te luftes se tejzgjatur, rreth 25-vjeçare, pra nje perplasje me e gjate se Lufta e Trojes. Pra, dokumentimi i Formules se Pagezimit shenon rrekjen e pare serioze, por te mveshur gjithashtu me ngjyrat zyrtare te hierarkise fetare se shqiptaret e shek.XV, perpos qendreses luftarake, kryen edhe akte te ekzistences se vet ne lemin e kultures shpirterore dhe ne mbrojtje te krishterimit, çka kuptimesohet dhe merr udhe me shkrimin e kesaj urate pagezimore ne gjuhen shqipe. Pjese e kundervenies se hapur ndaj nderrimit fetar, kryer nga vete prelatet shqiptare, ndonese ngjet me vone, eshte edhe pohimi i Budit, mbas rreth 160 vjetesh, ne letren derguar kardinal Gocadinos, me 15 shtator 1621, shkruar ne italisht, ku pasi behet pershkrimi i mjedisit shqiptar, sidomos i gatishmerise luftarake te te gjitha krahinave, si dhe kerkeses per perkrahje nga europianet, nder te tjera nenvizohet: ”…rreziku me i madh do te vije nga muhametizma dhe skizma”, pra si konvertim i dyfishte i banoreve te ketyre trojeve, ne myslimane dhe ortodokse. Zulma e nderrimit fetar ne keto dy forma, kryer me perdhune, ka ndjekur nje linje te pashkeputur ne te gjithe historine ekzistenciale te kombit shqiptar, qysh me motin e madh te Kastriotit. Midis qendrimit te shprehur prej Pal Engjullit, ne vitin 1462, te Formula e Pagezimit dhe atij te Pjeter Budit, ne letren e vitit 1621, per kardinal Gocadinon, ka lidhje formale dhe logjike. Tipari qe i nderlidh formulen me letren lidhet me qendrimin e shpallur te te dy autoreve ndaj konvertimit fetar. Megjithate, ndermjet ketyre dy fakteve te kundershtimit te nderrimit te fese, te cilat ngerthejne edhe historine ekzistenciale te besimit katolik, gjuhes shqipe e po ashtu te vete arbenoreve te asaj kohe, te shqiptareve te sotem, si dokumentim i shkruar, ka edhe disa dallime thelbesore. Se pari, Pal Engjulli, bashkepunetori i ngushte i Skenderbeut, ne tekstin latinisht te qarkores, por dhe veçanerisht me aktin e shkrimit ne gjuhen shqipe te Formules se Pagezimit, kerkon qe t’i vihet fre konvertimit fetar te arbenoreve nga besimi katolik ne ate mysliman. Se dyti, Pjeter Budi, kjo shembelltyre e qyteterimit shqiptar, ne fillesat e deshmimit te tij ne letren per kardinal Gocadinon, kundershton me force konvertimin fetar si nderrim i fese katolike ne fene myslimane dhe ne ate ortodokse, madje duke i veshtruar ato ne nivelin e nje rreziku te barabarte dhe te dyfishuar. Se treti, akti i Pal Engjullit, Kryepeshkopit diturak dhe atdhetar, e ka fare te paster sfondin historik dhe fetar qe lidhet ngushtas me kohen e Skenderbeut, nga ana tjeter letra e Budit, krijuesit dhe politikanit atdhetar, shenon nje shqetesim madhor per fatin e kombesise arbenore ne rrethana te tjera dhe me te veshtira per mbijetesen e fares se shqiptareve. Dalja e Budit, njekohshem kunder te dyja menyrave te konvertimit fetar, tregon se gjeni arbenor, asaj nderkohje, i gjendur ne shtypjen e muhametizmes dhe ortodoksise, ishte ne buze te gremines per te marre rrokullimen e shfarosjes. C)-Formula e Pagezimit, hartuar me 8 nentor te vjetit 1462, ne Kishen e Shen Trinise{Sh’Trenidate, siç shqiptohet edhe sot}, ne Dazgjan, ne Mat, prej Imzot Pal Engjullit, Kryepeshkop i Durresit, keshilltar i Skenderbeut, bart edhe vlera dhe deshmi gjuhesore te vyera. Vleresia gjuhesore e ketij dokumenti, te hershem dhe te zbuluar gjer tani, perpara se gjithash lidhet me faktin se gjuha shqipe, perveçse gjuhe e folur, sherben edhe si gjuhe e liturgjise, madje si gjuhe e nderkomunikimit te shkruar midis shqiptareve. Kisha ne ate periudhe, por edhe me vone, nuk ishte thjesht dhe vetem institucion i besimit, por ajo ngerthente brenda vetes edhe shenjat e institucionit te arsimimit dhe pandarazi me te edhe ate te kultures dhe artit te fjales. Kjo fraze, e thjeshte dhe kuptimplote, zbulon mundesite dhe atributet e gjuhes shqipe, tashme si gjuhe e shkruar, pra si gjuhe e besimit dhe e kultures.

(Botuar me shkurtime nga kumtesa e autorit, mbajtur ne simpoziumin shkencor te pervjetorit te Formules se Pagezimit)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora