E diele, 06.10.2024, 11:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Skualifikime te “papritura” ne Festivalin e 46-te

E hene, 17.12.2007, 11:04 PM


Nga Anisa Ymeri

Rovena Dilo eshte perjashtuar nga nata e trete e Festivalit te 46-te te Kenges ne RTSH. Kengetarja e njohur e ka cilesuar “absurd” kete vendim te jurise se festivalit, qe nuk i ka krijuar mundeisne te performoje mes finalisteve. Paraditja e djeshme shenoi edhe shpalljen e emrave te 17 finalisteve te festivalit, duke lene jashte gares edhe emra te medhenj te skenes shqiptare te kenges. Me shume buje pati skualifikimi i Rovena Dilos, duke e lene kengen e saj jashte zones se cmimeve.

Kengetarja Dilo ka reaguar menjehere pasi mesoi verdiktin e jurise per kengen e saj, duke u shprehur per “Koha Jone”, se eshte absurd ky skualifikim i kenges nga gara. Per rrjedhoje Dilo nuk interpretoi ne naten finale kengen e saj “Perjetesisht”, me muzike te Armend Rexhepagiq, vargje te Aida Barakut dhe orkestrim te Darko Dimitrov.

Festivali i ketij viti eshte shoqeruar me akuza dhe debate, ndersa juria ka deklaruar se ka qene transparente, duke u perpjekur te vere ne vend nderin e saj per thashethemet qe qarkullojne se cmimi i pare eshte i vendosur me kohe. Paraditen e dites se djeshme, teksa u shpallen edhe finalistet e festivalit, qe u ngjiten ne skene mbreme, organizatoret dhe juria kane preferuar te shperndajne tymnajen, qe eshte hedhur mbi ta keto dite. Pas sqarimit te incidentit te largimit te nje kengetari nga gara, ka pasur edhe shpjegime per kenget, qe u zgjodhen te vijojne garen, duke hyre ne finale.

Pergjate konferences se djeshme, njekohesisht me shpalljen e emrave te finalisteve, kompozitori Gjergj Leka, anetar i jurise, ka mbajtur qendrim per “kercenimet” qe i jane bere jurise. Duke mos lejuar ne kete menyre te hidhet balte mbi emrat e tyre. U pohua hapur se Agim Krajka ka marre “kercenime” per te futur ne finale kenge konkurruese te festivalit, se ne te kundert do e paguante.

E pas ketyre, mund te thuhet pa dyshim qe ky eshte festivali me i debatuar ne RTSH. Pasi akuzat e kunderakuzat u bene edhe pjese e publikut, duke u pohuar edhe neper konferenca shtypi.

Ja mesazhet e Bleros

Organizatoret ne fillim preferuan te heshtin kunder asaj cka nje nder kengetaret qe pritej te shfaqej ne skenen e festivalit. Se paku, derisa te perfundonte edhe finalja. Por rremuja e krijuar nuk i lejoi dhe paraditen e djeshme, drejtori Artistik i Festivalit, kompozitori Edmond Zhulali, beri publik mesazhet qe Blero ka derguar. Thelbi i tij eshte ky, shkruar edhe ne dialekt: “Mondi! I thua drejtorit, se nese nuk me garantoni cmimin e pare sot, atehere une do terhiqem nga festivali”. Ky mesazh telefonik eshte i nenshkruar pikerisht nga ai kengetar, qe hidhte akuza se cmimi i pare i festivalit eshte i shitur nga juria.

Kengetaret qe mbeten jashte finales:

Rovena Dilo
Saimir Cili
Vesa Luma
Arber Arapi
M.Frroku & A.Cuedari
Besiana Mehmeti
Voltan Prodani
Ardit Fejzo
Evans Rama
Blerina Shalari
Ada Gurra
Adela Bezhani

Finalistet e edicionit te 46-te

1. Samanta Karavello me “Pse humbi dashuria”
2.“Produkt 28” me “30 sekonda”
3. Eneida Tarifa me “E para leter”
4. Mariza Ikonomi me “Mall i tretur”
5. M.Konci & R.Makashi me “Nen nje qiell”
6. F.Krelani dhe D.Disha me “Jeta kerkon dashuri”
7. Manjola Nallbani me “Kjo bote merr fryme nga dashuria”
8. “Kthjellu” me “Dhoma”
9. Kozma Dushi me “Tatuazh ne kujtese”
10. Devis Xherahu me “Endacaku”
11. Teuta Kurti me “Qyteti i dashurise”
12. Greta Koci me “Naten te kerkoja”
13.Juliana Pasha / Endri Sina / Sajmir Braho / Endri Sina / Qielli i ri
14.Agim Poshka me “Kujt i them te dua?”
15.Jonida Maliqi me “S’ka fajtor ne dashuri”
16.Olta Boka me “Zemren e lame peng”
17.Rosela Gjylbegu me “Po lind nje yll”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora