Mendime
Hilmi Saraçi: A do të vazhdojë LDK-ja të jetë trashëgimtare e platformës politike dhe kombëtare e presidentit dr. Ibrahim Rugova (?)
E shtune, 09.10.2010, 07:58 PM
A do të vazhdojë LDK-ja të jetë trashëgimtare e platformës politike dhe kombëtare e presidentit dr. Ibrahim Rugova (?)
Nga Hilmi Saraçi
Pas ndryshimeve të fundit demokratike, sidomos pas dorëheqjes se Sejdiut nga posti i presidentit të Kosovës kanë filluar nëpër subjekte politike angazhimet dhe aktivitetet (e hershme) zgjedhore ,sidomos në LDK dhe të shënojnë zhvillimet nëpër degët në teren, sidomos në kryeqytet, në veçanti dallohet në këto ditë dega e tretë (LDK) “Presidenti Rugova “, në Prishtinë e udhëhequr nga Agim Krasniqi , kryetar dhe aktivistë të kësaj dege , të të gjitha niveleve, të cilët kanë filluar takimet me antarësinë e gjerë në këtë degë , për të shpieguar platformën programore me qellim që qytetarët të binden se LDK-ja vazhdon të jetë trashëgimtare autentike e platformës politike e kombëtare e presidentit historik të Kosovës ,Dr. Ibrahim Rugova edhe pas dorëheqjes se Fatmir Sejdiut nga presidenti i Kosovës.
Pse Ali Lajçi kërkon dorheqjen e Sejdiut edhe nga udhëheqja e LDK-së(?)
Mirëpo intensifikimi i zgjedhjeve pas këtyre ndryshimeve , brenda LDK-së po rrit gradualisht edhe tensionet ndërmjet mbështetësve të dy kandidatëve kryesor për lider të partisë. Bujar Bukoshi në këtë drejtim si kandidat për kryetar të LDK-së ka filluar fushatën zgjedhore i përkrahur nga Ukë Rugova (biri i dr. Ibrahim Rugovës) dhe Astrit Haraqia duke kritikuar qysh në start Fatmir Sejdiun për qendrimet dhe moszbatimin e kushtwtutws, për humbjen e imazhit dhe autoritetit të LDK-së si parti më e madhe e cila për shkak të lwshimeve dhe ambicjeve karieriste të disa antarëve të kryesisë ka humbur antarësinë “. Me këtë rast në mbledhjen e kryesisë së LDK-së të mbajtur nën udhëheqjen e Fatmir Sejdiut, është shqyrëtuar procesi i deritanishëm zgjedhor, pas të cilit është ripërseritur kërkesa e një antari të saj, Ali Lajçit për dorëheqjen e Sejdiut nga udhëheqja e LDK-së. Mendoj se Ali Lajçi prej kohesh nuk ishte i knaqur me zhvillimet në LDK. Ai si duket ka dëshiruar që në kryesinë e partisë ku është antar i saj të degjohet dhe të respektohet fjala e tij, prandaj disa herë ka dalë me disa deklarata ,sidomos pas “ kuvendit të ashtuquajtur të karrikave” duke e fajsuar për këto Fatmir Sejdiun dhe disa bashkpunëtorë të afërtë të tij…
Ndonse në këtë fazë në LDK janë vetëm dy kandidatë për kryetar, z. Bujar Bukoshi dhe kryetari i deritashëm Fatmir Sejdiu,nga kryesia e LDK-së thonë se pavarësisht kriterëve deshirojnë që Kuvendi zgjedhor të marrë një kahe të zhvillimit shumë demokratik. Disa nga kryesia në këtë rast kanw shqyrëtuar mundësin e zgjedhjes së kandidatit për kryetar me vota të hapura.Mirëpo në këtë fushë do të ketë akoma kohë të zhvillimit të konsultimeve , derisa fjalën përfundimtare duhet ta japë vet Kuvendi i partisë për ecurin e zgjedhjeve dhe për masat që duhet të ndërmirren në zhvillimin dhe përmirësimin e gjendjes…
Ish presidenti Sejdiu me këtë rast ende nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për rizgjedhje në postin e kryetarit të LDK-së dhe nuk është lëshuar në disa deklarata fyese të Bujar Bukoshit. Mendoj se fjalori i Bukoshit në këto momente është i ngutshwm dhe nuk i shkon për nderë si kandidat i mundshëm për kryetar i LDK-së…
Disa nga përfaqësuesit e partive të “vogla” politike thonë se zbatimi i pragut zgjedhor prej 5 për qind ka dëshmuar qartë rënjën e cilësisë dhe të vëllimit të punës në Kuvendin e Kosovës. . Drejtuesit e partive politike që nuk kanë mundur të jenë pjesë e Kuvendit të
Kosovës në zgjedhjet e kaluara , përveç ndryshimeve të mundëshme të ligjit për zgjedhje , kërkojnë edhe ulëjen e pragut të zgjedhjeve në më pak se 5 për qind..
Qytetarët pavarësisht se kur do të mbahen zgjedhjet, ata duhet t’ia japin votën atij që konsiderojnë se është më i mirë .
Respektimi i kushtetutës, ligjeve dhe rregullave është themel mbi të cilin mund të ndërtohet shteti ligjor i Kosovës
Rregulla për regjistrimin dhe veprimin e partive politike ka rëndësi të madhe në zhvillimin e demokracisë së brendshme të subjekteve politike në Kosovë , prandaj respektimi i saj është obligim i të gjitha partive politike në Kosovë . Në këtë fushë respektimi i kushtetutës , ligjeve dhe rregullave është themel mbi të cilin mund të ndërtohet shteti ligjor i Kosovës”. Partitë opozitare (AAK) kanë kundërshtuar për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në pikë të dimrit. Ndërsa AKR-ja ka përkrah dhe propozuar se do të këmbëngulin që kësaj radhe të kërkojnë me vendosshmëri që kamerat të jenë të pranishme gjatë procesit zgjedhor.Mendoj se kjo është e arsyeshme dhe pranueshme , pasi jemi dëshmitar i shumë parregullsive gjatë zgjedhjeve në të kaluarën…
Jakup Krasniqi së pari do të duhej të japë dorëheqje nga sekretari i partisë (PDK-së) dhe të ushtrojë detyrën e presidentit, sepse nuk janë pak gjashtë muaj, nuk është edhe problemi i këtyre gjashtë muajve , por problemi është të mos shkaktojë krizë kushtetuese dhe politike brenda shtetit. Ky është problemi më i madh se sa ai i partisë sepse partinë mund ta zëvëndësojë kushdo, mendojne ekspertë dhe analistë. Është e drejtë e tij për të përfituar në këtë drejtim sepse e di që derisa të vijë përgjigjëja nga Gjykata Kushtetuese vjen koha deri të zgjedhjet e reja dhe në një mënyrë të dalë politikisht korrekt në këtë drejtim. Krasniqi nuk është jurist edhe pse mund ta dijë se po bëhët shkelje . Në rast se gjykata vendos se Krasniqi ka bërë shkelje të kushtetutës, atëherë ai do të largohet nga u.d. së presidentit dhe në vend do të krijonim krizë institucionale...
A duhet KQZ-ja të certifikojë partitë që nuk i kanë mbajtur zgjedhjet brenda tre vjetëve (?)
Drejtues të partive opozitare, sidomos AAK-ja, përveç që kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen në pranverën e vitit që vjen, ata po ashtu i kanë drejtuar një letër kryetarës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , Valdete Daka dhe ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ku kërkojnë që partive , të cilat nuk i kanë respektuar ligjet për zgjedhje , automatikisht t’u pamundësohet pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme . Në këtë fushë eksperti i drejtësisë, Zahit Xhemali ka thënë se “KQZ-ja nuk duhet të certifikojë asnjë parti që ka kaluar tre vjet pa i mbajtur zgjedhjet e brendshme “, Prandaj KQZ-ja nuk duhet ta certifikojë asnjë parti që nuk ka mbajtur zgjedhjet, sepse nese e certifikon ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Është shkelje ligjore . Nese një parti nuk e mban brenda tre vjetëve kuvendin, atëherë rrezikon që të mos certifikohen për zgjedhje që do të mbahen…
Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike në Kosovë është interes jetik i të gjithë qytetarëve në Kosovë , në këtë kontekst e shohim të udhës të nënvizojmë obligimin e të gjitha partive politike në Kosovë që të respektojnë ligjin dhe rregullat në fuqi, sidomos rregullën 01 2008 të KQZ-së për regjistrimin e partive politike veçmas Nenin 13 të kësaj rregullorje që definon detyrimet e të gjitha partive politike .
Sipas burimeve të dy partive në pushtet të cilat edhe pse paraqiten në opinion si parti me marrëdhënje të ftohura megjithatë duket se po akordohen për zgjedhjet dhe marrëveshtjet paszgjedhore , gjithnjë e më shumë flasin vetem për janarin si muaj të zgjedhjeve …
Më në fund në veri vërehen forca të shtuara të sigurisë
Njëmbëdhjetë vjet në veri të Kosovës administrata e Kombëve të Bashkuara për shkaqe politike ka mbyllur sytë dhe ka lënë të qetë grupet paramilitare dhe kriminale të operojnë në këtë pjesë të vendit. Ata deri me sot kanë bërë çka kanë dashur, pa përfillur ligjin dhe kushtetutën e Kosovës, prandaj në këtë pjesë të vendit ende egziston kaosi. Atje (në veri të Kosovës) trafikohet gjithçka – droga , prostitutat, zhvillohet kontrabanda dhe krimi i organizuar, ku në këtë fushë thuhet se përveç serbëvë janë të përfshirë edhe disa shqiptarë . Prandaj më në fund si duket në këtë pjesë të vendit vërehen forca të shtuara të sigurisë dhe patrollime të përbashkëta të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të Policisë së EULX-it , që është rezultat i paralajmërimeve të krerëve të strukturave të sigurisë së Kosovës për planin e ngritjes së nivelit të sigurisë në rajon me theks të veçantë në veri të Kosovës .Fal kësaj iniciative kohë më parë ka filluar edhe arrestimi i disa kriminelëve dhe kontrabandistëvev, të cilët me vite të tera kanë ushtruar veprimtarinë e tyre kriminele dhe kundrabandeske pa ndonjë pengesë të veçantë …