Kulturë
Julia Gjika: Ajo është në udhëtim
E hene, 21.06.2010, 08:58 PM
AJO ESHTE NE UDHETIM
 

 Neda Agha-Soltan 23/01/1982 – 20/06/2009 
 NEDES, VAJZES IRANIANE, endrres se saj per LIRI
Nëpër rrugët e Teheranit,
me shallin tënd të përgjakur,
vrapon një djalosh.
Mermë edhe mua të vrapojmë sëbashku,
me buzëqeshjen e Nedës,
me sytë e saj të shikojmë hapësirën,
me zërin e saj t’i flasim botës,
Më mer edhe mua djalosh!
Ai vrapon dhe pyet:
Përse të qëlluan Neda?
C’farë përfitoi vrasësi nga ty?
Nëpër rrugët e Teheranit,
vrapon një djalosh,
me shallin tënd të përgjakur.
Ndalet tek dera ku një nënë,
cdo mesdite kthen kokën,
prêt të shikojë një shenjë,
prêt të dëgjojë zilen,
prêt  Nedën të hyjë.
Zëri i ëmbël të pyesë:
“C’farë kemi për drekë mama?”
Nëpër rrugët e Teheranit,
djaloshi vrapon,
me një dëshmi.
U bë e saj  mbretëria e Lirisë.
Ajo e dinte,
se duart dhe krahët që zgjati drejt qiellit,
e prekën yllin  e Shpresës
Ajo është njësoj, nuk ka vdekur
Ajo është në udhetim.
Julia Gjika
Qershor 21, 2010

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










