Mendime
Detyra jonë sipas Phd. Përparim Demi
E diele, 14.03.2010, 09:42 PM
Duke lexuar nje shkrim te Ahmet Qeriqit per fene, kuptova se nuk mund te shtoj asgje. Idete jane komplete, te shprehura qarte dhe pa devijime e shmangje anashkaluese. Ne te ngrihet çeshtja kombetare si epiqendra e problematikes sone historike por dhe bashkekohore, aktuale dhe akute. Eshte nje e vertete qe e kam thene perhere, shqiptarizmi nuk eshte ultra nacionalizem, perkundrazi eshte nje levizje per te mbijetuar si komb, si kulture, si gjuhe. Vaso Pasha i pare ne kete distance kohe, ngrihet si nje monument kombetar i perjetshem, si nje kulm i luftes tone per liri dhe emancipim. Tragjedia e kombit tone eshte pare ne prizmin e brendshem, te qendrimit  ndaj vetes tone, ndaj kombit tone dhe ndaj vendit tone. Akuzat per qendrimet shoveniste te fqinjeve tane apo te fuqive te medha, nuk perdoren si shfajsime qaramane per te justifikuar tradhetine, anarkine apo makuterine e disa drejtuesve tane, te cilet e kane lene me nje ane çeshtjen kombetare ne favor te konjuktures politike ne interes te grupit ose te individit. Nje fjale e urte popullore thote se "nuk ben dot stan me lepuj", se kercejne sa me nje ane ne tjetren.Sot ne konjukturen e krijuar, temat e shkuara jane rihapur ne menyre agresive ndaj kultures dhe vendit tone. Ne aspektin politik nderkombetar, ne jemi gjithmone mbrapa dhe i marrim vesh gjerat pasi ndodhin. Kjo per arsye prapaskenave qe zhvillohen, nderkohe qe dhe qeveritaret tane nuk jane transparent ne aktivitetin e tyre dhe nuk u pelqen te jene nen vezhgimin e opinionit publik. Siç kemi folur dhe here tjeter, ceshtja e Kosoves eshte me shume merite e interesave gjeopolitike te Amerikes ne zonen e Ballkanit qe koicidoi me interesat tona, nderkohe qe Europa eshte me e rezervuar pamvarsisht qe ka pranuar (me hir apo me pahir) qendrimin amerikan. Ideja e integrimit Europian eshte nje çeshtje qe ne nuk mund ti shmangemi, por e rendesishme eshte te prezantohemi si duhet dhe te mos pranojme poziten e nje sherbyesi ndaj interesave te vendeve te tjera. Perkundrazi te perqendrohemi ne çdo moment dhe ne çdo qendrim marrje,  ne favor te çeshtjes sone kombetare. T’u bejme te qarte se jemi te vendosur per mbrojtjen e identitetit kombetar dhe se nuk behemi "lecke" per te fshire kepucet e te tjereve.
Kjo politike kerkon pregatitje serioze, informim te vazhdueshem, pune vetmohuese, kulture ne marrdhenjet nderkombetare dhe "nuhatje" te holle per te zbuluar çdo qellim te fsheht qe mund te kene qarqe te ndryshme ne dem te kombit tone. "Lufta" qe behet sot ne aspektin e te vertetes historike dhe te gjuhes, eshte nje shprehje e qarte e mprehjes se problemeve te akumuluara ne kohe, ku "pseudo/shkencetaret" kane hedhur vazhdimisht aq teper te paverteta sa eshte krijuar nje konfuzion i madh lidhur me gjenezat dhe kulturat Ballkanike. Une jam i sigurte se e verteta do dali dikur ne shesh, s'mund te fshihet ne pafundesi, por ne duhet te japim kontributin tone ne kete aspekt, te mos kthehemi ne sehirxhinje te punes qe bejne studiues te ndryshem te huaj, qe nga Amerika e Turqia, e deri ne Iran, Izrael dhe Beograd. Kjo gje kerkon pune, kerkon sakrifica personale dhe kolektive nga sejcili prej nesh.
Vaso Pasha ka qene dhe mbetet ne vazhdim i gjalle, lider i luftes sone per emancipimin kombetar. Figurat tona kombetare te sotme si Kadareja, Rugova, etj. duhet te shtohen dhe te mbrohen me çdo kusht nga çdo pseudoautor dashakeqas qe mundohen me menyra te ndryshme te denigrojne kombin tone, duke hedhur idera te "helmuara" . Fatkeqesisht kemi dhe renegate, te cilet e kane shitur lekuren dhe nuk kane me dinjitet kombetar. Nje pjes e tyre mundohen te afirmohen personalisht ne kuriz te çeshtjes sone kombetare dhe ne dem te saj, duke pasur mbeshtetjen "morale" dhe financiare te qarqeve shoviniste antikombetare. Eshte detyra jone ti demaskojme dhe tu tregojme mbare botes fytyren e tyre te vertete si dhe te çmontojme "pseudovlerat" qe ata mundohen te na ofrojne. 
Detyra jone:
Mbi te gjitha, del si detyre urgjente te kultivojme ndjenjen kombetare ne gjeneratat e reja. Reziku i shkombetarizimit tek brezi i ri eshte shume i madh dhe aktual. Eshte nje fenomen i perditshem qe favorizohet shume nga situata socio-politike-ekonomike e Shqiperise por dhe nga emigracioni masiv qe ne kemi ne kete periudhe. Ketu behet pergjegjes çdo prind, çdo mesues, çdo politikan, te cilet s'duhet te harojne tu mesojne brezit te ri fjalet e arta te Vaso Pashes.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Sadbere Karimani: „Ballkani“ dhe „Klani“
						Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar - Programi
						Vera Dushi: Në përkrahje të demonstratës shqiptare të Kërçovës kundër kolonizimit sllav
						Fehmi Ramadani : Emocionet e Metës dhe vallja për Luginën!?
						Gani Qarri: Kjo, temë-tabu te shqiptarët
						Emin Azemi: A duhet ta shpallim Christoph Heinzle, kampion i të pavërtetave për kompaninë Ecolog
						Halit Bogaj: Kushner në Graçanicë
						Hilmi Saraçi: Vendim i ngutshëm dhe i dëmshëm për pensionistët e Kosovës
						Ilir Dardani: Pse e dua dhe e vleresoj Kadri Manin?
						Ilmi Veliu: Njeriu i madh Dom Anton Kçira
						Kalosh Çeliku: Kur katundi digjet e plaka krihet
						Bardhyl Mahmuti: Federalizimi – kërcënim politik apo perspektivë reale për Maqedoninë? ..
						Ekrem Bardha: Të mos keqkuptojmë fjalët e Dom Anton Kçirës
						Bajrush Behrami: Shteti i idealeve të korruptuara
						Agon Maliqi: Homazh për moralin e Kryeministrit Zero
						Halit Bogaj: Kufiri shqiptaro shqiptar
						Adnan Abrashi: Violina e Nasradin Hoxhës
						Beqir Sina: Urrejtja e Erion Veliajt kundër kombit shqiptar
						Neki Lulaj: Kush do ta luftojë korrupsionin në Kosovë
						Agim Vuniqi: Miqësia shqiptaro-amerikane është ikonike
					
				








