Sot ne konjukturen e krijuar, temat e shkuara jane rihapur ne menyre agresive ndaj kultures dhe vendit tone. Ne aspektin politik nderkombetar, ne jemi gjithmone mbrapa dhe i marrim vesh gjerat pasi ndodhin. Kjo per arsye prapaskenave qe zhvillohen, nderkohe qe dhe qeveritaret tane nuk jane transparent ne aktivitetin e tyre dhe nuk u pelqen te jene nen vezhgimin e opinionit publik. Siç kemi folur dhe here tjeter, ceshtja e Kosoves eshte me shume merite e interesave gjeopolitike te Amerikes ne zonen e Ballkanit qe koicidoi me interesat tona, nderkohe qe Europa eshte me e rezervuar pamvarsisht qe ka pranuar (me hir apo me pahir) qendrimin amerikan. Ideja e integrimit Europian eshte nje çeshtje qe ne nuk mund ti shmangemi, por e rendesishme eshte te prezantohemi si duhet dhe te mos pranojme poziten e nje sherbyesi ndaj interesave te vendeve te tjera. Perkundrazi te perqendrohemi ne çdo moment dhe ne çdo qendrim marrje, ne favor te çeshtjes sone kombetare. T’u bejme te qarte se jemi te vendosur per mbrojtjen e identitetit kombetar dhe se nuk behemi "lecke" per te fshire kepucet e te tjereve.
Kjo politike kerkon pregatitje serioze, informim te vazhdueshem, pune vetmohuese, kulture ne marrdhenjet nderkombetare dhe "nuhatje" te holle per te zbuluar çdo qellim te fsheht qe mund te kene qarqe te ndryshme ne dem te kombit tone. "Lufta" qe behet sot ne aspektin e te vertetes historike dhe te gjuhes, eshte nje shprehje e qarte e mprehjes se problemeve te akumuluara ne kohe, ku "pseudo/shkencetaret" kane hedhur vazhdimisht aq teper te paverteta sa eshte krijuar nje konfuzion i madh lidhur me gjenezat dhe kulturat Ballkanike. Une jam i sigurte se e verteta do dali dikur ne shesh, s'mund te fshihet ne pafundesi, por ne duhet te japim kontributin tone ne kete aspekt, te mos kthehemi ne sehirxhinje te punes qe bejne studiues te ndryshem te huaj, qe nga Amerika e Turqia, e deri ne Iran, Izrael dhe Beograd. Kjo gje kerkon pune, kerkon sakrifica personale dhe kolektive nga sejcili prej nesh.
Vaso Pasha ka qene dhe mbetet ne vazhdim i gjalle, lider i luftes sone per emancipimin kombetar. Figurat tona kombetare te sotme si Kadareja, Rugova, etj. duhet te shtohen dhe te mbrohen me çdo kusht nga çdo pseudoautor dashakeqas qe mundohen me menyra te ndryshme te denigrojne kombin tone, duke hedhur idera te "helmuara" . Fatkeqesisht kemi dhe renegate, te cilet e kane shitur lekuren dhe nuk kane me dinjitet kombetar. Nje pjes e tyre mundohen te afirmohen personalisht ne kuriz te çeshtjes sone kombetare dhe ne dem te saj, duke pasur mbeshtetjen "morale" dhe financiare te qarqeve shoviniste antikombetare. Eshte detyra jone ti demaskojme dhe tu tregojme mbare botes fytyren e tyre te vertete si dhe te çmontojme "pseudovlerat" qe ata mundohen te na ofrojne.
Detyra jone:
Mbi te gjitha, del si detyre urgjente te kultivojme ndjenjen kombetare ne gjeneratat e reja. Reziku i shkombetarizimit tek brezi i ri eshte shume i madh dhe aktual. Eshte nje fenomen i perditshem qe favorizohet shume nga situata socio-politike-ekonomike e Shqiperise por dhe nga emigracioni masiv qe ne kemi ne kete periudhe. Ketu behet pergjegjes çdo prind, çdo mesues, çdo politikan, te cilet s'duhet te harojne tu mesojne brezit te ri fjalet e arta te Vaso Pashes.