Kulturë
Mexhid Yvejsi: Kosovës i falët një diell...
E premte, 05.03.2010, 09:56 PM
 Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Mexhid YVEJSI, GjakovëKOSOVËS I FALËT NJË DIELL...
(Jasharajve të Prekazit, Drenicë) 
Zotin e Madh 
Udhën e Tij 
Nuk e braktisët, 
As kur të ftohtët 
Pushtonte hapësirën, 
As kur zjarri 
Ishte fikur, 
As kur sëmundja 
Përhapej ngado, 
As kur natës 
Nuk i shihej fundi, 
As kur këmbët, duart, 
E ngrira s’lëviznin, 
As kur shpata 
Vringëllonte fuqishëm 
Mbi qafën e kërrusur, 
As kur Evropës së Bashkuar 
Që me gjumë na kish bekuar, 
Ia prishët gjumin, 
As kur Kombet e Bashkuara 
Mbetën pa gjumë, 
As kur u bëtë 
Hi e shkrumb, 
Zotin nuk e braktisët
Për t’i falur 
Kosovës një Diell...
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Zef Mulaj: Nën hijen e një muzgu
						Luan Çipi: Gëzuar datëlindjen, Naum Priftit
						Mazllum Saneja: Poezi nga Visar Zhiti dhe piktura nga Jan M. Stuchly
						Arsim Halili: Agimi i fundit
						Albert Zholi: Flet gazetarja e rtsh dhe publicistja Arjana Qatipi
						Përparim Hysi: Mbresa... të "vjetëra dhe të reja"
						Argita Berisha: Martesa ime në xhami, me fustan të gjatë e shall në kokë
						Louis Benloew: Shqiptarët, kombi më i vjetër i kontinentit
						Albert Vataj: Pa qiell kjo apoteozë politike
						Demir Krasniqi: Dy hitet më të mëdha të muzikës ''tallava'' në Kosovë
						Kalosh Çeliku: Rrufeja nuk shti në ferra
						Sokol Demaku: Bisedë me Hafije Zogaj, mjeke e mjekësisë familjare në Islandë
						Riza Haxhiu: Atëherë kur populli im kërkonte liri
						Ekrem Ajruli: Imamhajduti
						Sami Islami: Poezia e dhembjes krenare dhe e mallit për atdhe
						Neki Lulaj: Që ta kujtojmë krenarinë
						Pilo Zyba: Epigrame
						Hajdin Morina: Ndoc Gjetja - Emër ndër më të njohurit e letersisë shqiptare
						Nuhi Veselaj: Drejt standardizimit të gjuhës shqipe (I)
						Demir Krasniqi: Kënga jonë dikur dhe sot
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










