Shtesë » Lajme
Che Guevara, posteri qe e ktheu ne ikone
E shtune, 20.10.2007, 04:07 PM
Kuba dhe gjith? revolucionar?t e bot?s kujtojn? komandantin 40 vjet pas vdekjes
Kuba dhe kushdo ne bote qe ka perqafuar ideterevolucionare te argjentinasit simbol te komunizmit, e di mire se saktesisht me 8 tetor te 40 viteve me pare Ee Gevara u ekzekutua pas arrestimit ne Bolivi. Fidel Kastro, njeriu qe gjate viteve me te zjarrta te revolucionit kubanez i ndenji me prane se kushdo tjeter dhe i detyrohet shume per kontributin e dhene gjate betejave e me pas ne kohe paqeje, ishte shume i semure per ta nderuar personalisht ne mauzoleumin ku prehen eshtrat e heroit qe nga viti 1997 (pas zhvarrosjes nga Bolivia ku kishin qendruar deri ne ate kohe). Kastro e kujtoi pervjetorin e vdekjes se heroit permes nje artikulli te gjate, i cili u lexua ne publik gjate evenimentit per nderimin e komandantit revolucionar. "Po ndalem nje dite gjate luftes sime te panderprere, per te perkulur koken me nderim perpara luftetarit te jashtezakonshem qe ra 40 vjet me pare" shkruante Kastro ne artikull. Historia e mitit te Ee Gevares nis 40 vjet me pare, kur guerilasi me origjine argjentinase u vra ne Bolivi, teksa luftonte per te eksportuar revolucionin ne vendet e tjera te Amerikes Latine. Prej muajsh, trupat me te cilat Gevara mendonte te ndizte shkendijat e revolucionit ne Bolivi ishin vene ne shenjester te autoriteteve te vendit, te cilat mbeshteteshin edhe nga CIA amerikane. Me 31 gusht te vitit 1967, revolucionarit i kishin mbetur me vete vetem forcat e pararojes, duke qene se pjesa tjeter e trupave qene asgjesuar gjate nje prite te forcave qeveritare. Gjitheka kishte ndodhur fale tradhtise se nje fshatari, i cili i torturuar nga trupat e rregullta kishte treguar vendndodhjen e guerilasve. Ne tetor te po atij viti gjendet i rrethuar, me shume pak njerez me vete, pa asnje lidhje me Kuben dhe pa ushqime e municione. U arrestua me 8 tetor te vitit 1967, pak kilometra nga fshati La Higuera, pasi u dorezua per shkak te plageve ne kembe dhe pasi pushka i ishte prishur nga goditja e nje plumbi. Presidenti bolivian, Barrientos, me te marre vesh lajmin e arrestimit dha urdher qe te vritej menjehere, duke shperndare shume shpejt nje komunikate, sipas se ciles guerilasi ishte vrare gjate luftimeve. Gjate nates u mbajt ne shkollen e fshatit per t‘u ekzekutuar ne oret e para te paradites te se nesermes nga Mario TerC?n, nje rreshter i ushtrise boliviane i zgjedhur me short.
Ikona m? e riprodhuar n? shekullin XX
Nj? gazetar i t? p?rditshmes britanike "Observer", ka shkruar se portreti i simbolit t? revolucionit gjendet s? fundmi edhe n? konfeksionin e nj? pluhuri lar?s me sloganin "?e i lan m? mir? rrobat". Me prodhimet e ?e Gevar?s merren nj? pafund?si kompanish, duke filluar nga korporatat e m?dha, p?r t? shkuar te firmat e vogla si "Bulington Coat Factory", spoti publicitar i t? cilit tregon nj? djalosh t? veshur me rroba pune e me bluz?n e ?e Gevar?s, apo "Flamingos Boutique" e Union City t? Nju Xhersit; pronari i dyqanit i ?sht? p?rgjigjur t?rbimit t? emigrant?ve kubanez? me argumentin e pakund?rshtuesh?m "shes vet?m ato gj?ra q? d?shirojn? njer?zit". Portreti i tij shfaqet n?p?r filxhan?, bereta, ?akmak?, mbajt?se ?el?sash, portofola, n?p?r kutit? e ?ajit dhe, sigurisht, n?p?r bluzat q? t‘i z? syri kudo me portretin ku lideri komunist shfaqet me beret? gjat? viteve t? para t? revolucionit, portret q? edhe tani, 39 vjet pas vdekjes ?sht? simboli i revolucionarit. Dhe ajo q? e ka b?r? k?t? imazh kaq t? ve?ant?, sidomos nga pik?pamja artistike ?sht? p?rpunimi i nj? fotoje t? revolucionarit t? madh t? realizuar nga fotografi Alberto Korda, n? vitin 1960. Pik?risht kjo foto u p?rdor n? vitin 1967 nga Xhim Fitzpatrik, q? at?her? ishte ve? nj? grafist i ri, p?r t? krijuar at? imazh q? e kemi par? me mij?ra her?. N? intervistat e dh?na n?p?r vite Xhim Fitzpatrik ka treguar se e manipuloi me shum? kujdes foton e ?es? n? m?nyr? q? t? p?rmblidhte n? vete gjith?ka duhej p?r t? kthyer n? nj? vep?r t? madh?shtore arti. "U vra n? m?nyr?n m? dashakeqe t? mundshme. Nuk kishte as memorial, as vend ku njer?zit mund t? vizitonin eshtrat, asgj?. Isha i vendosur t? krijoja nj? imazh q? do t? qarkullonte n? gjith? bot?n e p?r shum? vite. Imazhi i tij nuk do t? vdes?, ai kurr? nuk do t? vdes?", tha artisti n? nj? intervist? t? dh?n? p?rpara pak dit?sh. Kushdo mund ta v?r? re se aq e fort? ?sht? ajo fotografi, sa shum? dashamir?s dhe kritik? t? ?e Gevar?s ia atribuojn? asaj n? mas? t? madhe p?rhapjen q? ka gjetur n? mbar? rruzullin figura e Che Gevar?s. "Dhe nuk ka si t? ndodh? ndryshe", thot? Trisha Ziff, kuratorja e nj? galerie fotografike t? hapur k?to dit? n? Angli p?r nder t? argjentinasit komunist. "Ishte nj? burr? i pash?m, me sy q? t? b?nin p?r vete. Nuk ka imazh tjet?r aq t? fort? sa ai i ?e Gevar?s. Tashm? p?rfaq?son nj? mark? dhe markat q? p?rfaq?sojn? ndryshime dalin jasht? kontrollit t? kufijve e t? njer?zve".
Dhe prej koh?sh fakti n?se komandanti i madh revolucionar po kthehet n? di?ka q? nuk do ta donte kurrsesi ?sht? b?r? tem? debatesh. Vihet re leht? se ?sht? kthyer n? nj? mark? p?r t? shitur mallra. Ka nga ata njer?z q? fam?n e tij n? t? gjith? bot?n ia dedikojn? pik?risht transformimit t? tij n? imazh komercial (i cili n? pjes?n m? t? madhe i dedikohet atij posteri t? mrekulluesh?m). Nd?r t? pakt?t q? e mendojn? ndryshe ?sht? Feliks Ismael Rodrigez, i d?rguari i CIA-s q? dha urdh?r ta pushkatonin. "P?rse ?sht? b?r? mit?", thot?. "P?r shkak t? propagand?s kastriste. Ndryshe Kastros do t‘i duhej t? pranonte se kishte d?shtuar me ?e Gevar?n. K?t? ma tha vet? ?e gjat? bised?s s? shkurt?r q? b?m? p?rpara se t? vritej. M? tregoi se si ai - student mjek?sie nga Argjentina - kishte arritur t? b?hej president i Bank?s Shtet?rore t? Kub?s. Nj? dit?, gjat? nj? mbledhjeje, Fideli i kishte pyetur t? gjith? t? pranishmit n?se mes tyre gjendej ndonj? ekonomist i v?rtet?. ?e ngriti dor?n dhe u em?rua president. N? t? v?rtet? n? rr?muj? nuk kishte d?gjuar mir?. I ishte dukur sikur Kastro kishte th?n? komunist".
Ekzekutimi
Sipas nj? prej versioneve m? t? njohura, Mario Ter??n, rreshteri q? i ra n? short t? kryente vrasjen, ishte shum? nervoz dhe nuk pranonte n? asnj? m?nyr? ta vriste Gevar?n, aq sa n? nj? ?ast doli nga dhoma p?r t‘u kthyer m? pas me forc? nga koleg?t e tij. Sipas nj? tjetri, nuk donte ta shihte viktim?n n? sy, k?shtu q? i q?lloi n? fyt. P?r t? tjer? akoma, nuk mundej t‘i q?llonte n? asnj? m?nyr?, k?shtu q? k?rkoi p?r t? pir? e u deh krejt?sisht p?rpara se t? kryente ekzekutimin. Versioni m? i besuesh?m ?sht? ai, sipas t? cilit, Gevar?s i q?lluan disa her? n?p?r k?mb?. Kjo p?r disa arsye: p?r t? mos i d?mtuar fytyr?n, n? m?nyr? q? ai t? mund t? identifikohej, si edhe p?r t? b?r? m? t? besuesh?m versionin q? guerilasi ishte vrar? gjat? shk?mbimeve t? zjarrit, p?r t? fshehur k?shtu ekzekutimin me gjak t? ftoht?. Goditjen fatale e mori n? gjoks, plag? nga e cila iu mbush?n mushk?rit? me gjak. Mendohet q? p?rpara se t? ekzekutohej i ?sht? drejtuar rreshterit Mario Ter??n me fjal?t: "E di q? je k?tu p?r t? m? vrar?. Q?llo, burracak..." Trupi i pajet? u lidh pas karelit t? nj? helikopteri ushtarak, i cili e d?rgoi n? nj? spital, ku iu tregua edhe shtypit. Pasi nj? mjek ushtarak i kishte prer? trupit pa jet? duart, trupat e ushtris? boliviane e zhvendos?n n? nj? lokalitet sekret. Autoritetet ushtarake boliviane nuk pranuan t? jepnin asnj? lloj informacioni lidhur me fatin e m?tejsh?m t? trupit, madje as p?r faktin n?se u varros apo u dogj.
"Burri im Çe", e vërteta e Aleidës E veja e Çe Guevarës
"Aleiduça! Të dërgoj një përqafim të ngrohtë bashkëshortor nga fundi i botës. Mendoja se do të të qëndroja besnik, por në momentin që pashë vajzat zeshkane të këtij vendi, e vura në dyshim mendimin tim. Ishte e pamundur që t‘u rezistoja. Një puthje të madhe. Çe".
I hareshëm, ironik, por edhe i dashuruar, Ernesto Guevara ia shkruan këtë pusullë, deri më tani të pabotuar, bashkëshortes së tij, Aleida Març, e cila ishte nga Maroku, gjatë udhëtimit të tij të parë pas fitores së revolucionit kuban. Jemi në verën e 1959-ës. Guevara u martua me Aleidën më 2 qershor. Dhjetë ditë pas celebrimit niset dhe kthehet në Havana në fund të shtatorit. Duke qenë se kishte vetëm tre muaj e gjysmë që ishte ambasador i Kubës, nuk mundi të bënte muajin e tij të mjaltit. Kur mësoi për udhëtimin Aleida e shkretë, e cila në atë kohë kishte humbur një fëmijë për shkak të një aborti spontan, bëri çmos që të nisej bashkë me të në udhëtim, por Komandanti nuk e kthente fjalën. "Nëse do vish me mua, atëherë do duket sikur ti je e privilegjuara dhe unë nuk mund ta pranoj këtë gjë. Çfarë do të mendonin për mua pjesëtarët e tjerë të delegacionit, të cilët nuk mund t‘i marrin dot bashkëshortet e tyre me vete?", i thoshte gruas. Derisa Fidel Kastro ndërhyri dy herë dhe favorizoi Aleidën. Por nuk u bë asgjë. Ishte braktisja e parë nga të shumtat që e prisnin më vonë. Në shtatë vjet (nga viti 1959-‘66) ajo ndau jetën me Çe-në, i dhuroi atij katër fëmijë (Aleiditan në ‘60; Camilon në ‘62; Celian në ‘63 dhe Erneston në ‘65). Ajo mbeti gjithmonë "vejusha zyrtare", e cila do t‘i ruante kujtimet. Guevara dhe Aleida u njohën në vargmalin e Eskambrei-t nga gjysma e vitin 1958. Ai ishte një nga komandantët që drejtonte një kolonë luftarake, ndërsa ajo "një mësuese bionde dhe e rrumbullakët", e cila ishte arratisur në male pasi kishte marrë pjesë në disa greva dhe bojkote dhe policia e diktatorit Batista e kishte shpallur si "armiqësore". Ishte një dashuri me shikim të parë dhe mes takimit të parë dhe puthjes së parë koincidoi marshimi për në Santa Klara, lufta vendimtare dhe hyrja në Havana: zona kryesore e revolucionit. Vetëm pas aktit të fundit, që ishte kapitullimi i Kabanës, fortesa më e madhe e batistianëve në kryeqytet, Çe dhe Aleida, filluan të jetonin si dy të dashuruar. Revolucioni nuk ishte problemi i vetëm që kishte Çe-ja. Problemi i tij më i madh personal ishte vështirësia që kishte për të mbyllur historinë e dashurisë që kishte paralelisht me Hilda Gadean, peruvianen që e kishte njohur në Guatemalë dhe me të cilën ishte martuar në Meksikë dhe kishin një vajzë të quajtur Hildita. Hilda arriti në Havanën fitimtare javën e fundit të janarit në ‘59. Në kujtimet e saj, Aleida shkruan: "Alberto Kastelanos (një shërbyes i Guevarës) iku që ta priste në aeroport. Prindërit e Çe-së po e prisnin. Kur erdhën, askush nuk ma prezantoi. Atëherë vajta vetë dhe kur e pashë mendova se të gjitha preokupimet e mia për të ishin të pabaza. Menjëherë binda veten se personi që kisha përballë nuk mund të ishte rivalja ime: duhet të prisja që të vendoste Çe". Hilda ishte shtatulët dhe aspak joshëse, ndërsa ajo, Aleida, ishte një femër shumë sensuale evropiane. Në këtë plan të paktën nuk mund të bëhej krahasim. Ndoshta për këtë arsye ose për ndonjë tjetër, Aleida përshkruhej në mënyrë shumë antipatike nga biografët e Guevarës. Jorge Kastaneda tregonte: "Ernesto u dashurua me atë. Intensiteti i dashurisë zgjati për vite me radhë, por mes tyre kishte një distancë shumë të madhe që i largonte në një farë mënyre. Arsyet janë të shumta, kryesorja është revolucioni dhe te të tjerat hyn tendenca e Aleidës për të qenë një femër që të shkatërronte nervat". Vite më vonë, Pepe Aguilar, një mik fëmijërie i Çe-së, me të cilin kishte ruajtur një lidhje të fortë deri në vdekje, shkruante: "Ishte shumë e vështirë të merreshe me të dhe për më tepër ishte tmerrësisht xheloze për të gjitha femrat që kishin qenë përpara në jetën e Çe-së". Ndoshta për shkak të bukurisë së saj të veçantë, Guevara e donte shumë. Femrat e Guevarës mund të numërohen me gishtat e dorës. Aristokratja "Chichita", në adoleshencë Hilda, Aleida dhe ndoshta Tania Bunke. Lidhja e tij me femrat ka qenë e njohur: i joshte, i bënte për vete dhe i braktiste, sepse kishte një detyrë më të madhe për të përmbushur. As Aleida nuk i shpëtoi këtij fati.Pas martesës vijnë vitet e impenjimeve dhe luftës politike. Guevara lufton për industrializimin e Kubës, bëhet ministër dhe më pas president i Bankës Qendrore (pesos-et e famshme të firmosura thjesht Çe) dhe më pas merr titullin qytetar nderi. Brenda tridhjetë muajve humbet sfidën e tij. Ndërsa Fidel Kastro mbështeste paktin sovjetik dhe e shiti Kubën si sheqerkë në Paktin e Varshavës, Guevara shkruan se ish-BRSS ishte një vend kapitalist dhe imperialist si Amerika e Lindon Xhonsonit dhe CIA-s. Ai lë çdo detyrë që ka si bashkëshort dhe kthehet në luftim. Fillimisht shkon në Kongo, më pas në Tanzani. Nga Kongo i shkruan Aleidës: "Mos më kërcëno. Nuk mund të vish as tani, as pas tre muajsh. Pas një viti ndoshta do të kem ndryshuar, shohim deri atë herë. Çështja duhet të shikohet me kujdes të madh, çdo detaj i saj. Nëse vjen, ti nuk je më "zonja", por luftarakja dhe për këtë duhet të përgatitesh, të paktën të studiosh frëngjishten. Kur u martuam e dije se kush isha. Më duaj dhe më kupto. Fatin tashmë e kam të shkruar, asgjë nuk do të më ndalojë deri në vdekje". Takimi i fundit jashtë shtetit me Aleidën nuk ishte ai mes dy të dashuruarve, por mes një luftëtari në kërkim të autorit dhe një funksionareje të regjimit, pothuajse një agjente shërbimi. Skenari ishte Praga. Fidel Kastro dërgoi Aleidën për të bindur Guevarën që të kthehej në Kubë. Guevara refuzoi. Donte të vazhdonte rrugën e ndërmarrë, do të përgatiste një luftë në Argjentinën e tij. Menjëherë kubanezët i organizuan dërgimin në Bolivi: në të vetmin vend ku ekzistonte një parti komuniste që e pranoi (në të vërtetë u shtirën) idenë e luftës së armatosur. Ndërkohë që, nga ana tjetër, Fidel Kastro luante lojën e dyfishtë: u jepte siguri sovjetikëve, duke i thënë se nuk e donin Guevarën as në grupin drejtues kuban, as në Amerikën Latine, sepse ai mund t‘i sillte telashe të cilat mund të dëmtonin ushtrinë e botës së luftës së ftohtë. Më pas e braktisi.Në kujtimet e Aleidës, të cilat janë shpesh të bukura dhe në shumicën e rasteve të hidhura, dy vitet e fundit të Çe-së nuk janë të përshkruara. Si e veja zyrtare, e vetmja zonjë Guevara në emërtim, mbështet versionin ortodoks. Herët e fundit që takoheshin, ziheshin. Arsyeja përse Guevara e takonte Tanian "shpesh herë" ishte sepse kishte një fëmijë me të. Por as këtë fakt Aleida nuk e pranon sot: miti i heroit luftarak nuk duhet të prishet. Këtë gjë do të bëjë edhe për ditarët, fletoret që përdorte në Pragë, takimet etj.Guevara kaloi gjashtë muajt e fundit të jetës së tij pa pasur asnjë kontakt, as me të dhe as me kubanezët, teksa ushtria e tij e vogël boliviane po rrethohej dhe shkatërrohej. Në 8 tetor 1967 Barrientos urdhëroi vdekjen e Guevarës, mëngjesin e datës 9 Mario Teran e vret. Çe Guevara vdiq për të mirën e të gjithëve: rusëve, kubanëve dhe amerikanëve.Gruaja që u martua me Guevarën në 1959 dhe që i qëndroi pranë deri në 1967, vitin e vdekjes së tij, ka përmbledhur kujtimet e saj në një libër të quajtur "Evocacion". Në të gjenden fakte interesante mbi shkatërrimin politik të Guevarës, lidhjet me Kastron dhe mbi aventurën e trishtuar boliviane
ALEIDA MARÇ
Prej kohësh e dija që fati i njeriut është i shkruar. Këtë e dija edhe për tim shoq, por përsëri shpresoja që sa herë shkonte në udhëtime, të ishte e fundit herë. E kisha shumë të vështirë që ta pranoja fatin tim larg tij. Nga letrat e tij, që i ruaj si thesarin tim më të shtrenjtë, kuptoja se nuk isha vetëm unë që u vura në provë. Edhe për atë ndarja ishte e vështirë për t‘u përballuar. Unë e kaloja më kollaj, pasi isha nën shoqërinë e fëmijëve dhe mbaja një imazh konkret për dashurinë tonë.
Letrat
Me kalimin e viteve i lexoj herë pas here letrat që më shkruante nga zonat më të humbura të Kongos. Mund të imagjinoj sakrificën e tij të madhe dhe zgjedhjen e detyruar që ishte: jeta larg nesh. Ai sakrifikoi veten dhe trupin e tij për të krijuar një botë më të drejtë. Ashtu siç tregohet edhe nga fjalët e qarta të mesazhit të tij të parë: "E vetmja ime në botë! Çfarë mrekullie që je. Çmendem kur mendoj për puthjet e tua, ëndërroj çdo natë përqafimet dhe aromën tënde. Për luftën nuk dua të mendoj. Ditët e mia i kaloj mes leksioneve të frëngjishtes, të cilave u kushtoj disa orë, ndërsa pjesën tjetër në leksione për mjekësinë. Pas disa ditësh do filloj një punë më serioze. Jepu nga një puthje fëmijëve (duke përfshirë këtu edhe Hilditën). Bëj një foto me të gjithë ata dhe ma sill. Studio frëngjishten seriozisht dhe më duaj. Një puthje pasionante si ato të ritakimit. Të dua, Tatu".
Vdekja e së ëmës
Gjatë qëndrimit në Kongo mësoi mbi vdekjen e nënës së tij. Trishtimin e tij e hedh në një letër në të cilën uronte që "të mos kishte vuajtur shumë dhe të mos kishte kohë për të më kujtuar mua". Pikërisht, për kujtim të nënës së tij shkruan një nga tregimet më prekëse, "La Piedra". Në shkrim, ndër të tjera shkruhej: "Më shfaqet mamaja ime, më duket sikur kam vendosur kokën te kraharori i saj i dobët dhe ajo me një zë të butë më thotë: djaloshi im. Mund të ndiej duart e saj teksa më përkëdhelin flokët, kujtoj çdo butësi dhe qetësi që vinte nga sytë dhe zëri saj. Nuk është e nevojshme t‘i kërkoj falje, ajo tashmë e ka kuptuar, më ka falur". Ky ishte burri që në pamje të parë për të tjerët ishte shumë i fortë, ndërsa për mua jo. Unë njihja pjesët më të dobta të tij.
Nisja për në Bolivi
Stërvitjes po i vinte fundi. Këtë herë po e përjetoja në mënyrë më pak të dhimbshme ikjen e tij, ndoshta sepse kisha pasur mundësinë që të merrja pjesë në përgatitje, ose sepse mendoja që do rishikoheshim shumë shpejt. Shpresoja që ndarja të mos zgjaste më shumë se pesë vjet. Edhe pse nuk arrija që ta parashikoja asnjëherë sa kohë do të qëndroja mes një takimi dhe një tjetri, besoja në mënyrë të verbër se gjatë pesë viteve do ta kisha takuar. Disa ditë para nisjes e çuan në një vend të sigurt në Havanë. Ai kërkoi sërish të shihte fëmijët e tij. Nëse prezantohej kaq i kamufluar, ishte për arsye se nuk donte që të tregohej i dobët para fëmijëve. Kur mbërritëm, i prezantova fëmijët me të sikur ai ishte një uruguaian, mik i ngushtë i babait të tyre, që dëshironte t‘i takonte. Si për Çe-në, ashtu edhe për mua, ishte një moment shumë i vështirë. Mund të imagjinohet vështirësia e tij: të kishte fëmijët aq afër dhe të mos kishte mundësi t‘u tregonte dhe t‘i trajtonte si dëshironte. Kjo ishte një nga provat më të vështira të jetës së tij. Për fëmijët ajo ishte një ditë feste. Ishin shumë të kënaqur, luanin gjatë gjithë kohës për të falënderuar "mikun" e babait, sepse ai i kuptonte shumë mirë dëshirat e tyre. Aleidita vrapoi e ngazëllyer drejt meje, duke më pëshpëritur në vesh: "Mami, ky burri më do shumë". Edhe Çe-ja e dëgjoi këtë gjë. Heshtëm, por të dy njëkohësisht dukej sikur do të shpërthenim nga emocionet. Nga shtëpia shkoi në aeroport. Do të udhëtonte fillimisht për në Evropë, për të vazhduar udhëtimin deri në destinacion. Para se të nisej, më shkroi një poezi. Pjesa e fundit e poezisë ishte: Lamtumirë e vetmja ime/mos u tremb nga uria e ujqërve/ as nga i ftohti që krijon largësia/do të mbaj në zemër/ do të ecim bashkë deri në fund të jetës.
Pyesja veten nëse ishte duke filluar një fazë e re në jetën tonë, nuk mund të bëja gjë tjetër veçse të prisja. Qava shumë para se të kthehesha në shtëpi. Përsëri pasiguri. Lajmet nga Bolivia vinin gjithmonë nëpërmjet personave të tretë. Mora vetëm një letër. E kishte sjellë Juan Pablo Chang, i thirrur Kinezi. Aty më shkruante: "E vetmja ime, përfitoj nga rasti i udhëtimit të këtij shokut tim për të sjellë këto rreshta. Mund ta sillja edhe me anë të postës, por kjo m‘u duk mënyra më e mirë për të mbërritur te ty. Mund të të them vetëm se më mungon aq shumë, saqë shpesh nuk mund të fle. Ka ditë kur melankolia më pushton të gjithin, sidomos gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Asgjë interesante nga jeta ime këtu. Puna më pëlqen, por duke qenë se përkushtohem shumë, lodhem. Kur mundem, studioj dhe ëndërroj, luaj shah. Eci shumë. Po dobësohem pak nga nostalgjia dhe pak nga puna. Puthi të tjerët gjithë me mall, ndërsa për ty një puthje speciale plot mall dhe trishtim. Burri yt".
Vdekja
Tetori erdhi sërish dhe bashkë me të tragjedia. Fideli kërkoi të më takonte personalisht, sepse donte të konfirmonte lajmin. Unë isha në Eskambrei, për një studim historiko-shoqëror. Duhej të kthehesha në Havanë. Fideli më priste në aeroport. Më çoi në shtëpinë e tij, ku ndenja për një javë. Pas disa ditësh më çoi në një tjetër banesë, së bashku me fëmijët e mi. Fideli vinte të na takonte pothuajse çdo ditë. Ceremonia e varrimit u zhvillua më 18 tetor në sheshin "Revolucion". Fideli ishte i vetmi që foli. Më kërkoi që të isha prezente, por i thashë se nuk kisha forcën e duhur për të përballuar ngjarjen. Preferoja të qëndroja në shtëpi, para televizorit, nën shoqërinë e fëmijëve të mi më të vegjël sepse më të mëdhenjtë e kuptuan shumë mire se ç‘kishte ndodhur.
LIBRI
Titullohet "Evocacion. Jeta ime pranë Çe-së" libri i Aleida Març, gruas që u martua me Çe Guevarën në 1959 dhe që i qëndroi pranë deri më 1967, ditën e vdekjes. Është një histori e gjatë, që fillon me fëmijërinë e saj, njohjen e saj me komandantin, jetën e saj të re në familje, fëmijët dhe impenjimet revolucionare të së shoqit
Feliks Rodrigez rrefen oret e fundit te djalit te revolucionit qe pati jete te shkurter, por fame te madhe "Nuk doja ta vrisja Che-ne"
Per ish-agjentin e CIA-s, Gevara ishte njeri qe te ngjallte respekt
Rreth fundit te veres se vitit 1967, nje agjent i deges se Majamit te "Central Intelligence Agency", thirri 16 disidente kubane per te perzgjedhur mes tyre nje vullnetar, te cilit do t‘i ngarkohej nje mision sekret ne Ameriken e Jugut. Objektivi i operacionit ishte nje "peshk i madh": Ernesto "Ee" Gevara de la Serna, ne ate kohe lideri revolucionar me i famshem ne bote, qe fshihej bashke me guerilasit e tij ne pyjet boliviane. Kishte mberritur aty pas perfundimit te nje udhetimi te gjate ne Afrike, ku ishte perpjekur te ndizte shkendijat e revolucionit komunist. Amerikaneve u nevojitej dikush qe te ndihmonte forcat e armatosura boliviane ne gjuetine ndaj tij. Ne fund te bisedes me secilin nga kandidatet, agjentet e CIA-s benin pyetjen: "Ne rast se do te te perzgjidhnim si njeriun me te pershtatshem per kete mision, kur do te ishe i gatshem te niseshe"? Pjesa me e madhe e kubanezeve kerkuan disa dite kohe. Me pas i erdhi radha nje 26-vjeeari te diplomuar ne inxhinieri: "Po te me jepni kohe te kthehem ne shtepi, marr sendet e mia, pershendes gruan, kthehem ketu e nisem. Ne rast se e keni me ngut me lejoni t‘i bej nje telefonate. Nese nuk ka kohe as per kete, ja tek eshte numri, telefonojini ju dhe i thoni se m‘u desh te nisesha urgjentisht". Pas pershtypjes qe i beri pergjigjja, agjenti amerikan shkroi emrin e kandidatit: Feliks Ismael Rodrigez. Edhe pse ne moshe te re, kubani kishte mjaft pervoje ne aksionet e fshehta. Kishte kryer misione spiunazhi ne operacionin qe i parapriu zbarkimit ne Gjirin e Derrave. Operacioni deshtoi teresisht dy dite para se te niste, duke lene dhjetera disidente kubane - te futur nderkohe ne Kube - ne duart e forcave revolucionare te Kastros. Tani inxhinierit te ri i jepej rasti te hakmerrej: te shtinte ne dore e te pushkatonte njeriun qe bashke me Fidel Kastron ishin kthyer ne simbol te revolucionit komunist. Sot, 40 vjet pas asaj ngjarjeje, ne zyren e tij ne Havanen e Vogel, - duke kerkuar detaje te fshehura ne skutat me te erreta te kujteses - rrefen gjuetine ndaj komandantit komunist, e cila tashme eshte bere e famshme. Thuajse 70-vjeear, i renduar nga pesha e viteve dhe nga arratia e gjate jashte kufijve te vendit te tij, ky ish-njeri i CIA-s - ose luftetari hije, sie e kane quajtur - nuk e le veten te behet pre e emocioneve. Me te foluren, ku dallohet qarte prejardhja latine, tregon me qetesi anekdotat e nje jete te euar mes misioneve sekrete ne nje bote te ndare nga Lufta e Ftohte. Rodrigez ka ndihmuar qeverite e Bolivise, Venezueles, Peruse dhe Salvadorit per te luftuar forcat guerilase, udhetoi shpesh ne Vietnam dhe ka qene ndermjetes per shitjen e armeve per rebelet e Nikaraguas. Eshte mik personal i Xhorxh Bush plakut, si edhe eksponenteve te tjere te larte amerikane. Sot eshte president i Brigades 2506, nje shoqate ku jane grumbulluar veteranet e Gjirit te Derrave, si edhe te tjere te arratisur kubane. Por, per faqet e historise do te mbetet gjithnje "njeriu qe zuri Ee Gevaren". Me mberritjen ne Bolivi, Rodrigez gjeti nje ushtri te stervitur keq e te pamotivuar. "Vendosa te stervis nje grup dhe te dergoja pararoje njerez qe njihnin gjuhet lokale". Nderkaq, Gevara dhe guerilasit e tij kishin gjetur strehe te nje fshatar, Honorato Rohas, i cili do ta tradhtonte me pas, duke vene ne dijeni ushtrine per pranine e komunistit. Por, ishte edhe dikush tjeter qe do t‘i jepte mundesine Rodrigezit te shtinte ne dore Ee Gevaren. Quhej Hoze Kastijo Eavez dhe njihej me emrin Pako. "Kur mesova per arrestimin e tij, u kerkova bolivianeve ta merrnin ne pyetje", tregon Rodrigez: "Pako ishte plagosur rende dhe druhej mos e pushkatonim. E kuruam dhe ai na e shperbleu duke na dhene shume informacione te rendesishme. I ishte premtuar se do te dergohej ne Kube e me pas ne Bashkimin Sovjetik, por kurre nuk ia mbajten kete premtim. Na shpjegoi se batalioni levizte me Gevaren ne qender dhe me dy reparte - njeri pararoje dhe tjetri praparoje, me nje kilometer distance. Keshtu qe kur zume tre njerez te pararojes kuptuam se Ee Gevaren e kishim afer". E, megjithate, ajo qe i dha goditjen perfundimtare forcave guerilase do te ishte fati. Nje nga bolivianet, i stervitur nga CIA, u njoftua nga nje fshatar se kishte degjuar zera prane shtepise se tij. Me 7 tetor, kompania e drejtuar nga Geri Prado rrethoi zonen. "Ishte e diel, gjendesha ne afersi te Lugines se Madhe", kujton Rodrigez. "Ne oren 10.00 te mengjesit erdhi majori Arnaldo Sausedo. ‘Kapiten‘, me tha, ‘kemi te dhena nga terreni: papa cansado (babai eshte i lodhur)‘, nje kod per te treguar se ikanaku ishte i plagosur dhe i rene ne gracke. Mengjesin pasardhes shkova ne Higuera me helikopter". Ne fshat Rodrigez gjeti ate eka kishte mbetur nga forca guerilase e komanduar nga Ee Gevara: nje grup njerezish te plagosur e te stermunduar. Gevara mbahej i vetem ne nje dhome me duart e lidhura e me nje kembe te plagosur. "Ishte forca guerilase me e shthurur qe me kane zene ndonjehere syte", veren luftetari hije. "Per nje vit te tere nuk kishin arritur te rekrutonin qofte edhe nje fshatar te vetem bolivian. Pervee kesaj radioja e grupit ishte prishur dhe Ee nuk arrinte te komunikonte me Kuben. Ishte i vetem, ndoshta edhe per shkak te raporteve te keqija me sovjetiket. Kur hyra ne dhome, e kuptoi. Me pa me ngulm: ‘Une nuk pergjigjem‘. I tregova se doja vee t‘i flisja. E respektoja, pasi nese gjendej aty - dhe jo ne krye te qeverise kubane - tregonte se i qendronte besnik idealeve, megjithese per mua ishin te gabuara. Folem per gjera pa rendesi dhe me pas shkova per te kopjuar dokumentet e tij, te cilat duhej t‘i dergoja ne SHBA". Rodrigez e ka mohuar gjithnje akuzen se e deshironte vdekjen e Gevares, duke nenvizuar se amerikanet e donin te gjalle per ta marre ne pyetje. Por, teksa rremonte mes ditareve te Gevares i vjen nje telefonate. Nje ze nga ana tjeter e telefonit e urdheron: "Kapiten: 500-600". "500 ishte shifra e koduar qe i perkiste Ee Gevares. 700 do te thoshte i gjalle. 600 i vdekur. Ishta ora 11.00 e paradites. Me dhane kohe deri ne oren dy te drekes. U ktheva tek ai dhe bera foton e famshme ku kam dale bashke me te. Ne foto duket i shkaterruar. Por vetem nje east me pare qeshte: I kisha thene te shihte zogun ne objektiv. Ne oren 12.30 radioja dha lajmin se Ee Gevara kishte vdekur. U ktheva tek ai. I thashe se do te doja qe gjerat te kishin shkuar ndryshe, por urdhri kishte ardhur nga komanda e larte boliviane. Ee Gevara u be i bardhe si te ishte nje cope leter. Me pas tha se ndoshta ishte me mire keshtu". Gevara i dha Rodrigezit llullen e vet, nderkohe qe me pas kubani shtiu ne dore edhe "Roleksin" e te burgosurit. Sot e ruan ne nje kasaforte. Me pas perqafohen ne shenje lamtumire. "Me tha t‘i dergoja fjale se shoqes te martohej perseri e te gjente lumturine. Pas kesaj dola. U kerkova ushtareve t‘i qellonin nga kraharori e poshte, qe te dukej sikur ishte vrare ne luftim e siper. Pak minuta me pas, ne oren 1.10, degjova te shtenat". Teksa rrefen Rodrigez qendron i qete, nuk tregon asnje shenje emocioni. Brejtje ndergjegjeje? "Jo. Dhe asnje per Ee Gevaren. Kishte vrare njerez me gjakftohtesi. Dergonte njerez perpara toges se pushkatimit per motive te pajustifikueshme. Kam degjuar shume histori mbi mizorine e tij". Perse eshte bere mit? "Per shkak te propagandes kastriste. Ndryshe Kastros do t‘i duhej te pranonte se kishte deshtuar me Ee Gevaren. Kete ma tha vete Ee gjate bisedes se shkurter qe beme perpara se te vritej. Me tregoi se si ai - student mjekesie nga Argjentina - kishte arritur te behej president i Bankes Shteterore te Kubes. Nje dite, gjate nje mbledhjeje, Fideli i kishte pyetur te gjithe te pranishmit nese mes tyre gjendej ndonje ekonomist i vertete. Ee ngriti doren dhe u emerua president. Ne te vertete ne rremuje nuk kishte degjuar mire. I ishte dukur sikur Kastro kishte thene komunist".