E premte, 01.11.2024, 12:00 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Te perndjekurit politike apelojne: Besim Ndregjoni, poet i Enverit, mjaft abuzove...

E premte, 29.01.2010, 09:19 PM


Te perndjekurit politike apelojne: Besim Ndregjoni, poet i Enverit, mjaft abuzove dhe perfitove ne emer te vuajtjeve dhe burgimeve tona

Nga Lulzim BRAHJA
Anetar i Kryesise se Shoqates Mbarekombetare te Burgosurve dhe Persekutuarve Politike te Shqiperise

     Ne kete shkrim do te denoncoj dhe akuzoj publikisht Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates Mbarekombetare te Burgosurve dhe Persekutuarve Politike te Shqiperise Besim Ndregjoni, per falsifikim dokumentacioni, per abuzim ndaj shoqates dhe perdorimin e emrit te saj dhe kauzes se te persekutuarve per perftime personale dhe karrieriste. Me poshte po radhis disa fakte qe nxjerrin ne pah fytyren e vertete te Besim Ndregjonit.
Ne 16 nentor 2009 shoqata jone vendosi te rikujtonte 65- vjetorin e  Terrorit Komunist ne Tirane (28 Tetor-16 Nentor 1944). Une Lulzim Brahja, anetar i kryesise se Shoqates Mbarekombetare te Burgosurve dhe Persekutuarve Politike te Shqiperise, anetar i kryesise Shoqates “Tirana” dhe me cilesine e pjestarit te familjes se viktimave se bashku me kryetarin tone Z.Adem Allci dhe anetare te tjere te kryesise kerkuam te ngrihet nje grup pune i perbere nga shoqata jone, shoqata “Tirana”, Akademia e Shkencave, Qendra Shqiptare e Viktimave te Tortures si edhe me pjestaret e familjeve te viktimave me qellim qe te realizonim nje perkujtimore dinjitoze. Kjo ngjarje ishte perkujtuar edhe 5 vite me pare dhe ekzistonte nje material dokumentar qe nga ajo kohe.
    Vendosem qe t’i drejtoheshim presidentit te Republikes Z. Bamir Topi si grup shoqatash (te lartpermendura) qe ta ftonim ne aktivitet dhe te bente edhe dekorimin e viktimave. Grupi jone perfaqesues, Besim Ndregjoni, Lulzim Brahja dhe Bari Liku u prit ne presidence nga dy keshilltaret e tij, Z. Aleksander Flloko dhe Z. Dashamir Xhaxhiu ku dorezuam dokumentacionin per dekorimin e  39 viktimave dhe ftesen me programin e aktivitetit  me daten 16 Nentor 2009, ora 10.00 ne Hotel Tirana International. Ne vume ne dijeni se edhe Z. Ambasador John Withers ishte i ftuar nderi dhe do te mbante nje fjalim pershendetes. Pas kesaj une kreva pagesen per sallen, koktejin dhe ftesat qe u vulosen nga shoqata per t’i dhene vleren institucionale. 
     Por Besim Ndregjoni vuri veton dhe deklaroi se aktivitetin e ben Besim Ndregjoni dhe Ambasada Amerikane, e cila ka marre persiper te hartoje programin dhe te sponsorizoje aktivitetin. Keshtu u perjashtuam nga cdo kontribut, u menjanua perdorimi i materialeve arkivore te perkujtimores se meparshme, u tjetersua titulli i aktivitetit “Tirana e Pergjakur”, duke e shpallur aktivitetin me tjeter titull. Pra gjithcka u padronizua nga Besim Ndregjoni. Te dy mbledhjet qe u zhvilluan ishin krejtesisht te manipuluara nga Besim Ndregjoni. Kryetari i shoqates, Z. Adem Allci, nje njeri qe diktatura komuniste e denoi dy here me pushkatim dhe beri 27 vjet burgim politik nuk u informua fare nga Besim Ndregjoni per situaten dhe nuk u njoftua per te ardhur ne mbledhje ku Besim Ndregjoni perdori Unin e tij dhe doli hapur: Une jam sekretari i shoqates, nuk pyes per ju zoti kryetar dhe shoqaten, nuk pranoj grup pune, nuk pranoj te paraqitet dokumentari ne aktivitet
 dhe nuk pranoj referimin e historianit Uran Butka, sepse pas meje nuk flet askush. Edhe Ambasada Amerikane nuk pranon bashkepunim me ju. Pra e keqperdori disa here emrin e Ambasades Amerikane gjate mbledhjeve. I kerkuam te na paraqiste platformen dhe programin e aktivitetit nderkohe qe data po afrohej dhe asgje nuk na dha pasi tha nuk eshte e drejta juaj te dini per programin dhe une deklaroj perfundimisht para jush qe: Kete aktivitet e ben dhe e sponsorizon Ambasada Amerikane dhe Une, pra shqiptarce sipas tij: pa Besimin, s’ka ambasade.
     Per dijeni kontaktin personalisht me ambasadorin Z. John Withers ja mundesuam shokut Besim Ndregjoni, Saimir Maloku dhe une, Lulzim Brahja duke e ftuar te bashkohej me grupin qe rrezoi bustin e Enver Hoxhes dhe disa perfaqesues te shoqatave te te Drejtave te Njeriut ne nje takim me Ambasadorin Amerikan, Z. John Withers ne seline e tij, ne qershor te ketij viti.Gjate takimit ambasadori shprehu deshiren per te marre pjese ne aktivitete qe pasqyronin persekutimin 50 vjecar komunist. 
     Besim Ndregjoni avancoi akoma me shume duke keq perdorur edhe emrin e Presidentit te Republikes B. Topi, duke deklaruar here pas here se edhe dekorimi i ketyre martireve do behej vetem se ai e kishte mik presidentin dhe nqse do te behet me ju Z. Kryetar dhe  grupin e punes tuaj me Z. L. Brahja, Shoqaten Tirana dhe Akademine, une terhiqem dhe as presidenti dhe as ambasadori nuk do marrin pjese dhe nuk do behet dekorimi sepse pjesemarrja e tyre eshte vetem atribut i imi dhe i askujt tjeter.
     Kush ja dha Besim Ndregjonit mandatin dhe te drejten qe te perfaqesoje Shoqaten Mbarekombetare te Burgosurve dhe Persekutuarve Politike te Shqiperise dhe kryetarin e saj Z.Adem Allci dhe te realizoje kontaktin e t’i kerkoje para Ambasades Amerikane per aktivitetin ne fjale. Besim Ndregjoni ka perfaqesuar vetem vetveten dhe jo shoqaten tone.
     Ndaj nje abuzimi te tille nuk mund te heshtesh. Kryetari i shoqates Z.Adem Allci dhe une te shqetesuar per veprimet e Besim Ndregjonit vume ne dijeni institucionalisht Presidentin Bamir Topi dhe ambasadorin Withers duke ju derguar leter te shoqeruar me ftesen me vulen e shoqates dhe me programin tone si edhe librin ”Tirana e Pergjakur”dhe CD me dokumentarin qe do te shfaqej ne aktivitet. 
Keshilltari i presidentit Z. Aleksander Flloko perkrahu hapur Besim Ndregjonin dhe qendroi indiferent ndaj njoftimit tone. 
     Besimi manipuloi presidentin dhe ambasaden me nje ftese jo-institucionale, pa vulen e shoqates tone, duke perdorur perfaqesimin e tij me Qendren Shqiptare te Viktimave te Tortures. Ai e devijoi aktivitetin ne Hotel Sheraton per te cuar deri ne fund  planin e tij abuziv dhe karrierist dhe i perkujtoi martiret  e terrorit komunist me Edi Ramen pjesemarres ne aktivitet.
     Edhe pse ai  e percau shoqaten dhe e prishi bukurine e ketij aktiviteti, shoqata jone e perfaqesuar nga Z. Allci e zhvilloi 65- vjetorin perkujtimor duke pasur te pranishem te gjithe fisniket e persekutuar te Tiranes dhe mbare Shqiperise, perfaqesues te qeverise, deputete, akademike, anetare te shoqates Tirana, pjestare te familjeve te viktimave, klerike etj. dhe gjithcka u pasqyrua edhe ne media.
Besim Ndregjoni nuk vonoi te hakmerret ndaj meje duke hequr emrin e gjyshit tim nga lista e te dekoruarve, duke mos njoftuar familjen Kokalari per te marre pjese ne ceremonine e dekorimit vetem sepse keta familjare fisnike erdhen ne aktivitetin e shoqates dhe nuk shkuan pas Besim Ndregjonit.
     Opinioni duhet te dije se kush eshte Besim Ndregjoni dhe sa ka te drejte te perfaqesoje te persekutuarit e mbare kombit sic i eshte vene emri shoqates tone.
Besimi eshte ish-kryetari i Bashkimeve Profesionale te Hidrocentralit te Komanit, eshte poeti shume i njohur proletar i dale nga klasa punetore qe i beri poezi e vjersha Enver Hoxhes e partise punes ne vitet 1970-80 dhe qe sot e kesaj dite nuk ka marre dot asnje vertetim nga arkivat e shtetit si i persekutuar politik per ndonje pjestar te familjes Ndregjoni. Nje rruge ne Tirane ka marre emrin e babait te tij dhene nga Bashkia  e Tiranes e drejtuar nga Edi Rama, por ne nuk e dime perse ju be ky vleresim dhe kush eshte kontributi i tij patriotik i dokumentuar ne arkiva. 
Pamjet e dokumentave te meposhtme te nxjerra nga arkivat flasin me mire per te.
Ja si shkruan Besim Ndregjoni ne 21 Tetor 1970 ne nje gazete me rastin e muajit te Letersise: 
Ne jemi shoket e Ismetit, 
Te Shkurtes, Agronit, Ademit,
Liber, pushke e kazem,
Gati do t’i kemi kurdohere,
Ne brezi i ri i Shqiperise,
Ne pune, ne shkolle, ne cdo front,
Armatosemi me mesimet e Partise,
Dhe te shokut Enver,
                                   Besim Ndregjoni
Dokumenti i dyte qe po permend eshte leshuar nga sektori Arkivit te Ministrise se Rendit Publik me Nr. Prot. 102/1, date 04/07/2003 dhe vijon si me poshte:
Ju njoftojme se ne materialet tona arkivore nuk dokumentohet denimi i personit ne lende dhe as me  njerin prej emrave te paraqitur prej jush si:
1. Imer Brahim Ndregjoni
2. Imer Ibrahim Ibrahimi
3. Ymer Brahim Brahimi
Babai i tij Imer Ibrahim Ndregjoni eshte denuar nga gjykata e Peshkopise ne 4.11. 1960 per kanosje per vrasje dhe armembajtje pa leje me 2 vjet heqje lirie. Ne 6.11.1961 i falet mbetja e denimit. Pra ky ish i denuar per krime ordinere sot eshte Hero i Demokracise dhe Qytetar Nderi i Peshkopise.
Ne prokurorine e Tiranes eshte depozituar dosja qe akuzon Besim Ndregjonin per falsifikim dokumentash, per mashtrim te organeve gjyqesore dhe te larta shteterore, per perfitime pronesie me statusin e te persekutuarit politik. Besim Ndregjoni nuk ka bere asnje dite burgim apo internim politik dhe asnje pjestar i familjes tij nuk eshte pushkatuar per aktivitet dhe motive politike kunder regjimit komunist. Nese ka cfare te tregoje le te ballafaqohet me dokumenta te faktuara arkivore. 
Para pak ditesh 5 shoqata te Ish- Persekutuarve Politike te Shqiperise dolen ne media me nje denoncim publik te perbashket kunder falsifikatorit Besim Ndregjoni. Edhe me pare eshte folur dhe shkruar per kete mashtrues por ai ka vazhduar te jete i pacenuar dhe i mbrojtur. Nuk dihet se kush e mbron kete njeri dhe perse, por se shpejti ai do te ndiqet penalisht. 

Une, si anetar i kryesise dhe shume te persekutuar te tjere kerkojme shkarkimin e menjehershem te Besim Ndregjonit nga detyra e sekretarit te shoqates sone. Nuk pranojme te perfaqesohemi nga Besim Ndregjoni, pasi ai nuk eshte pjese e vlerave te elites patriotike dhe te pareve tane fisnike dhe asgje nuk na bashkon me te. 


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora