Faleminderit
Hilmi Saraçi: Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike
E merkure, 30.12.2009, 07:57 PM
Isa Boletini fytyrë e ndritshme patriotike dhe historike
Nga Prof. Hilmi Saraçi
30 vjet luftoi pa ndërprerë për pavarësinë e trojeve shqiptare
Isa Buletini është njëri ndër patriotët më të shquar të historisë tonë kombëtare. Lindi në fshatin Boletin me 1864, nga babai Ademi dhe nëna Ajshe Zhabari. Ai luftoi pa ndërprerë më se 30 vjet për pavarësinë e trojeve etnike shqiptare derisa u vra babesisht më 16 janar 1916 në afërsi të Podgoricës nga forcat reakcionare dhe shofeniste malazeze…
Kanë kaluar 98 vjet nga dita e ngritjes së flamurit tonë të shënjjtë, kuq e zi i cili është ndër më të vjetrit në historinë e popujve tè botès . Për flamurin kombëtar dhe për pavarësinë e Shqipërisë , merita të veçanta ka Isa Boletini, kryetrimi i Kosovës. Derisa popujt e tjerë, në veri dhe në jug të teritoreve etnike shqiptare e kishin fituar autonominë dhe pavarësinë qysh në vitët e 30 të shekullit të XIX, Perandoria Osmane as nuk goxonte dhe as nuk e dëshironte ta zgjidhte me kohë çështjen shqiptare të ngritur sidomos që nga Lidhja e Prizrenit. Përandoria osmane e dobësoi faktorin shqiptar në Ballkan gjatë terë shekullit XIX , duke lënë zvarë këtë çështje të vetme të pazgjidhur në këto hapsira ballkanike , pasi që Porta e Lartë ra nën ndikimin e shteteve dhe të diplomatëve të huaj, sidomos të asaj ruse. Shqiptarëve nuk u mbeti tjetër veç ta mbronin çështjen kombëtare edhe me luftë të armatosur, prandaj shqiptarët organizuan kryengritjen e viteve 1910-1911. Në këto luftra u dallua Isa Boletini me luftëtarët e tij. Këto luftëra , megjithatë nuk u kurorizuan me sukses të plotë , por ato ishin si hyrje e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, pasi që të drejtat e shqiptarëve vazhdimisht nëpërkëmbëshin. Shtetet ballkanike kishin dalur me parullën ” Ballkani popujve të ballkanit” , por pa shqiptarët. Ideologët kryesor të lëvizjes shqiptare kombëtare ishin në bashkëpunim me të gjithë fqinjët për rreth, por jo pa garante të forta për fatin e Shqipërisë…
Me 28 Nëntor 1912 në orën 14 u hap në Vlorë Kuvëndi Kombëtar në të cilën në fillim merrnin pjesë 37 delegatë. Kuvëndi zgjodhi kryetar Ismail Qemalin i cili foli për të kaluarën e Shqipërisë , për sundimin otoman dhe për luftrat e shqiptarëve për liri dhe pavërsi kombëtare . Ai vuri në pah se nga rrethanat e krijuara nga lufta ballkanike e vetmja rrugë shpëtimi është ndarja e Shqipërisë nga Perandoria Osmane”.Të gjithë delegatët njëzeri vëndosen: Shqipëria të bëhet që sot e lirë e pavarur, me Qeveri të Përkohshme…
Isa Boletini kishte arritur në Vlorë me 100 luftëtarë të armatosur ku caktohet që të organizojë një ushtri të vogël (Gardën Kombëtare). Gjithashtu Ismail Qemali për roje të tij personale , në derë të kabinetit dhe të qeverisë i emron luftëtarët e Isa Boletinit i cili caktohet komandant i Gardës Kombëtare. Vëllezerit nga Kosova u priten me bujari të madhe nga të gjithë banorët (qytetarët) vlonjatë. Shumicën prej tyre në lagjën e vjetër “Tapana” (tani “ Katër heronjët”) në pjesën e sipërme të së cilës u krijua vend pushimi i kuajve dhe paisjeve luftarake të tyre . Kjo ishte një kodër bregore e vogël e mbushur me ullinjë prej nga shihej krejt qyteti. Të gjithë u miqësuan shpejt me njëri tjetrin. Mandje ata (qytetarët) në shënjë ndërimi filluan ta thërrasin kodrën thjesht edhe shkurt “Kaqanik” ngase shumica prej tyre kishin luftuar në Grykën e Kaqanikut dhe nga atje kishin ardhur. Kështu kodra “Kaqanik” tani po kthehej kësisoi në një përmendore të veçantë historike për përjetësimin e ardhjes së Isa Boletinit në Vlorë … (shih një punim të Qerim Vrionit , botuar në “Albanica”-2008)
Me 28 Nëntor 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, Ismail Qemali kishte thënë: “duke ju falënderuar këtij trimi, sot po valon flamuri ynë i lirë”. Pastaj e kishte caktuar ministër të mbrojtjes, por Isa nuk e kishte pranuar këtë detyrë, sepse kishte thënë se ka të tjerë, më të mençur për t’i dalë zot kësaj detyre me rëndësi të veçantë kombëtare. Kështu në vend të tij e kishte propozuar Mehmet Derallën, njeriun që në atë kohë kishte të kryer shkollimin superior në laminë ushtarake…
Veprimtaria e tij patriotike gjithmonë ishte bërë halë në sy të armiku serbo malazez, . Në këtë periudhë kohore (1915) Isa Boletini qendronte në Mal të Zi që ishte këthyer kohë më parë nga Shqipëria. Këtu kishte pasur disa lëvizje dhe takime me disa përsonalitete të vëndit si me gjeneral Vusheviqin , konsulin austriak e të tjerë . Mirëpo si duket qendrimi i tij kishte ra në sy shpejt qarqeve të caktuara shofeniste dhe reakcionare serbo- malazeze, prandaj me 16 janar 1916 rreth 80 gjandarë kishin zënë pusinë në dy anët e urës mbi lumin Rubnicë duke pritur Isa Boletinin që i kishin caktuar kohën për tu lajmëruar. Në atë moment kishte arritur Isa Boletini të Ura e Ribnicës dhe i kërkojnë dorëzimin e armëve . Isa Boletini kundërshton..”jo besa kurr sja kam dorëzuar mbretit as kralit..” Zhvillohet një luftë e vërtetë dhe brenda një kohe vritet kryetrimi i Kosovës, Isa Boletini dhe shtatë të tjerë :
1. Isa Boletini 52 vjeç -Boletin
2.Halil Boletini i biri 24 vjeç -Boletin
3. Seid Boletini i biri 18 vjeç -Boletin
4. Jonuz Boletini nipi i tj, 25 vjeç -Boletin
5. Halit Boletini nipi i tij 24 vjeç -Boletin
6. Hajdar Selim Radisheva , mik i Isasë - Radishevë
7. Idriz Bislimi , djal i vëllaut të Hajdarit 18 vjeç -Radishevë
8.Nisim Nimon Bala 28 vjeçar. -Isniq
Pra vriten të gjithë trimat në vend. Nga ana e të pabesve malazez vriten 7-8 xhamdarë dhe plagosen 10-12 të tjerë …
Në varrimin e tij të datës 25 janar 1916 moren pjese një numër i konsiderueshem të përsonaliteteve shqiptare nga Shkodra, Podgorica si dhe myftiu i qytetit, një kolonel, konzul austriak me dy kompani ushtarësh i cili kishte mbajtur një fjalim. Fjalën e rastit e kishte mbajtur gjithashtu edhe shkodrani Nasuf beg Dizdari. Lajmi i vrasjes së Isa Boletinit u përhap dhe shkaktoi dhëmbje dhe hidhërim të thellë në mbarë popullin shqiptar…
Tani kanë kalua 98 vjet nga vrasja e tij dhe megjithë përpjekjet që janë bërë, ende eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk prehen në vendin e merituar, në vendlindjen e tij, në Boletin …
Iniciativa për bartjen dhe rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit
Njëri ndër ata që ka dhënë kontribut të madhë për zbulimin dhe gjetjen e varrit të heroit tonë kombetar , është edhe Mulla Asllan Murati nga Zhabari i Poshtëm, shumë vite kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, tani imam në Xhaminë e Zallit i cili flet me respekt të vaçantë për iniciativën dhe bartjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij në atdhe. Iniciator për barttjen e eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë, në vendlindjen e tij në Boletin, ka qenë profesor Pajazit Nushi nga Prishtina i cili në muajin maj të vitit 1998, bashk me Masar Rizvanollin kishin bisedua me prof. Latif Berishën,kryetar i LDK-së, dega në Mitrovicë e kishin thirr Mulla Asllan Muratin dhe në një shtepi private në mënyrë sekrete e kishin shtrua çështjen për bartjen e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletinit. Pajazit Nushi kishte shpjeguar në këtë takim se kur ishte sekretar për arsim e kulturë të Kosovës gjatë vitit 1968/70 ishte përpjekur që zyrtarisht t’i bartë eshtrat e Isa Boletinit nga Podgorica, por udhëheqsia malazeze nuk kishte pranua kërkesën e parashtruar.Tashti në këtë takim kishin ardh në përfundim se e vetmja rrugëdalje që të realizohet kjo iniciativë, ishte që nëpër mes Bashkësisë Islame në Mitrovicë dhe Bashkësisë Islame në Mal të Zi të bëjmë diçka, prandaj ishin drejtua për ndihmë të Mulla Asllani që ishte kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë. Mulla Asllani me knaqësi kishte pranuar që të angazhohet në këtë iniciativë të lartë patriotike dhe kështu me 6 maj 1998 kishin shkua në Mal të Zi: Muhamet Shukriu, (Prizren),Asllan Murati (Mitrovicë), Remzi Murati (Mitrovicë-nip i Isa Boletinit) dhe Fetah Hasani (shofer nga Këqiqi i Madh). Në Podgoricë më parë kishin vizitua vendin e varrezave, ku Muhamet Shukriu kishte bërë një maketë qysh në vitin 1970 dhe e dinte saktësisht vendin e varrezave të Isa Boletinit me 7 bashkëluftëtarë të tij. Pastaj kishin shkua në Bashkësinë Islame në Podgoricë dhe ishin takua me kryetarin e BI të Malit të Zi, prof. Idriz Demirin.Menjëherë kishin tregua qellimin e ardhjes së tyre dhe kishin shkëmbyer mendimet.Idriz Demiri ishte përgjegjur se është vështir që të hyhet në këtë punë…
Kërkesa me shkrim e Bashkësisë Islame në Podgoricë dhe konsultimi me presidentin , Ibrahim Rugovën për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit
Mirëpo ata i kishin propozua që në emer të Bashkësisë Islame të Malit të Zi të bënë një kërkesë zyrëtare që varrezat në Pobërgjë që ishin brenda në qytet të transferohen në varrezat e përgjithshme të qytetit, sepse varrezat në Pobërgjë ishin shëndërrua në fushë të lojnave sportive, prandaj të lejohet transferimi i këtyre varrezave dhe të ruhen nga shkatrrimi dhe azgjasimi-tregon Mulla Asllan Murati. Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Idriz Demiri e kishte dërgua shkresën në KK në Podgoricë. Në muajin tetor 1998 ishte shpallur në fletën zyrëtare dhe në gazetën “Pobeda” se mund të bëhet transferimi i varrezave nga Pobërgja në varrezat e përgjithshme të qytetit, por edhe ku të duan vet të interesuarit. Pas kësaj z. Demiri kishte lajmërua Mulla Asllan Muratin se është aprovua kërkesa në lidhje me transferimin e varrezave të Pobërgjës dhe kërkon që sa më parë të shkojnë në Podgoricë (Pobërgjë) për t’i transferua (nxjerr) eshtrat nga varrezat. Të nesermen Mulla Asllani kishte lajmërua prof. Latif Berishen për vendimin e marr në Podgoricë dhe menjëherë vendosin për të shkua . Më parë prof. Latif Berisha shkon në Prishtinë dhe konsultohet me kryetarin, Ibrahim Rugoven dhe i siguron mjetet prej 2000 DM, kështu Asllan Murati merr për sipër që brenda ditës të lajmërojë Muhamet Shukriun dhe Remzi Muratin. Të nesermen janë tubuar në zyrën e Bashkësisë Islame: Latif Berisha ,Muhamet Shukriu, Remzi Murati ( nipin e Isa Boletinit ). Mulla Asllani i kishte marr 2000 DM në brëmje nga prof. Latif Berisha dhe gjatë konsultimit në zyrën e tij u dorëzon 2000 DM dhe me makinën e tij i kishte përcjellur deri në stacionin e autobuzave për të shkuar sa më parë në Podgoricë. Mulla Asllani nuk kishte shkua kësaj radhe për arsye që mos të diktohet dhe të bije në sy malazezëve veshja dhe uniforma e tij fetare. Muhamet Shukriu dhe Remzi Murati menjëherë posa mbërrijnë në Podgoricë, shkojnë në Bashkësinë Islame. Takohen me kryetarin Idriz Demirin dhe konsultohen dhe udhëzohen si të nesermen të fillojnë aksionin për nxjerrjen e eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Angazhojnë disa punëtorë dhe fillojnë punën sipas maketës se Muhamet Shukriut. Para se të mbërrinin në Podgoricë Mulla Asllani e kishte lajmërua Idriz Demirin me telefon në ora 12 të natës se kishte dërgua shokët e tij, prandaj nese kërkon nevoja t’u ndihmojë edhe matërjalisht. Kështu brenda javës kryhet me sukses kjo punë. I kishin marr eshtrat me veti në hotel ku banonin. Aty i kishin pastrua me brushë dhe i kishin vendosur në një kese prej najlloni, të deshifruara, me iniciale, për t’i ikur deshifrimit të mundëshëm të policies serbo malazeze. Pastaj i vendosin në çanta sportive, në gepek të autobuzit dhe pa brobleme i kishin sjellur në ora 15 pas dite në Bashkësinë Islame në Mitrovicë. Muhamet Shukriu i lodhur nga udhëtimi kishte shkua në Prizren.
“Imam po t’i lëmë ty në amanet që t’i vendosesh në vend të sigurt, ku ta merr mendja ty”- kishte thënë profesor Latif Berisha
Pas dy ditëve ishte kthye dhe përsëri ishin tubua në zyrën e Bashkësisë Islame: kryetari i BI, Mulla Asllani, Latif Berisha dhe Muhamet Shukriu. Pas një konsultimi kishin dalë jasht zyrës për ta caktua saktësisht vendin e sigurt të vendosjes se eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Në fund Prof. Latif Berisha dhe Prof. Muhamet Shukriu pasi që i kishin vu tiketat, me emer dhe mbiemer i kishin thënë Mulla Asllanit: “Imam po t’i lëmë ty në amanet që t’i vendosesh në vend të sigurt ku ta merr mendja ty”. Mulla Asllani kishte vendosur që t’i vendos në oborrin e xhamisë, kështu gjatë ditës e kishte siguruar oksigjenin për ta salduar një arkivol të metalit të lehtë dhe kishte angazhuar dy mjeshtër që dijnë të kryejnë këtë punë. Këta mjeshtër ishin: Haxhi Mehmet Berani (Mitrovicë) dhe Haxhi Mustafë Shala (Mitrovicë).Në zyre, më parë u kishte tregua dhe i kishte radhitur eshtrat: 1..Isa Boletini 2. Halil (Isa) boletini- djal i Isa Boletinit 3. Seid (Isa) Boletini- djal i Isa Boletinit 4. Halit (Ahmet) Boletini- djal i vëllaut të Isa Boletinit 5. Jonuz (Ahmet) Boletini 6, Idriz Radisheva ( mik i Isa Boletinit) 7.Hajdar Radisheva ( mik i Isa Boletinit ) 8. Misin Bala nga Isniqi. Pasi i kishin radhitur i kishin vu kapakun arkivolit dhe e kishin saldua në ora 10 të natës. Pastaj arkivolin me eshtra e kishin mbështjell me najllon dhe në mënyrën më sekrete e kishin hapur një varr në oborrin e xhamisë dhe i kishin varrosur. Të nesermen Mulla Asllani e kishte thirr prof. Latif Berishen dhe nipin e Isa Boletinit z. Remzi Muratin. U kishte tregua vendin e varrimit të eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Kështu kanë ditur për këtë sekret: Mulla Asllan Murati, prof. Latif Berisha, Remzi Murati, Haxhi Mehmet Berani dhe Haxhi Mustafë Shal
Latif Berisha fanar i ndriçimit atdhetar
Latif Berisha u lind në vitin 1931 në Smrekovnicë (Vushtrri) nga një familje e shquar atdhetare. Ai ishte njëri ndër punëtorët e palodhshëm arsimor - edukator i dalluar i gjeneratave të reja , ideator i lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Njëri ndër patriotet e shquar dhe të dëshmuar të kombit shqiptar. Herët, si fëmijë kishte treguar aftësi dhe dituri duke hapur kështu, qysh nga fëmijëria e hershme dritarët e diturisë dhe të atdhedashurisë.
Ishte ndër mësuesit e parë në rrethin e Vushtrrisë. Pastaj ndër profesorët e parë të diplomuar në degën e albanologjis. Puna e tij me përkushtim, ideali i lartë patriotik dhe kombëtar mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë . Në këtë fushë dhe në shumë të tjera ishte fanar i ndriçimit në hapsiren e diturisë ( arsimore, kulturore, shkëncore dhe kombëtare). Ai ishte profesor i njohur në Uuniverzitetin e Prishtinës, studijues i zellshëm i letërsisë shqipe dhe poet i dalluar. Në këtë fushë ka merita të veçanta. Në veçnti shquhet poezia e tij lirike, e frymëzuar nga zemra dhe shpirti, për dashurinë e madhe që ushqente ndaj popullit , atdheut, lirisë dhe ardhmërisë së tij . Ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethinen e Mitrovicës dhe kryetar shumëvjeçar i saj, prijës dhe udhëtregues për çlirimin nga armiku serb, bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës me të cilin shpalosi dhe realizoi idenë për çlirimin dhe pavarësiminë e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe të angazhimeve të tij ishtë edhe në krye të pajtimeve të gjaqëve (1989-1990) në rrethinën e Mitrovicës dhe më gjerë , ku gëzonte një besim dhe autoritet të madhë ndër masat e gjëra për pajtim dhe bashkim kombëtar . Ishte i patrembur, i paluhatshëm dhe stabil në qendrime dhe vëndime. Ishte gojëmbël, i afërtë dhe i dashur për të gjithë, si për fëmijë ashtu edhe për të rritur gjatë bisedave- fytyrëndritur dhe humanist i madh . Ishte i urtë për kah natyra , por shumë i ashpër ndaj armikut. Kurrë nuk u gjunzuar para kundërshtarit dhe armikut . Nga fronti i luftës, për lirinë dhe pavarësinë kombëtare , kurrë nuk u nda. jetoi dhe punoi në mesin e popull të cilin e deshi aq fortë. Ai ishte njëri ndër ata që kishte kontaktuar me Adem Jasharin ,heroin tonë kombëtar (1997-1998), duke u konsultuar për rrjedhat e luftës për liri dhe për pavarësi të Kosovës . (nga një bisedë e profesorit dhe autori të librit me 1998) Përkrahës i madh dhe inkurajues për qëndrimin dhe ruaitjen e pragut të shtëpisë, sepse ” pragu i shtëpisë është i shënjtë nuk duhet të lejohet cenimi i tij”...Kurr nuk e lëshoi shtëpinë , deri në momentet e fundit, kur kriminelet serb kishin planifikuar vrasjen e tij ( e kishin në regjistrin e tyre për ta vrarë, i gjetur më vonë ku ishin të shënuer edhe shumë përsonalitete të tjera patriotike ) . Ata e dinin se Latif Berisha nuk e lë pragun e shtëpisë, nuk ndahet nga populli dhe nuk dorëzohet, prandaj një mëngjesi të hërshëm , pikërisht më datën 24 mars 1999 ( datë kur forcat e NATO-s sulmuan Serbinë) kishin hyrë në befazi në oborrin e shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës .Kur kishte dalë dhe kishte tentuar të mbrohet, rebeshët e automatikut të kriminelëve serbë e kishin plandosur për toke patriotin, njëriun me ideale të larta kombëtare që luftoi deri në momentin e fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës.. .
Të nesermën me shumë mundime dhe peripeti, falë angazhimit të Mulla Asllan Muratit, njërit ndër bashkëpunëtorët më të afërtë të tij , më parë ishte bartur trupi i pajetë i tij në Xhaminë e Zallit , ku pas ceromonisë modeste fetare që kishte mbajtur imami i xhamisë, Mulla Asllan Murati, trupi i pajetë i profesorit ishte bartur dhe varrosur në Zhabar (Mitrovicë), nën presjonin e rreptë të forcave kriminele serbe. .Pas mbarimit të luftës në vitin 2003 eshtrat e profesorit janë bartur dhe janë varrosur në vëndlindjen e tij në Smrekovnicë (Vushtrri) me ndërime të larta , pjesëmarrje të madhe të banorëve të kësaj ane dhe të mbarë Kosovës. Në shenjë respekti dhe nderimi mbi varrin e tij është ngritur përkujtimorja mbi të cilën ndriçon emëri i tij i skalitur me shkronja të arta, ndërsa për rreth kurora lulesh përherë të freskëta…
Pas vrasjes së prof. Latif Berishes, Mulla Asllani i kishte tregua vendin sekret një bashkëpunëtori të ngusht të tij
Pas vrasje së Prof. Latif Berishes nga forcat serbo çetnike më 24 mars 1999, Mulla Asllani, një bashkëpunëtorë të ngusht e kishte dërgua të varri dhe i kishte thenë: Prof. Latif Berisha është vrarë. Mua policia serbe po me kërkon në çdo hap, prandaj në qoftse me vrasin, të kesh me dijeni vendin ku janë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij… Prof. Asllan Murati pas 5 viteve të pritjes për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij kishte shkua një ditë të Pajazit Nushi në Prishtinë dhe i kishte thenë: “Profesor, Ju keni qenë iniciator për bartjen e eshtrave të Isa Boletinit, ejani të kryejmë këtë punë, sepse u bënë pesë vjet që i kemi eshtrat e tyre. Unë e kam barrë të rendë dhe po kam frikë se ndonjë keqbërës do t’i azgjasojë (vjedhë) eshtrat e Isa boletinit”… Pas kësaj, në vitin 2004 është marr iniciativa përseri. Ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, z. Rexhep Osmani kishte bisedua me presidentin Ibrahim Rugova dhe kështu e kishin thirr Mulla
Asllanin në ministri. Pastaj ishte zgjedhur këshilli për rivarrim : Behgjet Brajsholli (kryetar), Rexhep Osmani, Pajazit Nushi, Muhamet Shukriu, Asllan Murati, Zekeria Cana, Remzi Murati, Jusuf Bajraktari, kol. Arif Muçolli, për t’u zgjerua më vonë në 23 antarë. Me 26 shtator 2004 ishte caktua termini për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij, por KVOR-i nuk kishte dhënë leje për rivarrimin e tyre, me ceromoni ushtarake, sepse fshati Boletin gjendet nën komunen e Zveçanit…
Megjithse është bërë restaurimi i kullës dhe është hapur varri i Isa Boletinit dhe i bashkëluftëtarëve të tij, me mbishkrimet, ende kjo punë me rendësi të vaçantë patriotike dhe historike ka mbetur pa u realizua… Tani Mulla Asllan Murati i cili prej fillimit ishte angazhua me tërë qenjen e tij, ka marr përsipër edhe më tutje që t’i ruaj eshtrat e Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, prandaj për shkak të sigurisë ka ndërruar vendqendërimin e tyre.Tani nuk ka njohuri kurkush ku gjenden eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij, përveç Mulla Asllan Muratit. Pritet që sa më parë të bëhet rivarrimi i tyre. “Unë jam i gatshëm në çdo moment që posa të krijohen kushtet t’u dorëzojë organeve të pushtetit eshtrat e heroit tonë kombëtar Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Jam krenar dhe i priveligjuar që pata nderin që të jam rojtar i eshtrave të heroit tonë kombettar, Isa Boletinit”- tha në fund Mulla Asllan Murati…
Nga Prof. Hilmi Saraçi
30 vjet luftoi pa ndërprerë për pavarësinë e trojeve shqiptare
Isa Buletini është njëri ndër patriotët më të shquar të historisë tonë kombëtare. Lindi në fshatin Boletin me 1864, nga babai Ademi dhe nëna Ajshe Zhabari. Ai luftoi pa ndërprerë më se 30 vjet për pavarësinë e trojeve etnike shqiptare derisa u vra babesisht më 16 janar 1916 në afërsi të Podgoricës nga forcat reakcionare dhe shofeniste malazeze…
Kanë kaluar 98 vjet nga dita e ngritjes së flamurit tonë të shënjjtë, kuq e zi i cili është ndër më të vjetrit në historinë e popujve tè botès . Për flamurin kombëtar dhe për pavarësinë e Shqipërisë , merita të veçanta ka Isa Boletini, kryetrimi i Kosovës. Derisa popujt e tjerë, në veri dhe në jug të teritoreve etnike shqiptare e kishin fituar autonominë dhe pavarësinë qysh në vitët e 30 të shekullit të XIX, Perandoria Osmane as nuk goxonte dhe as nuk e dëshironte ta zgjidhte me kohë çështjen shqiptare të ngritur sidomos që nga Lidhja e Prizrenit. Përandoria osmane e dobësoi faktorin shqiptar në Ballkan gjatë terë shekullit XIX , duke lënë zvarë këtë çështje të vetme të pazgjidhur në këto hapsira ballkanike , pasi që Porta e Lartë ra nën ndikimin e shteteve dhe të diplomatëve të huaj, sidomos të asaj ruse. Shqiptarëve nuk u mbeti tjetër veç ta mbronin çështjen kombëtare edhe me luftë të armatosur, prandaj shqiptarët organizuan kryengritjen e viteve 1910-1911. Në këto luftra u dallua Isa Boletini me luftëtarët e tij. Këto luftëra , megjithatë nuk u kurorizuan me sukses të plotë , por ato ishin si hyrje e kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912, pasi që të drejtat e shqiptarëve vazhdimisht nëpërkëmbëshin. Shtetet ballkanike kishin dalur me parullën ” Ballkani popujve të ballkanit” , por pa shqiptarët. Ideologët kryesor të lëvizjes shqiptare kombëtare ishin në bashkëpunim me të gjithë fqinjët për rreth, por jo pa garante të forta për fatin e Shqipërisë…
Isa Boletini me luftëtarët e tij në Vlorë |
Isa Boletini kishte arritur në Vlorë me 100 luftëtarë të armatosur ku caktohet që të organizojë një ushtri të vogël (Gardën Kombëtare). Gjithashtu Ismail Qemali për roje të tij personale , në derë të kabinetit dhe të qeverisë i emron luftëtarët e Isa Boletinit i cili caktohet komandant i Gardës Kombëtare. Vëllezerit nga Kosova u priten me bujari të madhe nga të gjithë banorët (qytetarët) vlonjatë. Shumicën prej tyre në lagjën e vjetër “Tapana” (tani “ Katër heronjët”) në pjesën e sipërme të së cilës u krijua vend pushimi i kuajve dhe paisjeve luftarake të tyre . Kjo ishte një kodër bregore e vogël e mbushur me ullinjë prej nga shihej krejt qyteti. Të gjithë u miqësuan shpejt me njëri tjetrin. Mandje ata (qytetarët) në shënjë ndërimi filluan ta thërrasin kodrën thjesht edhe shkurt “Kaqanik” ngase shumica prej tyre kishin luftuar në Grykën e Kaqanikut dhe nga atje kishin ardhur. Kështu kodra “Kaqanik” tani po kthehej kësisoi në një përmendore të veçantë historike për përjetësimin e ardhjes së Isa Boletinit në Vlorë … (shih një punim të Qerim Vrionit , botuar në “Albanica”-2008)
Me 28 Nëntor 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë, Ismail Qemali kishte thënë: “duke ju falënderuar këtij trimi, sot po valon flamuri ynë i lirë”. Pastaj e kishte caktuar ministër të mbrojtjes, por Isa nuk e kishte pranuar këtë detyrë, sepse kishte thënë se ka të tjerë, më të mençur për t’i dalë zot kësaj detyre me rëndësi të veçantë kombëtare. Kështu në vend të tij e kishte propozuar Mehmet Derallën, njeriun që në atë kohë kishte të kryer shkollimin superior në laminë ushtarake…
Veprimtaria e tij patriotike gjithmonë ishte bërë halë në sy të armiku serbo malazez, . Në këtë periudhë kohore (1915) Isa Boletini qendronte në Mal të Zi që ishte këthyer kohë më parë nga Shqipëria. Këtu kishte pasur disa lëvizje dhe takime me disa përsonalitete të vëndit si me gjeneral Vusheviqin , konsulin austriak e të tjerë . Mirëpo si duket qendrimi i tij kishte ra në sy shpejt qarqeve të caktuara shofeniste dhe reakcionare serbo- malazeze, prandaj me 16 janar 1916 rreth 80 gjandarë kishin zënë pusinë në dy anët e urës mbi lumin Rubnicë duke pritur Isa Boletinin që i kishin caktuar kohën për tu lajmëruar. Në atë moment kishte arritur Isa Boletini të Ura e Ribnicës dhe i kërkojnë dorëzimin e armëve . Isa Boletini kundërshton..”jo besa kurr sja kam dorëzuar mbretit as kralit..” Zhvillohet një luftë e vërtetë dhe brenda një kohe vritet kryetrimi i Kosovës, Isa Boletini dhe shtatë të tjerë :
1. Isa Boletini 52 vjeç -Boletin
2.Halil Boletini i biri 24 vjeç -Boletin
3. Seid Boletini i biri 18 vjeç -Boletin
4. Jonuz Boletini nipi i tj, 25 vjeç -Boletin
5. Halit Boletini nipi i tij 24 vjeç -Boletin
6. Hajdar Selim Radisheva , mik i Isasë - Radishevë
7. Idriz Bislimi , djal i vëllaut të Hajdarit 18 vjeç -Radishevë
8.Nisim Nimon Bala 28 vjeçar. -Isniq
Pra vriten të gjithë trimat në vend. Nga ana e të pabesve malazez vriten 7-8 xhamdarë dhe plagosen 10-12 të tjerë …
Në varrimin e tij të datës 25 janar 1916 moren pjese një numër i konsiderueshem të përsonaliteteve shqiptare nga Shkodra, Podgorica si dhe myftiu i qytetit, një kolonel, konzul austriak me dy kompani ushtarësh i cili kishte mbajtur një fjalim. Fjalën e rastit e kishte mbajtur gjithashtu edhe shkodrani Nasuf beg Dizdari. Lajmi i vrasjes së Isa Boletinit u përhap dhe shkaktoi dhëmbje dhe hidhërim të thellë në mbarë popullin shqiptar…
Tani kanë kalua 98 vjet nga vrasja e tij dhe megjithë përpjekjet që janë bërë, ende eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij nuk prehen në vendin e merituar, në vendlindjen e tij, në Boletin …
Iniciativa për bartjen dhe rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit
Njëri ndër ata që ka dhënë kontribut të madhë për zbulimin dhe gjetjen e varrit të heroit tonë kombetar , është edhe Mulla Asllan Murati nga Zhabari i Poshtëm, shumë vite kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, tani imam në Xhaminë e Zallit i cili flet me respekt të vaçantë për iniciativën dhe bartjen e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij në atdhe. Iniciator për barttjen e eshtrave të Isa Boletinit në Kosovë, në vendlindjen e tij në Boletin, ka qenë profesor Pajazit Nushi nga Prishtina i cili në muajin maj të vitit 1998, bashk me Masar Rizvanollin kishin bisedua me prof. Latif Berishën,kryetar i LDK-së, dega në Mitrovicë e kishin thirr Mulla Asllan Muratin dhe në një shtepi private në mënyrë sekrete e kishin shtrua çështjen për bartjen e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletinit. Pajazit Nushi kishte shpjeguar në këtë takim se kur ishte sekretar për arsim e kulturë të Kosovës gjatë vitit 1968/70 ishte përpjekur që zyrtarisht t’i bartë eshtrat e Isa Boletinit nga Podgorica, por udhëheqsia malazeze nuk kishte pranua kërkesën e parashtruar.Tashti në këtë takim kishin ardh në përfundim se e vetmja rrugëdalje që të realizohet kjo iniciativë, ishte që nëpër mes Bashkësisë Islame në Mitrovicë dhe Bashkësisë Islame në Mal të Zi të bëjmë diçka, prandaj ishin drejtua për ndihmë të Mulla Asllani që ishte kryetar i Bashkësisë Islame në Mitrovicë. Mulla Asllani me knaqësi kishte pranuar që të angazhohet në këtë iniciativë të lartë patriotike dhe kështu me 6 maj 1998 kishin shkua në Mal të Zi: Muhamet Shukriu, (Prizren),Asllan Murati (Mitrovicë), Remzi Murati (Mitrovicë-nip i Isa Boletinit) dhe Fetah Hasani (shofer nga Këqiqi i Madh). Në Podgoricë më parë kishin vizitua vendin e varrezave, ku Muhamet Shukriu kishte bërë një maketë qysh në vitin 1970 dhe e dinte saktësisht vendin e varrezave të Isa Boletinit me 7 bashkëluftëtarë të tij. Pastaj kishin shkua në Bashkësinë Islame në Podgoricë dhe ishin takua me kryetarin e BI të Malit të Zi, prof. Idriz Demirin.Menjëherë kishin tregua qellimin e ardhjes së tyre dhe kishin shkëmbyer mendimet.Idriz Demiri ishte përgjegjur se është vështir që të hyhet në këtë punë…
Kërkesa me shkrim e Bashkësisë Islame në Podgoricë dhe konsultimi me presidentin , Ibrahim Rugovën për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit
Mirëpo ata i kishin propozua që në emer të Bashkësisë Islame të Malit të Zi të bënë një kërkesë zyrëtare që varrezat në Pobërgjë që ishin brenda në qytet të transferohen në varrezat e përgjithshme të qytetit, sepse varrezat në Pobërgjë ishin shëndërrua në fushë të lojnave sportive, prandaj të lejohet transferimi i këtyre varrezave dhe të ruhen nga shkatrrimi dhe azgjasimi-tregon Mulla Asllan Murati. Kryetari i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Idriz Demiri e kishte dërgua shkresën në KK në Podgoricë. Në muajin tetor 1998 ishte shpallur në fletën zyrëtare dhe në gazetën “Pobeda” se mund të bëhet transferimi i varrezave nga Pobërgja në varrezat e përgjithshme të qytetit, por edhe ku të duan vet të interesuarit. Pas kësaj z. Demiri kishte lajmërua Mulla Asllan Muratin se është aprovua kërkesa në lidhje me transferimin e varrezave të Pobërgjës dhe kërkon që sa më parë të shkojnë në Podgoricë (Pobërgjë) për t’i transferua (nxjerr) eshtrat nga varrezat. Të nesermen Mulla Asllani kishte lajmërua prof. Latif Berishen për vendimin e marr në Podgoricë dhe menjëherë vendosin për të shkua . Më parë prof. Latif Berisha shkon në Prishtinë dhe konsultohet me kryetarin, Ibrahim Rugoven dhe i siguron mjetet prej 2000 DM, kështu Asllan Murati merr për sipër që brenda ditës të lajmërojë Muhamet Shukriun dhe Remzi Muratin. Të nesermen janë tubuar në zyrën e Bashkësisë Islame: Latif Berisha ,Muhamet Shukriu, Remzi Murati ( nipin e Isa Boletinit ). Mulla Asllani i kishte marr 2000 DM në brëmje nga prof. Latif Berisha dhe gjatë konsultimit në zyrën e tij u dorëzon 2000 DM dhe me makinën e tij i kishte përcjellur deri në stacionin e autobuzave për të shkuar sa më parë në Podgoricë. Mulla Asllani nuk kishte shkua kësaj radhe për arsye që mos të diktohet dhe të bije në sy malazezëve veshja dhe uniforma e tij fetare. Muhamet Shukriu dhe Remzi Murati menjëherë posa mbërrijnë në Podgoricë, shkojnë në Bashkësinë Islame. Takohen me kryetarin Idriz Demirin dhe konsultohen dhe udhëzohen si të nesermen të fillojnë aksionin për nxjerrjen e eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Angazhojnë disa punëtorë dhe fillojnë punën sipas maketës se Muhamet Shukriut. Para se të mbërrinin në Podgoricë Mulla Asllani e kishte lajmërua Idriz Demirin me telefon në ora 12 të natës se kishte dërgua shokët e tij, prandaj nese kërkon nevoja t’u ndihmojë edhe matërjalisht. Kështu brenda javës kryhet me sukses kjo punë. I kishin marr eshtrat me veti në hotel ku banonin. Aty i kishin pastrua me brushë dhe i kishin vendosur në një kese prej najlloni, të deshifruara, me iniciale, për t’i ikur deshifrimit të mundëshëm të policies serbo malazeze. Pastaj i vendosin në çanta sportive, në gepek të autobuzit dhe pa brobleme i kishin sjellur në ora 15 pas dite në Bashkësinë Islame në Mitrovicë. Muhamet Shukriu i lodhur nga udhëtimi kishte shkua në Prizren.
Muhamet Shukriu (nga e djathta) ,mulla Asllan Murati dhe Remzi Murati |
Pas dy ditëve ishte kthye dhe përsëri ishin tubua në zyrën e Bashkësisë Islame: kryetari i BI, Mulla Asllani, Latif Berisha dhe Muhamet Shukriu. Pas një konsultimi kishin dalë jasht zyrës për ta caktua saktësisht vendin e sigurt të vendosjes se eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Në fund Prof. Latif Berisha dhe Prof. Muhamet Shukriu pasi që i kishin vu tiketat, me emer dhe mbiemer i kishin thënë Mulla Asllanit: “Imam po t’i lëmë ty në amanet që t’i vendosesh në vend të sigurt ku ta merr mendja ty”. Mulla Asllani kishte vendosur që t’i vendos në oborrin e xhamisë, kështu gjatë ditës e kishte siguruar oksigjenin për ta salduar një arkivol të metalit të lehtë dhe kishte angazhuar dy mjeshtër që dijnë të kryejnë këtë punë. Këta mjeshtër ishin: Haxhi Mehmet Berani (Mitrovicë) dhe Haxhi Mustafë Shala (Mitrovicë).Në zyre, më parë u kishte tregua dhe i kishte radhitur eshtrat: 1..Isa Boletini 2. Halil (Isa) boletini- djal i Isa Boletinit 3. Seid (Isa) Boletini- djal i Isa Boletinit 4. Halit (Ahmet) Boletini- djal i vëllaut të Isa Boletinit 5. Jonuz (Ahmet) Boletini 6, Idriz Radisheva ( mik i Isa Boletinit) 7.Hajdar Radisheva ( mik i Isa Boletinit ) 8. Misin Bala nga Isniqi. Pasi i kishin radhitur i kishin vu kapakun arkivolit dhe e kishin saldua në ora 10 të natës. Pastaj arkivolin me eshtra e kishin mbështjell me najllon dhe në mënyrën më sekrete e kishin hapur një varr në oborrin e xhamisë dhe i kishin varrosur. Të nesermen Mulla Asllani e kishte thirr prof. Latif Berishen dhe nipin e Isa Boletinit z. Remzi Muratin. U kishte tregua vendin e varrimit të eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij. Kështu kanë ditur për këtë sekret: Mulla Asllan Murati, prof. Latif Berisha, Remzi Murati, Haxhi Mehmet Berani dhe Haxhi Mustafë Shal
Latif Berisha fanar i ndriçimit atdhetar
Latif Berisha u lind në vitin 1931 në Smrekovnicë (Vushtrri) nga një familje e shquar atdhetare. Ai ishte njëri ndër punëtorët e palodhshëm arsimor - edukator i dalluar i gjeneratave të reja , ideator i lirisë dhe pavarësisë kombëtare. Njëri ndër patriotet e shquar dhe të dëshmuar të kombit shqiptar. Herët, si fëmijë kishte treguar aftësi dhe dituri duke hapur kështu, qysh nga fëmijëria e hershme dritarët e diturisë dhe të atdhedashurisë.
Ishte ndër mësuesit e parë në rrethin e Vushtrrisë. Pastaj ndër profesorët e parë të diplomuar në degën e albanologjis. Puna e tij me përkushtim, ideali i lartë patriotik dhe kombëtar mbetet gjithmonë në zemrat e popullit tonë . Në këtë fushë dhe në shumë të tjera ishte fanar i ndriçimit në hapsiren e diturisë ( arsimore, kulturore, shkëncore dhe kombëtare). Ai ishte profesor i njohur në Uuniverzitetin e Prishtinës, studijues i zellshëm i letërsisë shqipe dhe poet i dalluar. Në këtë fushë ka merita të veçanta. Në veçnti shquhet poezia e tij lirike, e frymëzuar nga zemra dhe shpirti, për dashurinë e madhe që ushqente ndaj popullit , atdheut, lirisë dhe ardhmërisë së tij . Ishte njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrethinen e Mitrovicës dhe kryetar shumëvjeçar i saj, prijës dhe udhëtregues për çlirimin nga armiku serb, bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës me të cilin shpalosi dhe realizoi idenë për çlirimin dhe pavarësiminë e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe të angazhimeve të tij ishtë edhe në krye të pajtimeve të gjaqëve (1989-1990) në rrethinën e Mitrovicës dhe më gjerë , ku gëzonte një besim dhe autoritet të madhë ndër masat e gjëra për pajtim dhe bashkim kombëtar . Ishte i patrembur, i paluhatshëm dhe stabil në qendrime dhe vëndime. Ishte gojëmbël, i afërtë dhe i dashur për të gjithë, si për fëmijë ashtu edhe për të rritur gjatë bisedave- fytyrëndritur dhe humanist i madh . Ishte i urtë për kah natyra , por shumë i ashpër ndaj armikut. Kurrë nuk u gjunzuar para kundërshtarit dhe armikut . Nga fronti i luftës, për lirinë dhe pavarësinë kombëtare , kurrë nuk u nda. jetoi dhe punoi në mesin e popull të cilin e deshi aq fortë. Ai ishte njëri ndër ata që kishte kontaktuar me Adem Jasharin ,heroin tonë kombëtar (1997-1998), duke u konsultuar për rrjedhat e luftës për liri dhe për pavarësi të Kosovës . (nga një bisedë e profesorit dhe autori të librit me 1998) Përkrahës i madh dhe inkurajues për qëndrimin dhe ruaitjen e pragut të shtëpisë, sepse ” pragu i shtëpisë është i shënjtë nuk duhet të lejohet cenimi i tij”...Kurr nuk e lëshoi shtëpinë , deri në momentet e fundit, kur kriminelet serb kishin planifikuar vrasjen e tij ( e kishin në regjistrin e tyre për ta vrarë, i gjetur më vonë ku ishin të shënuer edhe shumë përsonalitete të tjera patriotike ) . Ata e dinin se Latif Berisha nuk e lë pragun e shtëpisë, nuk ndahet nga populli dhe nuk dorëzohet, prandaj një mëngjesi të hërshëm , pikërisht më datën 24 mars 1999 ( datë kur forcat e NATO-s sulmuan Serbinë) kishin hyrë në befazi në oborrin e shtëpisë së tij, në veri të Mitrovicës .Kur kishte dalë dhe kishte tentuar të mbrohet, rebeshët e automatikut të kriminelëve serbë e kishin plandosur për toke patriotin, njëriun me ideale të larta kombëtare që luftoi deri në momentin e fundit për liri dhe pavarësi të Kosovës.. .
Të nesermën me shumë mundime dhe peripeti, falë angazhimit të Mulla Asllan Muratit, njërit ndër bashkëpunëtorët më të afërtë të tij , më parë ishte bartur trupi i pajetë i tij në Xhaminë e Zallit , ku pas ceromonisë modeste fetare që kishte mbajtur imami i xhamisë, Mulla Asllan Murati, trupi i pajetë i profesorit ishte bartur dhe varrosur në Zhabar (Mitrovicë), nën presjonin e rreptë të forcave kriminele serbe. .Pas mbarimit të luftës në vitin 2003 eshtrat e profesorit janë bartur dhe janë varrosur në vëndlindjen e tij në Smrekovnicë (Vushtrri) me ndërime të larta , pjesëmarrje të madhe të banorëve të kësaj ane dhe të mbarë Kosovës. Në shenjë respekti dhe nderimi mbi varrin e tij është ngritur përkujtimorja mbi të cilën ndriçon emëri i tij i skalitur me shkronja të arta, ndërsa për rreth kurora lulesh përherë të freskëta…
Pas vrasjes së prof. Latif Berishes, Mulla Asllani i kishte tregua vendin sekret një bashkëpunëtori të ngusht të tij
Pas vrasje së Prof. Latif Berishes nga forcat serbo çetnike më 24 mars 1999, Mulla Asllani, një bashkëpunëtorë të ngusht e kishte dërgua të varri dhe i kishte thenë: Prof. Latif Berisha është vrarë. Mua policia serbe po me kërkon në çdo hap, prandaj në qoftse me vrasin, të kesh me dijeni vendin ku janë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij… Prof. Asllan Murati pas 5 viteve të pritjes për rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit me bashkëluftëtarët e tij kishte shkua një ditë të Pajazit Nushi në Prishtinë dhe i kishte thenë: “Profesor, Ju keni qenë iniciator për bartjen e eshtrave të Isa Boletinit, ejani të kryejmë këtë punë, sepse u bënë pesë vjet që i kemi eshtrat e tyre. Unë e kam barrë të rendë dhe po kam frikë se ndonjë keqbërës do t’i azgjasojë (vjedhë) eshtrat e Isa boletinit”… Pas kësaj, në vitin 2004 është marr iniciativa përseri. Ministri për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, z. Rexhep Osmani kishte bisedua me presidentin Ibrahim Rugova dhe kështu e kishin thirr Mulla
Isa Boletini me luftetarèt e tij duke shkuar nè Vlorè |
Megjithse është bërë restaurimi i kullës dhe është hapur varri i Isa Boletinit dhe i bashkëluftëtarëve të tij, me mbishkrimet, ende kjo punë me rendësi të vaçantë patriotike dhe historike ka mbetur pa u realizua… Tani Mulla Asllan Murati i cili prej fillimit ishte angazhua me tërë qenjen e tij, ka marr përsipër edhe më tutje që t’i ruaj eshtrat e Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, prandaj për shkak të sigurisë ka ndërruar vendqendërimin e tyre.Tani nuk ka njohuri kurkush ku gjenden eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij, përveç Mulla Asllan Muratit. Pritet që sa më parë të bëhet rivarrimi i tyre. “Unë jam i gatshëm në çdo moment që posa të krijohen kushtet t’u dorëzojë organeve të pushtetit eshtrat e heroit tonë kombëtar Isa Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Jam krenar dhe i priveligjuar që pata nderin që të jam rojtar i eshtrave të heroit tonë kombettar, Isa Boletinit”- tha në fund Mulla Asllan Murati…
Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Enver Petrovci
Mark Simoni: Mirela Bogdani dhe dera e pasme e politikës
Halit Bogaj: Ibrahim Rugovës
Lek Pervizi: Gjergj Fishta - Poet i pavdekshëm
Mexhid Yvejsi: Mulla Ismeti Limani (1946-1999)
Halit Bogaj: Lasgush Poradeci
Thodhori Miho: Gjik Gjini kapedani furtunë
Adem Zaplluzha: Mikut që e ka mik sharkinë
Përparim Hysi: Lasgushit në 110-vjetorin e lindjes
Neki Lulaj: Dr. Ibrahim Rugovës
Frrok Kristaj: Pjetër Bogdani
Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh
Ramiz Dërmaku: Dr. Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit
Emil Lafe: Fjalë kujtimi e nderimi për Prof. Selman Rizën
Adem Berisha: Abdyl Krasniqi u varros por nuk vdiq
Murat Gecaj: Prof. Zihni Sako - ''xhaxhai'' i mirë i folklorit shqiptar
Halit Bogaj: Adem Mikullofci
Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim
Mexhid Yvejsi: Mulla Sadri Prestreshi (1917-1002)