Kulturë
Mustafë Krasniqi: Intervistë me atdhetarin, piktorin, humanistin dhe ish të burgosurin e ndërgjegjes kombëtare Asllan Dibrani
E hene, 23.11.2009, 06:53 PM
![]() |
Mustafë Krasniqi |
Nga Mustafë Krasniqi
Kur flasim për figurat e ndritshme të kombit pa dallim se cilës periudhë i përkisni, të gjithë kanë pasur një qëndrim stoik, të pathyeshëm deri në ditët e sotme kur ishte dhe është në pyetje atdheu dhe tërësia e çështja kombëtare.
Këto ndjenja të këtyre figurave emblematike vinin si rrjedhojë e domosdoshmërisë për të qen të lirë si popujt tjerë edhe populli shqiptar në përgjithësi. Këtij vargëzimi të atdhetarëve si shumë atdhetar tjerë ishte padyshim edhe Asllan Dibrani,një djaloshar i shkathtë që vije nga fshatin Dabishevci i Malësisë së Gollakut.
Ky djaloshar rridhte nga një familje bujare e atdhetare, të atin kishte një skafistë të mirë të gurit, gjë që i ati ishte një frymëzim i mirë për Asllanin, që në të ardhmen ta ndjek rrugën e artit dhe ta dojë të bukurën dhe të vlefshmen.
Shkollën fillore e mbaroi në fshatin e lindjes, të mesmen në Prishtinë, ndërsa me një vullnet dhe zgjuarsi iu rrek studimeve Universitare për të studiuar në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Për fat jo të mirë si shumë shokë dhe bashkëkombës të tij u gjenden prapa grilave, e këtë fat Asllani e kishte vetëm një vit para se ta përfundonte fakultetin, e ta plotësonte kërkesën e tij dhe të familjes. Ai, arrestohej nga UDB-ja në vitin 1984 për shkaqe të veprimtarisë së tij atdhetare dhe dënohej me 10 vite burgim.
Nëpër këto kazamate të Serbisë fashiste Asllani kishte shumë shokë që përjetonin së bashku grilat dhe torturat ma çnjerëzore që ushtronte aparatura serbo-sllave në tërë territorin e ish Jugosllavinë artificiale, mbi studentet,profesorët dhe aktivistet liridashës te asaj kohe për çlirimin e Kosovës, po në këtë fat jo të mirë kishte nderin që kishte vuajtur burgun me: Gurserl Sylejmanin (i vërar heroikisht në luftën e fundit si ushtar i UÇK-ës),Mujë Sylën,Martin Çunin, Hydajet Hysenin dhe Muslim Kusumi te cilët pos pikturës u marrshin edhe me shkrime etj.
![]() |
Asllan Dibrani |
Që ta donte artin dhe ta ushtronte ditë e më tepër, ishte shtytja që ta nxirrte përmes portretit dufin e urrejtjes kundër pushtuesve, por edhe kundër gardianëve që si bisha të egra hidheshin mbi trupin e njom të rinisë shqiptare që i kishin duart e lidhura dhe jetonin nëpër burgje famëkëqija të ish-Jugosllavisë.
Asllani këtë profesion shpirtëror e ushtronte edhe në burg, ku fshehurazi nga gardianët kishte punuar shumë piktura,por për fat të keq këto piktura, apo vizatime që i kishte punuar me aq mjeshtri dhe sakrificë nuk e pan dritën kurrë, edhe pasi autori i këtyre punimeve lirohet nga burgu, krijimtaria e tij ende sot e asaj dite mbetet peng pa e josh dritën dhe lirinë.
Asllani pasi lirohet nga burgu kërkon që ta vazhdoi aty ku e kishte lënë fakultetin, por kjo ju pamundësua, sepse ishte një nacionalist dhe një armik i ish-Jugosllavisë, kjo Asllanin se dëshpëroi, por ajo që e bëri ta lëshoi atdheu, që s’kishte menduar kurrë më parë, ishin një luftë psikike që ushtroheshin mbi familjen e tij dhe mbi këtë veprimtar të devotshëm. Duke parë se në atë kohë anë e këndë Kosovës bëheshin arrestime me procese të montuara, Asllani u detyrua ta lë vendin me një dhimbje të madhe dhe ta marr rrugën e mërgatës, me qëllim që të dal në Gjermani, që nga atje ta vazhdonte veprimtarin e vet atdhetare.E realisht që nga viti 1993 kur ju njoh strehimi nga qendra për te huaj ne Gjermani , kurrë s'pushoj së vepruari, dallohej si një humanist i madh, aktivist i dalluar, punëtor dhe vizionar i çështjes kombëtare, ishte dhe mbeti me idealin për Shqipërinë Etnike, e siç thoshte edhe vet:”pa Shqipëri dhe të gjitha trojet e rikthyera në një trung nuk ka rehati shpirti, e për ta gjet këtë qetësi shpirtërore është vetë angazhimi dhe puna jonë për Shqipërinë e Natyrshme,qe t'ja kthejmë imazhin qe kishte dikur si territor dhe çfarë synonin i madhi Skënderbe, Hasan Prishtina,Çerçiz Topulli, Adem Jashari dhe shumë e shumë të tjerë”.
Z. Asllan veprimtaria e juaj është shumë e gjerë, sa që të shkruhej një vepër nuk do ta përmblidhte dot, por për hir të lexuesit ne shkurtimisht do të kalojmë tek veprimtaria e juaj, ju si një krijues dhe si i burgosur i ndërgjegjes çka mund të na thoni për lexuesin?
Duke filluar nga pjesa e pyetjes së fundit, për burgun të them të drejtën askush nuk e do burgun, izolimin nënçmim, rrahjen dhe torturat të ati lloji çfarë dinë vetëm UDB-ja serbe t’i ndërmarr, por thjesht ne jemi përball me një krenari, për atë s e kemi ditur qëllimin pse qëndronim kazamateve të ish-Jugosllavisë. Të them të drejtën e ndienim një krenari edhe si të ri që ishim ne nuk kishim fare frikën, e dinim që pas kishim popullin dhe ndërgjegjen,sidomos pjesën dërmuese që na përkrahte. Kjo disi na obligonte neve që edhe për hir të popullit, e të shokëve që nuk e ndalnin rrugën e lirisë,të qëndronim stoik , që me këtë qëndresë t’i tregonim armikut që ne nuk dëshpërohemi, por vetëm kalitemi dhe frymëzohemi për ta realizuar padrejtësinë historike qe ju be popullit shqiptar në të kaluarën.
Më lejoni ta them edhe një fjalë për 81-shën. Sa po shihet deri më tani këtë përudh disa politikan për interesat e tyre po mundohen ta minimizojë, por realisht, kjo periudhë ka qenë bomba që e ka shkatërruar ish-Jugosllavin, ndoshta edhe lëvizja e parë në Evropë për proceset që më tej u zhvilluan dhe u krijuan shtete të reja, ndonëse Kosova i parapriu këtij procesi në e Evropë, kurse ende sot problemi i Shqiptarëve nuk është zgjedhur si duhet.
Sa i përket asaj si krijues kjo ka qenë një lehtësim i madh për mua, sepse përmes krijimtarisë sime krijoja imagjinatën dhe qëndresën, frymëzohesha me vijëzimin përball lapsit,brushës dhe mendjes, përball idesë dhe konfrontimit qe ballafaqohesha me realen e dhe padrejtësinë nga okupatori.
Është e vërtetë se krijimtaria më ka ndihmuar shumë dhe më ka këshilluar shpesh se si ta dua më shumë atdheut, kemi jetuar dhe përjetuar vështirësi së bashku në burg, arti ka qenë një shtyllë e qëndresës sime, e për fat të keq si shok të mirë që ishim krijimtarinë që e kisha krijuan dhe me të kaluar kohën gjatë burgut, ajo ka mbetur ende në burg, e deri më sot nuk e ka parë ende rrezen e lirisë, të them të drejtën pak ndiej një zbrazëtirë, edhe pse ato ide, apo një pjesë të tyre i kam realizuar, por ato krijim kanë pasur një karakter të fortë sepse së bashku kemi përjetuar shumë fate, e ato kanë buruar në mes torturës dhe unit shpirtëror.

Artin e kam dashur që nga fëmijëria, por ndoshta edhe një shtytje apo frymëzim kisha nga babai im. Me pikturë jam marrë nga bankat e shkollës fillore dhe siç ju thash më parë gjatë qëndrimit në burg nuk e kam lënë anash, e përkundrazi këtë zhanër të krijimtarisë e kam përforcuar më shumë me Shokët e burgut, si me Gursel Sylejmanin, ky njëherë ishte edhe student i Akademisë së Arteve në Shkup,poashtu edhe me Hydajet Hyseni, Mujë Syla, Martin Çuni dhe Musli Kusumi, ndërsa Berat Luzha ka qenë i angazhuar më tepër në shkrime. Të gjithë ne e kemi dashur artin dhe kemi krijuar në burg, por nga burgu kam mundur të shpëtoj vetëm ndonjë kartolinë që i kame dërguar si uresë natarëve të familjes time nga burgu që i dërgojshim në cilësinë e korrespondencës me familje te cilat letra ishin ne një censurë te rreptë ku shumë letra nuk i lejuan qe te mbërrijnë te familjet tona .Të them të drejtën ky zhanër i krijimtarisë ne fushe e pikturës më fle në shpirt, e dua shumë që në asnjë moment nuk ndahem nga arti. Përpiqem me tërë forcën dhe dijen që e posedoi ta kultivoi sa ma mirë dhe përmes tij mundohem ta jap porosinë e duhur,me brushë dhe laps e sidomos kur në këtë kohë po lihet anash vizioni i ynë i kombit dhe kame vërejtje ne mos prezantimin e historisë sonë qe e kemi lëne pas vetes sidomos ne pikture prezantimi i figurave te kombit vërtet janë të mangëta p.sh Adem Jashari u realizua në pikturë shumë pake me gjithë at nëmë qe ka si figurë e kombit ,ose heronjve qe ranë në luftën e fundit në Kosovë,ose ne zhanrin e filmit
Kosova dhe aktorët tanë nuk i mblodhën forcat e publikimit të një filmi për luftën e fundit,ndërsa Serbia edhe pa te drejt prodhon vepra ,filma ,romane ,broshura me qindra e qindra për Kosovën qe botërisht dihet se Kosova ka qene gjithmonë e shqiptareve por propaganda e saje me anën e këtyre veprave artistike janë duke i krijuar dëme Kosovës edhe ne arenën ndërkombëtare!
Z.Asllani pos pikturës, sidomos në stilin e vajit,aquarell,drugdhendjes dhe grafik, ju punoni edhe në karikaturë?
Është e vërtetë se edhe në karikaturë jam i angazhuar dhe me pasion e punoi, sidomos karikaturat e mija janë të zhvilluar në prag të Luftës në Kosovë, si: Karikatura me karakter politik, ato për migrim, po si të veçanta kanë qenë ato të kriminelit Milloshoviq
Vlenë të përmendet edhe periudha 1993/94/95, sidomos sezona verore, ku në disa qytete të Gjermanisë i kamë realizuar në stile të ndryshme ,si; Në vaj ,aquarell,drugdhendjes dhe grafik,një punim i imi që edhe më nderon shumë gjendet në muzeun e Shkodrës. Portreti i heroinës Maria Shllakut.

Po është e vërtetë se me tërë qenien jam i përkushtuar për Shqipërinë e bashkuar dhe pa këtë bashkim nuk e shohë zgjedhjen e problemit të shqiptarëve. Mbase edhe do të ishte turp nëse mendojmë ndryshe, e realisht mund të them se kemi përjetuar shumë fate të hidhura si popull.
Kushtimisht po e them po të ishim si popull i organizuar mirë sot nuk do të kishte lënguar Kosova Lindore dhe pjesët tjera, poashtu as Shqiptarët që gjenden nën Maqedoni të cilët kishin një forcë rezistues që së paku të ndaheshin nga Maqedonia e t’i bashkoheshin Shqipërisë.
Unë nuk dua që të kritikoi as kë, por në përgjithësi kemi faje të gjithë, e sidomos dy Akademitë, si ajo e Tiranës dhe e Prishtinës që kanë heshtur dhe nuk kanë ecur krah me luftën dhe me kohën, sepse po të ishin së bashku të gjitha këto do të shpresoje se së paku nuk do t’i kishim këto probleme aq të mëdha.
Mendoni se do të ishte realizuar Bashkimi?
Shiko, kjo e drejtë historike që na takon, sa do që do të ishte zhurmuar, kjo do të ishte realizuar nëse do të kishin qenë të koordinuara punët mirë me të gjitha institucionet e larta Shtetërore, sidomos të asaj të Shqipërisë, e unë do ta citoi thënien e Kenedit: “Mos shiko çfarë bënë shteti për ty, por shiko çfarë bënë ti për shtetin”, me keqardhje po e them se këtij parimi një pjesë nuk ju ka përgjigjur atëherë edhe as sot nuk i përgjigjet. e mbase pas pavarësisë së Kosovë ky vizion i kahershëm thua se është zbeh dhe po anashkalohet nga disa mekanizma elastik shqiptar pran faktorit ndërkombëtar.

Jo-jo kurrsesi, këtë as që guxoi ta mendoi, përkundrazi shpresoi se së shpejti do të arrihet ky qëllim, por po e them se kjo po ngecë si pasoj e asaj që po mburremi se kemi krijuar shtet të ri dhe sa po dëgjoi dhe lexoi nga disa njerëz të pandërgjegjshëm se gjoja neve nuk na duhet bashkimi, nga ta ka edhe të tillë që donë ta krijojnë edhe një gjuhë të re të Kosovarishtës. Për mua kjo është e papranueshme dhe për këtë do të ishte mirë që të mendojnë të gjithë shqiptarët dhe dy qeveritë tona.
Ne duhet të nisemi nga parimi se si u bashkua Gjermania që për dy javë rresht në këto ditë festoi 20 vjetorin e bashkimit, e as një njeri nuk doli që të kërkoi gjuhë dhe shtet të ri, por të gjithë kërkuan bashkimin dhe ajo u bë. Po, edhe ne të jemi të gjithë të një mendim besoi se së shpejti do ta kishim fatin e Gjermanisë.
Z.Asllani jeni njëri ndër ata djemtë që u dënuat më 1984 me grupin e Bombahedhësve dhe pas lirimit tuaj nga burgu jeni inkuadruar në Partinë "Unitetit Kombëtar ". Për lexuesi a mund të na thoni dy fjalë?
Është e vërtetë se në këtë vit është arrestuar grupi bombahedhësve, si: Rifat Kafexholli njeriu që është dënuar me burg të rëndë 20 vjet; Nuhi Bunjaku 15 vite ; Shaqir Ruhani 15 vjet; Xhemail Krasniqi i denuar me 14 vite i cili në pamundësi të përballej me torturat e gardianëve vdiq në burg; Sadik Jashari me 12 vite, nga Banja Sijarinës; Ajshe Gjonbalaj 13 me vite, nga Vuthaj;Dibran Asllani me10 vite; Hamit Preva me 5 vite; Mentor Krasniqi me 3 vite; Beqir Xhonbalaj, vëllau i Ajshës me 2 vite; Trëndelina Labinishti vajza e Kadriut me 3 vite dhe Çeram Kelqiu me 3 vite
Pas lirimit nga burgu jam angazhuar në"Unitetit Kombëtar " meqë kjo m’u ka doku si një forcë më e reale që e plasonte idenë për Shqipërinë Natyrale. Siç dihet në atë kohë kjo parti ka qenë për Serbinë një parti shumë ekstreme dhe e përndjekur ma tepër se partitë tjera, zyrat tona në Prishtinë disa here janë demoluar. Unë kam qenë i kyçur dhe kam vepruar përmes ish-kryetarit,tash i ndjeri Halil Balidemajn, po ashtu edhe me Ramadan Bunjakun, Bajrush Behramin etj të gjithë ish të burgosur.

Po i nderuari Mustafë përfat jo të mirë si çdo shqiptar tjetër edhe unë e mora këtë rrugë pikërisht për në Gjermani, të them të drejtën u pajtova me fatin dhe kam vepruar ku e ka kërkuar nevoja, por asnjëherë në parti politike.
Unë kam punuar dhe jam gjetur aty ku më ka thirrur nevoja, por një aktivitet ma te dendur e kemi zhvilluar ne" Bashkësinë Shqiptare" që edhe ka pasur si synim qe shqiptaret e diasporës t’i ketë në një organizim ekonomik,kulturor dhe ne rrafshin kombëtar duke mos lënë hapësire manipulimi me masën nga pseudo politikan këtu ne diaspore gjeja se po udhëheqin partitë politike simotra ne Kosovë .
Më kujtohet edhe sot kur isha në deklaratën e parë si azilkërkues ne Gjermani kur mu shtrua pyetja se çfarë kuptimi ka veprimtaria e juaj ne krahasim me azilkërkuesit tjerë qe ishin të përqendruar në aktivitete të çlirimit te Kosovës nga Serbia? I sqarova rastin se synimet e mia janë që të jemi një shtet shqiptar se padrejtësisht na kane copëtuar ne 5-6 shtete në Ballkan .Edhe një pyetje e inspektorit me kujtohet kur tha përmes përkthyesit se ju keni qellim me bërë Shqipërinë e madhe? Edhe këtu ju përgjigja përmes përkthyesit se nuk ka të bëjë me një Shqipëri te madhe zoti inspektor sepse ne nuk duam as ta zvogëlojmë as ta zmadhojmë atë Shqipëri, por kam synim bashkimin kombëtar në një "Shqipëri Natyrore" ajo qe ka qene historikisht prej që u banua me njerëz, që ka kufijtë e vet ka gjuhën, traditën,zakonet,historinë sikurse popujt tjerë.
Para këtij zyrtari shtova edhe këtë:- Po sikurse populli i juaj që ishte i ndare me murin e Berlinit qe mbi 40 vjet mbeti i ndarë me kufij të hekurt ,i ndanë me mijra familje gjermane vetëm me disa metra qe nuk mundën me i shiju ne mes veti as kulturën ,as dashurinë, as traditën deri me thyerjen e murit te Berlinit ,prandaj edhe ky është një parim i yni kombëtar qe mos te jemi me kufij, censura ,të shpërndarë por duam te jemi një komb sikurse kombet tjera prestigjioze ne Evropë që ja kane lakminë shume shtete tjera ne pozitën gjeostrategjike qe ka Shqipëria nga Janina deri ne Ulqin me një bregdet të pa shoq për Evrope, nga Durrësi deri ne Kumanovë e Preshevë ,nga Struga e bukur deri ne Mitrovicën e shtrenjtë dhe te begatshme me pasuri nëntokësore etj
Sipas jush,mendoni se partitë ne diasporë janë të dëmshme ?
Po, t’u them të drejtën përgjegjëse janë pikërisht partitë politike të Kosovës, sepse me politikat e tyre shumë të dëmshme diasporën e kanë bërë pikë e pesë duke formuar parti politike ne letër te udhëzuar nga partitë e tyre ne Kosove gjë që neve është duke na kushtuar shumë, gjë që as festat, manifestimet kulturore as datat historike nuk mundem t’i realizojmë së bashku. Me një fjale për interesa të ngushta partiake e humbin atë primaren që është për neve këtu ne mërgatën shqiptar.

Po ne letër sepse ato parti politike nuk janë te regjistruara as kund në organet e shtetit Gjerman as ne kurrfarë shteti tjetër, sepse edhe realisht nuk mund të ketë parti me 20 anëtarë,për mendimin tim kjo është një mashtrim, një shantazhim që sa ma shumë ta varsoi diasporën shqiptare që për fat të mirë është një diaspore nder ma te mrekullueshmet krahasuar me popujt tjerë. E realisht këto elemente e kane zbehur deri ne skajshmëri dhe thua sa kanë arritur edhe me i përça. Ka raste ne mërgatën shqiptare qe për shkaqe të bindjes politike as vëlla me vëlla nuk ka marrëdhënie të mire familjare, p.sh ne kulturë ka raste qe një mësues ose mësuese qe i përket një partie politike janë ndëshkua fëmija që t'ia bojkotojnë ndjekjen e mësimit ne gjuhën shqipe nga prindit me përkatësi tjetër politike.
Po z. Asllan kur jemi te shkolla me mësim plotësues, çka mendoni për mbylljen e këtij cikli në shumë republika të Gjermanisë, e atë vetëm për shqiptarët?
Dëgjo sa kam informata,kjo është bërë për të gjithë shtetasit e huaj, por qeveritë e tyre kanë vepruar shpejt, dhe në saje të kësaj nxënësit e vijojnë mësimin plotësues, e sa i përket për ne fajtorë janë dy qeveritë shqiptare që fare nuk kanë shprehë interes edhe pse di se shumë nga ne kemi kërkuar që të bëhet diçka rreth këtij problemi, nderta jeni edhe ju që keni organizuar tubime me bashkatdhetarët se si t’ia bëjmë, por sa duket ne kemi mbetur si jetim, apo në mëshirën e fatit. Diaspora shfrytëzohet dhe në asnjë mënyrë nuk ndihmohet, injorohet dhe fare nuk respektohet, po si dëshmi të freskët kemi zgjedhjet lokale, ku diaspora plotësisht është injoruar, e mos të flasim për të tjerat.
z.Asllan ju e më të drejtë ma rikujtuat pyetjet për zgjedhjet. Po ju si publicist, analist,piktor dhe humanist, çka mendoni për këto zgjidhje?
Shiko zgjedhjet kanë qenë një test i mirë që t’i tregohet botës se shqiptarët janë të kulturuar dhe vërtetë në mënyrë të kulturuar kanë votuar, por thjeshtë për mua si për shumë shqiptarë janë zgjedhjet në nivelin kombëtar, këto zgjedhje do të kenë efektin e vet, por çdo gjë që shkon mirë është në dobi të shqiptarëve.
Sipas jush çka duhet te bëhet ma tutje për t’i eliminuar këto pasoja,në çfarë mënyre duhet te organizohet mërgata ose diaspora shqiptare për me qenë ma funksionale ne interesin kombëtar?
Mërgata shqiptare ne Evropë duhet te organizohet në rrafshin kombëtar duke i shuar te gjitha aktivitetet shterpe pa kurrfarë vizioni por vetëm sa për kapuça te mëdhenj që tu mbulojnë edhe veshët se paku qe mos ta dëgjojnë zërin e arsyes qe të shuhen sa ma shpejt sepse gjermanet,austriaket , zvicerane dhe popujt tjerë te Evropës kanë boll partitë e veta politike por ju bëjë thirrje përmes kësaj interviste të gjitha partive politike në diasporën shqiptare që ti shuajnë aktivitetet e tyre dhe t'i përvishen organizimit te përbashkët në kuadrin e një Lobi shqiptar në Evropë ,ku ketë shuarje duhet ta bëjnë me një here me një dekretligj nga Qeveria e Kosovës por edhe ajo e Shqipërisë me qellim që të intensifikohet bashkëpunimi në mes Diasporës Shqiptare ku do që të jemi me afër veti me shtetin ëme Shqipërinë, Kosovën e tanishme dhe trojet tona qe na kane mbetur nën okupimin e Maqedonisë ,Serbisë,Malit te Zi dhe Greqisë që pa drejtësisht krahina e Çamërisë ka mbetur nën administrimin grek!

Pa dyshim se gjithë inatin,energjinë dhe aktivitetin qe e harxhojnë në suaza te ngushta partiake do ta shkarkojnë në koshin dhe bagazhin e çështjes shqiptare qe do te jemi te bashkuar edhe ne festa , edhe ne manifestime edhe ne kulture etj bashkimi e bënë forcën.
Po Shqipëria çka mundet me luajt rol në Bashkimin Kombëtar ?
Shqipëria është dhe duhet me qene promotor i kësaj çështje sepse Shqipëria duke përforcuar pozicionin e vet pran Bashkimit Evropian dhe faktorit ndërkombëtar ka mundësi edhe me norma ndërkombëtare qe tu del zot trojeve te veta duke e iniciuar edhe një referendum ,ose Shqipëria fillimisht me i parapri një çështje te këtillë duhet që në një te ardhme te shkurtër tu njoh dy shtetësinë të gjithë kosovarëve ,shqiptareve te Maqedonisë ,te Malit të Zi, por edhe ma gjerë që si element i pare Shqipëria duhet me bërë është kjo se mundet qe para faktorit ndërkombëtar me i numërua si qytetar te vet pikërisht me njohjen e dy shtetësisë.
Z.Asllani shpesh here para kamerave botore i kemi parë punimet tua, sidomos gjatë luftës në Kosovë,siç ishin tubimet antijugosllave nëpër qytetet e Evropës por edhe në Rambuje te Frances, sa mendoni se kjo ka pasur një ndikim?
Është e vërtet se punimet e mia ishin me përmasa te mëdha siç ishte karikatura e Millosheviqit me parullën: “Millosheviqi në Hagë” dhe punime tjera gjithmonë kanë pasur jehonë sepse i shin aktuale për kohën momentin dhe i ndiqnin kamerat ma tepër por i jepeshin një karakter tubimit ma të fuqishëm dhe i bindur se kanë pasur efekt të madh, sepse siç dihet arti ka një gjuhë dhe atë gjuhë e njohin tërë artdashësit e botës, por edhe njerëzit e thjesht, sepse arti flet vet dhe në këtë kohë them se ka qenë gjuha më e mirë që e ka treguar realitetin e Kosovës në botën e qytetëruar.
Me kënaqësi dua ta përfundoj me pyetjen e fundit. Planet tuaja të mëtutjeshme?
Ju përshëndes nga zemra juve dhe lexuesit tuaj, sa i përket pyetjes së shtruar unë pretendoi ta arriti qëllinin në art dhe në lami tjera që i përmendëm më lartë. Po ajo që e ndiej dhe kame një obligim moral është fushën e arit, që asaj t’i japi edhe një shtytje, sidomos pikturës sepse ne një te ardhme pretendoj qe ta themeloj Shoqatën e Piktoreve për Gjermani dhe ma gjere se deri ma tani i kame të regjistruar, të them edhe të gatshëm mbi 30 piktore shqiptar nga Gjermania ,Zvicra,Suedia,Austria,dhe Belgjika qe pritet ta menaxhoj ketë projekt por edhe ta financoj, sepse nuk do te jetë edhe i lehte por një e dije se do te jete një kryevepër e imja sepse në ketë projekt kam punuar afro 15 vite.
Komentoni
Artikuj te tjere
Arsim Halili: Flet z. Avni Biqkaj, poet
Flet Jonida Azizaj, autorja e librit “Si punova me tre ministra – Rrëfim i vërtetë”
Edison Ypi: mero vrroma
Ardian Naço: Poezi shkruar nga një adoleshente në ditët e fundit të jetës
Letërsia shqipe këto ditë u pasurua edhe me shtatë libra të autorëve zviceran
Cikël poetik nga Ramiz Dërmaku
Poezi nga Suzana Kuqi
Halit Bogaj: Harmova
U ndan çmimet në Festivalin e Teatrit në Vushtrri "Vu Theatre Fest"
Përparim Hysi: Ta blesh "belanë" me para
Jusuf Zenunaj: Konkursi athisarian
Dibran Demaku: Bilbili në vendlindje
Kalosh Çeliku: ''Patriot Poeti'' që në pleqëri shkruan poezi erotike
Vangjush Ziko: Dashuritë e para të qytetit tim
Halit Bogaj: Presidenti Rugova në poezinë e Sinan Kamberajt
Alfred Beka: Kadare për letërsinë dhe jetën
Cikël poetik nga Blerim Rrecaj
Sami Islami: Zgjedhjet ''demokratike''
Ejup Ceraja: Mendime për gjuhën standarde shqipe të një akademiku
Halit Bogaj: Alen Lad (1913-1964)