Kulturë
Suzana Kuqi: Nëntor – një urim i pazakontë
E shtune, 14.11.2009, 08:36 PM
Suzana Kuqi
Nëntor – një urim i pazakontë
Retë e
errëta të qiellit që vononte mëngjesin e asaj dite lëshonin një shi të shtruar
e të dendur mbi çatinë e xhamtë të
korridorit duke shumëfishuar trishtimin. U mbështeta pas murit dhe e kundrova
një çast. Fytyra e Karmelinës me atë ngjyrë të mermertë në të errët që marrin
fytyrat në një agoni të gjatë, i rezistoi pamjes së qiellit që hapej e zbrazej
në tërë fuqinë e madhështinë e tij.”Mund
të ma kishe kursyer këtë”, m'u ngrit si rënkim i pavullnetshëm ky mendim. “
Ke ditë që..., sikur edhe mbrëmë, kishe
gjithë natën përpara...përse në turnin tim?” U shkëputa nga muri. Ndoshta zgjat deri në drekë, nuk do të jem
më këtu... U bëra gati të hyja në dhomën tjetër duke i hedhur edhe një sy
qiellit. Fytyra e Karmelinës u tret në të...
... Një pamje tjetër zuri vendin e saj. Një shteg i njohur të cilin e
ndoqa pa nguruar derisa qëndrova përballë dy syve të dashur që më nënqeshnin
nga një pllakë mermeri që lahej në shi... Shiu dhe lotët m'u mblodhën në grykë
e më morën frymën.
Desha t'i ulërija qiellit...
Nga dhoma pranë mbërriti një e qarë burri. Nxitova,
Erminio që i ka kaluar të
njëqintenjëvjetët, qante me dënesë si një fëmijë me një dëshpërim që dukej i
pangushëlluar.
- “Erminio, Erminio”!- i vura
dorën
- “ Më vuri pistoletën këtu”,-
përçartej i tmerruar mes lotësh duke
vënë gishtin
- “Qetësohu Erminio, nuk ka
ndodhur gjë, janë të kaluara.”
- “Ashtu thua ti, por unë e dëgjova kur e
shkrehu armën, dy herë...”
- “ Ke qenë me fat, arma nuk
shkrepi, vetë ma ke treguar.
- “E di, por unë e dëgjova, këtu
e dëgjova, ishte njësoj sikur...”
- “Mjaft, ngrihu të lahesh e
shkojmë të hamë mëngjes!”- i them me ton. Funksionon gjithnjë me të, ka një
oreks të hatashëm. Se mos vetëm oreksin, është shëndoshë e mirë si molla, do të
vija firmën për të arritur të njëqintat në gjendjen që është ai. E ndihmova të
vishej e sytë më shkuan në çertifikatën që mban të varur në
Sërish ajo pllakë varri që qielli
e
Erminio i ligështuar nga kujtimi i porsa përjetuar zvarris këmbët
ngadalë... e unë që e ndjek pas, ndërsa shiu më ndjek mua....
Shiu
Më vjen t'i ulërij qiellit. Sot duhej të kishim festuar
ditëlindjen e tij, sot do ta kishim rrethuar me dhurata dhe urime... Sot...
sot... sot... nëse...
Erminio ka pushuar së qari, sytë i ka pak të skuqur por
është i përqëndruar në tasin e tij me qumësht kafe. Për të ka filluar dita,
edhe se duket njëlloj si ditët e tjera... është një ditë më shumë që i zhvat
kësaj jete.
Do të bënte shtatëdhjetë e dy... Si do të ishte shtatëdhjetëedyvjeçar? U mundova t'a përfytyroja por nuk
munda. Qielli më kthente po ata flokë që sa kanë filluar të stisen me pak
argjend në tëmbla, po ata sy të bute e të ngrohtë, po atë nënqeshje të një burri ende të ri e...
një dashuri të pakufi.... Tridhjetenjë vjet nga ajo ditë. Koha nuk ka mundur të ndryshoje
asgjë.... veç dashuria e tij është rritur pa kufi...
Lë Erminion e hy sërish tek dhoma e Karmelinës. Jemi porositur ta
kontrollojme herë pas here që të përcaktohet e shënohet saktë ora e ... Frymëmarrja i është rënduar, gjoksi i ngrihet
dukshëm e me mundim sa herë që merr frymë. Ka ditë që as ha e as pi. Lag një garzë dhe i njom buzët. Ajo hap pak
sytë e më shikon.Sa larg duket vdekja në atë shikim mirënjohjeje.Vazhdoj t'i
lag buzët edhe se kjo nuk ja lehtëson
gjendjen e cila rëndohet gjithnjë e më shumë. Më thërriste shpesh “gëzim”. I
përkëdhel flokët, është më e fortë se unë ky instinkt, edhe se mundohem të mos
afeksionohem me të moshuarit sepse pastaj
vuaj kur ata..., nuk arrij. Kur i lajmëruan djemtë e saj ishin të dy
jashtë qytetit. “I pret”, mendova, “ndaj nuk i del shpirti”. Rënkimi u bë më
i gjatë dhe më zgati dorën. Ndjeva ngërçin e shtërngimit të saj dhe lotët e
shiut mbi xham. Ditë lindje, ditë vdekje... U përkula dhe i pëshpërita një urim
për dikë që ajo nuk e kishte njohur në jetën e saj.
-” Coja”, - ju luta me lotë në sy dhe e putha në ballë.
Në të mbaruar të turnit shiu
kish pushuar. Zemra e Karmelinës gjithashtu.
- “Mos ju quajnë...”
Mbajta këmbët e pohova me kokë.
Nga xhepi nxorri një kuti të vogël e ma zgjati.
- “Nëna më porositi ta blija për ty para një jave. Sot
në mëngjes u kujtova, e bleva në Milano.”
Shikoja e befasuar atë dorë të
zgjatur dhe kutinë e bukur të parfumit të manushaqeve. Ajo e dinte që mua më...
“Të lutem! Nëna nuk është më,
është njësoj sikur ta dhuron ajo.”
E mora duke mërmëritur një
faleminderit e një ngushëllim. E ndoqa me sy
“ Të dua dhe unë baba”,-
pëshpërita.