Shtesë » Lajme
Hajdin Islami: U mbajt konferenca “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”
E enjte, 24.09.2009, 05:57 PM
 U mbajt konferenca “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”
U mbajt konferenca “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”Nga Hajdin Islami
PRISHTINË,24 SHTATOR 2009-Në shënimin e dhjetë vjetorit të ekzistimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, kjo qendër organizoi konferencën me temën “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”. Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë thuhet se zëvendësministri i Drejtësisë Arsim Janova, i cili ishte pjesëmarrës i kësaj konference tha se: “Ministria e Drejtësisë është duke punuar në ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të njeriut sipas praktikave më të mira ndërkombëtare në lidhje me parandalimin e torturës dhe keqtrajtimit. Sipas zëvendësministrit Janova, institucionet e Kosovës janë të gatshme të implementojnë mekanizmat e Konventës Evropiane për Parandalimin e Torturës”. Ministria e Drejtësisë administron të gjitha qendrat e paraburgimit, Qendrën Korrektuese për të Mitur dhe Femra në Lipjan dhe Burgun e Dubraves. Në bazë të partneritetit që kanë, këto institucione monitorohen nga: Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Këshilli për mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, etj.
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Këze (Kozeta) Zylo: Humanizmi dibran, ringjalli një jetë njerëzore
						Arnold Schwarzenegger, Guvernatori me muskuj që qeveris Kaliforninë
						Natyra ka privilegjuar Shkodrën...
						Tridhjetë vite Theçerizëm
						Shtypet me makinë lojtari i kombëtares
						Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
						Sokol Demaku: Seminar me përfaqësues të Europës Juglindore për ruajtjen e ambientit
						5 personat më të kërkuar të botës
						Gangsterët e Çikagos
						Gjenden eshtrat e një njeriu me një palë pranga
						Akt - Marrëveshje për projektin për jetimët e Tiranës
						Faruk Tasholli: Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re
						Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne
						Vazhdon angazhimi pro-shqiptar i Avni Dervishit
						Besim Gerguri: Heroit të luftës së Kosovës i vidhen medaljet
						Peshkatari: Si e kapa peshkaqenin 850 kg
						Boks e shpulla në xhami
						Dhjetëvjeçarja ikën nga bashkëshorti tetëdhjetë vjeçar, mirëpo pa sukses
						Laureta Roshi: Uria mediatike e shqiptarëve…dhe…
						Termeti shkund Shqiperine, toka goditet 7 balle
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










