Shtesë » Lajme
Boks e shpulla në xhami
E shtune, 12.09.2009, 06:48 PM
Imami i xhamisë në Mollopoc të Shtimes, Bedri Roshaj, pas një shpulle që ia kishte dhënë një të riu, është sulmuar më vonë në oborrin e xhamisë. Dy prej sulmuesve janë policë. Për hoxhën, i cili më herët ishte dëbuar nga Carraleva, fshatarët thonë se nuk është i rehatshëm. Dy familjet rrëfejnë pafajësinë e tyre.
Nga Nebih Maxhuni
Vetëm pse ka kaluar nëpër oborrin e xhamisë, imami i xhamisë së fshatit Mollopoc i Shtimes, Bedri Roshaj, ia ka ndezur një shpullë të riut 19-vjeçar, Ruzhdi Salihu.
Përveç një shpulle të majme, imami i xhamisë së fshatit nuk ka përtuar që këtë të ri, i cili kishte ardhur mysafir të dajat e tij, ta kërkojë në shtëpinë e dajave disa metra larg xhamisë.
Ka filluar me një flakaresh që i pari e ka nisur imami i xhamisë, 23-vjeçari Bedri Roshaj dhe ka përfunduar deri në një rrahje masive ndërmjet imamit, një shoku të tij dhe dy pjesëtarëve të policisë së Kosovës, nipi i të cilëve kishte pësuar një shuplakë nga imami i fshatit.
Edhe pse në një fshat, të dy familjet rrëfejnë ngjarjen në versionet e tyre. Secili prej tyre mendon se është i pafajshëm.
Imami Roshaj thotë se nipi i familjes Salihu e ka penguar gjatë ceremonive të faljeve në xhaminë e fshatit, duke i ngacmuar vajzat që shkojnë në xhami, përderisa policët e përfshirë në rrahje të familjes Salihu, thonë se nipi është sulmuar në shtëpinë e tyre.
Pas shuplakës që imami i kishte dhënë nipit të tyre, Ruzhdi Salihu së bashkë me dy djem të policit Tafë Salihaj, kanë shkuar në oborrin e xhamisë për t`i qëruar hesapet me hoxhën.
Të dy policët tashmë të suspenduar thonë se kanë shkuar në oborrin e xhamisë, meqë dikush nga fshatarët i ka lajmëruar për të ndërhyrë në një përleshje mes imamit dhe disa banorëve.
Tafë Salihaj, pjesëtar i policisë, tash e nëntë vjet tregon se rreth orës 17 ai ka shkuar për të ndërhyrë në një përleshje në oborrin e xhamisë, dy ditë më parë, pa ditur se djali dhe nipi i tij nga Maqedonia ishin të përfshirë në një përleshje me imamin e xhamisë dhe një shok të tijin.
“Hoxha më tha se nipi juaj ka pasë problem para një viti dhe po bën problem në xhami. Hoxha e ka hekë setrën dhe ka tentuar të sulmojë djalin tim dhe nipin, e kam kapë hoxhën dhe kam dashur ta fus në veturë për m’e mbrojtë, për mos m’e sulmue, ka eskaluar situata dhe kjo ka qenë e tëra”, rrëfen polici i suspenduar, vëllai i të cilit është në mbajte për 48 orë në polici.

Komentoni
Artikuj te tjere
Dhjetëvjeçarja ikën nga bashkëshorti tetëdhjetë vjeçar, mirëpo pa sukses
Laureta Roshi: Uria mediatike e shqiptarëve…dhe…
Termeti shkund Shqiperine, toka goditet 7 balle
"Aldo Bare shëtiste me kokën e Dajës në dorë"
Hajdin Islami: Gjatë këtij muaji vendoset shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë
OJQ “Thirrjet e Nënave” kërkon identifikimin sa më të shpejtë të mbetjeve mortore
Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze
Foo Fighters/Të mistershmit
Një shkëputje në hapësirë-kohë
Si nisi revolucioni në Gjermaninë Lindore
Perënditë e Detit të Gobit
Komplote dhe konspiracione, të vërteta apo fryte të imagjinatës
Shpellat nëntokësore mund të rrëzojnë historinë e Amerikës
Kosovë, 4 të arrestuar dyshohen për terrorizëm
Hajdin Islami: Në Vushtrri, organizohet Takimi Rajonal i Komora-s
'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it
Shtatë të lënduar në “Kroin e Vitakut”
Policia e Kosovës nuk i pranon provat e gjetura nga i zoti i shtëpisë Mehaj
Një bamirës ndihmon me 7.430 kg miell skamnorët në Drenicë?
Hajdin Islami: Filloi trajnimi për polici dhe prokurori në Kosovë