Shtesë » Lajme
Hajdin Islami: Filloi trajnimi për polici dhe prokurori në Kosovë
E hene, 24.08.2009, 06:49 PM

Nga Hajdin ISLAMI
PRISHTINË, 24 GUSHT 2009-Filloi mbajtja e trajnimit për polici dhe prokurori i organizuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë. Ky trajnim do të fokusohet në konceptimin e themelimit të task forcave për luftim të korrupsionit publik, trafikimit me narkotik dhe trafikimit me njerëz, si dhe do të theksoj bashkëpunimin e policisë dhe prokurorisë gjatë fazave të hetimit dhe ndjekjes penale. Ministrja e Drejtësisë,Nekibe Kelmendi, me këtë rast, falënderoj organizatorët për organizimin e këtij trajnimi të rëndësishëm, duke thëne se vet përfshirja e një spektri të gjerë të ekspertëve eminentë nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve dhe i ekspertëve nga shteti federal i Karolinës Veriore, do t’ia vë vulën e suksesit këtij trajnimi. “Organizimi i këtij trajnimi është i një rëndësie të veçantë për faktin se Kosova ende nuk i ka eliminuar pasojat e luftës, sidomos ato në fushën ekonomike, bazat e së cilës u rrënuan gjatë kohës së okupimit dhjetëvjeçar dhe kjo gjendje e keqe ekonomike ndikoi në paraqitjen e krimeve të trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me substanca narkotike dhe korrupsionit, të cilat ishin krime shumë të rralla në shoqërinë kosovare dhe si të tilla zënin vendin e fundit në judikaturën kosovare”, theksoi me këtë rast Ministrja Kelmendi. Ministrja Kelmendi shtoi se krimet e trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit me substanca narkotike dhe korrupsioni shkaktojnë pasoja shumë të rënda për shoqërinë kosovare, ndaj edhe duhet të luftohen në mos deri në çrrënjosje, atëherë deri në rënien e tyre në shkallën më të ulët. Andaj nëse nuk dëshirojmë të merremi me pasojat që shkaktojnë këto krime, pa lënë anash edhe krimet tjera, duhet që të aftësohemi sa më shumë dhe sa më mirë në luftimin dhe parandalimin e këtyre krimeve, sidomos organet që kanë për detyrë të merren me luftimin e krimeve të rënda. Ministrja Kelmendi pjesëmarrësve të këtij trajnimi, iu drejtua edhe me një mesazh, ku ndër të tjera porositi: “përfitoni sa më shumë nga prania e këtyre ekspertëve, të cilët na i solli miku ynë i njohur si në ditë të vështira, ashtu edhe në ditët e ndërtimit të shtetit dhe të fuqizimit të institucioneve të tij – miku ynë SHBA-të. Ky rast nuk do t’u përsëritet shpesh, prandaj shfrytëzojeni këtë trajnim deri në maksimum, meqë e dijë se të gjithë jeni të përkushtuar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore, trafikimit të substancave narkotike dhe korrupsionit. Gjithashtu mesazh imi është që tërë ekspertizën që do ta përfitoni gjatë këtij trajnimi, përcilleni tek të tjerët, sepse vetëm kështu do të mbahet gjallë shpirti luftarak kundër këtyre krimeve, dhe krimeve tjera në përgjithësi”. Në këtë trajnim do të ligjërojnë ekspertë eminentë nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kapacitetin e këshilltarëve të lartë për zbatimin e ligjit, të ekspertëve për elaborimin e Programeve ndërkombëtare për ndihmë trajnimeve nga fusha e kriminalistikës, të prokurorëve të SHBA-ve, Agjentëve special të Byros Federale për Hetime të SHBA-ve dhe ekspertëve e profesorëve eminent nga lëmi i kriminalistikës, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Drejtësisë.
Komentoni
Artikuj te tjere
Përvjetori/Nata kur Hitleri dhe Stalini e ndanë Evropën
Është koha e bashkimit kombëtar
Akte barbare antikristiane në Kosovë: Shkrumbohet shtëpia e familjes Mehaj nga Prigoda e Istogut
Beogradi sulmon Berishën
I mohohet shkolla, kerkon ndihme nga Berisha
Jetimët e luftës pjesëmarrës në Eko-shkollën verore në Prevallë
Komunikatë nga Shoqata për Identitet dhe Bashkim Kombëtarë!
Emigracioni, si po e ndryshon kontinentin tonë
U jepet lamtumira e fundit 4 policëve të vrarë në Durrës
Tragjedia në Suhodoll
Shenjti i refugjatëve të luftës
Harold Shipman, vrasësi më i madh serial në histori
Historia e 24-vjeçarit kosovar që u implikua në grupin terroristë të “Xhihadit”
Bill Klinton, Njeriu i historisë
Masakër në Durrës, i kërkuari Dritan Dajti vret 4 policë e 1 civil, arrestohet i plagosur
S. Bollati: Më së fundi Camërisë i erdhi radha
Serbët sulmojnë shqiptarët
Thirrje: Drejtuar të gjithë përdoruesve të rrugës
Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha
Qyteti në cepin e perandorisë kineze/Një histori e gjatë proteste