Shtesë » Lajme
Tragjedia në Suhodoll
E diele, 09.08.2009, 04:57 PM

Nga Artan Behrami - Express
Një tragjedi ka marrë jetën e tre fëmijëve në lagjen Suhodoll të Mitrovicës. Një shofer kamioni i kompanisë që ishte duke punuar në ndërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut, për shkak të një defekti ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtëpi banimi. Me këtë rast kanë gjetur vdekjen e menjëhershme tre fëmijë, kurse janë lënduar gjashtë persona tjerë si dhe shoferi i një kamionit.
Në atë moment, në shtëpinë të familjes Ahmeti kanë qenë rreth tetë persona. Nga goditja e fuqishme e kamionit pothuajse të gjithë anëtarët e kësaj familje kanë pësuar lëndime të rënda, derisa për Blerim Ahmeti, Faton dhe Rifat Aliu, prej moshës 7 deri 14 vjeç ajo ishte fatale. Bajram Rexhepi, Kryetar i komunës së Mitrovicës, i pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike ka shprehur ngushëllime familjarëve që kanë humbur fëmijët.
Me këtë rast, Rexhepi thotë se të hënën do të shpallet ditë zie në Mitrovicë. “Kjo ishte një ditë tragjike për Mitrovicën”, shton ai. Sipas tij, të parët që kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë qenë Njësiti i Zjarrfikësve i komunitet serb, Policia e Kosovës dhe KFOR-i. Ai premton përkrahje për familjet që kanë humbur fëmijët në këtë tragjedi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin Mitrovicës, Besim Hoti thotë për Express se kjo tragjedi është shkaktuar si pasojë e defekteve teknike në kamion, që ka pamundësuar ngasësin të frenojë para një kthese të ashpër, ndërsa është futur në shtëpinë në të cilën gjendeshin së paku tetë anëtar të familjes.
“Gjithsej nëntë persona të lënduar sa ishin të përfshirë në këtë rast, tetë anëtarët e një familje dhe ngasësi i kamionit, janë nxjerrë jashtë gërmadhave nga njësitë reaguese në vend ngjarje dhe janë dërguar urgjentisht në qendrën emergjente në Mitrovicë”, tregon Hoti. Sipas tij, mjekët kujdestarë të Qendrës Emergjente në Mitrovicë kanë konfirmuar vdekjen e tre fëmijëve, si rezultat i lëndimeve, ndërsa tre nga gjashtë të lënduarit e tjerë janë transferuar nga Qendra Emergjente e Mitrovicës në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë mjekësor.
“Prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, i cili është informuar lidhur me rastin, së bashku me njësitë përkatëse hetimore të policisë kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarje aksidentale”, thekson Hoti.
Komentoni
Artikuj te tjere
Shenjti i refugjatëve të luftës
Harold Shipman, vrasësi më i madh serial në histori
Historia e 24-vjeçarit kosovar që u implikua në grupin terroristë të “Xhihadit”
Bill Klinton, Njeriu i historisë
Masakër në Durrës, i kërkuari Dritan Dajti vret 4 policë e 1 civil, arrestohet i plagosur
S. Bollati: Më së fundi Camërisë i erdhi radha
Serbët sulmojnë shqiptarët
Thirrje: Drejtuar të gjithë përdoruesve të rrugës
Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha
Qyteti në cepin e perandorisë kineze/Një histori e gjatë proteste
Në Francën e Mbretit Diell, odiseja e Maskës së Hekurt, mes realitetit dhe Legjendës
Familja Sherifi e tronditur
Arrestohet terroristi kosovar në SHBA
"Përdhunimi i ligjëruar", beteja kundër ligjit mesjetar
Kosovë, konfirmohet rasti i parë me gripin e derrit
Përmbledhjedhe Rekomandime, nga tryeza e mbajtur në Gjilan...
Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare
Apel BE-së, mos e lini Kosovën geto
Polici grek tenton të përdhunojë emigranten shqiptare
Femrat më me influencë në media