Shtesë » Lajme
Përmbledhjedhe Rekomandime, nga tryeza e mbajtur në Gjilan...
E marte, 21.07.2009, 07:20 PM
![]() |
z.Refik HASANI dhe z.Belgzim KAMBERI ,.moderatori dhe panelisti nga mbajtja e tryezës në hotelin Kristal të Gjilanit më 23.06.2009 |
Më 23 qershor të vitit 2009, ,, Lëvizja për Kthim dhe Integrim - Guri i zi ” , në bashkëpunim me Këshillin për të Drejtat e Njeriut për , Komunën e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës , kanë organizuar në Gjilan tryezën : ,, 23 qershori 2009 - dhjetë vjetë nga zhvendosja masive e shqiptarëve , nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ”. Tryeza përkatëse kishte për qëllim kryesor sensibilizimin e opinionit të brendshëm dhe të jashtëm , lidhur me këtë çështje komplekse . Por edhe identifikimin e problemeve aktuale, të cilat e pamundësojnë kthimin dhe reintegrimin e kësaj kategorie shoqërore gati se të harruar . Gjatë diskutimeve , pjesëmarrësit e tryezës pasqyruan disa nga problemet me të cilat ballafaqohen mijëra shqiptarë , nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës , të cilët u detyruan që të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, e që tani jetojnë në Kosovë. Vetë fakti se sot nuk ka të dhëna të sakta për numrin e vërtetë të kësaj kategorie shoqërore është një tregues i mjaftueshëm që dëshmon se duhet të ketë një kujdes më të madh nga ana e institucioneve dhe aktorëve përgjegjës për këtë çështje.
Pjesëmarrësit dhe organizatorët konstatuan se ekzistojnë pengesa serioze për kthimin dhe reintegrimin e shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës , që jetojnë në Kosovë. Si një nga mangësitë thelbësore aktuale është identifikuar mungesa e projekteve dhe e strategjive konkrete gjithëpërfshirëse. Për më tepër, mungesa e sigurisë në lëvizjen e lirë dhe mungesa e ofertave konkrete për siguri minimale ekonomiko-sociale, si dhe problemi i pazgjidhur politik konsiderohen , po ashtu sikur pengesa që e pamundësojnë nismën konkrete të ecurisë së një procesi të qëndrueshëm të kthimit dhe reintegrimit të shqiptarëve të shpërngulur dhe të dëbuar nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës .
Pjesëmarrësit e tryezës ,, 23 qershori 2009 - dhjetë vjetë nga zhvendosja masive e shqiptarëve , nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ” , kishin një pajtim pothuajse konsensual lidhur me nevojën e një përkushtim më të madh nga ana e qeverive shtetërore dhe lokale, por edhe nga organizatat e ndryshme ndërkombëtare. Mendohet se kthimit dhe reintegrimit duhet t’i paraprijë krijimi i klimës pozitive përmes një vullneti më të shprehur politik nga ana e vendimmarrësve. Në fund, pjesëmarrësit e tryezës kanë paraqitur një sërë rekomandimesh:
Për partitë politike shqiptare dhe institucionet e pushteteve vendore të Komunës së Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës .
Të kenë qasje statutare për këtë kategori shoqërore;
- Të inicojnë dhe sensibilizojnë çështjen e shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës të cilët janë shpërngulur dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre që nga viti 1990 , me theks të veqantë të zhvendosurit pas qershorit 1999 .
- Të themelojnë struktura institucionale që do t’i trajtonin ekskluzivisht çështjet e kthimit dhe integrimit të shqiptarëve të shpërngulur dhe të dëbuar nga shtëpitë e tyre, ashtu si dhe të qytetarëve të kombësive të tjera . Kjo strukturë do të mund të ishte edhe adresa e kontakteve reciproke midis tri komunave dhe qeverive të Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Për Qeverinë e Republikës së Kosovës:
- Regjistrimi i kategorisë së të zhvendosurve në Kosovë, në një rubrikë të veçantë të evidentohen të gjithë të zhvendosurit shqiptarë që janë të ardhur jo vetëm nga Komunat e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës , por edhe të zhvendosurit e tjerë shqiptarë nga Komunat e tjera të Republikës së Serbisë.
- Hartimi i projekteve konkrete për çështjen e strehimit dhe zgjidhjen e problemeve të shumta administrative të shqiptarëve të nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës dhe nga qytetet e tjera të Republikës së Serbisë, që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës .
- Themelimi i një organi shtetëror, që do të trajtonte dhe përshkruante gjendjen sociale të shqiptarëve të tri Komunave ; që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës;
- Hartimi i të dhënave të sakta për numrin e shqiptarëve të tri Komunave , që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës .
- Njohja e statusit të refugjatit, të qëndrimit të përkohshëm , për shqiptarët e Komunave të lartë cekura , që jetojnë aktualisht në territorin e Republikës së Kosovës .
Për Qeverinë e Republikës së Serbisë :
- Që të pranohet edhe zyrtarisht nga organet shtetërore të Republikës së Serbisë se ka të zhvendosur shqiptarë jo vetëm nga nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës ; por edhe nga qytetet e tjera të Serbisë.
- Krijimi i metodologjisë për reintegrimin e kësaj kategorie shoqërore përmes programeve strategjike;
- Organizimi i një konference donatorësh;
- Caktimi i një shume financiare nga fondet shtetërore për kthimin dhe reintegrimin e shqiptarëve .
- Ndihmë të posaçme financiare në rindërtimin apo ringritjen e pasurisë së shkatërruar .
- Krijimi i Komisioneve që do t’i trajtonin rastet e konfiskimit apo marrjes së pasurisë së patundshme;
- Hapja e vendkalimit administrativ me Kosovën në Komunën e Medvegjës, në vendin e quajtur “ Kapi ”, ashtu që të lehtësohet qarkullimi i mallrave dhe liberalizimi i kalimeve ndërkufitare për të gjithë qytetarët .
Për faktorin Ndërkombëtar
- Që ta inkurajojnë Qeverinë e Republikës së Serbisë drejt pranimit zyrtar të realitetit që ka të zhvendosur shqiptarë jashta Republikës ës Serbisë .
- Të regjistrohen dhe evidentohen saktësisht numri i të zhvendosurve shqiptarë dhe të ndihmohen në forma të ndryshme, përmes projekteve me organizatat e huaja për ndarjen e mjeteve për kthim dhe reintegrim.
Për mediat dhe Shoqërinë Civile
- Lobim dhe sensibilizim të opinionit publik në favor të krijimit së klimës pozitive për kthimin dhe reintegrimin e shqiptarëve nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës; që jetojnë aktualisht në Kosovë .
- .Në fundë të ksaj tryeze u ra dakord nga të pranishmit se kjo tem është paksa e vonuar . Të organizohen tryeza dhe debate më të shpeshta për diskutim me tema të ngjashme edhe në Prishtinë , Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë .
KËSHILLI PËR TË DREJTAT ENJERIUT LËVIZJA PËR KTHIM DHE INTEGRIM GURI I ZI” Gjilan, Kosovë , ODBOR ZA LJUDSKA PRAVA ruga ,,Skënderbeu “”, nr.80 (Përballë Hotelit “Kristal”) TEL.044 249 866 / 0280 322 670
COUNCIL FOR HUMAN RIGHT
K.Petroviq, nr.II/ 36
17520 Bujanoc,Serbi
Rr Ramiz Sadiku, 50
17523 Preshevë, Serbi
Tel/fax: +381 (0)17/653 – 981 / + 381 (0) 63-7 797 570
E-mail: lki_gurizi_gjilan@yahoo.com , belgzim@hotmail.com , refik.hasani@yahoo.com Gjilan - Preshevë, .. Korrik 2009 .
z.Refik HASANI , Lëvizja për Kthim dhe Integrim ,, Guri i Zi” , Gjilan
z.Belgzim KAMBERI , Këshilli për të Drejtat e Njeriut për Komunën e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gripi i derrave, konfirmohet rasti i pare
Apel BE-së, mos e lini Kosovën geto
Polici grek tenton të përdhunojë emigranten shqiptare
Femrat më me influencë në media
Dhjetë diktatorët më ekstravantë në botë
Veteranët e UÇK-së, granata në oborrin e Qeverisë
Në Kmetofc gjenden edhe eshtrat e 4 fëmijëve
U mbajt Kuvendi i Unionit të Qendrave Shqiptare Islame në Gjermani
Niall Ferguson: Një aventurë shumë bujare
Thaçi: Shteti i Kosovës faktor paqeje në Ballkan
Kryeministri Sali Berisha merr çmimin më të lartë “Eisenhower Medallion”
Milazim Kadriu: Reagim i OVL të UÇK-së në Besianë
BE: Shqipëria pa viza brenda 2010
Per veprimtaret patriote me shpirt te pasur, Medije dhe Mustafa Vraniqi?
BDSH: Stop despotizmit të VMRO-së!
Berisha, drejt konsolidimit të qeverisë së re
Socialistët thonë se do t’i mbrojnë votat me gjak!
Ndërtohen 11 shtëpi për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së
Shqipëria po Ndryshon
Milazim Kadriu: Sheshi i Lirisë ka zbukuruar qytetin buzë Llapit