E diele, 28.04.2024, 04:18 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Historia e 24-vjeçarit kosovar që u implikua në grupin terroristë të “Xhihadit”

E shtune, 08.08.2009, 12:32 PM


Nga Nikoleta Kovaçi 

Dje seanca e parë e gjykimit. Mbrojtja: kosovari është i pafajshëm Ditën e djeshme ka dalë para gjykatës federale të Kalifornisë 24- vjeçari kosovar i akuzuar për komplot bashkë me një grup prej 6 personash. Hysen Sherifi është implikuar nga akuza amerikane falë lidhjes që i janë zbuluar me kreun e organizatës, ndërsa ditën e djeshme në sallën e gjyqit avokati mbrojtës i kosovarit ka mohuar që të ketë fakte për të implikuar 24-vjeçarin. Në akt-akuzën e lexuar para togave të zeza emri i kosovarit figuron si një prej personave që ka investuar për grupe komplotesh, sulmet e të cilave do të përqendroheshin në disa vende përfshi edhe Kosovën. Mirëpo, ka qenë sërish mbrojtësi i kosovarit që ka hedhur alibinë në lidhje me vizitën e fundit të Sherifit në Kosovë, me idenë se ka qenë për të vizituar gruan e tij shtatzënë dhe jo për çfarë pretendon zbulimi kalifornian.

Prokurori: mos i nxirrni me kusht, janë të rrezikshëm

Grupi që akuzohet për terrorizëm në Karolinën e Veriut doli dje para gjykatës. Të gjithë janë pjesë  rrjetit të drejtuar prej një  cilet akuzohen per sulme terroriste. Mes tyre do te gjykohet edhe kosovari, Hysen Sherifi. Grupi akuzohet se planifikonte sulme në Jordani, Izrael, Rripin e Gazes por edhe ne Kosove. Prokurorët pretendojnë se 7 të arrestuarit bëjnë pjesë në një organizatë terroriste, ndaj i kërkuan gjykatësit që të mos lejojë lirimin me kusht. Si provë prokurorët zotërojnë regjistrimin e kreut të grupit, i cili bënte thirrje për xhihad. Avokatët mbrojtës hodhën poshtë akuzat dhe theksuan se për 24-vjeçarin, Hysen Sherifi, nuk ka asnjë prove se është i përfshirë në këtë grup terrorist. Ai shkoi në Kosovë për të vizituar gruan shtatzënë dhe nuk ka asnjë fakt se ai qëndroi atje për të planifikuar sulme terroriste thanë avokatët e tij teksa kryen edhe mbrojtjen e shqiptarit.

Të akuzuarit...

Policia federale vuri në akuzë për akte të dhunshme të xhihadit të shtatë personat që ishin sot para gjykatës së Karolinës së Veriut. Në aktakuzë e bërë e njohur për median thuhej se të akuzuarit kishin udhëtuar për në Izrael në qershor 2007 për t’u angazhuar në xhihadin e dhunshëm, por përpjekjet e tyre kishin dështuar. Prokurorët thonë se udhëheqësi i tyre ishte , Daniel Boid ndërsa të arrestuarit e tjerë si të dyshuar për sulme terroriste janë dy djemtë e tij, Zakarija Boid, 20 vjec dhe Dilan Boid, 22 vjeç, si Anes Subasic, 33 vjec, Mohammad Omar Aly Hassan, 22 vjec dhe Zijad Yaghi, 21 vjec.
Daniel Boid 38 vjeç
Hysen Sherifi 24 vjeç
Zakarija Boid, 20 vjeç
Dilan Boid, 22 vjeç,
Anes Subasic, 33 vjeç
Mohammad Omar Aly Hassan, 22 vjeç
Zijad Yaghi, 21 vjeç

Kush është 24 vjeçari kosovar

Historia e djalit nga Kosova, emri i të cili u bë i njohur vetëm pas një urdhër-arresti në Karolinën e Veriut për pjesëmarrje në një grup komplotist me qëllime terroriste. Prokurorët, që hetuan çështjen, në “pasaportën” e bërë publike për kosovarin para trupit gjykues në sallë, kanë treguar se një nga elementët që implikon djalin nga Kosova në këtë sipërmarrje terroriste janë udhëtimet e tij jashtë Amerike si dhe investimi prej 500 dollarësh për të mundësuar trajnimin e të tjerëve në përpjekjen për të mësuar përdorimin e armëve. Gjithashtu është mësuar mbi djalin nga Kosova se një nga udhëtimet e tij të dyshuara dhe të dokumentuara si pjesë e përgatitjeve komplotiste në emër të “xhihadit”, është edhe një udhëtim i bërë në Kosovë kohëve të fundit, ku mësohet se 24 vjeçari qenka i martuar dhe se bashkëshortja e tij jeton në Kosovë.  

Aktakuza që implikon në akte terroriste grupin e kosovarit

Shtatë individët janë akuzuar për konspiracion për të siguruar mbështetje materiale për terroristët dhe konspiracion për vrasje, rrëmbim me dhunë, dhe të plagosje e gjymtim të personave jashtë shtetit. Përveç kësaj, Daniel Boyd, Hysen Sherifi dhe Zakariya Boyd, secili janë ngarkuar me posedimin e një armë zjarri në mbështetje të krimit dhe dhunës. Nga përafërsisht nëntor i vitit 2006 deri në korrik 2009, padia pretendon se Daniel Boyd dhe të pandehurit tjerë kanë konspiruar për të ofruar mbështetje dhe burime materiale për terroristët, duke përfshirë edhe paratë, trajnimin, në transport dhe në personel.  Gjatë kësaj periudhe, të pandehurit gjithashtu kanë konspiruar për të vrarë, rrëmbyer me dhunë, dhe për të plagosur persona jashtë shtetit. Sipas padisë, objektit të konspiracionit, ishte për të përparuar xhihadin e dhunshme, duke përfshirë mbështetjen dhe pjesëmarrjen në veprimtari terroriste jashtë vendit dhe kryerjen e akteve të vrasjes dhe të rrëmbimit.Padia pretendon se, si pjesë e konspiracionit, të pandehurit përgatitur veten për t'u angazhuar luftëb e në dhunshme të xhihadit dhe ishin të gatshëm të vdesin si martirë. Si pjesë e konspiracionit, aktakuza pretendon se të pandehurit kanë ngritur fondin për të mbështetur përpjekjet e trajnimit për të zhvilluar aftësitë me armë. Disa nga të pandehurit e radikalizuar gjithashtu thuhet se kanë shtyrë të tjerët të besojnë se lufta e dhunshme xhihadit ishte një detyrim fetar personale.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora