E marte, 22.06.2021, 02:42 AM (GMT+1)

Lajme

Dhjetëvjeçarja ikën nga bashkëshorti tetëdhjetë vjeçar, mirëpo pa sukses

E shtune, 12.09.2009, 01:52 PM


Martesa të dhunshme dhe të pamëshirë në Arabinë Saudite: një dhjetëvjeçare arratiset nga burri i saj 80 vjeçar, të cilin i ati e kishte zgjedhur për të. Kur kishte mbërri te familja e saj, e kishin ridërguar.

Riad-Gazeta “Arab News” të mërkurën bën të ditur se vajza nga provinca Al-Laith ka ikur nga shtëpia e plakut dhe kishte shkuar te një hallë. Kur plaku i braktisur ankohet te vjehrri, ai pas dhjetë ditëve e ridërgon te burri kundër dëshirës së saj.

Në Mbretërinë Islamike nuk ka moshë minimale, që kufizon martesën. Përveç kësaj një burrë mund të lidhë kurorë me katër gra në të njëjtën kohë.

Burri i tha kështu një gazetari:” Martesa ime nuk është në kundërshtim me të drejtën islame.” Ai kishte dashur të martojë një vajzë më të madhe nga kjo familje, mirëpo meqenëse ajo kishte parapëlqyer ta vazhdojë shkollën, i ati i saj i kishte ofruar si nuse vajzën më të vogël.

Organizata Nacionale për të Drejtat e Njeriut në Arabinë Saudite ka disa vite që lufton kundër martesave të dhunshme të vajzave të moshës minore – mirëpo deri tani pa sukses!

Revista Spiegel/DPA/

Nga gjermanishtja

Naser Aliu


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora