E marte, 22.06.2021, 06:27 AM (GMT+1)

Lajme

Laureta Roshi: Uria mediatike e shqiptarëve…dhe…

E enjte, 10.09.2009, 06:22 PM


Uria mediatike e shqiptarëve…dhe…

Nga Laureta Roshi

Vendimet më të fundit të KKRT/së me firmën e zonjës Doda pasurojnë hartën e licensimeve me tv  të fshatrave si:  “tv Roskovec”, “Tv Hudenisht”, “Tv Maqellarë”, “Tv Tërbuf”, “Tv Dushk”, “Tv Portëz”, “Tv Pojan”, etj ku nuk mungon edhe rilicensimi me zgjerimin e  zonave të transmetimit nga Tirana në Shkodër e Fier. Realiteti I mediave locale lë shumë për të dëshiruar si për cilësinë e programeve dhe për fuqinë e tyre financiare. Gazetarë në të zezë apo të punësuar të përkohshëm një ushtri që rreket mes lirisë së demokracisë dhe pasigurisë sociale.

Vendimet më të fundit të KKRT/së mbajnë datën e muajit prill, por të botuara në fletoren zyrtare nr 81, tregojnë një licensim të shumë sinjaleve kabllorë në fshatrat  e Fierit (ku u vendos momentet e fundit të konkurrojë për deputete e PD/së , ish/kryetarja e KKRT-së Mesila Doda. Licensimi I shumë licensave si  në Cërravë e Hudenisht të Pogradecit, në Maqellarë e Peshkopi, në Tërbuf e Dushk, në Luz të vogël të Kavajës, në Portëz, në Dërmënas, në Roskovec  të Fierit deri të licensimi I “Tv Tata Junior” në Bajram Curri, janë vendimet më të fundit të botuara në fletoren zyrtare nën firmën e zonjës Doda.

 Ndërsa 7 rilicensimet janë kapërcime qytetesh e fshatrash psh “Tv Star” zgjeron zonën e licensimit, për të mbuluar, sipas fletores zyrtare, me sinjal Frakën, Kasharin, qarkun Shkodër, bashkia Fier.  Dhe tv Star nuk është I vetmi  që do kapërcejë kufijtë e qarqeve.

Në fakt  vetë zonja Doda në fillimin e punës së saj e ka komentuar maninë e zotërimit të licensave nga shumë operatorë si një uri mediatike të vetë shqiptarëve, ndërsa ka kujtuar standartet europiane për licensimin e platformave digitale deri në 2014.

Pronësia mbi këto licensa I takon shoqërive anonimesi  dhe pak personave të panjohur në public më parë. Rritja e kërkesave përlicensime locale në zonat rurale të vendit deri në tre televizione në një zonë me x fshatra është paradoksale e krahasuar me nivilin mediokër që ofrojnë shumica e tv locale në vend. Nëse pakprejmediave locale arritën të konsolidohen si emra në hapësira transmetimi, shumë prej tyre janë larg parametrave professional si në transmetimin e lajmit dhe në numrin e punonjësve a gazetarëve të pasiguruar.

Të ashtuquajturit pronarë të këtyre tv/ve locale e shohin biznesin mediatik si një biznes sh.a, ku ai që llogaritet I fundit është interesi I publikut. Kohët e fundit po jetoj në Sarandë.

Pak ditë më parë stacioni I licensuar si rajonal “Tv Joni” shpalli falimentimin financiar pas 1.5 viti nga marrja e licensës. Mes mosmarrëvshjeve mes ortakëve është edhe fatura e papaguar ndaj shtetit për 1.5 vjet transmetime. Ky ishte tv/ja me parametrat teknikë më cilësorë si dhe me një miniskuadrë prodhimi në studio profesionale dhe që mori mundimin të njoftojë teleshikuesit e vet për arsyen e mbylljes së kanalit:Falimentim.

Në qytet tani trasmeton një tv local që ka 1 gazetar dhe një operator-montazhier,  si dhe 1 tv kabllore.  Lajmi local nga Saranda, në tv/të qëndrore në Tiranë ndihet pak, në rastet e mbytjeve apo fatkeqësive natyrore apo në sezonin turistik kur gazetarët e qëndrës vijnë për pushime. Saranda, ky cep I ngrohtë jugor mbetet jashtë politikave mediatike. Interesat e kanaleve qendrore janë të shtrira deri në Gjirokastër.

Transmetimet e kanaleve të vendit fqinjë përcjellin tjetër cilësi trasmetimi apo gjerësi informacioni. Krahasuar me ishullin fqinjë Korfuzin, tv/të në Sarandë mbeten inferior për cilësinë e trasmetimit local si dhe  varfërinë  e programeve, ku nuk mungon reklama e funeraleve dhe këngët e stërtransmetuara nga dv/të e bëra dhuratë nga vetë këngëtarët amatorë.

Nga ishulli fqinjë I vendit europianë vijnë sinjale televizive të programuara, me stafe gazetarësh e aksionerë të njohur në ishull ndërsa në Sarandë administrator I vetëm I një televizioni duhet të negociojë për reklamat si dhe të kontrollojë rubrikat e varfëra të lajmeve, ndërsa është në biznes të përbashkët me bashkinë  e qytetit, në ndërtimin e  rrugëve të brendshme.

Kështu, ndërsa lexoja fletoren zyrtare nr 81, dhe morinë e licensimeve locale desha ta përjetoj si një lajm të mirë professional, si një lajm zhvillimi të opinionit të komunitetit, por ndërsa prek infrastrukturën  e mediave locale me operatorë që mbijetojnë nga të ardhurat nga dasmat dhe administrator lokalë që me licensën e tv/së mbrojnë bizneset e ndërtimit dhe përfitojnë nga fondet publike entuziazmi im bie..

Përvoja më e fundit e zgjedhjeve vendore shënoi për poseduesit e mediave edhe ankandin e minutave ndaj subjekteve politike pavarësisht preferencave dhe zhvendosjes së fushatës në mediat qëndrore. 1 minutë transmetim në sarandë dhe Fier variojë gjatë fushatës nga 1200 leke në 18.000 leke minuti!!!!

Përvoja ime e vitit të fundit, në mediat locale në qytetet Fier e Gjirokastër,  tregon pak gazetarë idealistë që punojnë të siguruar e të pasiguruar, një pakicë të pozicionuar si rrogëtarë në të tjerë sektorë si dhe një numër korrespodentësh që rreken të raportojnë nga provinca drejt qëndrës më parë se kolegu, lajmin që rrufisin në kafenetë e vogla të qytetit. Në Fier gazetarët raportojnë gjatë ditës me telefon drejt Tiranës,në mesditë nisen kasetat drejt Tiranës dhe pasdite firakët I rishohin kronikat e tv/ve locale në edicionet informative të tv/ve qëndrore. Dhe të nesërmen në mëngjes në gazeta gjenden të zgjeruara kronikat televizive të darkës. Mungesa e cilësisë së mediave locale për shkak të vështirësive financiare dhe mungesës së vizionit po unifikon produktet televizive në mungesë individualiteti gazetaresk, mungesë stili e pune individuale duke u shndërruar në “lajme nga province” po larg provincës.

Dhe nëse mu rikujtua “uria mediatike” e disa anonimëve për licensim, ndërsa lexoja fletoren zyrtare 81 me vendimet e fundit të KKRT/së, besova se ndoshta konkurrenca mes kabllorëve në fshatra do e hap dritaren e informacionit edhe në qytete!!!.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora