E marte, 27.07.2021, 09:59 PM (GMT+1)

Lajme

Termeti shkund Shqiperine, toka goditet 7 balle

E marte, 08.09.2009, 07:52 PM


Nga Koha Jonë

I gjithe territori Shqiperise eshte tundur ne mesnate nga nje termet i fuqishem. Ne oren 11.49 minuta pak para se akrepat e ores te shenonin mesnaten, te gjithe kane ndjere lekundjet e forta te termetit. Epiqendra e tij u lokalizua menjehere ne fshatin Gjorice, 19 km ne juglindje te qytetit te Peshkopise dhe 63 km ne verilindje te Tiranes. Lekundja e pare, e cila ishte goditja me e forte ka zgjatur rreth 15 sekonda. Ne epiqendren e termetit, u regjistrua nje force prej 7 balle. Lekundjet me fuqi 5.4 balle jane ndjere edhe ne Tirane dhe Durres, por vec demeve materiale dhe pati te lenduar ne njerez. Lekundja e pare eshte shoqeruar nga shume termete te tjera, ku nga mesnata e se dieles dhe gjate gjithe dites se hene jane regjistruar mbi 100 pasgoditje te tjera. Burime nga vendngjarja raportuan menjehere se dy komunat e prekura me rende nga kjo goditje termeti ishin Gjorica dhe Shupenza. Banoret e ketyre komunave te tmerruar kane braktisur shtepite e tyre dhe nga frika e termeteve te tjera e kaluan tere naten jashte, te mbuluar me batanije. Ulja e temperaturave nuk ka favorizuar qendrimin e tyre jashte, megjithate nga tmerri i perjetuar ata kane vazhduar te qendrojne edhe gjate oreve te dites se djeshme jashte shtepive te tyre te demtuara. Te paret pushtetaret qe kane pare nga afer pasojat e termetit kane qene kryetaret e komunave Gjorice dhe Shupenze, te cilet kane verifikuar ne terren edhe demet e shkaktuara.

Ne oren 10.00 te paradites se djeshme eshte mbledhur me urgjence Shtabi i Emergjences ne Prefekturen e Dibres, nen drejtimin e prefektit Xhafer Seiti, ku u be nje bilanc i demeve te pas termetit. Nga te dhenat rezultoi se te pakten 166 shtepi ne rang qarku, jane te pabanuara dhe shume te tjera te demtuara. Si pasoje e lekundjes se forte, per ore te tera ne keto dy komuna ka munguar energjia elektrike. Te demtuara jane dhe nje qender shendetesore, 3 shkolla dhe 3 kabina elektrike. Me te demtuara, sipas perllogaritjeve te para, rezultojne te jene komunat ne rrethet Bulqize dhe Diber.

Llogaritja e demeve

Sipas raportimeve te kryetareve te komunave ne rrethin e Bulqizes, ne Gjorice rezultojne 64 shtepi te pabanuara, ndersa eshte demtuar qendra shendetesore dhe shkolla Lubalesh ne kete komune. Ne komunen Shupenze llogariten 10 shtepi te pabanuara, ne komunen Fushe Bulqize 3 shtepi te pabanuara, ne komunen Ostren 1 shtepi e pabanuar dhe dy shkolla te demtuara lehte, ndersa ne komunen Zerqan 9 shtepi te pabanuara.

Persa i takon rrethit te Dibres, sic eshte raportuar ne mbledhjen e Shtabit te Emergjences, demet me te medha jane shenuar ne komunen Maqellare, ku llogariten 70 shtepi te demtuara, shumica e te cilave te pabanuara. Ne komunen Luzmi, 4 shtepi te pabanuar dhe dy kabina elektrike te demtuara, ne komunen Arrac tre shtepi te pabanuara dhe 1 kabine elektrike e demtuar, kurse ne komunen Muhurr 9 shtepi te pabanuara.

Deme me te vogla jane regjistruar ne rrethin e Matit, 1 shtepi e pabanuar dhe ne bashkine e Klosit, tre shtepi te demtuara.

Nje femije, i vetmi i plagosur

Nje femije eshte i lenduari i pare dhe i vetem, qe eshte raportuar ne oret e para te mengjesit te djeshem, nga termeti 7 balle me epiqender komunen Gjorice te Peshkopise. Kryetari i komunes Tomin, raportoi n mbledhjen e Shtabit te Emergjences se femija nga fshati Catush i kesaj komune, ka pesuar plage te lehta. Ai eshte shtruar ne spitalin e Peshkopise dhe eshte jashte rrezikut per jeten.

Termeti, deme edhe ne Dibren e Madhe

"Gjithe Dibra ka qene jashte mbreme, deri ne mengjes, dem ka qyteti te plasura te shtepive shume ka", tha nje banor per mediat maqedonase. "Ishte ora 12. Ne ne shtepi ishim kallaballek afer 20 persona, kur filloi te rrezohet cdo gje, dridhje e madhe", theksoi nje banor tjeter. Ministri i Punes dhe Politikes Sociale, ne Maqedoni Xhelil Bajrami, vizitoi zonen ku u njoh me gjendjen ne kete qytet. Ndersa kryetari i Komunes se Dibres, Argetim Fida, deklaroi per mediat se ka pasur disa termete, por me intensitet me te dobet. Megjithate, tha ai, jane bere pergatitjet e nevojshme per mbrojtjen e popullates.

Ormeni: Epiqendra e termetit ka qene Gjorica me 7 balle

Specialisti Zyres se Monitorimit, i Rrjetit Sizmologjik te Institutit te Gjeoshkences, Dr. Rrapo Ormeni ka theksuar dje per mediat se, "salla e monitorimeve regjistroi termetin e dates 6 shtator, me oren lokale 23:49 minuta dhe me magnitude 5.4 Rihter. Epiqendra e termetit u lokalizua ne fshatin Gjorice, 19 kilometra ne juglindje te qytetit te Peshkopise dhe 63 kilometra ne verilindje te Tiranes, ne koordinatat 41.51 V; 20.50 L". Me tej ai shtoi se "intensiteti i termetit ne epiqendren Gjorice, ka qene mbi 7 balle dhe eshte ndjere 6-7 balle ne qytetet e Peshkopise dhe Bulqizes, 5-6 balle ne qytetet e Burrelit dhe Librazhdit, ndersa 4-5 balle ne qytetet e Tiranes, Elbasanit dhe Rreshenit. Termeti eshte shoqeruar nga 130 pasgoditje te tjera deri ne mesditen e dates 7 shtator". Ormeni sqaroi se pasgoditja me e forte ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne oren 01:59 dhe 02: 06 minuta, me magnitude 4.4 Rihter dhe intensitet ne epiqender, 5-6 balle. Pas tyre, 4 pasgoditje kane pasur magnitude me te madhe se 4 Rihter dhe 17 pasgoditje kane pasur nje magnitude me te madhe se 3 Rihter. Ormeni thekoi se termeti me epiqender ne Gjorice te Peshkopise, ishte mbi 7 balle dhe thellesia e tij ishte 5 deri ne 10 kilometra.

Demet ne banesa

1. Ne komunen Gjorice, 64 shtepi te pabanuara

2. Ne komunen Shupenze, 10 shtepi te pabanuara

3. Ne komunen Fushe-Bulqize 3 shtepi te pabanuara

4. Ne komunen Ostren 1 shtepi e pabanuar dhe dy shkolla te demtuara

5. Ne komunen Zerqan 9 shtepi te pabanuara.

6. Ne komunen Maqellare, 70 shtepi te pabanuara

7. Ne komunen Luzmi, 4 shtepi te pabanuara

8. Ne komunen Arrac, 3 shtepi te pabanuara

9. Ne komunen Muhurr 9 shtepi te pabanuara


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora