E shtune, 12.06.2021, 10:11 PM (GMT+1)

Lajme

Akt - Marrëveshje për projektin për jetimët e Tiranës

E hene, 14.09.2009, 05:58 PM



E Premte 31 Korrik 2009

 

(IKIJSH)  Nr. 17 Prot.                                                                                        (FFPBB)  Nr.  167 Prot.

 

Akt - Marrëveshje

 

Mbi Inisiativën sensibilizuese,

(mbledhje fondesh për të mbështetur fëmijët jetimë shqiptarë)

 

 

Sot më datë 31 Korrik 2009, ditën e Premte, nënshkruhet kjo Akt - Marrëveshje ndërmjet palëve:

·     Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim (FFPBB), e regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si person juridik me Nr. Vendimi 1852, datë 21 Dhjetor 2006, e përfaqësuar nga Presidenti i saj Z. GANI  RROSHI, dhe

·     Instituti Kombëtar për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë, (IKIJSH),  i regjistruar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë si person juridik, me Vendim Nr. 54, datë 19. 07. 2002, i përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm i tij Z. ILIR ÇUMANI.

 

Palët bien dakord që të ndërmarrin këtë iniciativë të përbashkët me karakter thellësisht sensibilizues dhe humanitar në mbështetje të fëmijëve jetimë të rrethit të Tiranës, duke siguruar për një numër të konsiderueshëm të tyre të gjithë bazën materiale e didaktike të mjeteve mësimore,  për fillimin e vitit të ri shkollor 2009 - 2010.

Për këtë qëllim, të rinjtë vullnetarë të Federatës së Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim do të zhvillojnë një fushatë sensibilizuese për mbledhje fondesh në Shqipëri dhe Kosovë gjatë periudhës së pushimeve verore, 01. Gusht 2009, deri më 10. Shtator 2009.

Më datë 15 Shtator 2009, do të zhvillohet aktiviteti përmbyllës dhe ceremonia e dhurimit të bazës materiale që do të sigurohet nga kjo fushatë.

Me këtë rast, për të krijuar një impakt nxitës dhe shembulli pozitiv për të tjerë operatorë privatë nga fusha e biznesit, në aktivitetin përmbyllës  do të jenë të ftuar përfaqësues të  mediave vizive dhe asaj të shkruar, Ambasadorë të Paqes, përfaqësues nga shoqëria Civile, nga institucione shtetërore, etj.

Instituti Kombëtar për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë do të bëjë koordinimin e aktivitetit përmbyllës, dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Fëmijëve Jetimë të Tiranës do të përzgjidhet kontingjenti më në nevojë i jetimëve për të përfituar nga kjo iniciativë.

Duke falënderuar së pari të rinjtë vullnetarë të cilët kanë marrë përsipër këtë mision tepër human, në emër të të gjithë fëmijëve jetimë të Tiranës falënderojmë të gjithë kontribuesit për mbështetjen e tyre për këtë shtresë në nevojë dhe të kërcënuar nga plagët e sotme të shoqërisë tonë.

Për këtë fushatë sensibilizuese vihet në dispozicion Nr. i llogarisë bankare i hapur për këtë qëllim:

Federata e Familjes, fushatë sensibilizuese në ndihmë të fëmijëve jetimë shqiptarë,

Raifeisen Bank, Nr. Llogarisë:  0102325985

 

Palët e Akt - Marrëveshjes

 

 

ILIR ÇUMANI                                                                   GANI RROSHI

Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar                               President i Federatës së Familjes

për Integrimin e Jetimëve Shqiptarë                                            për Paqe Botërore dhe Bashkim

Tel. 00355-(0)69-20-35431                                                    Tel. 00355-(0)69-20-60270



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora