E merkure, 28.07.2021, 06:07 AM (GMT+1)

Lajme

Vazhdon angazhimi pro-shqiptar i Avni Dervishit

E hene, 14.09.2009, 02:23 PM


Avni Dervishi, politikani shqiptar me bazë në Suedi, kishte javëve që pasuan pas pushimeve të verës ndërmorri një sërë aktivitetesh pro-shqiptare e pro-paqesore.

Artikulli per mosliberalizimin e vizave me Kosoven, Bosnje Hercegovinen e Shqiperine, Dervishit iu botua nje njren nga 10 gazetat me te medha ne Suedi, por edhe ne faqen elitiste Newsmill, teksti i se ciles eshte duke u perkthyer ne gjuhen shqipe.

Për Luginën e Preshevës

1. Përgatitja e një rezolute për gjendjen e mjerueshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Medvegjë e Bujanoc. E cila do të lobohet që ti paraqitet kongresit të Liberalëve të Evropës për miratim (ELDR-European Liberal Democrats), kongres ky i cili do të mbahet në Barcelonë në nëntor të ktij viti. Teksti i saj do të bëhet e njohur për publikun pas miratimeve të palëve.

2. Dervishi reagoi direkt kur njera nga OJQ-te me te madhe ne Evrope, Byroja Internacionale per Paqe (IPB) me seli ne Berlin kishte takim. Ngritja e situates se palakmueshme qe shqiptaret e Lugines jane duke e perjetuar ne Luginen e Presheves me insistimin e Dervishit u diskutua poashtu.

Për Shqipërinë

Avni Dervishi poashtu u ftua që të merr pjesë një një takim pune për mundësitë e promovimit të investimeve në sektorin e turizmit në Shqipëri. Takimi i organizua nga Axhencia Suedeze për Eksport në Stokholm.

Promovime për pavarësisë së Kosovës me diplomatë nga shtete të Afrikës

Nigeria, Gana, Keni, Afrikë Lindore: Kryetarin e Asamblesë Lindore Afrikane Abdirahin H. Abdi, dhe deputet në Parlamentin e Kenisë. Ruanda, Tanzania.

Nigeria

Kryetari i Komitetit Parlamentar të Nigerisë Eziuche Chinwe Ubani dhe senatorja Ewa-Heshaw Bassey nga Senati Rapublikan i Nigerisë, ishin shume të entuziazmuar nga takimi dhe biseda konstruktive qe kishin me

Avni Dervishin rreth Kosovës. Arsyet e deritanishme që ky shtet nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës u qartësua se ishin:


Diplomacia e sukseshme e Serbisë, por edhe mosnjohja nigeriane me realitetin e të kaluarës kosovare si dhe gjendjes se sotme atje.


- Dervishi kërkoi njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ky vend, dhe palët u morrën vesh që Dervishi ta përgatisë një rezolutë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila do ti paraqitet Parlamentit të Nigerisë për miratim

- Avni Dervishi poashtu u ftua që të vizitojë Rapubikën Federaative të Nigerisë dhe Parlamentin dhe Senatin Federal të këtij shteti, gjë që Dervishi e pranoi me kënaqësi.

Nigeria është shtet me më shume se 140 milionë banorë. Ky shtet ka pasuri shumë të mëdha të naftës dhe gazit.




Gana:

Avni Dervishi dhe Cecilia Abena Dapaah, deputete në Parlamentin e Ganës



Ruanda

Avni Dervishi pas bisedes me Patricia Hajabakiga, deputete në Parlamentin e Ruandës si dhe në Këshillin Legjislativ të Afrikës Lindore si dhe me


Tanzania:

Dr. George Francis Nangale, deputet në Parlamentin e Tanzanisë si dhe në Këshillin Legjislativ të Afrikës Lindore



Dervishi takoi Ambasadorin e Bolivisë

Ambasadori fuqiplotë i Republikës Multinacionale të Bolivisë Milton R. Soto Santiesteban ftoi Avni Dervishin, në qytetin Västerås të Suedisë në një darkë pune, ku tema kryesore ishte Kosova. Gjatë takimit përpos një dhurate modeste ambasadorit, verë të bardhë - prodhim nga Gjakova, Dervishi e shprehu habitjen e tij për qëndrimin anti-pavarësisë që Bolivia e ka. Edhe dorëzimi i dokumentacionit kundër pavarësisë në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë nga qeveria boliviane u vë në pikë pyetje. Ambasadori i Bolivisë i premtoi Dervishit se do ngre qështjen e Kosovës me qeverinë e vetë. Ai poashtu e ftoi Dervishin që në një të ardhme të shpejtë të takohen prapë në ambasadën e këtij shteti.

Avni Dervishi dhe ambasadori i Bolivise Milton R. Soto Santiesteban


Dervishi takoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës

Sa për njoftimin tuaj, gjatë një takimi në Ambasadën e Finlandës në Stokholm, Dervishi shkembeu mendime konkrete me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Alexander Stubb. Qështje që Dervishi i diskutoi edhe me gojë e edhe me shkrim ishin:
1. Mosliberalizimi e vizave për Kosovë, Shqipëri e Bosnje e Hercegovinë,
2.
Pronat e Çamëve në Greqi,
3. Gjendjen e tensionuar në Luginën e Preshevës qe autoritet shtetërore serbe e kanë
intensifikuar pas vendimit për liberalizimin e vizave me këtë shtet.
Një shishe verë e kuqe nga Rahoveci Dervishi ia dha në shenjë falenderuese Ministrit Stubb, për gjithë atë që Finlanda ka bërë për Kosovën. Edhe shefi për media i ministri. Juha Kirstilä bisedoi me Dervishin edhe për qështjet negative që ndërlidhen me mospërfshirjen e Diasporës intelektuale në rrugën drejt Eurointegrimeve si dhe punën e palodhshme të president Ahtisaarit për Ballkanin njeherë për Kosovën, ndërsa tash për Turqinë.


Falenderohet Familja Mbretërore për ndihmen e Suedisë Kosovës e Shqipërisë

Familja Mbretërore falenderohet per ndihmën Kosovës e Shqipërisë.

Avni Dervishi poashtu e falenderoi Suedinë përmes familjes Mbretërore gjatë një bisede me Princeshen qe do behet shefe e shtetit te Suedise, lartëmadhërinë e saj princeshën e krunës mbretërore - Victoria.

Investimet e nevojshme ekonomike te Suedisë në Kosovë u diskutuan poashtu.





(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora