Shtesë » Lajme
5 personat më të kërkuar të botës
E shtune, 19.09.2009, 09:02 AM

Osama Bin Laden
Njeriu më i kërkuar në botë mendohet se fshihet në Pakistan, mbase në krahinën e Vaziristanit. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush ka thënë se Bin Laden kërkohet i gjallë ose i vdekur, porse me administratën e re amerikane pak është folur për të. Por për një periudhë prej gjashtë vitesh, Bin Laden ishte në gjendje t’i shmangej kapjes së njeriut më të kërkuar në historinë ndërkombëtare përmes ngjitjes në zonat tribale përgjatë kufirit Pakistan- Afganistan. Bin Laden, lideri i Al Kaeda-s është terroristi më i madh i botës. Ai është paditur nga gjykata federale e Nju Jorkut për bombardimet që janë bërë mbi ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani më 1998, në të cilat u vranë mbi 200 vetë. Bin Laden është gjithashtu, akuzuar për komplot me qëllim për të vrarë amerikanë edhe jashtë Shteteve të Bashkuara dhe pretendohet se është përgjegjës për sulmet e 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën 3000 persona, qytetarë amerikanë dhe të huaj. Departamenti i Shtetit ka vënë 25 milion dollarë si shpërblim për kokën e tij. Sauditi Bin Laden duhet të jetë 51 vjeç.
Joaquin Guzman
Trafikanti meksikan më i madh dhe i fuqishëm i drogës ka filluar të marrë kryesimin e drogës, si dikur kur ishte e dominuar nga kolumbiani Pablo Eskobar. Guzman, i mbiquajtur El Chapo ose Shorti dhe kryetarët e lidhjet Sinaloa shpesh përmes bashkëpunimit kanë arritur të specializohen në tregtinë e importit të kokainës nga Kolumbia dhe kontrabandës në SHBA. I pamëshirshëm dhe i vendosur, Guzman ka vendosur mbi një lotari të përgjakshme fuqie në Meksikë, ku përmes korridoreve transportohet drogë për në Shtetet e Bashkuara dhe në të cilët kanë mbetur mijëra të vdekur. Guzman arriti të arratisej nga burgu me një kamion lavanterie, pasi gjykatësi meksikan deklaroi se mund ta ekstradonin në drejtim të Shteteve të Bashkuara më 2001, që atëherë janë përjashtuar të gjitha takimet me militantët meksikanë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar Guzmanin dhe ka vënë 5 milionë dollarë shpërblim për këtë të kërkuar.
Alimzhan Tokhtakhounov
Me origjinë nga Uzbekistani, Tokhtakhonuv është fytyra e mafies moderne ruse, mbi të gjitha sepse Semion Mogileviç është arrestuar përgjatë këtij viti. Tokhtakhonov quhet ndryshe si “Taivanshik” për shkak të karakteristikave të tij aziatike. Qeveria e Shteteve të Bashkuara e quan atë “figura e madhe ndërkombëtare e krimit të organizuar euroaziatik”, i cili është përfshirë në “shpërndarjen” e drogës, shitje ilegale të armëve dhe trafik të automjeteve të vjedhura”. Më 2002, qeveria e SHBA-së e akuzoi atë për korrupsion, pasi sipas saj Tokhtakhounov favorizoi skuadrën franceze në patinazhin olimpik, duke paguar miliona dollarë. Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të ekstradohet atje pasi u arrestua në vitin 2004 në Itali, por italianët në fund e liruan e prej atëherë Tokhtakhounov është zhdukur dhe ka mundësi të jetë fshehur në Rusi.
Dawood Ibrahim Kaskar
Indi, truri i kompanisë D është njeriu më kërkuar, një grup ky i krimit të organizuar me bazë në Mumbai. Ky është i biri i një polici italian i cili mbikëqyr një perandori kriminale të përfshirë në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, duke filluar që nga trafiku i drogës, falsifikim dokumentesh, kontrabandë armësh dhe vrasje. Ibrahimi është i akuzuar se ka organizuar më 1993 shpërthimet në Bombei ku mbetën të vrarë 257 persona dhe u plagosën 713. ai mendohet se bashkëpunon me Al Kaedën. SHBA-të kanë deklaruar se terrorizmi është përhapur në nivel botëror dhe Kombet e Bashkuara janë përpjekur që ta bllokojnë aktivitetin e tyre. Megjithëse qeveria pakistaneze mohon se i moshuari është me siguri në Pakistan. Ai besohet se i ka mbyll marrëdhëniet me Agjencinë e Shërbimeve të Inteligjencës në Pakistan dhe udhëton me pasaportë nga India, në Jemen dhe Pakistan. Qarkullojnë zëra që ai ka kryer kirurgji plastike për të ndryshuar pamjen e tij.
Matteo Messina Denaro
Më të famshmit e botës së krimit të organizuar qëndrojnë ende të fuqishëm dhe mbase frika për t’u arratisur e bën Denaron të jetë shtet, ai gjithashtu është i njohur si “ i ligu”. Kryetar i një organizate mafioze italiane e playboy-it, Denaro ka lindur për të pasur një jetë të shpejtë, ka një “Porshe” dhe pëlqen shumë orët “Rolex”. Ai besohet se ka qenë truri i operacionit të mafies, për të shpërbërë rrethimin që iu bë nga policia liderit të Cosa Nostra, Bernardo Provencano, por që autoritetet italiane arritën ta prangosin në vitin 2006. Denaro ka luajtur një rol të rëndësishëm në një fushatë të organizuar nga Cosa Nostra në 1993, që zhvilloi një seri me atentate vdekjeprurëse, duke e detyruar kështu qeverinë të ndalonte provizorisht ndjekjen e mafies.
Komentoni
Artikuj te tjere
Gangsterët e Çikagos
Gjenden eshtrat e një njeriu me një palë pranga
Akt - Marrëveshje për projektin për jetimët e Tiranës
Faruk Tasholli: Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re
Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne
Vazhdon angazhimi pro-shqiptar i Avni Dervishit
Besim Gerguri: Heroit të luftës së Kosovës i vidhen medaljet
Peshkatari: Si e kapa peshkaqenin 850 kg
Boks e shpulla në xhami
Dhjetëvjeçarja ikën nga bashkëshorti tetëdhjetë vjeçar, mirëpo pa sukses
Laureta Roshi: Uria mediatike e shqiptarëve…dhe…
Termeti shkund Shqiperine, toka goditet 7 balle
"Aldo Bare shëtiste me kokën e Dajës në dorë"
Hajdin Islami: Gjatë këtij muaji vendoset shtatorja e Bill Clintonit në Prishtinë
OJQ “Thirrjet e Nënave” kërkon identifikimin sa më të shpejtë të mbetjeve mortore
Bronx: Një rrugë emërohet ‘Nëna Tereze
Foo Fighters/Të mistershmit
Një shkëputje në hapësirë-kohë
Si nisi revolucioni në Gjermaninë Lindore
Perënditë e Detit të Gobit