E marte, 22.06.2021, 01:44 AM (GMT+1)

Lajme

Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë

E hene, 21.09.2009, 12:14 PM


Nga Isak Ramadani, Shkup
Zëri i Amerikës
20-09-2009

Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka reaguar sot ndaj një botimi të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, ku përdoren referenca përçmuese dhe fyese për shqiptarët si dhe fakte të padëshmuara historike.

Akademia e Kosovës thotë se shpërdorimi i Enciklopedisë për llogari të paragjykimeve etnike mund të jetë vetëm rezultat i urrejtjes. Kryesia e Akademisë së Shkencave dhe e Arteve të Kosovës shkruan se kishte besuar se qëndrimet antishqiptare të një pjese të Akademisë Maqedonase kishin marrë fund para disa vitesh me largimin e ish-Kryetarit të saj që kishte kërkuar ndarjen e vendit dhe shpërngulje të popullatave.

"Gafat elementare në paraqitjen e historisë,vlerësimet primitive shoviniste të popullit tjetër të kujtojnë kohë të kaluara e të errëta", thonë më tej akademikët e Kosovës, të cilët shtojnë se ky skandal i pashembullt për nivelet akademike shtyn të mendohet me tërë seriozitetin për pozitën e shqiptarëve në Maqedoni.

Akademia e Maqedonisë publikoi një enciklopedi para pak ditësh ku në pjesën për shqiptarët përdor termat "arbanasi", "arnautë", "shiptari" me interpretimin se shqiptarët janë njerëz të ardhur nga malet. Më tej thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë dyndur në shekullin e 16-të dhe 18-të e deri pas luftës së Dytë Botërore duke e ngushtuar popullatën maqedonase, duke e terrorizuar atë dhe dëbuar nga vatrat e tyre.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora