E shtune, 27.04.2024, 06:59 AM (GMT+1)

Mendime

Miranda Haxhia: Une, xhindi i Partise Demokratike apo Qose, Grindaveci i Zi i Vuthajt

E premte, 04.09.2009, 06:57 PM


Une, xhindi i Partise Demokratike apo Qose, Grindaveci i Zi i Vuthajt

Nga Miranda Haxhia

Si nuk mesova dot qe ta pi kafen! E dini sa kam vuajtur per te mesuar kuptimin e fjales - kallakanxhe? Mu desh te shkoja ne nje qebaptore me pronare gjakovare per te mesuar se cila ishte perkedhelia qe z.Qose kishte rezervuar si replike per mua. E dini qe me pelqeu shume? Pronari me origjine nga Kosova me shpjegoi se fjala, kallakanxhe, sipas tij ishte Dreq, Xhind, Shtrige. Pra, i bie qe te jem Dreqi, Shtriga, Xhindi i Partise Demokratike.

Ndjehem mjaft e perkedhelur, sidomos kur kjo fjale me thuhet nga nje njeri qe duke u marre me zhvillimin e huqit te tij te te qenit Grindavec, gati-gati te duket si fjale dashurie. E dini cfare jam e gjitha une, z.Qose? Nje dashuri dhe shtate xhinde! (jo "nje dashuri dhe shtate faje") Nje dashuri e madhe per letersine dhe shtate xhinde per ta kuptuar, vleresuar dhe deshiruar kulturen e vendit tim!

Dhe si kallakanxhe-shtrige qe me ka pagezuar Grindaveci i Zi i kesaj kohe, po shkruaj kete reagim pa perfillur me tej leximin e neserm te vijimit te grindjes Qose. Se duke u marre shume me grindavece, behesh vet me shume se ta. Zoti na ruajte nga epidemia e tyre!

***

I dashur Qose, do doja shume te isha Xhind i Rilindjes Demokratike, sepse do te kisha fuqi te mbinatyrshme per te mbyllur gojen e nje lloj tjeter dreqnaje qe sillet mes kombit tone, mes njerezve tone, mes gjakut tone. Gjuha e percmimit, gjuha e urrejtjes, gjuha e mllefit dhe gjuha e Katundarit qe duke qendruar gjate perpara vitrines se nje pasticerie, kujton se eshte pronar i atyre embelsirave.

I dashur Qose, nuk mund t'i gezoheni dot kenetes per shkak te zambakeve te ujit qe e zbukurojne siperfaqen e saj, e te harroni gropat thithese, kunupin, apo malarien. Gjuha juaj e se ashtuquajtures analize apo pikeveshtrim i kulturave eshte gjuhe shushunjash te cilat me gjase se sherojne ndonje semundje, justifikojne rendesine e kenetes.

Ne kete debat ju mesuat se ka disa shkrimtare shqiptare, njohet Besnik Mustafaj, Diana Culin, Ylljet Alicken apo studiuesin Behar Gjoka. Dhe kaq. Po grindja juaj do dorezohet perpara se te arrini te lexoni ndokend me tej. Ju njihni te Medhenjte! Dhe kujtoni se jeni i madh!

Kuse une, Xhindi, Dreqnia me emrin Miranda H., lexoj edhe Koco Kosten me 'Absurdin" e tij magjepses, edhe Ben Blushin, me 'Otellot" dhe "Ishujt" e tij,edhe Ervin Hatibin ne Republiken e tij, edhe Agron Tufen ne "Duelet", edhe Diana Culin ne 'Engjejt e saj te armatosur", edhe Besnik Mustafajn ne "Boshin" e tij, edhe poezite e pakta te Ilir Belliut qe rrjedhin si lumenj te vegjel ne kafken time, edhe poezite e shqetesuara te Ali Podrimjes; edhe rrefimet e mrekullueshme te At Zef Pllumit; edhe ditarin e nje postieri te zakonshem; Po me aq deshire e lexoj, edhe nje njeri krejt te panjohur qe boton per here te pare dhe kur me pelqen shume, e dua fort letersine e atij qe e zhvillon ate, sipas menyres se tij. Por mbi te gjitha, do vdisja per nje "Darke" me Kadarene, le te ishte qofte edhe e gabuar!

Meqe jeni ne kulmin e zhvillimit te dijeve tuaja, meqe perpiqeni te grindeni gjithmone e me shume, merruni me mire me veten tuaj, silluni rreth vepres suaj. Nese gjithe meraku juaj eshte se nuk po i keni librat fort te lexueshem, ky eshte problemi i 'engjejve" tuaj qe ju genjejne dhe ju bejne te besoni se keni autoritetin e duhur per te patur pushtet kulturor te padiskutueshem ne nje kulture, e cila eshte e krijuar ne shekuj, i ka sherbyer nje vendi ne shekuj dhe do sherbeje me aq sa te mundet. Nuk eshte faji im qe Qose nuk vlereson Kadarene!

Por nuk eshte faji im qe Qose nuk ka mundur te lexoje edhe nje novele te vogel te nje vajze te panjohur nga Lushnja me emrin Manjola, e cila, ne vitin e hidhur '97, provoi fatin te jete personazh i nje bande rrembyesish, dhe kur prinderit e gjeten, e mbyllen ne shtepi, nje vit te tere, e dini ju zoti Qose se cfare beri kjo vajze qe ishte vetem 15 vjec e mbyllur ne shtepine e saj? Filloi te lexoje ato pak libra qe kishte ne shtepi. Ishin libra te shkrimtareve shqiptare. Aq sa ishin. Sepse ajo nuk ishte pasardhese e bibliotekave shekullore. Dhe filloi te shkruaje. Botoi nje histori magjepsese. (Oh, do thoni ju duke u krruajtur, paska dale edhe nje shkrimtare e re!) Jo, nuk eshte ky qellimi. Asaj i sherbeu letersia e vendit te saj. Ajo u nginj me librat qe gjeti neper raftet e shtepise se mbyllur, e izoluar mes nje kulture qe i erdhi krejt e copezuar. Dhe ju siguroj se nuk kishte ne shtepine e saj as libra voluminoze te emrave qe ju i keni studiuar tere jeten, sepse prinderit i kishte te varfer e i blinin pak libra.

I sherbeu letersia, i dashur Qose! Nuk u vetehelmua! Nuk ra ne deshperim per shkak te fatit te saj. Nuk e beri shtepine burg. Por i shpertheu muret e asaj shtepie me librat qe lexoi. Kuptoi se po aq sa nje ushtri turke ne faqet e letersise se Kadarese nuk e mundi dot nje Keshtjellle, ashtu edhe ate nuk do ta pushtonin dot dhe vinin perfund muret e pergojimit, te mbytjes dhe deshperimit. Gjeti nje menyre per te dale nga rrethimi i shoqerise me paragjykime, gjeti nje forme per t'u cliruar nga skllaveria ne te cilen e vune per ta ruajtur me mire prinderit.

Ju mund te pyesni veten i cuditur pas kesaj historie: po kjo dreqnaje e Rilindjes Demokratike, kjo shtrige e RD-se, kjo kallakanxhe e PD-se, perse me tregon nje histori kaq te thjeshte? Kur mund te flasim per Volterin apo Shekspirin?

Ua tregoj une, nese do te rrini pak minuta urte, nese nuk do grindeni kot me kot.

Sepse eshte nje letersi qe i sherben jetes, i sherben njeriut te thjeshte, i sherben atyre qe nuk shkojne dot ne auditoret tuaj, t'ju degjojne dhe te krahasojne. Ku ta gjente Manjola nga Lushnja letersine tuaj, i dashur Qose? A ka shpetuar nga lufterat apo epidemite e mjerimit ndokend letersia juaj, i dashur Qose? Perse silleni si ai djaloshi qe kur mberriti ne qytet, i tha te atit:- bab' mos me fol se ketu nuk eshte katund! Atje je baba im, se nuk kam ku te fus koken, kurse ketu mos m'u afro, jam qytetar!

Me kujtohet se nje here e nje kohe, kur nuk isha kaq shume - kallakanxhe- kam botuar nje shkrim me titull: "Une nuk e dua Shqiperine, por nuk duroj kur e shajne ate!"

Tani po ju them me po ate perkedheli me te cilen ju me nderuat ne kujtesen tuaj prej grindaveci nga Vuthaj: - Edhe une nuk e pelqej te gjithe letersine qe shkruhet ne Shqiperi, por nuk duroj dot te me shaje njeri shkrimtaret e vendit tim.

Sepse ajo Manjola i shpetoi Europes e nuk i shkoi me gomone, por denjoi te ecte permes kultures, pavaresisht se deri ku e coi mundesia e hapi. Doni apo nuk doni ju, ne po i shkojme Europes, jo me me gomone, me droge, me prostituta, por me kulture, me dije, me demokraci dhe dinjitet.

Vendi im eshte Shqiperia. Le ta kete edhe Shqiperia ime nje Kallakanxhe! Ju keni kohe derisa te gjeni atdheun tuaj, sepse me kete gjuhe qe perpiqeni te beni te rendesishmin, jeni shume larg nje atdheu demokratik.

P.S. Me kete rast, po perfitoj vertet, e lus gazeten te me paguaje ndonje honorar, se nuk thone kot, me mire syri se nami! Jane te tjere njerez qe paguhen per shkrimet e tyre, i dashur Qose. Se po te paguhesha, do te mesoja te pija edhe kafe, ndoshta te shikoja edhe filxhane ku te dalloja fatin tuaj!


(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora