E diele, 10.11.2024, 05:56 PM (GMT)

Mendime

Agim Vuniqi: Hop-on hop-off Republic

E hene, 24.08.2009, 05:36 PM


Hop-on hop-off Republic

Nga Agim Vuniqi

A ka të bëjë gjë e sotmja në Kosovë me Pinokion, apo ky është vetëm një sindrom i shfaqur në real politikën kosovare. Nëse zanat shndërruan Pinokion në çun real, ai gati u përbetua; ashtu si liderët tanë, se do të jenë shumë të sinqertë ndaj "miqëve ndërkombëtarë" për të shpallur republikën e Kosovës shtet. Kur të gjithë menduan se do të ndodhë vërtetë ashtu dhe se përfundimisht do të jetë një tregim i mirë, u trishtuam nga spjegimet e mëtejme që po lidhen me rezolutën 1244, që shton shumë dyshime, të një republike me shumë karakteristika të shtetit që herë është shtet e herë-herë nuk është shtet, dmth., kreaturë e shtetit, ashtu siç definohet kuptimi i "state" dhe "country. Ky shembull zbardhet edhe më tepër kur të kuptoni se politikanët i ndërrojnë shpesh fjalët në emër të "institucionalizmit"-jo për të mirën e qytetarëve, e dridhin shtetin, ja një shembull, e keni të qartë se ç'po ndodhte në Illinois e që lidhej me dramën e guvernatorit vendor me origjinë serbe Rod (Millorad) Blagojevich, një spektakël që u pat krijuar nga karrika vakante e senatorit Obama, tash president i SHBA. Konfrontimi i tij me strukturat që rrethonin atë erdhi pas akuzës për korrupsion gjegjësisht vurjes së bastit në te, që u ndriçua nga prokurori federal Patrck Ficherald, fuqia e shtetit është pra kushtetuta, gjyqet dhe respektimi i ligjit. Kështu e ka politika kur kalon nga ajo reale dhe transparente në atë konspirative. Se cili është roli i liderëve tanë është vështirë të sqarohet, ata edhe ashtu po tregohen shumë amatorë në aktrim, si duket nuk e kanë përvehtësuar tekstin si duhet. Që nga momenti i zbarkimit të planit të 6 pikëshit të Ban Ki Moonit në aeroportin ndërkombëtarë të Prishtinës, që pritet të privatizohet; gjërat kanë ndryshuar, jo se ka ndryshuar sekuenca ndërkombëtare, ngase ajo zbatohet sipas planit të përgatitur më heret; atëherë kur liderët kosovarë ishin vizitorë të plazheve me rërë, dhe pastaj kur patën filluar ngricat gjatë instalimit të EULEX-it ashtu si plaka që kërkonte nga Arbaini disa ditë hua..., për të ngrirë shqiptarët politikisht me çka kanë.

Pinokio është shfaqja e dytë e animuar në animimet klasike të Walt Dusneyt. Eshtë prodhuar nga Walt Disney dhe është paraqitur në origjinal në kinemat e RKO në 7 shkurt 1940. Eshtë bazuar në përrallën e kukullave të autorit Carllo Collodi, është ba si kundërpërgjegje e suksesit enorm të Borbardhës dhe të shtatë shkurtabiqëve. Historia e filmit përfshinë kukullën e drunit e cila vjen në jetë nga zana krejt papritur, e cila i thot se ai mundet të bëhet çun real nëse tregohet si " trim, i sinqertë dhe jo-egoist". Atëherë fillojnë peripetitë e kukullës për tu bërë një çun real të cilat përfshijnë shumë hasjet e tij të shumta si i strehuar me personazhe të papëlqyeshme. Ky film është adaptuar nga  Aurelius Battaglia, William Cottrell, Otto Englander, Erdman Penner, Joseph Sabo, Ted Sears, dhe Webb Smith prej  librit të Collodi's. Produksioni është supervisuar (mbikëqyrur) nga Ben Shapsteen dhe Hamilton Luske, dhe sekuencat e filmit janë të drejtuara nga Norman Ferguson, T. Hee, Wilfred Jackson, Jack Kinney dhe Bill Roberts.

Eshtë ky tregimi për rrugëtimin e tregimit Pinokio, ashtu si siluetat e institucionalizmit kosovar, të cilët u patën ba "copë-copë" duke bërë be e përbe se Kushtetuta është Kurani e Bibla e kosovarëve, aq shumë betoheshin sa që përfundimisht krijuam përshtypjen se janë të mbërrimë, dhe figurativisht ua pamë qallmet, e uniformën përcjellëse të klerikëve shtetërorë, e përqafuam shumë këtë spektakël karakteresh, dhe u mahnitëm shumë me vendosmërinë e tyre të "role player-ve", por ata shumë pak u treguan burrështetas. Nuk e di si e kuptuan këta shpalljen? Që nga atëherë fillon tregimi të bëhet disi filmik, gjithnjë e më pak real, nuk u mëshiruan as analistët e shumtë të cilët analizat e tyre ia përshtatnin tregimit të mirë, shumë më shumë tregim se sa përmbushje detyrimesh shtetërore, a keni dëgjuar ndonjëherë më parë një interpretim të tillë, tash kuptova pse zgjidhja e Kosovës është e veçantë.

Nuk duhet të bezdisemi shumë numri 62 është fatlumë, aq është numri i shteteve që na kanë pranuar, nuk e di a ka filluar me ta nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale ndërshtetërore, nënshkrimi i kontratave për tregëti, për ekstradimin e .., e shumë obligime tjera protokolare; sa do të gëzohesha sikur MPJ do ta kishte përgatitur një doracak përcjellës më këto nohje, nuk e di pse ministri nuk i viziton ato, gati gjysma e vitit do t'i shkonte në mëditje dhe vizita, bile do të njihej fizikisht me vendet që e kanë pranuar atë si ministër të punëve të jashtme. Përfundimisht ky është realiteti, falë këtij realiteti nuk do të zgjaten hundët, se përndryshe po të ishte njejtë si në prrallën e Pinokios, do të zgjateshin aq shumë hundët sa që shumë vështirë do ta kishin kuvendarët dhe qeveritarët të takohen në mbledhjet e kuvendit, sa për të arsyetuar pagat e majme për ngritje të dy gishtërinjëve, hop...hop, të mos kanë frikë hundët i kanë reale.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora