E premte, 20.09.2024, 11:29 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: 28 Nëntori

Festa e madhe e 28 nëntorit na kujton golgotën nëpër të cilën kemi kaluar si komb dhe njëkohësisht na tregon se ç' dashuri përvëluese  kanë treguar për kombin shumë brezni.Luigj Gurakuqi, patriot i kulluar, udhëheqës fisnik dhe njeri i kulturës së lartë, duke kujtuar këtë të kremte, ai na porositë që krahas gëzimit...

Ndue Ukaj: Është koha që të bëhemi nxënës të mirë të historisë

Liria është një gramatikë e tërë dhe vërtet ka emra, por ka edhe mbiemra, folje, lidhëza dhe shumë gjymtyrë tjera që e kuptimësojnë atë.Nëse lirisë ia mësojme vetëm emrin ose emrat, ne s'e kuptojmë gramatikën e saj dhe kështu çalojmë kur flasim e shprehim mendime...

Ndue Ukaj: Përballë politikës serbe duhet të sillemi si fitues

Udhëheqësit politikë shqiptarë, nuk duhet të reagojnë si të frustruar e inferiorë përballë politikës së egër serbe.Përballë politikës serbe, duhet të sillemi si fitues dhe të mos bëhemi qaramanë, sepse ekziston një e vërtetë e njohur politike:  Ne kemi fituar të gjitha betejat me Serbinë, sepse e vërteta është në...

Ndue Ukaj: Dokumenti i parë i shqipes së shkruar

Si sot, para 558 vjetëve, është shkruar Formula e Pagëzimit, dokumenti i parë i shqipes së shkruar.Duke e kujtuar këtë ngjarje me rëndësi të madhe për gjuhën dhe shkrimin shqip, Dom Gjergj Meta sot ka dhanë një propozim, që kjo ditë të shpallet si Dita Kombëtare e Gjuhës Shqipe. Ky propozim...

Ndue Ukaj: Formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale

Si shqiptar katolik dhe si qytetar i këtij vendi ndjehem tmerrësisht i fyer dhe i ofenduar nga formulimet neveritëse të Gjykatës Speciale, në aktakuzën e së cilës kundër krerëve të UCK-së, katolikët paraqiten si grup i veçantë, bashkë me serbët, ashkalinjët e romët...

Ndue Ukaj: Në Vjenë është sulmuar një pjesë e madhe e kombit shqiptar

Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Vjenë, kombin shqiptar e ka bërë me një njollë të rëndë dhe kjo me urgjencë duhet të kurohet.Këtë njollë nuk mund ta fshijmë lehtësisht dhe këtë duhet ta dimë. Sepse dihet: nuk ekziston një gomë e tillë për të fshirë një njollë kaq të madhe dhe për këtë duhet të jemi shumë të vetëdijshëm...

Ndue Ukaj: Marritë tona janë bërë të gërditshme

Nuk ka gjë të keqe të duash, të respketosh dhe të nderosh një komb tjetër, por të bësh këso shfajqe turpi, në kohë theyerjesh të mëdha kulturore dhe me një popull që rrallëherë në histori ka treguar respekt, nderim dhe dashuri për kombin tonë, kjo do të thotë se diçka nuk është në rregull me ne...

Ndue Ukaj: Armiqtë e lirisë

Skenat e terrorit në Francë, tregojnë qartësisht se armiqtë e lirisë, përmes terrorit, frikës dhe ankthit, duan t' iu vënë kazmën themeleve të qytetërimit tonë bashkëkohor, që paradigmë dhe vlerë sublime ka lirinë e shprehjes.Duke i parë skenat e tmerrit në Francë...

Ndue Ukaj: Vrasja makabre e mësuesit nga ekstremistë fetarë, neveri!

Vrasja makabre e mësuesit Samuel Paty në Paris nga ekstremistë fetarë, ka ngjallë neveri e reagime kudo në botën e lirë, por shumë pak në botën shqiptare, ku debatohet pafund dhe për të gjitha temat e ngjarjet botërore.Një mësuesi në Paris  i është prerë koka dhe ky akt tmerrshëm nuk ...

Ndue Ukaj: Sot jepet Çmimi Nobel për Letërsi - dinamiti kulturor

Sot sytë e botës së kulturës dhe të artit, drejtohen kah kryeqyteti suedez, Stockholmi, ku jepet Çmimin Nobel për Letërsi.“Çmimi Nobel për Letërsi është dinamit kulturore”, shkroi Per Wästberg, shkrimtar dhe anëtar i Akademisë Suedeze, në një shkrim ...

Ndue Ukaj: Muri Berlinit dhe muri shqiptar

Sot kujtojmë Rënien e Murit të Berlinit dhe kjo ngjarje duhet të na mësojë si t' i rrëzojmë muret e mëdha mes nesh. Të tillë ka shumë dhe ata pengojnë zhvillimin dhe ngritjen tonë.Para tridhjetëviteve, Rënia e Murit të Berlinit shënoi njërën nga...

Ndue Ukaj: 'Me kombin nuk bëhet demagogji'

Duke i lexuar interpretimet e shkreta politike që bëhen ndër shqiptarë rreth marrëveshjes që u nënshkrua këto ditë në Shtëpinë e Bardhë - në shtëpinë më të fuqishme politike në botë - m’u ndërmend një intervistë e Ibrahim Rugovës,  e vitit 1991, dhënë gazetës Ora, ku ai thoshte...

Ndue Ukaj: Sot është dita e Nënë Terezës

Gonxhja shqiptare, lulëzoi si lule dhe në faqet e historisë së njerëzimit, gdhendi me shkronja të arta emrin shqiptar dhe njëkohësisht i tregoi njerëzimit se drita e mund përherë errësirën, sa do e madhe të jetë ajo.Ajo me humanizëm dhe dashuri ...

Ndue Ukaj: Logjika e mbrapshtë e Albin Kurtit

Albin Kurti me gjuhën e tij të pjerdhur politike, duke hedhur gurë e dru mbi Amerikën, vetëdijshëm ose jo po e tërheq litarin në drejtim të kundërt me perëndimin, dhe kështu, po tenton t' i lidh shqiptarët me aleancat lindore, ruso- turke, që atyre u kanë shkaktuar tmerre e tragjedi shekullore...

Ndue Ukaj: Vlerë e fisme, humane dhe intelektuale

Deputetët e VV- së, të edukuar me propagandë të egër, me gjuhë të urrejtës dhe të linçimit, nuk mund ta gëlltitin gjuhën e mençur, të edukuar dhe kompetente të Kujtim Shalës, ndaj tentojnë që me spërkala dhe pështymë të përlyejnë atë.Për ta dhe epigonët e tyre, më së miri vlen ajo shprehja e mirënjohur: dielli...

Ndue Ukaj: Debati që bëhet rreth dialogut është i pështirë

Serbia që tri dekada s' e ka fituar asnjë betejë politike në raport me Kosovën, ndaj është krejt e pakuptimtë psikoza e sotme në Prishtinë.Kjo psikozë, mund të jetë pasojë inferioriteti, por është pa bazë etike dhe politike.Fortifikata e pavarësisë së Kosovës është e fortë...

Ndue Ukaj: Viva Amerika!

Të gjithë ata që e duan vërtet Kosovën dhe jo një aksh lider a parti, duhet t' i blatohen dashurisë për Amerikën, pa dyzime dhe kamuflime.Kështu tregohemi të pjekur dhe kështu e duam atdhuen tonë, sepse, siç thoshte Ibrahim Rugova, "Pavarësia e Amerikës është simbol i ...

Ndue Ukaj: Tonelata letra të quajtura diploma, por pak dije e emancipim

Sot, shqiptarët kanë dhjetëra universitete, me qindra shkolla e kolegje, por asnjë shkollë nuk e meriton një epitet të tillë çfarë i jepte Konica Shkollës Jezuite. Pra, pas më shumë se një shekulli, shqiptarët nuk kanë një referencë kaq të fortë morale e kulturore, një mostër kaq përfaqësuese për të krahasuar...

Ndue Ukaj: Shtëpia e Bardhë është e bardhë si bora

Dhe shqiptarët e mençur këtë gjë e kanë ditur gjithmonë, ndaj janë gëzuar sa herë janë ftuar aty, sepse prej aty kanë cicërruar zërat e lirisë dhe të demokracisë. E prej asaj Shtëpie ka ardhë pranvera për shqiptarët, mbas dimrave të gjatë e plot acar.Para më shumë se dy dekadave, krejt shpresat i ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora