E marte, 19.03.2024, 04:47 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Pëllumb Gorica: Qyteti, jo vetëm i moçëm…

Në Beratin e njohur prej nesh, atje ku takohen kohërat e historisë, Antikiteti me Mesjetën dhe Koha e Re; artefaktet dhe arkitektura, kultura njerëzore plot mite të etnogjenezës sonë me tempuj pellazgë e kisha ilire-arbërore...

Hamdi Hysuka: Manifestim historik letrar në nderim e përkujtim të lirisë

Për të nderuar festat madhore kombëtare, 16-vjetorin e Pavarësisë, 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, më datë 24 shkurt 2024, në sallën solemne "Albergo di Italia", të Novarës në Itali, Bashkimi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë "Zëri i Mërgimtarit", organizoi takimin solemn historiko-letrar...

Ndue Dedaj: Shqiponja e Podujevës

Kemi ardhur në Podujevë të Kosovës, që ndryshe thirret Besiana. Ndalojmë te shqiponja në hyrje të qytetit, identike me atë që kishim në Tiranë para dy - tre vitesh, por që u hoq, kushedi pse, mbase ngaqë nuk ishte dhe aq “moderne” për sytë e ndokujt në qeveri, apo për t’iu hapur udhë ndërtimeve të reja që kanë përfshirë atë territor...

Ndue Dedaj: Vetmia e kullave dhe turizmi që po troket

Sa herë që shkruajmë për kullat, dhe e bëjmë shpesh, ndokush dhe mund të na “keqkuptojë”, a thua se po themi t’i rikthehemi sërish jetës së kullës me frengji si qëmoti, duke ngarë qetë në arat e vogla në gryka e lugina të thellë bjeshkësh, mes një ekzotike orësh e...

Kadri Tarelli: Një vizitë e magjishme në Shkodër

Ne ishim katër: Shpendi Topollaj, shkrimtar e publicist i shumë njohur në Durrës e më përtej, Luan Jaupi, fotograf dhe koleksionist pasionant, i njohur jo vetëm në Durrës, Arben (Beni) Kristani, piktor tashmë i njohur në mbarë trevat Shqiptare, dhe unë Kadri Tarelli, që po rendis këto pak fjalë kënaqësie dhe mirënjohje...

Pëllumb Gorica: Për te 'Mrizi i Zanave', më shumë se një udhëtim...

Ishte një ditë e ngrohtë tetori plot dritë. Rruga gumëzhinte nga lëvizjet. Nga Lezha deri në Shkodër, në të dy anët e saj, shpalosen pamje të mrekullueshme: fusha, kodrina, toka pjellore të depozituara në mijëra e mijëra shekuj duke bërë të mundur t’u afrojë qënieve të gjalla mundësi ushqimi ku njeriu, si aktor, ka ndërtuar jetesën...

Llesh Ndoj: Festë në fshatin pa banorë

Zilja e telefonit në tavolinën e punës, më tërheq vemendjen:- Alo, Llesh! Marku jam. Mark Gjergji. Besoj nuk e ke harruar…Pasi rikontrollova emrin e telefonuesit dhe u binda se po flisja me zotin Mark Gjergji, mik i kahershëm, ish - kuadër, intelektual e krijues, i disa librave me studime, poezi dhe publicistikë nga Arrëzi i Kaçinarit në Mirditë...

Pëllumb Gorica: Sërish në Vlorë

Nga Tirana dolëm pa aguar mëngjesi i vrullshëm, kur njerëzit nisin rrugëtimet, mbushin kafenetë, apo hapin dyqanet, duke i uruar njëri – tjetrit një ditë të mbarë.Udhëtojmë drejt Vlorës, në këtë qytet unik për nga emri, personalitetet dhe Historia; i bekuar nga ujërat e kaltra, ajërdeti; me njerëz energjikë, me ngrohtësi dhe vello të...

Ndue Dedaj: Tranga, një nga befasitë natyrore të Mirditës

Kisha ardhur në Lufaj që para 35 vitesh, gjatë një inspektimi të shkollës, apo dhe para 5 vitesh, kur në Majën e Ngallit u zhvillua një procesion kishtar nga ta rinjtë e fshatit bashkë me ipeshkvin Imzot Gjergj Meta. Por nuk isha ngjitur deri në Trangë, që është lagjia e sipërme e këtij fshati të banuar nga katolikë dhe myslimanë të “fiseve” apo trungjeve familjare: Loci, Ukaj, Neziri, Kaçorri, Këdheli...

Beqir Cikaqi: Një vizitë për mundësinë e njohjes më afër

Gushti si muaji i tetë i vitit, njihet me temperatura të larta, por edhe koha kur Kosovën e vërshojnë mërgimtarët nga  Gjermania, Zvicra, Italia, Sllovenia,e shtetet tjera të Evropës, por edhe nga shtetet përtej atlantikut SHBA, Kanada, etj. të cilët e ndajnë për ta vizituar e çmallur me vendlindjen, familjarët, të afërmit, e të tjerë...

Ndue Dedaj: Tokë pa njerëz

Nëse ke ndarë mendjen të ngjitesh në lartësitë e bjeshkëve për të shkruar, nuk ka nevojë për asgjë, bile as për laps e letër, pasi nuk do të mbash shënim si dikur shifra dhe fakte nga puna në sharra, aq më pak ndonjë diktofon, ngaqë nuk ke se kë të intervistosh, përpos zogjve të malit. Mjafton një fuoristradë nga ato të...

Ndue Dedaj: Munella, një 'bankë' në natyrë

Munella i ka të gjitha, përfshi dhe “Orën e Mirditës” (shkruar nga Gjergj Fishta, ashtu si orët e tjera të maleve shqiptare), që e kalon verën tue u flladit gurrave dhe tue i lëshue zâ e çue falmeshëndet Orës së Dukagjinit... Po cili është sot “zëri” që i lëshojnë njëra-tjetrës zanat e bjeshkëve? Kuptohet, jo për duele mes kreshnikësh...

Pëllumb Gorica: Dumreja, një perlë e vetë Zotit!

-Sa bukur!,- thashë me vete, teksa ecja rrugës përmes vendbanimeve dhe kodrinave të buta, që vrapojnë, si të zëna prej duarsh, me pamjen madhështore të malit të Tomorrit ndër sy; nga 84 liqenet karstike të Dumresë, si sy të kaltër, rrethuar me gjelbërim llamburitës, të cilët ka kohë që e shikojnë qiellin dhe shkrihen së bashkë me të deri në...

Ndue Dedaj: Ditë korriku në Theth

Fillimi i korrikut na priu drejt Thethit, për t’ia lënë pastaj stafetën Velipojës buzë detit. Shkodra i ka të gjitha përmasat e turizmit, nga rëra e plazhit te kreshtat alpine.Turistët, para se të ndërmarrin rrugëtimin turistik të radhës, përpiqen të jenë sa më të informuar, aq më tepër kur shkojnë drejt Alpeve shqiptare...

Vlash Prendi: Duke vizituar një fshat me vlera historike

Këto ditë doli nga shtypi libri monografik “Domgjoni në dokumente, gojëdhëna dhe histori”, botimi i dytë i ripunuar i studiuesit të njohur mirditor Llesh Ndoi, botimi i pare i të cilit qe bërë në vitin. Eshtë një monografi historike kushtuar një fshati të veçantë në rrethin e Mirditës, për të cilin studiuesi...

Pëllumb Gorica: Përmes vetes sime

Në s’të pëlqen e mëparshmja,Gjumit harruar,Ndërto një tjetër ëndërrMe det e pulëbardha. Pa dallgë të vërteta.S’janë më për ty ato.Shto dhe ca valë të urta, të bardha,Që nuk sjellin kurrë stuhi...

Bashkim Saliasi: Magjia e vendlindjes

Falë rrjetit social, komunikimi me miqtë dhe shokët është jo vetëm më i shpejtë, por edhe punëmbaruar.Një bisedë telefonike me shokët e mijë të viteve të rinisë së hershme, si Gëzim Ismaili, Zagoll Gjoni, Kujtim Brahimaj me banim në Tiranë dhe Hekuran Duçka me banim në Greqi, na mundësoi që të takoheshim në Tiranë...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora