Fritz Radovani: Ju kujtoj Prof. Dr. Alfred Ashiku!
E pashë për herë të parë në Shkodër rreth vitit 1957. Një burrë rreth 1.90 ml. i naltë, me shpatulla të gjana dhe me një trup vigan. Fëtyra e tij ishte daltue në shembëlltyrën e veprave të Mikelangjelo-s. Sy të fortë gështenjë dhe të ambël, joshës që zakonisht nuk ndodhin me kenë këta dy cilësi bashkë...


























