E premte, 26.04.2024, 02:48 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Aksionistët revolucionarë trockistë

E enjte, 28.05.2009, 07:04 PM


Të fshehtat e "revolucionit" të pandërprerë të socialistëve në fushatë elektorale

Aksionistët revolucionarë trockistë

Nga Enver Bytyçi

Gjithkund në botë bëhen fushata elektorale. Pak kund në botë ato konceptohen si shans i aksioneve permanente revolucionare. Shqipëria, ashtu si në kohën e diktatorit, mbetet një përjashtim i këtij lloji. Në Shqipëri, më shumë se kudo në vendet e rajonit, fushatat elektorale përjetohen, projektohen e realizohen përmes një skeme që i ngjan teorisë trockiste të "Revolucionit permanent", domethën të një revolucioni të pandërprerë, të vazhdueshëm, që pjell diçka "sensacionale" dhe terrorizon njerëzit çdo ditë, çdo orë e çdo minutë, diçka revolucionare, diçka që kërkon vetëm përmbysje, dhe që mohon evolucionin, zhvillimin e natyrshëm, me të cilin bota e civilizuar ka arritur majat e suksesit. Kurrë Zvicra nuk ka përjetuar ndonjë revolucion, e megjithatë është Zvicër.
Fushata zgjedhore e tashme i ngjan kësaj skeme fatkeqe të shqiptarëve, të cilën ata e kanë përjetuar gjatë 54 viteve (1944-1990 dhe 1997-2005) si një tragjedi të fatit të tyre. Duke ditur pikërisht këtë fakt, autorët e "revolucionit" permanent në fushatë elektorale në Shqipëri, socialistët dhe koalicioni i majtë, kanë marrë përsipër që ta sofistikojnë këtë revolucion, ta paraqesin si "një të drejtë" të ligjshme, madje e kanë maskuar me "Nevojën për ndryshim".
Ndërkohë që gjithkush e ve re se revolucioni i sotëm permament zgjedhor shqiptar ka pamjen e vitit 1996-1997. Kjo taktikë kishte dhënë rezultatin e duhur para 12-13 vitesh. Ndërsa tani, në kushte të reja të zhvillimeve shqiptare, rajonale e europiane, aksioni mediatik është tejskajshëm provokues, sipas skemës mao-staliniste: Provoko vazhdimisht që ta dobësosh dhe ta mundësh "armikun". Provokimi i parë kishte ndodhur para gati një viti në parlamentin shqiptar, atëherë kur një deputet socialist kishte hedhur akuzën për vajzën e kryeministrit. Provokatorët i dinin lidhjet dhe dhimbjet që shkaktonin te ai akuzat dhe shpifjet për familjen e tij, për fëmijët e tij. Nga provokimi që bënë korrën dhe rezultatin që dëshiruan. E njëjta skemë funksionon tani. Revolucionarët permanentë të socializmit shqiptar provokojnë në asht, për të shkaktuar efekte çorientuese dhe vetasgjësuese për kryeministrin. Ndaj u duhet ajo që në doktrinën e tyre quhet aksion permanent, dmth i përditshëm. Mjeshtër i skemave të tilla është vetë kreu i socialistëve, me përvojë të gjatë të transmetuar nga i ati, dajua e të tjerë. Ndërkaq ai mban në krah si hije të zezë në parti e në shoqërinë shqiptare arkitektin e pamëshirshëm të denigrimit, krimit dhe falsifikimit të këtyre 30 viteve të fundit, Gramoz Ruçin. Ndërsa bijtë e arkitektëve të metodave aksioniste revolucionare të katapultuar në krye të PS-së, të gjithë i ka grumbulluar në zyrën e tij për ta risjellë atë përvojë në luftën e shenjtë kundër Sali Berishës. Kësaj ushtrie fanatikësh i shtohet fuqia financiare e kreut të Bashkisë së Tiranës si dhe bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë. Me aksionizmin permanent antiberishë Rama dhe media e tij përpiqen që shqiptarëve t'u japin modelin rosë, t'u injektojnë romantizmin e para dy shekujve në vend të realizmit, që i verbon. Ndonjë një reagim ekstrem i kryeministrit, me të cilin ai llogarit, ia shton pikët.
Ndërkaq aksionimit mao-envero-stalinist të Ramës i është ngjitur kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka vënë në dispozicion të kreut socialist dhjetramijë faqe shpifjesh, insinuatash, falsifikimesh, me qëllim që "ta rrëzojnë Berishën nga kali". Deri tani këto dokumente që prokurorja ka servir kanë formën e presionit politik - permanent, por jo dhe përmbajtjen e tillë. Ajo ka sajuar e pjellë telefonata pa përmbajtje, faxe të fallsifikuar, numra takimesh të Shkelzenit, m-Maile të Argitës, ekspertiza mjeksore të baxhanakut me njoftimin hyrës të fallsifikuar e plot të tjera si këto.
Revolucioni permanent ishte shpikur si mjet për ta sunduar botën me çmendurinë e tensionit revolucionar të përditshëm. Ndaj në Shqipëri, kur mungonte ndonjë armik, ai do të gjendej patjetër, do të shpikej, madje në krye të partisë-shtet, me qëllim që ta mbante opinonin publik nën presion të vazhdueshëm dhe përtej asaj që quhej "shpëtimi i madh" "që solli diktatori", të mos pipëtinte asgjë tjetër në këtë botë. Edi Rama tash në fushatë elektorale ka shpikur njëmijë e një armiq, me qëllim që përvçse "alternativës së tij revolucionare të ndërprejrjes së zhvillimit", shqiptarët të mos shijojnë asgjë tjetër në këtë botë. "Armik babai, armik nëna, armik djali, armik vajza, armik dhëndëri, armik baxhanaku". Të gjithë armiq, si në kohën e diktaturës me farë e fis, me rrënjë e me degë. Kush ka mbiemrin "Berisha" duhet linçuar. Nuk ka të drejtë të bëjë biznes, të bëjë e-mail-le, të punojë, të jetojë, të rrijë me miq e me shokë, të dalë nga "shtëpia-burg". Ai nuk mund të emrohet p.sh ambasador apo diçka tjetër, edhe pse ka qenë diplomat dhe ka përvojën e nja dhjetë diplomatëve të militantëve aksionistë regresivë. Ndërsa kush e ka mbiemrin Ruçi, Gjoni, Kapo, Bushati, Shehu, Hoxha, Alia, Rama, Koleka, Toska, Miska, Çuko, është në listën e preferencave të revolucionarëve aksionistë revanshistë të terrorit politik në Shqipëri.
Brenda shtatë ditësh shqiptarët mund të bombardohen nga TV-të dhe gazetat e Edi Ramës me shtatëmbëshjetë "bomba" revolucionare: Një ditë del një hartë e detit dhe akuza për "flajen" e tij. Ditën tjetër shqiptarët bombardohen me një të ashtuquajtur "dëshmi e një personi në lidhje me Gërdecin". Ditën e tretë: Telefonanatat me sekonda të Shkëlzenit: Të katërtën- e mail-et e biznesit të Arditës, të pestën "Shkëlzeni në ministrinë e mbrojtjes", takon Mehdiun, të gjashtën Shefja e ODHIR-it dhe refuzimi i saj nga Berisha, të shtatën - skandali i sajuar i rrugës Durrës-Kukës, e teta ekspertiza e baxhanakut.... dhe lista do të ishte e pafund. Në një edicion lajmesh ose titujsh në gazeta, shtatë prej emëtimeve adresohen çdo ditë kundër Berishës e familjes së tij. Vetëm emri i personit që i ka vënë zjarrin Gërdecit nuk gjendet as në dosjen Rama, as në këto edicione, nuk dëshiron askush ta mësojë. Ndryshe do të zhvishej aksioizmi mediatik pemanent i Edi Ramës. Ky emër sipas skemës duhet të mbetet enigmë ndaj nuk është pjesë e sulmeve mediatike të Ramës. As pjesë e premtimit se atë do t'ua bëjë me dije shqiptarëve, nëse fiton zgjedhjet.
Çarë fshihet pas këtij revolucioni të vazhdueshëm agresiv tipik shqiptaro-stalinist? Fshihet ajo që ndodhi më 1997, përpjekja për ta ndaluar zhvillimin normal të Shqipërisë. Nëse shkatërrimi i vitit 1997 do të ishte evtiuar, vendi do të kishte arritur së paku para tetë vitesh në stadin e sotëm të zhvillimit e integrimit. Ndërsa revolucioni i tashëm permanent i Edi Ramës synon që zhvillimin e tetë viteve ta zgjasë në 16 vite. Sipas kësaj skeme të ndaljes së zhvillimit zgjatet më tej mundësia e mbijetesës së bandave kriminale, të përfitimve të paligjshme, të trafiqeve të pafund, të korrupsionit galopant dhe përfundimisht të pasurimit të politikanëve të majtë. Qëllimi kryesor i skemës së revolucionit permanent të Ramës mbetet "të fitosh në kohë. Të fitosh kohën, sipas konceptit të tij, do të thotë të zgjasësh procesin e zhvillimit, transformimit dhe integrimit. Ta zgjasësh këtë proces do të thotë ta ndërpresësh procesin e deritashëm të këtij zhvilllimi e transformimi, të rifillosh nga e para, me mendimin revolucionar sipas të cilit "Historia fillon me mua".
Në Kosovë revolucionarët kanë pasur një parullë të vetën. Ata dikur thoshin: "Nëse pavarësinë na e sjell Rugova, mos ardhtë kurrë". Në Shqipëri është tash është vënë në veprim parulla e ngjajshme revolucionare: "Nëse Shqipëria shkon në Europë me Sali Berishën, theftë qafën".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora