E premte, 26.04.2024, 09:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Ilir Muharremi: Analizë e veprës “Duar të ndyra” – Zhan Pol Sartre

E marte, 17.02.2009, 07:39 PM


Analizë e veprës “Duar të ndyra” – Zhan Pol Sartre

Nga Ilir Muharremi

Tabloja e parë

Vepra “Duar të ndyra” e filozofit dhe dramaturgut të famshëm botëror, Zhan Pol Sartre, është ndarë në shtatë tablo. Me një mjeshtri tejet profesionale, Sartre ka përdorur dialogë të shkurtër që fillojnë me disa pyetje e që përfundojnë më përgjigje të shkurtra, dinamike, domethënëse.

Ngjarja zhvillohet ka fundi i Luftës së Dytë Botërore, kur ushtritë gjermane luftojnë në tërheqje, gjatë gjithë gjerësisë së fronit. Ushtritë sovjetike kanë hyrë në dyzet kilometra të frontit ilirian. Kjo zbulohet qysh në fillim të veprës nëpërmjet një folësit. Sartri menjëherë përcakton kohën, ngjarjen dhe politikën e asaj kohe nëpërmjet këtij folësi, që paraqitet në valë të radios. Ne si shikues kthehemi në kohë, presim çfarë po ndodh tash. Sartri mes dy personazheve siç është një grua, Olga dhe një djalosh 23 vjeçar, Hygoi, krijon një dialog që vazhdimisht ka efekt estetik dhe artefakt. Olga paraqitet si një personazh i drejtpërdrejt në pyetjet e shtruara nga Hygoi. Ndërkaq, Hygoi është një djalosh i cili kishte kaluar pesë vjet në burg dhe është lëshuar për shkak sjelljes së tij të butë, mirëpo ai në thellësinë e tij ka harruar të sillet me njerëz dhe liria i ka humbur.

Emocionet e Hygos janë shpesh të ndryshueshme, shpejt bëhet serioz dhe menjëherë shpërthen në të qeshura. Këtu kemi të bëjmë me ekzistencializmin, me gëzimin dhe hidhërimin. Disi paraqitet si një personazh ekspresiv i dashuruar në Olgën, ku vazhdimisht nëpërmjet dialogëve e provokon me pyetjet: “Ka hyrë njeri në jetën tënde?, E.... a flisnit ndonjëherë për mua?” (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 14, 15). Nga kjo del se Hygoi, edhe pse kishte kaluar pesë vjet parapa grilave, ai nuk e ka harruar Olgën. Këtu dashuria mund çdo gjë dhe shndërrohet në rol kryesor të dialogut mes atyre dyve. Shpesh personazhi i Hygoit gjatë qëndrimit në burg para se të flinte, mendonte për Olgën sesi ajo është me një burrë tjetër, e që flet për Hygoin. Ky djalosh paraqitet tejet i dashuruar në Olgën, ngase në disa dialogë pasi që ajo e ledhaton, ai skuqet qw shkaktohet nga ndjenja e inferioritetit. Tensioni i parë fillon kur Sharli, Franci dhe Luigji futen në shtëpinë e Olgës për ta vrarë Hygoin. Ai fshihet në një dhomë tjetër, por që e zbulon Olga. Ata vazhdimisht nisen ta vrasin, mirëpo ajo i ndalon edhe këtu pikërisht ngjarja kalon në një fazë shqetësuese. Olga vazhdimisht përpiqet t’ia shpëtojë jetën Hygoit, ngase ai ka vrarë një gjerman me emrin Hërder. Ajo i nxitë që Hygoi të punojë për ta dhe pikërisht këtu ia shpëton edhe jetën, sepse ajo i bindë që do të tregojë arsyen pse e ka vrarë Hërderin dhe çfarë njeriu është Hygoi në të vërtetë. Sartri me një mjeshtri nuk i zbulon personazhet në fillim. Ai vazhdimisht shpalos biografitë e tyre nëpërmjet dialogëve ekzistencialë, që gjithnjë na shpijnë në kufijtë e absurdit.

Tabloja e dytë

Ndërkaq, në tablonë e dytë, ngjarja na kthehen para dy vjetësh. Hygoi duket paksa më i ri se në tablonë e parë. Hygoi shtyp në një makinë shkrimi, e cila ngacmon nervat e një personazhi me emrin Ivan. Në tablonë e dytë dominon një nervozizëm i çmendurisë ndërmjet këtyre dy personazheve. Hygoi paraqitet si një personazh tejet i ftohtë ndaj Ivanit, ndërkaq Ivanit, i shqetësuar deri në maksimum, nuk i zihet vendi vend. Pikërisht këtu fillon polemika ndërmjet këtyre dy personazheve. Nuk mungojnë edhe disa pauza psikologjike të qëllimshme nga autori.

Në këtë tablo zbulohet një sekretar i partisë, i cili paraqitet me emër të rrejshëm si Hërder. Ky person ka mbledhur komitetin të votojë një propozim, për të cilin Luigji është kundër. E, pasi Luigji është kundër, Hygoi, besnik i tij, është i po të njëjtit mendim. Këtu personazhi paraqitet paksa ndryshe - besnik dhe tejet i dëgjueshëm. Hërderi paraqitet si një personazh i patrembur dhe tejet i fuqishëm, andaj është vështirë të ngrihet ndonjë vendim kundër tij. Këtu kemi një lojë zigzage ndërmjet personazheve. Luigji kërkon që Hygoi të spiunojë Hërderin, gjë kjo që nuk i pëlqen Hygoit. “Kam unë një propozim: s’ka nevojë as për lidhje, as për spiunllëqe. Do ta mbaroj punën vet”, shprehet Hygoi (fq 49, “Duar të ndyra”). Në këtë tablo thuret plani për eliminimin e Hërderit.

Tabloja e tretë

Në këtë tablo bëhet një lojë zigzage dialogësh ndërmjet Hygoit dhe Xhesikës. Xhesika vazhdimisht e pyet Hygoin për Hërderin, për pamjen e tij të jashtme dhe intelektin, mirëpo Hygoi disi në tallje e përshkruan pamjen e tij. Kjo tablo më shumë i ngjan një përshkrimi, sesa konflikti. Mirëpo, nuk mungon edhe zhveshja e biografisë së personazhit Hygoi, ku përmendet profesioni i babait të tij, i cili ishte nënkryetar i Industrisë së Qymyrgurit të Toskut. Hygoi e kishte braktisur të atin për të hyrë në parti. Ai na shfaqet si një intelektual i shquar, i cili i jep rëndësi punës së doktoratës dhe si punonjës daktilografie. Mirëpo, ai gjithnjë ruan një qetësi, të cilën shpesh edhe e tradhton. Ndërkaq, Xhesika paraqitet si një personazh i etur për të pushtuar dhe ky moment zbulohet pikërisht nga nervozizmi i saj i pakontrolluar kur thotë: “Dua ta kem gjithë botën....”. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 58).

Në këtë tablo Hygoi zbulon fshehtësinë për Hërderin, tregon për vrasjen e tij e cila do të ndodh së shpejti. Këtu kemi një kontrast ndërmjet Xhesikës dhe Hygoit. Çfarë dua të them me këtë? Xhesika, një personazh tejet i vrazhdë, e cila gjithnjë ka dëshirë të dominojë në situata të caktuara, por që nganjëherë shtiret kinse nuk di gjë, krijon një konflikt dinamik mes Hygoit të qetë. Mirëpo, këtu kemi edhe një ndërrim tejet të madh prej një situate në tjetrën. P.sh. një herë flitet për vrasjen e Hërderit dhe Xhesika mallkon vrasjen e tij, kërcënon vrasësit, andaj menjëherë tema ndërrohet dhe kalon në një vallëzim romantik. Këtu kem të bëjmë edhe me disa momentë të dashurisë së vërtetë.

Hygoi ia shpreh tërë dashurinë Xhesikës. Kjo skenë përplot filozofi na bën të ditur që ndjenjat mund të komandohen. Sartri është munduar të tregojë që urdhri në atë kohë ishte i shenjtë, andaj ka ndikuar thellë edhe në ndjenjë, si një gjë mekanike. Momenti për ekzistencë, varfëria dominojnë në këtë tablo, të cilat përcillen në monologun e Hygoit. Aty mësojmë që sikur kur ishte i vogël edhe tash kur ndodhet në parti, ai nuk mund t’iu ikë fjalëve. “Ti s’ke uri, s’ke hekur kurrë”, gjë që shumë e nevrikos Hygon. Janë kwto Momente e vështira jetësore për të cilat edhe sot njerëzit luftojnë t’i mposhtin, Satri nëpërmjet artit të shkruar në mënyrë tejet artistike dhe konfliktuoze i ringjallë nëpërmjet këtyre personazheve ekzistencialiste. Ekzistencializmin ai e ka në shpirt dhe kodin e tij.

Ndërkaq, Hërderi paraqitet si një personazh që i respekton urdhrat, andaj edhe të tjerët duhet t’i respektojnë, patën apo nuk patën dëshirë. Një njeri paksa i vrazhdët, që nuk tregohet shumë në fillim, por jep një përshtypje mesatare. Mirëpo, po ta ngacmosh do ta paguash me jetë. Për të nuk ka zot mbi - ai është vet zoti. Ky është Hërderi.

Tabloja e katërt

Në këtë tablo, Xhesika disi tinëzisht provokon Hygoin për vrasjen e Hërderit. E detyron që këtë punë ta bëjë sot, mirëpo ai ende nuk e ndjen veten të përgatitur për një gjë të tillë. Këtu edhe fillon çmenduria e tij, e cila vazhdmisht provokohet nga Xhesika. Autori nëpërmjet dialogëve na demaskon kuptimin psikologjik të personazheve, tensionin, emocionet, madje edhe egon. Këtu në vërejmë se Hygoi lehtë mund të bjerë pre e fjalëve të ndokujt, aq më shumë të gruas. Çasti i çmendurisë fillon kur Hygoi tregon gjestet e Hërderit, p.sh si e pi kafen, si e mban në duar xhezven etj. Kjo disi bren egon e tij, sepse ai jeton i rrethuar vetëm në një dekor. Tërë këtë monolog ai e thotë në dridhje, fillon t’i dridhet tërë trupi. Me tërë qenien ai përpiqet ta bind Xhesikën se në të vërtetë do ta vrasë Hërderin.

Në dhomë mbesin vetëm Hërderi dhe Hygoi. Hërderi fillon ngadalë të tregojë se njerëzit nuk ia duan të mirën dhe mezi presin ta vrasin. Kjo disi e shtangë Hygoin, i cili këtë vepër duhet ta kryejë vetë. Vazhdimisht këto momente e mbajnë në tension lexuesin apo shikuesin e shfaqjes, sepse bëhet një lojë shumë e mirë imagjinare e cila qëndron mes dy kufijve: të keqes dhe së mirës. Jo veç në këtë tablo, por edhe në tablotë më të hershme e mira dhe e keqja bëhen pjesë kryesore. Një moment kulminativ i çmendurisë fillon kur në dialogon e vendimit të Hërderit futet Hygoi, i cili e fut dorën në xhep për ta nxjerrë revolverin, ngase nuk mund të dëgjojë fjali nga Princi dhe Karski, të cilët kërkojnë marrëveshje me Hërderin. Hygoi i shqetësuar shprehet: “Ju s’keni të drejtë të veproni. Këta janë... O Perëndi! Po këta janë po ata. Po ata që vinin dikur tek im atë.... Po ato gjuhë të helmëta e dredharake dhe... dhe ja ku më ndoqën gjer këtu. Nuk keni të drejtë! Këta do të përhapen ngado. Do të qelbin gjithçka, se janë më të fortë...” (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 141).

Hygoi vazhdon ta humb vetën duke iu drejtuar Princit dhe Kraskit: “Dëgjoni mirë ju të dy. Partia nuk do ta pranojë këtë marëveshjen e tij! Mos u mbështesni të ky për t’u shpërlarë. Partia nuk do të pranojë”. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 141). Në monentin e grindjes shpërthen një granatë, ku të gjithë shtrihen përtokë. Situatat kanë filluar të tensionohen. Skena i ngjan një rrëmuje të vërtetë. Hygoi vazhdimisht në këtë tablo fillon ta humb veten, të bëhet nevrik. Flet fjalë ofenduese, mirëpo në mendjen e tij ende mungon trimëria, por as frika nuk është pjesë kryesore. Ngadalë Hygoi fillon edhe ta zbulojë nga vetja qëllimin për vrasjen e Hërderit, që e thotë me këto fjalë: “Ka ca njerëz që të ngarkojnë një mision të besuar dhe t’i ndahesh më dysh ta kryesh, kur, në çastin kur do t’ia arrish qëllimit, vë re se ata janë tallur me ty dhe se kanë ngarkuar të tjerë për të mbaruar punë”. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 146). Në këtë skenë Hygoi i dehur vazhdimisht fillon të jap këshilla, mirëpo Xhesika gjithnjë ia ndërron temën. Kjo vazhdimisht fillon të bëhet një skenë tejet interesante e dehjes. Hygoi pi shumë dhe zbulon nga vetja shumë sekrete që nuk i kishte thënë më parë. Si duket, autori është përpjekur të tregojë se në momentet e dehjes zbulohet gjithnjë e vërteta, ngase buzët e të dehurit nuk kanë njohuri për gënjeshtrën. Sado që ngarkohesh me një punë të madhe, e duhesh ta mbasah sekret, ti në momentin e dehjes do ta zbulosh atë. Kjo na vjen në këtë tablo. Por, përveç kësaj nuk mungojnë edhe fjali të mëdha të martesës ndërmjet Hygoit dhe Xhesikës. Ai përmend që ka dëshitë të bëhet baba i familjes, të ketë fëmijë e shumë gjëra të tjera. Në këtë skenë hasim edhe në momentet e absurdit dhe çmendurisë. Hygoi për botën thotë se po të ndizet fitili bota do të hidhet në erë dhe ai bashkë me të. Pasi bëhet e tërë kjo, s’ka më heshtje dhe natë. “Të vdekurit të paktën nuk luajnë komedi. Mendoni sikur të vdesim dhe të zbulojmë se të vdekurit janë të gjallë, që bëjnë sikur janë të vdekur!”. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 151). Këtu kemi të bëjmë me një moment psikologjik, filozofik dhe të absurdit. Të gjitha këtyre Sartri mundohet t’ua jep nga një përgjigje, që prapë na shndërrohet në pyetje. P.sh. fjalia më lart, e cila del nga goja e Hygoit të dehur: “Të vdekurit janë të gjallë që bëjnë sikur kanë vdekur”. Çka do të thotë me këtë? Këtu ne hyjmë menjëherë në filozofinë e vdekjes dhe të lindjes. Sipas filozofit të madh gjerman Nice, të vdekurit nuk janë të gjallë, ngase atyre shpirti iu vdes para trupit të tyre.

Tabloja e pestë

Në këtë tablo më shumë bëhet fjalë për vrasjne e Hërderit, shfaqen ndjenjat e vrasësit - si ndjehet një vrasës pas përfundimit të urdhrit. Hygoi këtë punë e bën lehtë. Siç thotë: “Vrasja s’ka kuptim. Shkel këmbëzën dhe pastaj nuk merr vesh më ç’ndodhi. Sikur të mund të shtiesh pa vështruar. Nuk di pse të flas për këto”. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 167). Nga fjalitë e Hygoit kuptojmë se të vrasësh dhe të vdesësh është e njëjta gjë - prapë vetëm mbetesh. Kjo gjë shumë e bren këtë personazh. Vetëm kemi ardhur në këtë botë, vetëm do të shkojmë. Këtu vazhdmishit bëhet fjalë për parapërgatitjen e vrasjes se Hërderit. Xhesika përpiqet ta bind që mos ta bëjë, mirëpo Hygoi i vendosur i shmanget këtyre mendimeve labile. Personazhi i Hygosë na vjen mjaft stabil dhe tërheqës.

Gënjeshtra këtu na vjen si diçka e nevojshme, mirëpo vazhdimisht refuzohet nga Hygoi. “Nuk përbuz njeri dhe do të gënjej kur ta shoh të nevojshme; gënjeshtrën nuk e kam shpikur unë. Ajo ka lindur në një shoqëri të ndarë në klasa, edhe ne e kemi trashëguar qysh kur kemi lindur” thotë Hërderi. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 186). Sipas këtij monologu, gënjeshtrën e kemi trashëguar qysh kur kemi lindur. Nga kjo del se gënjeshtra e udhëheq botën.

Këtu vazhdimisht flitet edhe për ekzistencën njeri, që njeriu është ujk për njeriun, se nuk është e rëndësishme se çka është njeriu, por çfarë mund të bëhet. Po ashtu, këtu shpjegohet edhe bota e një intelektuali, i cili paraqitet si një njeri me duar të ndyra, që ka dëshirë vetëm të thithë gjak, një shkatërrues, përbuzës. Intelektuali nuk dëshiron ta ndryshojë botën, por ta hedh në erë. Momenti i çmendurisë fillon kur Hërderi ofendon Hygonë dhe Hygoi pranon se është një vrasës.

Tabloja e gjashtë

Si në çdo tablo, edhe në këtë autori nëpërmjet dialogut hap një problem dhe menjëherë kalon në problemin tjetër. Këtu kemi tw bwjmw me një kaos në kokën e tij. P.sh., po ta analizohet prej fillimit tabloja e gjashtë, kur futet Xhesika tek Hërderi, njëherë ajo kërkon kafenë, pastaj aq shpejt flet për disa tema të mëhershme, më pas menjëherë kalon në bisedë private për martesën e Hërderit. Autori i ka ndërtuar biografitë e personazheve aq mirë, sa që futet thellë edhe në problemet e tyre intime, të cilat ndikojnë shumë në të ardhmen e personazheve. Ndërkaq, gjatë leximit ne vërejmë psikologjinë e një femre, e cila e tradhton burrin e saj.

Xhesika nuk mund ta mbajë fshehtësinë të për të cilën e ka urdhëruar Hygoi. Ajo shpalos vrasjen e Hërderit, madje i thotë në fytyrë se Hygoi do ta vrasë me revole. Sipas Sartrit, psikologjia e një femre është tejet e butë. Informatën për vrasjen e tij, Hërderi e pranon shumë lehtë nga buzët e Xhesikës. Mirëpo, në realitet çdo njeri do të reagonte me panikë. Këtu kjo nuk ndodh. Hërderi i ftohtë akull nuk ka fare frikë nga kjo. Mirëpo, ekzistencën njeri, Hërderi e respekton shumë. Siç thotë: “Jo do të fyej, njerëzit nuk duhen fyer, do të flas vetë me të”.

Ngjarja fillon të tensionet kur në derë troket Hygoi. Vazhdimisht Hërderi provokon Hygonë për vrasjen dhe aty zbulojmë se një vrasës lind i tillë. Mirëpo, sipas teorisë së Frojdit, çdo njeri ka prirje të bëhet kriminel dhe të vrasë ndokënd. Atëherë vrasja jeton thellë në kokën e çdokujt. Çdo njeri është kriminel i lindur - nuk ka nevojë të bëhet, ngase është. Mirëpo, në këtë vepër bëhet fjalë sesi një intelektual, siç është Hygoi, duhet tërhequr këmbëzën. Ai këtë nuk mund ta bëjë pa menduar. Do t’i sillen nëpër mend mendime të ndryshme. Për ta kryer një vrasje, ai person duhet të jetë pa imagjinatë, për të cilin vdekja është asgjë, meqë s’di çka është jeta. Këtu kemi momente absurdi, kur Hërderi me gjakftohtësi sikur thërret vdekjen e tij, sepse vazhdimisht provokon Hygonë. Çmenduria zë një vend pothujase kryesor në këtë tablo. Hygoi fillon ta quajë veten si të tepërt në këtë botë - nuk e do askush, përse të jetojë? Xhesika pranon se e don Hërderin, se ai është një burrë i vërtetë, andaj ajo edhe është munduar ta ndalojë vrasjen e tij. Çmenduria fillon kur Hygoi hyn dhe e shikon Hërderin duke e puthur Xhesikën. Zemërohet shumë, vrapon për ta marrë revolen dhe ia drejton në kokë duke i thënë: “E shihni Hërder, po vështroj drejt në sy, po ju marr në shenjë dhe as dora më dridhet, as pyet fare ç’bluani në kokë”. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndryra”, fq 216). Vrasja nuk bëhet për shkak se Hygoi kishte urdhër, por për shkak të xhelozisë. Këtu temë kryesore bëhet xhelozia dhe zbulohet magjia e saj. Çdo njeri në këtë gjendje do ta bënte një gjë të tillë, kur është në pyetje një grua. Këtu nuk ekzistojnë kufijtë e ndalimit, andaj edhe Hygoi vepron ashtu. Ai më herët arrin të ndalohet, por kur e sheh që tjetër kush prek buzët e gruas së tij, më nuk mundet, humb veten, kalon në çmenduri dhe e vret Hërderin.

Tabloja e shtatë

Në tablonë e fundit të kësaj drame kuptojmë që rasti është mbret i çdo gjëje, andaj edhe vetë personazhi Hygo tregon se po ta kishte hapur derën më vonë, ndoshta Xhesikën nuk do ta kishte parë në krahët e Hërderit. Këtu hyjmë në një filozofi “sikurësh”. Sikur Hygoi të mos kishte hyrë fare, të kishte qëndruar jashtë, Hërderi nuk ishte vrarë. Por, ja që rasti ka shtënë mbi të. Momenti i çmendurisë fillon kur Hygoi tërësisht tejkalon veten. Ai e bind veten se në monentin e shkrepjes së revoles nuk ishte ai në të vërtetë. Mirëpo, duke analizuar thellë personazhin e Hygoit zbulojmë se ai ishte vrasës i vërtetë, me shenja dalluese, sepse vrasësit duhet të duken kështu, pa imagjinatë, se përndryshe nuk janë vrasës.

Hygoi në të vërtet e donte Hërderin dhe nuk është krimi i tij që e vret, por vdekja e Hërderit. Duke lexuar dhe analizuar këtë tablo, vërtetojmë se Hygoi kalon paksa në çmenduri, ngase nuk mund ta kujtojë se ai e ka vrarë Hërderin, por dikush tjetër. Olga vazhdimisht ia përkëdhel flokët dhe mundohet ta bind se vrasësi ka vdekur. Kjo skenë më shumë ngjason në disa skena ngushëlluese.

Hërderi është vrarë rastësisht, për shkak një femre. E tërë tragjedia përmbyllet shkaku i femrës, edhe pse Hygoi e donte shumë. Xhelozia nganjehrw kalon edhe ne ekstrem, njeriu nw kwto momente humbet kontrollin dhe kalon nw njw ndjenjw shtazarake, e cila mund ta shpie edhe nw vrasje.

Po si mund ta vrasë një njeri personin e dashur? Xhelozia mund çdo gjë, madje edhe vëllau vëllanë do ta vriste po t’i kishte ndodhur kjo situatë. Sepse, në ato momente të nxehta njeriu pak mund ta korrigjojë trurin, agresiviteti mund egon, kalon në një gjendje ekstaze. E tërë ngjarja përfundon me çmendurinë e Hygoit, i cili vrapon për ta hapur derën nga të trokiturat. “Unë nuk kam vrarë ende Hërderin, Olgë. Ende? Do ta vras tani, bashkë me vetën time”. (Zhan Pol Sartre, “Duar të ndyra”, fq 232). Këtu zbulojmë sekretin më të madh të këtij personazhi. Aq shumë e donte Hërderin, sa që nuk mund të jetë i bindur se ai ka vdekur në të vërtetë. Hygoi do ta sakrifikonte edhe veten për të.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora