E diele, 28.04.2024, 04:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Edlira Dedja: Akademikët Pajazit Nushi dhe Esat Stavileci në Tiranë

E diele, 15.02.2009, 02:05 PM


Edlira Dedja
Edlira Dedja
Të nderuar miq,

Do të desha t’ju njoftoj për takimin e nësërm me dy akademikët e shquar kosovarë, Prof. Pajazit Nushi dhe Prof. Esat Stavileci, që do të mbahet në Tiranë, e hënë 16 shkurt 2009, në sallën e madhe të « Shtëpisë së  Oficerëve » në ora 11.00.

Ne këtë takim do të prezantohet edhe libri më i ri i Prof. Esat Stavilecit :

« Rrugëtimet dhe Labirintet e Kosovës dhe të Shqiptarëve »

 Aty trajtohen probleme thelbësore si :

- Pavarësia e Kosovës – fakt i ligjshëm që nuk mund të zhbëhet.

- E drejta për vetvendosje e një populli si përcaktimi më kulminant për fatet e tij.

- Historia e popullit shqiptar dhe etnogjeneza e tij.

- Kontinuiteti historik i Kosoves.

- Autoktonia e shqiptarëve.

- Shtrirja etnike e shqiptarëve

- Përbërja kombëtare e popullisë së Kosovës.

- Historia kushtetuese e Kosovës dhe të qënët e saj njësi federale e ish Jugosllavisë dhe të mosqënët ”Pjesë e Serbisë”

- Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve

- Shëmbja kundërkushtetuese e autonomisë së Kosovës

- Zhbërja e ish-Jugosllavisë dhe krijimi i shteteve të reja të dala prej saj.

- Lufta e drejtë e UCK-së dhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës.

- Kosova nën administrimin ndërkombëtar, etj

Prof. Esat Stavileci, ky intelektual e krijues i madh shqiptar, i cili në qëndër të mendimit të tij ka çështjen shqiptare prej kohës së lindjes së saj si dhe shqyrtimin e kushteve, raporteve dhe rrethanave historike, politike dhe juridike-ndërkombëtare të zgjidhjes së saj,  do ta prezantojë librin përpara jush, me një elokuencë të mahnitshme dhe sugjestionuse, me një qartësi mendimi e me një llogjikë faktesh të pamohueshme, me një bukuri dhe rrjedhshmëri të përdorimit të gjuhës shqipe, me një humor të hollë e me metafora të bukura, ashtu siç mahniti edhe auditorin shqiptar në Bernë të Zvicrës, ditën e premte, më 13.02.2009, ku isha e pranishme.

Veprat e këtij autori, -siç shprehet prof. Pajazit Nushi, - dallohen posaçërisht për kontinuitetin dokumentues të përmbajtjes së tyre dhe për sistemimin e tërësishëm të mendimit argumentues dhe atij krijues, për mundësinë e zgjidhjes së çështjes shqiptare.

Do t’ju këshilloja të gjithëve të mos e humbisni këtë rast të rrallë, të dëgjoni së afërmi ligjaratat mahnistëse të këtyre dy kollosëve të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës.

Me respekt, Edlira DEDJA

ZVICER



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora