E diele, 28.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Elona Paja: Kam një të dashur sekret, por publikimin dua ta bëj ai

E shtune, 14.02.2009, 01:21 AM


Elona Paja
Elona Paja
Elona Paja: Kohët e fundit jam lidhur shumë me jetën e natës, nuk e di pse

Kam një të dashur sekret, por publikimin dua ta bëj ai

Nga Albert Zholi
 
Një vajzë plot temperament, simpatike, gjithnjë në kërkim të së resë në profesionin e gazetarisë televizive. Dhe pse fillimet e saj si gazetare fillojnë me radion, televizioni është bërë pjesë e pandarë e jetës. Në këtë intervistë për “Telegraf” ajo tregon impresionet e saj të para në studiot e Radio Tiranës, tashmë në ato të Televizionit shqiptar dhe dashurinë e fshehtë që ka filluar t’i trokasë në zemër .

Elona, ju fillimet e gazetarisë i keni në Radio Tirana si lindi ky bashkëpunim?

Ishte një mikja ime që më solli për prezantim me një gazetar të Radio Tiranës, pra ajo më drejtoi tek gazetari Pirro Ruvina, për të më provuar. Isha e re, në shkollë të lartë në vitin e fundit për gazetari. Nuk e njihja fare mikrofonin dhe kur u futa për herë të parë me Ruvinën për të parë studion u emocionova. Më dukej si një ëndërr, si një ëndërr e largët. Më dukej bota e çudirave.

Kush ka qenë emisioni i parë në radio dhe emocionet që ke ndjerë?

Po. Emisioni i parë ishte një emision për shëndetësinë, ku kisha të ftuar doktorin Arqile Boti. Më dridheshin këmbët dhe duart. Zemra sa s’po më çahej nga dridhjet nga të rrahurat. Isha në një tension të pa menduar. Më mbahej goja në fillim. Minutat e para m’u dukën ferr, pastaj gjithçka kaloi.

Më vonë?

Bëra disa emisione si Sport muzikë sport,- emisionin për fëmijët si dhe emisionin për bashkatdhetarët, Pra isha në kanalin 2 dhe 3 të Radio Tiranës.

Si janë kujtimet tuaja të radio Tiranës?

Ishte eksperienca ime në gazetari aq më tepër të një gazetarie të drejtpërdrejtë. Zëri yt dëgjohej anë e kënd globit. Duhej të ishe e vëmendshme. Në radio gabimi nuk korrigjohet. Ai mund të mbetet gjatë në kujtesën e dëgjuesit por edhe tënden. Por përveç emocioneve gabime nuk bëra.

Si kaloi Elona në televizionin shqiptar?

Eksperienca në radio më nxiti ambicien. Me thënë të drejtën edhe futja ime në radio kishte synim televizionin. Pas disa vitesh punë në radio mendova se tashmë rruga për në television ishte çelur. Kërkova vetë të kaloja në television. Fillimet e mia i pata në emisionin e mëngjesit. Për shumë vjet ky emision mbeti një ndër emisionet më të ndjekura. Emocionet në emisionin e parë televiziv ishin edhe më të fuqishme. Këtu fitova dëshirën për të punuar seriozisht, me pasion me kamerën dhe të jem gjithmonë në gjurmim, qëmtim.

Pate të njëjtat emocione?

Ndoshta më shumë se në radio. Televizioni ka efekte të tjera. Jo vetëm zëri por tashmë këtu hynë edhe figura. Duhet një paraqitje më perfekte. Lëvizjet duhet të jenë të studiuara. Duhet edhe një parapërgatitje më e madhe psikologjike dhe estetike. Veshja duhet të jetë në funksion të emisionit. Afërsisht një vit në këtë emision fitova shumë gjëra. Fitova atë që ekrani të jep një personalitet tjetër, emocion të paparë, angazhim total, parapërgatitje serioze. Këtu gabimi është fatal për të mos thënë me pasoja në ardhmërinë e jetës në ekran. Kështu punova një vit në këtë emision. Më vonë pashë se nuk mund të jepja më shumë (në këtë emision). Pas një viti u tërhoqa. Doja të prezantohesha me një gjetje tjetër, me një format të ri. Jam kundër ndenjjes, kundër formateve statike, pa ndryshime. Jam gjithmonë në kërkim të së resë. Jam për një risi me vizion që thyen barriera.
 
Ju keni realizuar edhe një emision për fëmijët?

Qysh në radio Tirana kisha hedhur në tregun fonik një emision për fëmijët. Më pëlqen bota e tyre, sinqeriteti i tyre. Një ditë në kafe mendova diçka ndryshe Mendova tetë fëmijë para të cilëve do të ishte një figurë e njohur e politikës. Bëra rreth 32 puntata 2 edicione rresht, ku mund të them u quajt mini shoë. Më pas vumë në zbatim një projekt “Amazonat shqiptare të gazetarisë” ku ishim 6 gazetare. Pra femrat luftarake shqiptare . Ideja e projektit ishte që të nxirreshin në terren 6 femra luftarake . Unë isha amazona që futesha në të gjitha fushat. Më pëlqente të futesha në problemet sociale, ekonomike, politike, rinore, fëminore. Pra ti ngacmoja të gjitha.

Pastaj cikli “Kokoshkat”. Ç’përfaqësojnë kokoshkat?


Kokoshkat ishte një cikël prej 10 emisionesh. Kjo erdhi pas një shkëputjeje që ndodhi me mua me televizionin. Ishte një periudhë reflektimi, gjurmimi, studimi 2- vjeçar. Ideja ishte me personazhe të politikës sidomos deputetë ku unë filloja emisionin, pastaj në mënyrë organike emisionin fillonte ta drejtonte politikani apo deputeti. Ai prezantonte të ftuarin dhe vazhdimin e emisionit. Ideja është si kokoshkat e misrit që kur piqen shpërthejnë, të shpërthenin dhe karakteret njerëzore nën drejtimin apo prezantimin e politikanëve. Brenda njeriut ka shpërthime të papritura, të fshehura që vjen një moment dhe njeriu do ti nxjerrë, apo do t’i bëjë publike. Unë kam pasur personazhe si: Ferdinand Xhaferri, Gaqo Apostoli, Dashamir Shehi, që kanë drejtuar bukur dhe që kurrë nuk kishin drejtuar më parë.

Dhe së fundi pjesë e emisionit të suksesshëm “Zig Zak” në TVSH. Këtu e keni gjetur risinë?

Nuk mund të them se e kam gjetur plotësisht, por çdo ditë jam në terren, takoj njerëz të ndryshëm, karaktere të ndryshme, e kam ditën shumë të ngjeshur ku nuk kam kohë të bëj gjëra të tjera të papëlqyeshme, por që tani për tani të mendoj për ndonjë gjë të re. 
 
Politika çfarë është për Elonën?

Kam shumë miq në politikë, por vetë nuk e çaj kokën për të (të më falësh për shprehjen). Për mua politika është profesion, biznes, pa sinqeritet.

Më vonë nuk e di çfarë do të ndodhi. I kam me vite hobet.

Çfarë të pëlqen të të thonë e mençur apo e bukur?

Më mirë e mençur. Kjo jo pse nuk shquhem për bukuri jam normale). Disa shoqe të miat që kanë qenë të bukura, tashmë sikur u është venitur. Nuk e di, por më është ngulitur në mendje se vajzat e bukura janë pak budallaqe

Një gazetare e re dhe shumë e hapur në shoqëri. A është brenda Elonës flirti?

Deri në kufijtë e flirtit me sy dhe batutë. Nuk jam për flirt të drejtpërdrejt fizik

A është e dashuruar aktualisht Elona?

Unë nuk e di ç’është dashuria e madhe. Ato që më tregojnë shoqet. Unë jam një femër egoiste, ku nuk e kam menduar dashurinë e madhe. Sipas asaj që kam lexuar apo dëgjuar dashuria e madhe është ajo që mendon gjithmonë për një person, mezi pret ta takosh, mezi prêt ti dëgjosh zërin, fillon të qash për të, shikon gjithmonë ëndrra me të etj..Ndoshta është fatkeqësi për mua.

A ekziston shoqëria e sinqertë për ju?

Po. Nuk kam shumë shokë apo shoqe, por ata që kam shkoj shumë mirë. Disa herë edhe jam zhgënjyer. Sot di ta zgjedh shoqërinë. Kuptohem mirë me shoqërinë
Harroj shpejt ato që më bëjnë keq
 
Aktualisht jeni e dashuruar?

Kam një të dashur sekret. Nuk dua ta bëj publike. Dua që të jetë ai i guximshmi që të thotë, ja kjo është e dashura ime.

Lidhjet me paranë

Për momentin më duhet të kursej. Nuk harxhoj shumë, por nuk jam kurnace. Plotësoj në mënyrë normale të gjitha kërkesat e mia.

Jeni e lidhur me jetën e natës?

Po. Kohët e fundit shumë. Nuk e di pse. Ndoshta për të kompensuar vitet e tëra të rinisë që nuk kam bërë këtë jetë. Apo ajo e hobeve që ndryshojnë nga viti në vit.

Veshja dhe dëfrimi

Nuk rend pas butiqeve. Vesh çdo gjë që ndihem mirë. Vishem që të mos rri me siklet dhe që më rinë mirë dhe më shkojnë. Jam për veshjet klasike dhe sportive që më bëjnë të ndjehem mirë. 
 
Hobet

I kam me ditë e moshë. Me kalim vitesh. Kur isha 15 vjeçe doja sportin, karatenë, ndërsa tani gjithmonë më ndryshojnë hobet. Tani kam muzikën, kërcimin.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora