E shtune, 27.04.2024, 12:26 AM (GMT+1)

Kulturë

Kondakçi: S’është e vërtetë se jam dënuar

E enjte, 12.02.2009, 06:55 PM


Liljana Kondakçi
Liljana Kondakçi
Ilda Lumani

Pas publikimit të lajmit marrë nga një e përditshme italiane se artistja e madhe e skenës Liljana Kondakçi është dënuar me tre vjet burg dhe se është në kërkim ndërkombëtar vetë këngëtarja e mohon kategorikisht një fakt të tillë. Aspak në fshehtësi ajo ka dalë dje në kryeqytet për të bërë gjërat e përditshme dhe sigurisht ka marrë edhe vëmendjen e njerëzve që e respektojnë. Ashtu siç na ndodhi edhe në barin ku e takojmë. Klientët dhe punonjësit e shohin me dashamirësi dhe ajo u buzëqesh të gjithëve. Liljana Kondakçi është mjaft e qetë dhe e ka hedhur tej atë incident të para pak viteve. Ajo reagon për “Gazeta Shqiptare” duke treguar se nëse do të ishte e vërtetë do të ishin autoritetet që do të vepronin dhe jo zëra përmes gazetash si në këtë rast.
Dje gazetat kanë botuar se ju jeni dënuar në Itali...
Të them të drejtën gazetat i kam lexuar dhe jam çuditur sepse janë këta gazetarë që pa pasur asnjë konfirmim të saktë botuan lajmin. Në këtë rast u sugjeroj gjithë gazetarëve nga ana ime të jenë më dashamirës dhe më korrekt dhe punën që bëjnë ta justifikojnë plotësisht. Marrin një lajm nga një gazetë e huaj dhe e botojnë. Këto janë gjëra shumë të ulta prishin imazhin që kam unë. Por fatmirësisht edhe pse shkruajnë absolutisht asnjë njeri nuk i merr për bazë. Fakti është që unë jam këtu dhe jam e qetë, e dyta nëse është diçka e vërtetë unë nuk do të isha këtu, pastaj dhe që është më e rëndësishmja unë nuk kam asnjë arsye përse të fshihem. Kjo histori është mbyllur, ishte fati im i keq ajo çfarë më ndodhi dhe është mbaruar gjithçka me kohë. Më vjen shumë keq me gazetarët shqiptar duke qenë unë dikushi duke mos pasur asnjëherë probleme të tilla dhe duke mos pasur asnjë fakt konkret për mua, asnjë argument, që të sulmohem nga linja të veçanta që i përkasin këtij problemi. Dhe s’më vjen mirë që pa e konfirmuar të lakojnë emrin tim në këtë mënyrë pa përgjegjësi duke shprehur një dashakeqësi për të më diskretituar. Por e them sërsish që lexuesit më duan shumë dhe nuk i besojnë lajme të tilla.
Ndërkohë, autoritetet italiane kanë shpallur kërkim ndërkombëtar për ju dhe mediat kanë thënë se fshihesh në Gjermani?
Unë jam këtu tashmë, as në Gjermani dhe askund tjetër. Vazhdoj karrierën time muzikore me koncerte në shumë vende të botës. Lëviz dhe kaloj kufinj pa problem, si mund të isha kaq e qetë unë dhe të lëvizja kur qenkam në kërkim. Unë shkoj shpesh tek vajza në Greqi, mos bie nga qielli atje. Aspak. Le të më përgjigjen ata që shkruajnë kështu për mua, si ja bëj unë që lëviz. Nëse do të ishte e vërtetë ajo çfarë është publikuar do të vepronin autoritetet kompetente dhe nuk do të merrej informacioni në këtë mënyrë.
Si e ka përballuar familja juaj gjithë këtë situatë?
Familja ime e di shumë mirë kush është Lili dhe përpiqen të më qetësojnë që të mos mërzitem unë. Pavarësisht se ne jemi një familje e mirë me edukatë të shkëlqyer dhe këto janë gjëra që të rëndojnë megjithatë shumë shpejt edhe gazetarët do ta kuptojnë se janë nxituar shumë.
Përfshirja në këtë histori sa ka ndikuar tek ju dhe mendoni se e ka dëmtuar imazhin tuaj?
Nuk mendoj se më ka dëmtuar, përkundrazi publiku më do dhe më respekton. Nuk është e rastësishme që unë e vazhdoj karrierën dhe jam ende e kërkuar nëpër koncerte. Falë zotit; zërin dhe shëndetin e kam mirë, edhe pse kam impenjimet e mia familjare, vajzën me familjen në Greqi ku shkoj shpesh, nënën time që më duhet ta vizitoj dhe të përkujdesem, kam mjaft endergji dhe i përballoj shumë mirë. Publiku më do dhe unë nuk e kam lënë për asnjë çast karrierën. Tani po merrem me albumin tim që do ta nxjerr së shpejti dhe do ta realizoj edhe një koncert që është ëndrra ime, për t’ia dhuruar këtij publiku që më ka duartrokitur, vlerësuar, respektuar dhe që unë e dua shumë dhe që më vjen mirë që nuk janë ndikuar nga ato çfarë shkruhen me dashakeqësi për mua.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora