Mendime
Enver Bytyçi: Halli i Berishes apo pagjumesia i kundershtareve te tij?!
E hene, 13.03.2023, 07:51 PM
Halli i Berishes apo pagjumesia i kundershtareve te tij?!
Nga
Enver Bytyçi
Del
ne ekran te televizionit ose shkruan ne tastieren e kompjuterit e prej nje viti
e gjysem thote se "Berisha lufton per hallin e tij personal"! Po! Sali Berisha e ka nje hall! Qe nga ajo
date qe ai eshte shpallur non-grata ne SHBA nga ana e Departamentit te Shtetit
ai ben betejen e tij per intregitet dhe dinjitet njerezor!
Kush
thote se kjo beteje nuk eshte shqetesimi i Sali Berishes, ai gabon. Madje ai e
ka pranuar vete se ky eshte halli i tij personal. Ndaj dhe kundershtaret e tij
kane te drejte, kur thone se "Berisha lufton per hallin e tij personal!
Por
halli i Doktorit nuk i ngjan hallit te atyre qe e sulmojne ate. Sepse
kundershtaret e Berishes jetojne ne pagjumesi. Nuk fllejne dot, pasiqe ne
shtratin e fjetjes shohin enderra ankthi me skena tragjike te kryqezuara e te
shkaktuara nga nje mije e nje halle qe ata kane. Jane zhytur deri ne k#gryke ne
krime dhe korrupsion!
Pra,halli
i Doktorit nuk eshte halli i shqiptareve. Perkundrazi eshte nje shqetesim, nga
i cili ai motivohet me shume per t'u sherbyer qytetareve shqiptare. Ndersa
halli i kundershtareve te tij lidhet drejtperdrejt me jeten e qytetareve
shqiptare. Sepse nuk i detyron shqiptaret te emigrojne Sali Berisha non-grata!
I detyron i korruptuari Edi Rama! Nuk shkakton as sot, as ne te ardhmen
varferi, skamje, pabarazi, kriminalitet, veprime mafioze, lakmi, rrenim e
deshperim non-grata e Sali Berishes. Por te gjitha keto jane produkt i atyre qe
sulmojne kreun e Partise Demokratike, rilindave te kryeministrit dhe pengjeve
te tij.
Shqiptaret
e dine se asgje e keqe apo e mire u vjen atyre, nese Berisha eshte apo nuk
eshte non-grata. Ata duan nje lider, i cili merr pergjegjesi per fatet e
Shqiperise. Dhe derisa te dale dikush nga radhet e rinise si ai, ky lider
mbetet Sali Berisha, me difektet dhe virtytet e tij, ashtu sic ai i ka! Se paku
ne krahasim me kundershtaret ai eshte njemije hapa para tyre.
Ne
momentin qe numri i qenve e kalon numrin 40, ne ate moment ujku ndjehet ujk.
Numri i kundershtareve te Berishes tashme duhet te kete shkuar se paku te numri
400. Kesisoj jane pikerisht keta qe po e bejne Doktorin nje ujk ne fuqi te
dhjete!