Kulturë
Bashkim Saliasi: Lëndinat
E hene, 17.07.2023, 07:23 PM
Bashkim Saliasi:
MEDI KOXHAJ
Mediu
i urtë,
i
shtruar, i qetë,
kudo
që punoi,
gjurmë
la në jetë.
Si
mali i Tomorit,
lis
me shumë degë,
laureat
në shkollë,
ekselent
në jetë.
Nishova
e lindi,
Tirana
e pret,
Mediu
për fshatin,
mbeti
një legjendë.
Vdekja
nuk pyet,
e
rrëmbeu shpejt,
emri
i tij në breza,
nuk
harrohet lehtë...
DIMËR
Sa
lezet ka zjarri,
ndezur
në oxhak,
burrat
rreth sofrës,
rakinë
me sapllak.
Jashtë
fryn murrlani,
gratë
në kuzhinë,
burrat
kuvendojnë,
fëmijët
në celular rrinë.
MBRËMJE
Në
rrëzë të malit,
ulur
po qëndroj,
dielli
në perëndim,
Dajtin
zbukuroi.
Dielli
ngadalë,
iku
në luginë,
hëna
lozonjare,
malin
po e ndrin.
Kjo
pamje magjepsëse,
muzën
seç më zgjon,
këtë
buzëmbrëmje,
lum
kush e shijon.
NË ËNDËRR
Nga
dritare e gjumit,
yjet
rri vështroj
gjumi
nuk më zë,
për
ty po mendoj.
Me
hënën po flas,
vallë
të ka takuar,
nëna
ime e shtrenjtë,
jam
i përmalluar.
Ti
më erdhe afër,
më
puthe në ballë,
unë
i marrosur,
nuk
gjeja dot fjalë.
Zgjas
duart e mia,
si
dikur fëmijë,
doja
të të përqafoja,
të
më merrje në gji.
Zgjohem
i trembur,
shoh
rreth e qark,
hëna
më tregon,
ti
ke ikur larg...
LËNDINAT
Çudi
me fshatarët,
harruan
bujqësinë,
tokat
i lanë djerrë,
në
qytet po rrinë.
Qeshin
lëndinat,
kafshët
gëzojnë,
urithët
pa sy,
tokën
e punojnë.
Ferrat
lulëzojnë,
mbushur
me kërminj,
nepërka,
bretkosa,
sundojnë
mbretërinë.
SHERIBAJA
E
plogët nga natyra,
me
duar të arta,
zemrën
e kish flori,
s'pranonte
lëvdata.
Në
punë korrekte,
pastërtore
në shtëpi,
kuzhiniere
klasi,
në
punë përherë gati.
Nikoqire
kam njohur,
po
jo si Sheribanë,
në
korrik e në gusht,
rezervat
e dimrit mban.