E premte, 29.03.2024, 03:24 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Neçaj: Një amanet i Martin Camajt

E diele, 16.07.2023, 06:55 PM


Një amanet i Martin Camajt

Nga Gjon Neçaj

Në verën e vitit 1992, pak kohë pasi Martin Camaj kishte ndërruar jetë, në Temal të Dukagjinit erdhi vetë Erika, bashkëshortja gjermane e poetit. Dhe erdhi për t’u njohur me farefisin e bashkëshortit tashmë të ndjerë.

Erika kish udhëtuar nga Gjermania, Lenggries, ndër alpet e Bavarisë ku prehej poeti, e deri në Bjeshket e Namuna.

Erika, në mes bisedave të tjera, ceku edhe një amanet të Martinit lënë në gjallje të tij. Ajo u kërkoj të afërmve të të shoqit një rrasë guri të Telumës së Temalit.

Një 80-vjeçar, bashkëfshatar i Martin Camajt, e pyeti Erikën se ç’ka i duhej rrasa e gurit e dheut të tyre.Pleqtë s’mund u përmbajtë dhe e pyeten se çka i lypej nji rrasë guri prej Telumit në Dukagjin, me shkue në Gjermani!? – “E due nji rrasë guri të Telumit, nji rrasë të vendlindjes së Martinit për me ja vendue te kryet e vorrit, në Gjermani, me ja vendosë si rrasë vorri” .Ra heshtje. Të gjithë e kqyrën sho-shojnë të habitun. – Ma ka lanë amanet Martini. – u kish thanë e shoqja. – Më ka pasë thanë se si asht kenë zakoni. Po kje se burri vdes n’dhe të huej dhe nuk vjen me u kalbë dheun e vet, ka me mbetë i pakalbun se atë s’ka me e kalbë dheu i huej. Trupin e poetit e kalb veç dheu i vet!

Dhe e shoqja ishte përgjigjur: “E dua një rrasë të katundit të Martinit me ia vënë te kryet e varrit të tij në Gjermani, si rrasë varri. Ma ka lënë amanet pak para vdekjes im shoq, se kështu e kishit pasë zakon në këto male, për qysh më ka thënë Martini. Kur më la këtë amanet, më tha se kur burri vdes n’tokë t’huj e nuk kalbet në t’vetën, nuk ka me u kalbë, se atë nuk e kalbë dheu i huaj.”

Të çuditur nga fjalët e Erikës që dinte zakonet si ata, mësuar prej Martinit, telumasit e Temalit zgjodhën një rrasë guri e ia dhanë me vete gruas gjermane. E ajo kështu kreu amanetin e të shoqit.

Rrasa e gurit e vendlindjes së Martin Camajt pushon te koka e varrit të tij me emrin shqip të poetit: “Martin Kolë Camaj, Temal 1925 – Lenggries 1992”.

Pleqtë s’mund u përmbajtë dhe e pyeten se çka i lypej nji rrasë guri prej Telumit në Dukagjin, me shkue ne Gjermani!? – “E due nji rrasë guri të Telumit, nji rrasë të vendlindjes së Martinit për me ja vendue te kryet e vorrit, në Gjermani… me ja vendosë si rrasë vorri” .Ra heshtje. Të gjithë e kqyrën sho-shojnë të habitun. – “Má ka lanë amanet Martini.” – u kish thanë e shoqja. – “Më ka pasë thanë se si asht kenë zakoni. Po kje se burri dès n’dhe të huej dhe nuk vjen me u kalbë n’dhè të vet, ka mè mbetë i pakalbun se at s’ka me e kalbë dheu i huej. Trupin e poetit e kalb veç dheu i vet!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora