E shtune, 20.04.2024, 02:51 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Deklaratat e Donika Gërvallës janë rrjedhojë e deduksioneve enveriste

E hene, 10.07.2023, 07:58 PM


Ndue Ukaj:

Deklaratat e Donika Gërvallës s'janë llapsuze gjuhësore e as shkarje logjike, por janë rrjedhojë e deduksioneve enveriste dhe e llumit ideologjik që ka dalë në ballë të Kosovës, atij llumi që po do krejt Kosovën ta shndërrojë në llum, por jam thellësisht i bindur se këto gërvallje dhe marrëzia e kësaj qeverie s'janë shprehje popullit shqiptar të Kosovës, e popullit të urtë e të vuajtur të këtij vendi, ma së paku e interesave të tyre kulturore, politike e ekonomike.

Prandaj, ata që sot kanë pak ndjeshmëri për vendin e tyre duhet m'u ndje tejet të turpëruar, në faj e të tmerruar pse kanë kontribuar që një ministre kaq sharlatane, kaq mendjekeqe dhe kaq e paaftë për diplomaci t'i përfaqësojë ata dhe vendin e tonë.

Gjuha sot më ngjan tejet e varfër kundrejt kësaj marrëzie politike në të cilën është përfshirë vendi ynë.

_____________

Sundimtarët shqiptarë janë kusarë të mirë, thonte  Eqrem bej Vlora në një artikull të botuar në vitin 1930.

Pas gati një shekulli, në Prishtinë, kusarët e rinj, na e provojnë këtë të vërtetë të makthshme.

Shqiptarët e Kosovës, bashkë me ata të Shqipërisë që janë rreshtuar prapa ideologjisë së përdalë që ia ka zanë frymën Kosovës së sotme, duhet t' i çelin sytë, të kthjellën e ta shohin realitetin që po dëftohet përditë- sidomos me publikimet e sotme të përgjimeve që e lanë krejt cullak partinë e dokrrave patriotike dhe e përgënjështrojnë të kaluarën e saj.

Sepse, ajo që i bashkon sot pushtetarët e Prishtinës, e kam thënë e përsëritë që disa vjet, s'është atdhedashuria e as vizioni për shtet - por urrejtja për perëndimin e për të kaluarën e Kosovës, si dhe epshi i shfrenuar për pushtet.

Një ditë - besoj shumë shpejt - do të shkruhet: si bani vaki e ra dergja antiperëndimore në Kosovën e Ibrahim Rugovës dhe të një populli që u mishërua i pari në Ballkan me vlerat e demokracisë perëndimore?

Me gjasë, kjo rezulton të jetë intrigë e madhe.

_____________

Arbnia e madhe e kryezotit

Kjo hartë ishte në Ambasadën e Shqipërisë në Vatikan kur isha para gjashtë vjetëve, gjatë një vizitë në Itali e Vatikan, me ç'rast u takuam me ambasadorin e atëhershëm, shkrimtarin Visar Zhiti.

E tillë ishte Arbnia e kryezotit, e madhe, e cila pastaj u zvogëlua, sepse u zvogëlua ideja e tij dhe historia na tregon se sa herë ka ndodhë që e kemi bjerrë idenë e tij, jemi katandisë në terr e mjerim dhe harta tona janë zvogëluar dhe ne shpirtnisht jemi bërë më të vegjel e më të shkretë.

_____________

Postulati politik dhe kulturor i Ibrahim Rugovës ishte ky:

"Duke qenë gjithmonë popull i proviniencës oksidentale me histori, me traditë dhe me kulturë, në kuadër të proceseve të reja integruese evropiane, shqiptarët dëshirojnë dhe kërkojnë të jenë të bashkuar në një proces të afrimit dhe të bashkëpunimit në Evropë, me të drejta për vetëvendosje."

(Ibrahim Rugova, 14, gusht 1991)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora