E marte, 23.04.2024, 02:24 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Diplomacia liberale

E diele, 18.06.2023, 07:58 PM


Prof. Blerim Latifi:

Diplomacia liberale, në thelbin e saj, është e këtillë: i jep prioritet gjuhës së butë, palën agresive përpiqet ta zbus, ta bëj të arsyeshme, bashkëpunuese. Vetëm kur këto taktika dështojnë krejtësisht, diplomacia liberale i qaset dorës së hekurt.

Janë dhjetëra shembuj që na e konfirmojnë këtë. Duke filluar me Hitlerin, të cilin me vite qeveritë liberale perëndimore ishin munduar ta zbusin dhe ta bëjnë kooperativ, madje edhe duke i bërë lëshime. Njësoj edhe me Musolinin. Vetëm kur e panë se zbutja liberale kishte dështuar, qeveritë liberale kapën armët kundër tyre.

Në kohën tonë njësoj ka ndodhur me Millosheviqin dhe Putinin. Millosheviqi u bombardua pas dështimit të diplomacisë liberale për ta zbutur me mjete paqësore.

Me vite agresivitetit të Putinit, diplomacia liberale perëndimore i është përgjigjur me gjuhë të butë, derisa nuk ndodhi katastrofa e Ukrainës. Tani Perëndimi në ditë harxhon miliona armatim për ta ndalur agresionin e tij.

Edhe ky Putini i vogël i Beogradit aktualisht është duke shijuar frytet e ëmbla të diplomacisë liberale.

A do ta zbusin këto fryte apo jo?

Kjo mbetet të shihet. Tani për tani ata që besojnë se zbutja e tij do të ndodhë, janë duke e dominuar totalisht debatin, prandaj zëri i atyre që e mendojnë të kundërtën mezi dëgjohet.

_________

Festimi i Ditës së Rusisë në Beograd. Në mesin e të ftuarve duket edhe Sead Nasufovi?, Myftiu i Serbisë. Si gjatë luftës, edhe sot, Rusia mban qëndrim të palëkundur kundër boshnjakëve muslimanë, por boshnjaku Nasufovi? ndodhet në festë për ta dëshmuar se komuniteti që ai e drejton në Serbi, qëndron në përputhje me politikën e shtetit serb ndaj Rusisë. Në fakt, e kundërta as që do të mund të vinte në shprehje.

Veç të shqiptarët bën vaki që bashkësi fetare dhe klerikë të ndryshëm të ndjekin haptas agjenda antikombëtare dhe askush të mos guxojë t'ua prish tymin e duhanit, siç i thonë fjalës. Madje, për më keq, edhe i promovojnë si autoritete morale.

_________

Ky shi që po bie vazhdimisht tash e dy muaj, si ai shiu që nuk ndalet kurrë në "Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur" të Kadaresë, e bën edhe ma të pafrenueshme dëshirën për vapën e brigjeve të Adriatikut. E bën edhe ma të domosdoshëm refuzimin estetik të budallallëqeve që kërkojnë bojkotimin e atyre brigjeve, ku njeriu, për pak kohë, e gjenë paqen me veten dhe me botën.

_________

Në Luzern në një ligjëratë për identitetin shqiptar dhe rrënjët e tij.

Faleminderit bashkatdhetarëve të cilët më nderuan me pjesëmarrjen e tyre të madhe! Faleminderit edhe organizatorëve të këtij takimi të paharrueshëm, Misionit Katolik Shqiptar në Luzern dhe Shoqatës Humanitare "Nanë Tereza"!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora