Mendime
Eshref Ymeri: Dr. Pirro Prifti në zejen e parapëlqyer të servilizmit
E marte, 24.01.2023, 07:50 PM
Dr. Pirro Prifti në zejen e parapëlqyer të servilizmit
Nga
Eshref Ymeri
Në
numrin e djeshëm (23 janar) të Portalit “Fjala e Lirë”, ishte botuar
analiza e dr. Pirro Priftit, me titull “Pasojat e ekstremizmit”.
Dr.
Pirro Prifti e ka të pamundur të heqë dorë nga zeja e servilizmit para agait të
vet Rama, kalorësit të helenizmit. Sipas dr. Priftit, siç thuhet në analizën në
fjalë, Shqipëria ka “pësuar një emigrim galopant prej 1.7 milionë njerëzish
brënda 10 vjetëve të parë për shkak kryesisht të varfërisë, për shkak të të
ardhurave të pakta…”.
Pra,
dëmin më të rëndë për shpopullimin e vendit tonë e paskan sjellë vetëm ato 10
vitet e para të pluralizmit. Po si shpjegohet që dr. Pirros nuk i paska bërë
fare përshtypje fakti që, pas vitit 2013, vendin e kanë braktisur 750 mijë
bashkatdhetarë? E po nuk mund t’i bëjë përshtypje, se në shtator të vitit 2013
u bë kryeministër Rama, të cilit dr. Pirroja i serviloset me shtatin të
përkulur deri në tokë dhe mëkatet e rënda të Ramës i vlerëson si virtyte në
procesin e shpopullimit tragjik të
vendit tonë.
Po a
e di dr. Pirroja që, në vitin 2011, kur kryeqeveritar nuk ishte agai i tij
Rama, fshati Shishtavec, në Kukës,
kishte 3800 banorë, kurse tani kanë mbetur vetëm 67 pleq? Ata pleq të
gjorë ankohen se kur t’u vijë vakti për t’u larguar për në atë botë, s’do të
ketë njeri për t’i përcjellë për në banesën e fundit.
Mirë
do të ishte që dr. Pirroja, si mjek që është, të mundohej të ngjitej deri në
Shishtavec, për të vizituar ndokënd nga ata pleq, se mos është i sëmurë, se,
sipas zërave që qarkullojnë gjithandej, mjekët dhe infermierët e Kukësit kanë
“avulluar” drejt vendeve perëndimore gjatë viteve që agai i tij Rama është
kryeministër. Se drejt atyre vendeve Rama i ka dërguar për një “teferiç të
gjatë turistik”.
Është
e çuditshme! Dr. Pirroja s’u bë që s’u bë dot vetvetja, s’hoqi që s’hoqi dot
dorë nga zeja e servilizmit ndaj Ramës. E ka të pamundur, i shkreti, se zeja e
servilizmit ka peshë të rëndë dhe nuk e lë kurrë të drejtojë kurrizin.
Pikërisht si puna e agait të tij Rama, të cilit medalja e kalorësit të
helenizmit, me të cilën patrikana e kishës ortodokse greke e dekoroi në
Jeruzalem në dhjetor të vitit 2015, i varet në qafë si gur mulliri dhe e nxit
orë e çast për kryerjen e detyrave që i ka vënë Athina. Prandaj edhe s’pati
burrërinë t’i thoshte Micotaqisit:
“Ore
kryeministri grek! Eja për vizitë në Tiranë, jo në Himarë, se Himara nuk është
tokë greke!”.
Mirë
që e priti në Himarë, po pse nuk u bë burrë dhe t’i thoshte me zë të lartë, që
atje ta dëgjonin edhe fëmijët e djepit:
“Ti,
ore kryeministri grek, erdhe për vizitë këtu, ku nuk të takon të vish. Atëherë
dil e më prit mua për vizitë atje ku më takon të vij, në trojet shqiptare të
Çamërisë, që shtrihen deri në Artë e në Prevezë!”.
Lexuesi
i nderuar mund të pyes:
“Po
si nuk pati burrëri ky Rama për t’ia shtruar një kèrkesë të tillë Micotaqisit,
në takimin që pati me të nè Himarë?”.
Po
si mund të kishte burrëri për shtruarjen e një kërkese të tillë, kur dihet që
medalja e kalorësit të helenizmit i pëshpërit në vesh orë e çast shprehjen në
vijim:
“Kujdes!Vazhdo
të kryesh detyrat tona dhe mos luajë nga vija!”.
Dhe,
në zbatim të atyre detyrave, Rama ka menduar me kohë për krijimin rreth vetes
të kopesë së servilëve të kallëpit të dr. Pirro Priftit, të cilët vetëm zvarriten
para tij, se s’çohen dot më këmbë për shkak të mungesës së shtyllës kurrizore.
Xheksonvil, Florida
24 janar 2023